ARKIVI:
25 Nëntor 2024

UÇK nuk mund të gjykohet, se është truri i popullit

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

  • Intrigat kushdo që i thurë, zakonisht vet bjen në to! 

Asnjë popull nuk mund të gjykohet nëse lufton për liri dhe barazi njerëzore. Lidhur me këtë, jo rastësisht në Kosovë  më 1981 patën filluar të dukën shkëndiat e para se në këtë trevë dardane shqiptarët më nuk do ta durojnë okupimin klasik, që kishte ndodhur më 1945, duke vëndosur Beogradi diktaturë ushtrake. Lidhur me këtë intrigat serbiane kurrë nuk do të pushojnë. Prandaj 37 programet serbiane për shfarosjën e shqiptarëve, sidomos gjatë shekullit XX janë dëshmi që një ditë jo vetëm me libra, por edhe me gjyq ndërkombëtar Serbia parafashiste, fashiste dhe neofashiste të akuzohet dhe denohet, duke paguar të gjitha reparacionet. Vetëm atëherë kombi serbian do ta kuptojë rrolin destruktiv që e kishte dhe kujt i sherbenete dhe i shërben.

Në dekadën e fundit të shekullit XX, shqiptarët e robëruar në Jugosllavi ishin para një dileme: të luftojnë, ose të vdesin nepër shtëpia pa asnjë rrezistencë. E kotë ishte nëse je paqesor. Ushtarët dhe policët serbian së bashku me sllavët tjerë vranin për çdo javë patriotë shqiptarë, për çka vertetojnë varrezat sot në të gjitha vendet e Kosovës. Edhe më egërsisht, gjyqet i denononin të rinjët e të rejat vetëm pse ishin shqiptar. Shkurt, pas shumë planifikimesh, më 1988 Beogradi kërkoi publikisht “Program për Kosovën”, në mënyrë që 51% të shqiptarëve t` i largoi nga kjo trevë dhe të sjellë në tokat shqiptare kolonistë sllavë, në mënyrë që Kosova të sllavizohet.

Lufta shqiptare në Kosovë 1989-1999, në anën tjetër i ka specifikat e veta, që nuk i përngjajnë asnjë lufte tjetër në glob. Lidhur me këtë, me që “Programi Jugosllav për Kosovën”,  ishte nxierr si ekstrakt nga “Memorandumi 1986” i ASHS-ës, Beogrdait nuk u premtoi me rezultate në sllavizim, prandaj më 23 mars 1989 e suprimoi autonominë e Kosovës, për të nxierr metoda të reja nazifashiste për veprim gjenocidal. Dhe, më nuk kishte dilema. Shqiptarët, pjesa më atdhetare e kuptuan se vetëm pushka duhej ta ndante mejdanin në mes Kosovës robëruar dhe Serbisë robëruese. Shqiptarët e kuptuan më mirë se kurrë, se Serbia nuk do të ndalet me krime. Dhe nuk ishte i vogël kontribiti ndihmës i Ushtrisë shqiptare dhe diasporës partiotike sidomos, pa asnjë kursim. Kuptohet në këtë rrugë të gjatë pati probleme, por armët dhe kuadrot drejtuese erdhën.

Aty kah viti 1997 Beogradi nga vrasjet individuale kalon në “ËRRFI”-vrasje kolektive 

Nëse lexohet libri mbi Demonstratat patriotike të 1 tetorit 1997, mësohet se edhe në mes establishmenit politik shqiptar kishte përçarje për dhe kundër demonstratave, e lere më të ishte një pjesë jo e vogël e popullit për luftë. Pra ende përshpëritej nepër Kosovë, se: “ka e nuk ka Ushtri (UÇK)”. Po, kur doli publikisht treshja famëlartë (R. Selimi, D.Haradinaj,M. Krasniqi) më 28 Nëntor 1997, atëherë të gjitha “prralllat se me rrugë paqesore do të çlirohemi”, mbetën lakuriq. Dhe, prap (më kujtohet-HB) kishte dilema, se: “Të maskuarit janë persona të paguar që të psojë populli”. N` anën tjtër prijësit e UÇKës, nuk e ishin zgjedhë rastësisht ditën e varrosjes mësuesit Halit Geci, për t` u promovuar UÇK publikisht. Kjo dalje publike i gëzoi shumë sidomos ato familje që ishin liridashëse dhe të sakrificës që përkushtimin e tyre për liri nuk e plasonin në dilemë kurrë. Sakrificën e gjejmë duke hulumtuar UÇK-ën edhe më të fuqishme tek individët famëlartë, kuptohet nga familjet e njohura liridashëse. Kështu, çetat dhe batalonet ngadal do të avansohën në ESKADRONE të fuqishme morale dhe politike, e mbi të gjitha ushtarke çlirimtare.

Lidhur me këtë realitet, as organizatat humanitare në botë, po edhe në OKB, çështjën e Kryengritjës shqiptare në Kosovës nuk e mbanin më temë tabu. Në lidhje me këtë, për herë të parë në historinë e kryengritjeve shqiptare, çështja e drejtimit të saj nga një Shtab i Përgjithëshëm (nga një qendër), nuk u vu në dilemë në asnjë rrethanë. Pra, i kotë ishte represioni masiv i okupatorit, sepse radhët e UÇK po rritëshin në të gjitha fushat.

Nëse studiohen me kujdes të gjitha Rrezolutat e KS OKB-ës për Kosovën:  Nr 1160 nga31 mars 1998; Nr.1199 nga 23 shtator 1998; Nr. 1203 nga tetori 1998; Nr. 1239 nga 14 maji 1999 dhe Nr. 1244 nga 10 qershori 1999, shkencorisht rrezulton një platformë e re morale për Globin se: Serbia në luftën gjenocidale për Kosovën, po kryente një agresion që ishte i denueshëm me Konventat e Gjenecës (1948/49), dhe kur t` i shtohet këtij fakti se  S. Milosheviqin KS OKB e shpalli luftënxitës dhe person që do të ketë punë me te Tribunali i Hagës, që ishte ngritur si gjykatë specale për krimet që i kishte bërë APJ edhe në viset tjera të vendit. Në këto rrethana, në KS OKB brenda Aeropagut vreheshin dy taborre të fuqishme politiko diplomatike. Me një anë ishin: SHBA, Britana dhe Franca. Në anën tjtër ishin Rusia dhe Kina. Në matjën e muskujve jashtë Aeropoagut taborrit ruso kinez i bashkangjitej tinzisht Franca, duke provuar me çdo kusht që lufta e UÇK-s sidomos të mbetët e nominuar Organizatë “terroriste”. Këto fakte Gjykata Speciale duhet t` i zbardh sepse do të mbetën njollë e zezë për civilizimin.

Etiketën “terrorist” e çmontoi Adem Demaçi në Zyrën politike të UÇK-ës në Prishtinë 

Shumë gazatarë dhe diplomatë kanë frekventuar nepër Zyrën Politike të UÇK-ës në Prishtinë. Interesimi i tyre ishte që të nxierrin informata të sakta se a ka UÇK platformë ushtarake, të cilën ata donin ta shihnin të shkruar. Lidhur me këtë, në derë të Zyrës Adem Demaçit gjithëmonë kanë qenë të ekspozuara Konventat e Gjenevës 1948/49 dhe Programi i Komitetit Kosovës për luftën, i vitin 1918/19. Këto ishin provat në të cilat Adem Demaçi mbështetej në të gjitha takimet që i kishte me të huaj.

Nuk dua t` i numroi ata që akuzonin UÇK-ën për ‘terroriste”, por rasti i Jirzhi Dinsbirit ishte eklatant sepse atë Baci e përzuri nga Zyra, sepse akuzoi shumë keq tri herë UÇK si “terroriste”. Dhe ky acarim e solli pastaj Krit Hillin e pastaj R. Hollbrukun që të mësoi realitetin dhe e mësouan se UÇK nuk është terroriste, por çlirimtare, sepse nuk vret civilë, as gra, as burra e sidomos fëmijë, prandaj nuk mund të gjykohet me asnjë kriter njerëzor, sepse bënë luftë të drejtë.

Shumë shtete që kishin “Kosova brenda” si Rusia etj. menjëherë pas çlirimit të Kosovës filluan të përpilojnë skenare se si të kompromitohet UÇK. Sidomos do të dallohën anta oficer të KGB-ës ruse që hynë në Kosovë nga Bosna. Ata janë të parët që shpërndan akuza kinse:  “UÇK ka bërë krime ndaj kundërshtarëve të saj”. Dhe shumë shpejtë u gjetë prokurorët: skenaristi, regjisori që ishin dy rus me pseudonime por edhe tre serbianë pa pseudonime e që kishin ndikim në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë, me që KS OKB nuk ishte institucion i sigurtë se do të kalojë propozimi për themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën, menjëherë filluan presionet mbi qeverinë dhe parlamentin e Kosovës. Ta themi edhe këtë, se Kina dhe Rusia për shkak të perseverancës tyre ndërkombëtare kurrë nuk do ta votonin një gjykatë speciale raciste. Edhe varianti tjetër, se SHBA ose Britania do të ushtronin veto, ishte llogari logjike i diplomacisë Ist Riverit, se Rrezoluta nuk do të kalonte. Prandaj iu vërsulën Kosovës me të gjitha mjetet, të ligjëshme dhe të paligjëshme. Kuptohet se Gjykata u votua me shumicë apsolute në Parlamentin e Kosovës me moton se “UÇK do të pastrohet nga akuzat ruso serbiane”.

Shumë shpejtë u gjetë simbolike e akuzës që pushonte diku si “top sekret” në Moskë

Në Beograd sipas librit publik: “OVK protiv Jugoslavije,kako smo izgubili Kosovo i Metohiju” (UÇK kundër Jugosllavisë, si e humbëm Kosovën dhe Metohinë”, figurojnë të gjithë skenarët se si duhet të zbutën krimet serbe dhe se si të akuzohet UÇK për “terrorizëm”. Lexone.

Në këtë libër dhe jo vetëm në këtë u zgjodhën “markat” e UÇK-ës, që duhej akuzuar për fillim të procesit të “shekullit”. Pra u zgjodhpn: Larmëruesi i UÇK-ës Rexhep Selimi; Kryetarët e Parlamentit Republikës Kosovës Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli; Presidenti i Republikës Kosovës, Hashim Thaçi. Madje ky i fundit u zgjodh të arrestohet deri sa ishte në aeroplan duke shkuar në SHBA, ngjajshëm sikurse Primakovi (Kryetar i Qeverisë ruse) në prag të fillimit bombardimeve të NATO-s. Edhe ky duke shkuar në SHBA.  Pra, edhe Primakovi, edhe Hashim Thaçi u detyrian të kthehen deri sa ishin në ajr. Shtrohet tash pyetja: A nuk ishte kjo një matje e muskujve në mes SHBA dhe Rusisë edhe atëherë.

Pse sot prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë është në krizë të thellë 

Në lidhje me këtë disa studiues pohojnë se janë kah mungojnë finansat për t` i paguar deshmitarët që më parë i kanë regrutuuar dhe paguar deri sa ata kanë pranuar të rregjistrohen si “deshmitarë të mbrojtur”. E vërteta,  tash të gjithë ata spiunë tani janë duke kërkuar pagesa nga ai rusi i thinjur, duke kërkuar nga Frano Barambieri, duke kërkuar dhe nga Dik Matri dhe Dr Millan Protiqi (ish ambasador i RFJ në Bern të Zvicrës). Këta janë ata që duhet japin llogari para civilizimit për komplotin e shekullit ala “DRAJFUS II”, sepse dikush po i frigohet modelit të UÇK-ës, modelit të Adem Jasharit me familjën famëlartë shqiptare.

Shtrohet pyetja në fund “shumë banale”: Si është e mundur që siguria e Kiro Gligorovit (Kryetar i Maqedonisë)  të kushtoi 27 milion dollarë në vit, edhe pse ai e përjetoi një atentat shumë të rëndë; Si është e mundur dhe kush e beson “vdekjen misterioze” të Hitleir Serbina ( S. Millosheviqit) në burgun më të sigurtë në Evropë; A nuk është simptomatike privimi i Presidentit Republikës Kosovës duke shkuar në SHBA zyrtarisht. Pra me një anë akuzë: Ja kend e ka zgjedhë Kosova president, në anën tjetër: Ja kend e fton Stej Departamenti në vizitë. E këto analogji Kuvendi i Kosovës është dashur t` i mësoi. Për fatin moral të shqiptarëve vetëm Vetvendojsa me Albin Kurtin në ball nuk e votoi Specialën. Kuptohet edhe disa deputet tjerë që kanë integritet moral dhe politik nuk e votouna. E vërteta, sot po kerkohet një Emil Zola, për ta shpëtuar moralin njerëzor, për ta shpëtuar  Drajfusin-hebrej, alias Hashimin-shqiptar me tre shokët e idealit, aq më parë të gjithë nga Drenica kryengritëse dhe liridashëse gjithëmonë!

Prishtinë, më 5 dhjetor 2023    

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Gjykimi ndaj disa individeve nuk do te thot se po gjykohet nje popull per luften e bere. Po gjykohen disa individë qe dyshohet se bene disa krime per te cilat me te drejte, nese i kane bere duhen te pergjigjen.

  2. I nderuari Ak.Prof. Dr. Hakif Bajrami, shkrimi i Juaj i sotem ne media eshte shume i sakt, i rendesishem dhe i vlefshem per te gjithe intelektualet, akademiket e Kosoves qe dine te lexojne , shkruajne e mendojne per qeshtje kombetare shqiptare,sepse akademiket paguhen majshem nga bugjeti yne. Ata duhet te lajmerohen se jane ne detyre! Une mendoj se, po mos tu leshonte nga burgu me 1990 kryerresistenca kombetare shqiptare bac Adem Demaci, ka qene ne pikepyetje organizimi dhe fillimi i luftes se armatosur e UCK! Bac Ademi ishte ideologu, prijsi dheudherrefyesi i UCK. Juve ju lumte per shkrime te vazhdueshme per. UCK dhe qeshtjen kombetare shqiptare! Paqi shendet edhe ne vazhdimesi shkruaniper. qeshtjen tone kombetare!

  3. Autori kërkon te barazojë 4,5,6,apo 10 njerez qe jane te akuzuar per krimet, ndalime te paligjshme ,tortura te shqiptareve me ushtaret e thjeshte e te shumte ,me ushtrine qe u quajt UCK . Kur gjykata perserit e ripërsërit se nuk denojme luften e drejte te UCK por individe.Nje vizite tek mjeku nuk do t’a dëmtonte autorin e artikullit ,perkundrazi do t’i kujtohen emrat e viktimave te pafajshem qe jane me dhjetra e mjerisht shume ,,shume ,qe u eliminuan nga urdherat e 4 – shes qe jane te burgosur ne Hage .Si nuk hasa ,nuk has deri me sot nje njeri te pushoje ,ndaloje te mbroje nje ide ,politike te vjeter , te gabuar kur faktet flasin qarte ? A i mendon ky njeri qe quhet dhe shkrimtar familjaret e te vrarëve??

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu