ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

UDB dhe makiavelizmi

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Shkruan: Nafi  Çegrani  

Refleksione  

(Në kohërat dhe dekadat  e shkuara të epokës komuniste, shqiptarët sa vuanin nga armiqët, të cilët i janë vërsulur për t’ia thithur gjakun, për t’i grabitur pasurinë, trojet dhe vatanin, duke ulur vlerat e tija morale dhe njerëzore, humane dhe etike, ai po aq, vuan edhe tani nga të huajt, por edhe nga vetë shqiptarët cinikë, të pamoralshëm dhe të, pakarakter,  përbrenda kombit dhe Atdheut. Vuajnë shqiptarët nga marrëzitë e tyre,  nga përçarjet dhe hakmarrjet blozake, nga plasaritjet dhe smira, nga grindjet dhe antagonizmat e ndryshme përbrenda strukturave politike, grupore  dhe partiake  në aspektin kolektiv. Por, që I mbyt edhe blozakja makiaveliste, sidomos ata që vijnë në pushtet  dhe ulen në kolltuqe konfore). 

Nga vetë fakti i rrethanave shoqërore, politike , sociale, diplomatike, psikosociologjike etj. është e vërtetë mjaftë e vështirë të flasish për Mëmëdheun e lirë, për liri e demokraci, ose aq më shumë të flasish për të drejtat e kombit tënd të vuajtur e të përçarë, apo të flasësh për Token tënde etnike të ndarë në pesë shtete në këtë cep të Ballkanit, të flasish rreth ështjes së Kosovës dhe për kullat e rrënuara apo varret e djegura të Çamërisë, njeriu e ka vështirë, sepse në jetën e përditshme të politikave mbisundon fenomeni i makiavelizmit dhe forca e misionit sllavo-rus ndaj shqiptarëve si race dhe si komb I nëpërkëmbur në trojet ballkanike, dhe jetojmë në shkallën e ulët të pavetëdijës ku jemi duke ecur me shekuj dhe ku kemi mbetur si në rrugët e kryqëzuara, të befasuar ose në beteja si me Mullinjt e Erës të Sanço Panços, apo mes shqiptarëve gjendet edhe Kali i Trojës, apo me mendime se realisht jemi duke e fituar betejën shekullore PËR  NJË  ATDHE  TË LIRË  E  TË  BASHKUAR, apo do qëndrrojmë përballë stuhive dhe uraganeve  me divergjencë në të menduarit e të besuarit e drejtë, të ndarjeve  në lëvizje, grupe e parti për interese personale, vetjake etj. duke mbetur në udhëkryqe dhe me duar në gji, gjersa të velemi si gjethe vjeshte, të shtypur fare nga një makiavelizëm i dëmshëm për gjithë ne!?!  

Apo, ndoshta  vallë , e kam gabim? Ndoshta…jo !  

***  

Pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik dhe komunizmi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Ballkan. Gjatë Luftës së Ftohtë, shumica e vendeve në Ballkan ishin të sunduara nga sovjetiket i mbështetur nga qeveritë komuniste. Greqia mbeti jo vetëm vend Sovjetik, por ishte edhe i vetmi vend në Evropë në të cilën luftë e ftohtë  u “nxehte” për shkak të luftës civile greke. 

Megjithatë, pavarësisht se nën qeveritë komuniste, Jugosllavisë (1948) dhe Shqipëri (1961) ra me Bashkimin Sovjetik. Jugosllavia, të udhëhequr nga Marshalli Josip Broz Tito (1892-1980),  deri atëherë hodhi poshtë idenë e bashkimit me Bullgarinë, dhe në vend kërkuar marrëdhënie më të ngushta me Perëndimin, më vonë edhe bashkimin me shumë vende të treta në botë . Shqipëria eci drejtë në anën tjetër gravitit me  Kinën komuniste, pas miratimit të një pozitë të izoluar. 

Ballkani sot është një rajon me shumë  etno-gjuhësore dhe popuj të ndryshëm. Përmes historisë së saj shumë grupe të tjera etnike me gjuhën e tyre jetonin në zonë, në mesin e tyre trakët, ilirët, romakët,  Avarët  dhe fise  të ndryshme  me rrënjë gjermanike, si popull . 

***  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

… Shqiptarët si komb dhe si popull i ndarë në pesë shtete( si teritore) në saje të intrigave diplomatike të huaja dhe pa dëshirën e tij, sidomos ka vuajtur dhe i janë nëpërkëmbur të drejtat e tij në aspektin individual dhe kolektiv me stilin e makiavelizmit që përdorte  KQ i LKJ dhe organet e saja politike e shtetërore, në veçanti me aksionet e fshehta operative dhe të spiunazhit që ndërmerrnin Organet inteligjente të saj, sidomos UDB-a dhe KOS-i, si trajtues direkt të një vargu të gjërë të ngjarjeve dhe ndodhive, që kishin llogaritur me plane strikt apo elaborate të planeve politike  tinëzare, ( edhe pas heqjes së Rankoviqit më 1966, Shërbimi inteligjent jugosllav u emrua në SDB ( Sluzhba Drzhavne Bezbednosti), e cila si në kohët e tmerrshme rankoviqeviste, zhvilloi operacione dhe aksione spiunazhi, duke i shkaktuar dëme të thella popullit të vuajtur dhe të pambrojtur shqiptar në shtigjet e Ballkanit, dhe personave të dënuar të pafajshm me burgje , me akuza të trilluara, në baza nacionale dhe për shkaqe ideologjike  e politike apo të mendimit ndryshe nga platforma komuniste e Jugosllavisë  titiste, edhe pësimet brenda mureve të kazamateve ku kalamendeshin fatprerët e kohës, ishin të rënda, sidomos në vitet para dhe pas vdekjes së Titos, madje në rrethana të ndërlikuara  edhe me ardhjen e pranverës së vonuar të demonstratave të 1981.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

UDB-a (Uprava državne bezbednosti / Управа државне безбедности)  ose shqip:(Drejtoria e sigurisë shtetërore) , është polici sekrete politike e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (RSFJ) e kohës së Titos.  

( … Gjatë Luftës së Dytë Botërore u pushtua nga fuqitë e Boshtit. Më 1943 partizanët shpallën Jugosllavinë Federative Demokratike, për tu riemëruar më 1945 si Republika Popullore Federative e Jugosllavisë, e pastaj më 1963 si Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë !  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Dhe më pas, me vdekjen e Titos  me 4 maj 1980, gjegjësisht me nisjen e  demonstratave shqiptare  në  mars-prilli  të vitit 1981 në Kosovë u shfaqen shenjat e para të fillimit të shthurjes së federatës jugosllave. Serbia me ndihmën e organeve federale shtypi me zjarr e hekur çdo dëshirë të shqiptarëve dhe të Kosovës për pavarësi.Republikat e tjera të Jugosllavisë në fillim nuk e kuptuan qëllimin e Serbisë për krijimin e një shteti unitar, ku do të sundonin serbët në emër të Jugosllavisë.Në një situatë ku gjithnjë e më shumë acaroheshin raportet mes republikës së Serbisë,në njërën anë, dhe të republikave jugosllave, në anën tjetër , këto të fundit vendosën të shkëputen nga Federata dhe të shpallin pavarsinë e tyre. Më 1990, Kosova, edhe pse e okupuar, shpalli Deklaratën e Pavarsisë. Më 1991, u shkëputën Sllovenia dhe Kroacia,ndërsa,më 1992,Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.Më 1992,Serbia dhe Mali i Zi shpallën krijimin e Republikës Federale të Jugosllavisë.Kështu, midis Serbisë dhe republikave të tjera shpërtheu lufta.Luftime veçanërisht të dhunshme u zhvilluan në Kroaci,në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.Kështu,u shpërbë Federata jugosllave ) 

Pohohet se UDBA  e asaj kohe, të viteve të rrënuara komuniste, që nga koha e Rankoviqit, është përgjegjëse për vrasjen e armiqëve të brendshëm  dhe të jashtëm të shtetit, si ndaj kroatëve njashtu edhe ndaj shqiptarëve, sidomos atyre nga Kosova. Eliminimet më të njohura janë nga rradhët e popullit kroat, në veçanti atyre nga diaspora , si për shembull të Vjekoslav Luburić,  të Ante Pavelić (komandant i ustashëve)  dhe përndjekjet e krerëve të emigracionit kroat në krye me Dr. Jeliqin etj. Madje nga rradhët e emigracionit  shqiptarë e boshnjak, asaj çetnike dhe maqedonase që përfaqësonin VMRO-n me në krye Dragan Bogdanovskin , asaj serbo-çetnike të cilët shtriheshin në Kanada dhe australi,  të kritikëve të sistemit komunist jugosllav Bruno Bušić, Miro Bareshiq dhe kështu me rradhë ku UDB-kroate ishin nën drejtimin e Josip Perkoviq, ( kurse Zdravko Mustaq  ishte  shef në sektorët e SSDB-s federative jugosllave në Beograd, i cili në kohën e demonstratave në Kosovë më 1981, kabinetet e tyre i kishin përballë me atë të Stane Dollancit si pasardhës i Franjo Herleviqit me direktivën e Titos sa ishte gjallë), por , duke i mbajtur në “ listën e zezë” në veçanti rradhët e shqiptarëve të shumtë, gjegjësisht ato  të Organizatave si ajo e “Lidhjes së Prizrenit” në krye me Xhafer Devën, Kalosh Hamdi Reçanin, “Lidhja Kosovare” me në krye Prof Luan Gashin, Vasil Andonin, ata të Komitetit “Shqipëria e Lirë” në krye me Abas Ermeniv, Rexhep Krasniqin, ose ato të “Ballit Kombëtarë” me Hasan Dostin, “Legaliteti” me Abas Kupin  dhe  atdhetarë të tjerë që angazhoheshin  nga diaspora për të drejtat e Kombit shqiptarë që gjendeshin nën  thundrën komuniste, si dhe duke survejuar ata qindra e qindra patriotë të cilët ishin të angazhuar ( edhe në protesta në Njujork e Çikago ) për Pavarësinë e Kosovës, apo  për  Bashkimin e trojeve etnike shqiptare  në Ballkan me slloganin: NJË KOMB NË NJË SHTET !   

***  

Duke i vështruar realisht ngjarjet politike të kohës së tij, Makiaveli u nis nga premisa se nuk ka dobi nga përshkrimi i ndonjë tipi ideal të sundimtarit për të cilin rrëfejnë religjionet, flasin filozofët utopistë dhe reformatorët shoqërorë. Tiparin e vet ai përpiqet ta karakterizojë në mënyrë që të mund të qëndrojë në periudhën kur fjala e nderit e një diplomati dhe e një politikani nuk vlen kurrgjë, kur bashkimet shkelen në mënyrë të paskrupullt dhe vetëm njerëzit dorëfortë dhe dinakë ngelin në këtë lojë të vazhdueshme plot mashtrimesh dhe vrasjesh. Prandaj. Sundimtari i tij është vetëm një apoteozë iluzore e tiranit të vrazhdë dhe kodeks i rregullave për krime. Duke pasur një synim të vazhdueshëm për çlirimin dhe bashkimin nacional të Italisë, ai u nis nga njëmendësia faktike (verita effetuale) për të gjetur rrugëdaljet dhe mundësitë reale për realizimin e koncepcioneve të veta politike. Në luftërat e ashpra që sundonin në Itali, Makaveli mendonte se vërtet mund t’u kundërvihet vetëm me forcë, kështu që, pavarësisht nga mjetet, të arrihet çlirimi i vendit  nga botëkuptimet blozake dhe konservative, tipike të kës.  

 Hfz Qani ef Baki Loku , sipas mendimit të tij  konkludon : 

Makiaveli  gjithë kohën dher jetën e tij ka pohuar se tiraninë i krijoi ose populli ose aristokrati, varësisht nga rasti që paraqitet. Ndërkaq, megjithatë ka ndryshim qenësor ndërmjet synimeve të popullit dhe këtyre aristokratëve: «Synimet e popullit janë shumë më të ndershme se synimet e aristokratëve, sepse këta duan të shtypin, popullin që të mos shtypet». Në këtë mënyrë, duke hequr maskën e gënjeshtarit të moralit dhe të fariseizmit, themeloi teorinë e parë civile të bazuar gjerësisht të shtetit dhe, në të vërtetë, ndau etikën nga politika, gjë të cilën nuk e bënë aparatet komuniste apo staliniste, gjegjësisht UDB-a si shablon i Sherbimeve ruse KGB dhe misionit stalinist nga Moska”- përfundon ai.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nikola Makiaveli e liroi mendimin politik nga çdo lidhje me konceptimin metafiziko-fetar të shoqërisë, për ta bërë një sistem qëllimesh shkencërisht të arsyeshme. Ai hapi kështu rrugën e mendimit natyralist. 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Makiavelizmi” është sot sinonim i një politike force, të paskrupullt dhe pa moral, në dobi të së cilës të gjitha mjetet janë të mira. Hipoteza bazë e kësaj teorie është se çdo njeri e di çfarë do dhe se, sipas kritereve të arsyeshme, zgjedh mjetet që i shërbejnë më mirë realizimit të synimeve të tij, gjë të cilën si mjet dhe medotë specifike e vë në praktikat e saj vetë UDB-a jugosllave komuniste.  

  !?! 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Edhe Organet e Sigurimit të Shtetit të Tiranës  që  në fillim  u quajt Drejtoria e Mbrojtjes Popullore, përkthim direkt nga OZNA-s jugosllave   e Beogradit , sipas instruksioneve të Milladin Popoviqit, Tempos, Mugoshës dhe mentorëve nga KGB ruse e Moskës, emërtesat e organeve të pushtetit që ngritën komunistët ishin të kopjuara nga jugosllavët ose më mirë të themi të vëna prej tyre. Skemat e organizimit të institucioneve ndryshonin vazhdimisht sipas porosisë që merrnin nga orientimet që vinin nga Beogradi dhe misionet ruse. Skema e shërbimit informativ nën emrin Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare ,hyri në përdorim në një datë dimri  të  1944.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në mars 1946, me formimin e qeverisë së re komuniste shqiptare, u ndryshua edhe struktura e organeve të sigurimit të shtetit dhe u quajt Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe u zhvendos nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Por, edhe në këto rradhë dominuan metodat, forma dhe teknika e të vepruarit dhe zhvillimeve të agjenturës së zbulimit dhe kundërzbulimit, tipike nga ato jugosllave që u printe UDB-a famkeqe. Krahas të gjitha këtyre, edhe brenda këtij Shërbimi dominonin elemente  të rrymave makiaveliste, në kuptimin relative të devijancë, të cilat si fenomene  me vite e dekada ndikuan  me shkeljen e normave të të drejtave të njeriut në rrethana të caktuara shoqërore apo ligjore edhe në  aspektin individual dhe atë kolektiv me  dominime negative makiaveliste si në pikpamjet politike, sociologjike, shoqëroro-ekonomike dhe psikologjike, pasojat e të cilave janë ndjerë gjatë kohë, e ndoshta edhe sot… 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

( Vijon) 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu