Udhëheqësi dhe redaktori i njohur i RTK-së, Resul Sinani, me Shefqet Krasniqin…
Ilir Canhasi, Suedi
Nuk mundem të mos reagoj kur shof se si deputet të Kuvendit te Kosovës dhe Kryetar të Komunës, marrin pjesë në promovimin e librit të një Hoxhe i ekstremit islamik!
Hoxhë, që ka dërguar me dhjetëra të rinjë në grupet e ISIS-it, shpërlarjes së trurit të mijera të rinjëve, fyerjen që i ka bërë heroit tonë të madh Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, fyerjen e Nënës tonë të madhen Nënë Terezen.
Emrat e atyre që morrën pjesë:
Eman Rrahmani -VV
Gramoz Agusholli – VV
Bekë Berisha – AAK
Mergim Lushtaku – PDK
Visar Korenica -VV
Alban Hyseni- Kryetar i komunës së Gjilanit -VV
***
Intelektual ngriteni zërin, nesër do të jetë vonë!
Autori i shkrimit Ilir Canhasi
Postimi i vitit 2020 kishte 350 shpërndarje!
Miq të nderuar, ja se çka flasin serbët dhe turqit në arenen ndërkombëtare?
Ky postim vlen për ata shqiptar që truri është duke ju shpërlarë pak nga pak!
Miroljub Jevtic ekspert për islamin, profesor i rregullt në fakultetin e shkencave politike me kënaqësi shkruan se nuk ka – komb shqiptar.
”Nuk ka komb shqiptar, ekziston vetëm një etni shqiptare e cila flet shqip dhe e cila kurrë s’është profiluar si komb.
Kombi shqiptar është i ndarë në tegela fetar dhe si i tille vetëm fetarisht mendon”.
Me tutje profesori Jevtic na pershkruan kështu: ” shqiptarët myslimane janë turq, shqiptarët katolikë janë kroatë dhe italianë, kurse shqiptarët ortodoks te jugut te Shqiprisë, janë grekër.
Ashtu edhe Lidhja e Prizrenit nuk është projekt kombëtar shqiptarë por mbrojtje e islamit”.
Kështu e përfundon ky profesor:
” Po e nënvizoj se islami nuk njeh kombësi. Nëse vazhdon kjo shkallë e islamizmit, të gjithë shqiptarët do të shndrrohen në arabë, sikur të gjithë ata që janë shkuar ne Turqi që u bënë turq”.
Pikë- nuk dua një xhami nga ky i poshtër Erdogan që kërkon të ma ndërrojë historinë e popullit tim.
Ne vitin 2008, ky pis gjate një vizite zyrtare në Tiranë , kërkoj korigjimin e teksteve të historisë shqiptare.
Disa ditë më parë të njëjtën gjë e kërkoi edhe ambasadori serb në Tiranë.
Për të mi ngrit nervat edhe më tepër ngritet një pis akademik nga Kërçova me emrin Feti Mehdiu dhe e perkrah Erdoganin, ku ky e konsideron të padrejtë krahasimin e Perandorisë Osmane me pushtimin serb, ja çka thotë ky i marrë:
” Se sulltanati Osman ka qenë i eger dhe i ashpër ndaj shqiptarëve është njëjtë sikur të thuash që NATO ka qenë agresor ndaj popullit të Kosovës”.
Ish kryeministri turk Ahmet Davodoglu në librin e tij shkruan:
” Kriza ballkanike, ajo kosovare dhe boshnjake, pothuaj se u shndrrua në operacion likuidimi të identitetit islam dhe osman”. Në një intervistë tjetër thotë: ” Turqia duhet ti rizbulojë rrënjët e veta, koha otomane në ballkan ishte një sukses i madh. Ajo duhet te kthehet përsëri”.
Erdogan: Kosova dhe Shqiperia Muslimane Janë Turqi!
Erdogan: “Ne jemi NJË komb me një flamur islam! Ne jemi dege të një peme, kemi të njëjtat rrënjë. Jemi VËLLEZËR TË NJË BESIMI. Nuk ka ndarje TURK, SHQIPTAR, ARAB, KURD, PAKISTANEZ, PALESTINEZ, AFRIKAN…. Nuk ka dallim. Ne kemi të njëjtin besim. KUFIJTË e zemrës sonë (myslymane) shtrihen nga deti Adriatik deri në Murin e Madh kinez.” – Erdogan, Perurimi i Xhamisë së Madhe, Tiranë.
Erdogan: “Pushtim do të thotë Meka. PUSHTIM do të thotë Sulltan Saladin, DO TË THOTË QË TE VALËVITET FLAMURI I ISLAMIT NE JERUZALEM, Pushtim do të thotë RUAJTJA E TRASHËGIMISË SË SULLTAN Fatih Mehmetit (“Mehmet PUSHTUESI”. Pushtim do të thotë rimëkëmbja e Turqisë (Rimëkëmbja e Neo-Otomanizmit, nenvizimi ynë). Ju jeni gjenerata që do të pushtoj Damaskun dhe Jeruzalemin.” (Me 30 maj 2015, “Perkujtimi I 562-vjetorit të Pushtimit te Konstantinopojes (Stambollit)” Marrë nga gazeta gjermane “Die Welt”.
Erdogan: “Nuk ka rëndësi se kush jeni SHQIPTAR, TURK, boshnjak apo rom, por jini të bashkuar me njëri-tjetrin. Podgorica, TIRANA, Sarajeva, Shkupi; ZEMRAT E TYRE DUHET TE RRAHIN NË ISLAM. Siç thoshte edhe Mehmet Akif Ersoj, nëse jemi të bashkuar as topi nuk na ndan.” (Prezë, 13 Maj 2015)
Davutoglu: “Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, KOSOVË dhe SHQIPËRI, TË KETË NJË RILINDJE TË KULTURES SONË ISLAME OSMANE… SHQIPTARËT MUSLIMANË, JANË MBETJE OSMANE…” Ministri i Jashtem, Ish Kryeminister dhe neo-otomanist turk, Kryetar i Partise Islamike të Turqisë Ahmet Davutoglu.
Pra po e përfundoj me thënien e famshme të dramaturgut të madh Teki Dervishi se këto xhami të turkut në tokat shqiptare janë vetëm sa për të prodhuar turq të rinjë.
Deputeti Mërgim Lushtaku me Shefqet Krasniqin
Deputeti i AAK-ës Bekë Berisha, Shefqet Krasniqi
Eman Rrahmani i LVV me Shefqet Krasniqin
_________
Te gjithe pjesemarresit ne kete ngjarje antishqiptare dhe islamike , e kam dijte qe jane antiShqiptar. Perveq per zdralin nga AAK Beke Berisha per te cilin nuk e ka dijte qe nuk eshte Shqiptar.
Ramush ..kuje ku i ke ahmakat e llojit beke berisha?
Deshem ne ta pranojme apo jo, kombi shqiptar kurr nuk ka qene me i rrezikuar se sa sot.
Une, fatkeqesisht nuk po shoh rrugedalje nga kjo situate e rende. Jam pa shprese…
Mjerimi i kombit shqiptar nuk ka të ndalur, shteti i Kosovës i shpallur me kushtetutë sekular, por sikur ka mbetur vetëm në letër, atje ku nuk zbatohet ligji vepron dreqi. Shikoni çfarë i kanë bërë Prishtinës nuk ka lagje që nuk ka xhami, në vend që të ketë çerdhe për fëmijë. Askujt nuk i dhimbëset ajo tokë dardane që e shkatrruan pamëshirëshëm. Së fundi ndërtohet një xhami afër varrit të ish presidentit legjendar të Kosovës dr Ibrahim Rugovës. Në vend që të ndërtohet psh monumenti i Pjetër Bogdanit. Sa turp për ata banorë shqiptarë që lejojnë një gjë të tillë, e që çdo ditë kërkojnë të shkojnë në Evropë.