Nga Bajram Sefaj
- Lexime nostalgjike
Nëpër Mesdheun Lindor
(ditar deti)
Dita e parë: Veneci, e shtunë, 20 shtator 1986
Shekuj më radhë janë mbajtur (shkruar) ditarë të udhëve të largëta të detit. Ditarë anijesh. Sa ka valë detesh e oqeanesh, mendoj se ka fletë ditarësh që kapitenët e vyer të anijeve i kanë mbushur me elegancë dhe pedanteri. Sa jetëgjatë është kjo histori, shumëkush, ndaj as unë, sot e kësaj dite, nuk e di se çfarë shkruan në ato “raporte deti”. As kapitenët e anijeve të derisotme, as ata që sot përkunden mbi valët e detit (kudo në botën e paanë të ujit!) e, as ata që këtyre rrugëve do të ecin nesër, kurrë nuk do të mësojnë për këtë ditar që, ja tek po lindë, në udhëtimin ti të parë e më të gjatë shtigjeve (“rrugëve”) të detit.
Nisjen prej Prishtine, kalimin nëpër kufi dhe arritjen deri në Veneci, ku na pret anija e udhëtarëve “Dalmacija” ndoshta duhet ta bëja (kaloja) me të vetmen një fjali. Sikur nëpër tokë kam ecur boll, sikur çdo kallëzim për rrugët, qofshin ato edhe të largëta, nëpër tokë, janë të tepërta, të mërzitshme. Prandaj, ja tek nxitoj për të zënë (kapur) valën e parë të rrëfimit mbi rrugën e parë, të gjatë, nëpër dt. Valë shumë. E, etja edhe më e madhe që rrëfimi ta nis mirë e mbarë. Ta nis qetë e pa flakërim e djegës që, s’mund ta shuaj as uji i detit.
Në mesditën e ditës se sotme (20 shtator 1986) në limanin Shen Bazilika të Venecisë, ku dokut krahët ia kanë falur edhe shumë e shumë anije të tjera, të mëdha e solemne sa të duash, mbi shtizat e të cilave valojnë flamuj të vendësve të ndryshme, jo vetëm nga Evropa por nga mbarë bota, anija “Dalmacija”, si pula kur nën krahë merr zogjtë, mbledh udhëtarët e vet, kur duhet të nisën për të bërë xhiron pesëmbëdhjetëditëshe nëpër Mesdheun e Lindjes, apo Lindjen e Mesdheut.
Barku dhe “zemra” e anijes na pranojnë të gjithëve dhe sakaq motorë e saj të fortë fillojnë të “bluajnë” ujin e qetë në mol. Shimi rrëshqet mbi panoramën e njohur të Venecias për të lënë pas, sakaq, sheshin e njohur e me nam të “Shën Markos”, “Urën e psherëtimave” dhe qindra e mbare mijëra margaritarë të tjerë, me të cilët është i gdhendur dhe i thurur mozaiku kulturor dhe historik i këtij qyteti të lashtë dhe uni(k(at) në botë, kur i tëri është nën ujë!
Pas instalimit të ngutshëm nëpër kabina, me një, dy shtretër, por edhe më të mëdha familjare a kolektive, me shpresën së kanë, së paku nga një dritare të vogël sidoqoftë, aq sa shikimi të rrëshqasë syprinës së detit, fill pas kësaj punë të kryer me nxitim e si për ngut, të gjitha “rrugët” shpijnë andej nga restoranti. Drekë e madhe, sofër solemne dhe tejet e pasur e saj, shtrohet në det (anije). “Sheshi” i anijes , shëtitorja e saj në kuvertë, sakaq vërshëllehet nga udhëtarët. Shikimet e tyre janë të degëzuar për të dy (të gjitha) anët e detit. Kur nga shikimi u humbë toka(!), kur brigjet nuk i afrojnë më as tejqyrat më moderne japoneze, ato të prodhimit më të ri, udhëtarët gjejnë argëtim të ri. Të gjithë tok ndjekim “skenën” e mbytjes (perëndimit) të ngadalshëm e solemn të “rrasës” së Diellit në thellësitë e ujit të Adriatikut. Shtizës shtatlartë zbret flamuri. Tingulli lozonjar dhe i këndshëm i ziles (si ai i shkollës fillore në fshat!), që shpërndahet gjithandej hapësirës së anijes. Grishja e tyre për darkë të pasur, pranohet (kapet) me gëzim. Gjersa darkojmë, sapo njihemi më persëafërmi me njeri tjetrin, kuvendojmë. Nisim ndërtimin e godinës se miqësive të reja dhe tërësisht harrohemi, për të rrëshqitur kështu, thellë në natë.
“Kemi hyrë në ujërat detare të Greqisë, përmes gojës së metaltë të altoparlantit vjen zëri i komisarit të kryqëzimit dhe porosia e tij:” prej këtij çasti “ecim” një orë përpara!”. Pastaj, në sallën gjegjëse fillon vallëzimi. Ritmi i lojës në podium zihet (përzihet) me atë të rrëshqitjes së anijes mbi valë deti. Lamtumirë i themi një pjese të natës këtu diku, në këtë shteg të rrugës e provojmë të thërrasim gjumin e parë, si të ikur, të natës së parë mbi dallgë deti. Nuk ia arrijmë dot qëllimit. Për vetëm disa (pak) orë, sikur ishte vështirë, ishte e pamundur të kapërcehet një pjesë aq e madhe e jetës. Kur udhëtimi me anije të bardha në rrugët e kaltra ishte vetëm ëndërr. E kush tha se ëndrra matët me sekonda!
Tek të nesërmen marr vesh së diku, thellë në natë, megjithatë, me kishte zënë vala e gjumit të thellë. Nëpër gjumë, e di, kënga thoshte:” besoj në dashuri!”.
Udhëtimi vazhdon!
Nesër: Dita e dytë: Kanali i Otrantos, e diel, 21 shtator ‘86
Dita e dytë: Kanali i Otrantos, e diel, 21 shtator ‘86
Mbrëmë gjithë natën e sot tërë ditën, kemi udhëtuar (lundruar), pa ndërprerje kuptohet, por edhe pa e parë fare tokën! Ky ishte largimi im i parë, por edhe për shumë udhëtarë të tjerë, largim aq i gjatë prej tokës, dheu!
Kur atje, në Bjeshkë të Thata, barkthatë përherë i uritur dhe i etur, sa herë përmbi krye më kalonin “shpendët e havasë” – fluturakët, me fjalë të tjera avionët, gjithë ajo që dëshiroja në çast, ishte të gjendesha edhe unë njëherë brenda avionëve krahëlehtë. Ngjashëm ndodhte edhe më ëndrrën shekullore për të shkelur valën e parë të Detit. (DET, gjithmonë duhet shkruar me shkronja të mëdha. Se DETI vetë është i madh!).
Kur për herë të parë kam parë anijet e mëdha e të bardha, tek sipëri shtizave se tyre valonin flamujt, e qiellin përmbi ua qajnë pulëbardhat, ajme, çfarë dëshirë e parealizuar, syhapur kam ëndërruar që, edhe vetë të zë vend në Anije!
Sot, ja tek bëhen dyzet e tetë orë të plota, ndoshta më shumë, qyshkur e kam “tradhtuar” tokën dhe ia kam humbur gjurmën asaj.
Anija qanë valët e detit. Qetë, solemnisht, pa ia varë fare shqetësimit dhe trazimit (impresionist) tim tundues, kur është bagazhi i saj më i rëndë në këtë shtegtim! E, udhëtimi është tejet interesant. I mrekullueshëm është, lirisht e pa fije hezitimi, mund të thuhet. Specialitetet e kuzhinës së anijes , sikur burojnë nga deli, nga thellësia e tij misterioze. Atyre s’u dihet skaji. Por, edhe vetë anija sikur fillon ta shpalosë bukurinë dhe pasurinë e brendinë të saj të fshehtë. Sot u hap pishina. “Rebelimi” i ujit në të, më së miri dëshmoi se ç’valë e tallaze “griheshin” poshtë saj, në DET. Bukurinë dhe hijeshinë e trupit të tyre shtalb, të parat ia falën dy të reja. Uji luante me trupin e tyre të njomë, ashtu sikurse sot në agun e ditës së re, para anijes sonë, kishin lozur, plot çapkënllëk, hijeshi e akrobatikë, delfinët lazdrakë.
DETI, sot na shkundulloi më shumë se ditën e djeshme. “Dyerve” të Otrantos, tha dikush nga udhëtarët, për shaka a për njëmend, ka ujë më me bollëk. Dhe, këtë njohuri (informatë të tij) e shpjegoi duke thënë se aty Deti Jon (i Joni, etimologjikisht!) është më i ngushti, ndaj i thonë edhe ndryshe, Ngushtica e Otrantos, kur është beli i këtij deti, prandaj, thellësia e tij është më e madhe! Diku, midis dyerve të Otrantos dikush tjetër, priti e tha: Ja, tek shihen ato drita atje larg, aty është Brindizi! Menjëherë fillova të “gjurmoj” nëpër memorie. Me ra ndërmend! Një tjetër udhëtar na e përkujtoi një lajm të hidhur, në momentin kur nuk e kishte as vendin, as kohën të përmendej. Njëmend u quan disa fjalë ogurzeza tek thoshin se diku në Detin Adriatik është shfaqur një gojë (lexo gropë) e cila kanos të gëlltisë tërë ujin e këtij Deti. Qoftë i rremë ai lajmë dhe një gjë (fenomen) i tillë kurrë mos ndodhtë!
Në sallën e madhe të anijes, sot ngjanë shumë gjëra e befasi: ndoqëm ligjërata dhe shikuam filma mbi vendet që presin vizitën tonë. Kapiteni i Anijes, plot rit, organizoi aperitiv për udhëtarë. Ishte ky rast i mirë që të prezantojë para nesh, anëtarët e ekuipazhit. Kapiteni, gjithnjë me gotë rumi në dorë, na dëshiroj det të qetë. Kjo mbase është uratë universale e të gjithë detarëve, kudo në botë. Pas kësaj u çel koncerti me thirrje të “vallëzojmë deri vonë!”. Bashkudhëtarëve të anijes sonë simpatike (kozmike!), ua shpalla sekretin dhe u thash se jam duke mbajtur ditar, prandaj me duhet të ik e të ndahem nga tryeza e njerëzve të hareshëm dhe miqësorë. Në shaka ua thash edhe këtë: në këtë çast me mungon “personazhi kryesor!”. As vetë nuk e di se ç ‘denjova të them me këtë. Ata qeshën dhe njëzëri me dëshiruan natë të mirë e gjumë të ëmbël. Edhe pse, njëmend koha ishte për gjumë, gjumi i natës kaherë kishte ngelur në anën veriore të Adriatikut a të detit Jon. Ditari ishte fajtor për të gjitha. Duhet pranuar se gjumin e griste edhe meraku e kureshtja e ndezur, kur e dija se me të lindur të ditës se re do të vizitojmë qytetin e vogël, por të bukur bregdetar grek – katalog, kjo sikur mi shtonte e shpejtonte të rrahurat e e zemrës dhe për faktin se ky do të ishte kontakti ynë i parë me tokën, gjatë këtij udhëtimi të këndshëm, gjithsesi.
Natën e mirë.
Lundrimi vazhdon!
Dita e tretë: Katakalon, e hënë, 21 shtator ‘86
Detin Jon e kemi lundruar nëpër natë. Edhe një pjesë të ditës së djeshme, gjithashtu. Mbi valët e këtij det,anija jonë ishte më e shqetësuara, si e hallakatur të ishte. Det lazdrak është Deti jon, thanë disa nga udhëtarët që kishin qëlluar njohës më tumirë të tij, prandaj, andejpari anija qante “udhën” sikur të ishte paksa e dehur!
Shumë nga udhëtarët mësuan me këtë rast praktikisht së leksionin e parë se ç’duhet bërë kur të zë e të mundon deti. Midis atyre udhëtarëve dasmorë, ishte edhe z. Sylejman, xhirues i vyer dhe shumë i talentuar i Televizionit të Prishtinës i cili, sot e tutje, për gjithë kohën sa të zgjatë ky kryqëzim nëpër Mesdheun Lindor, nuk do të konsumojë më supën, sado e shijshme qoftë ajo!
Deti i vogël Jon, e dimë nga mësimet e gjeografisë, sa rrëshqet edhe pakëz më poshtë, “shkrihet” (derdhet) në Detin e madh, Mesdhe.
Para se të arrijmë atje, anija jonë ndalet, për një çikëz, në një zgjiç të siujdhesës së madhe greke me emrin Peloponez. Limani e ka emrin Katakalon dhe, sado që emri i tij merr disa shkronja, “zëri” mëzi i dëgjohet afër qytezës me emrin e madh, Olympia. Sido që të jetë ky është takimi jonë i parë me tokën, kur udhëtarët e çmpijnë këmbët nga lundrimi i gjatë nëpër det. Anijet e udhëtarëve, përgjithësisht, anijet e mëdha që ankorohen në limani e Katakalon-it, nuk janë të shpeshta, prandaj, logjikisht, pritën me interesim të shtuar nga ana e banorëve ujdhesarë, ani pse ato hedhin spirancat e tyre diku thellë në det. Anijet e mëdha, tankerët oqeanikë dhe tej oqeanikë, në limanin e kësaj qytezë simpatike bregdetare, janë më të shpeshta kur ngarkojnë e shkarkojnë aty mallra të ndryshëm. Janë aq të mëdha këto anije transportuese sa që, shtatin e tyre, shpesh herë gjigant, shtatin e tyre e matin me kodrinat që i bëjnë kurorë i Katakolonit! Barku i këtyre anijeve është plot rrush e fruta pemësh të tjera bregdetar, të cilësisë shumë të lartë, ashtu sikurse i kualitete të larta janë dhe drithërat që prodhohen këtu, në këtë krahinë të vogël, por të bukur kur është edhe aq e bereqetshme.
Nëpër Katakalon kalojmë kalimthi (kakofoni, si të shembulli ilustrues shkollor: tharku i thiut, thuret me thupra të thata thane, thiu therët me thikë), dhe në ato dyzet kilometra rrugë për të arritur te Olimpia, trupojmë dhe qytetin e vocërr, por shumë të bukur, Pirgos. Ja, tek jemi pra, qytezën Olimpia e njohur ne tërë botën ë, pos emrit të madh, ka edhe pesë mijë banorë, gërmadhat e Lojërave të para olimpike, muzeun e madh me eksponate të këtyre lojërave që, sikurse dihet, në këtë “Luginë të shenjtë”, u zhvilluan nga viti 776 deri në vitin 394, para erës sonë, kur ato i ndaloi mbreti me emrin Theodosije.
Para se të rrëfejmë se kush e si i ripërtërinë Lojërat Olimpike, që nisin pikërisht këtu, të themi se gjurmët e kësaj gare të njohur e legjendare që i quajnë edhe Lojëra të Zeusit, me emrin, pra, të një personazhi të fuqishëm historik, ato i ringjallë, i kthen në jetë, në vitin 1894, francezi me emrin Pierre Cubertain. Për ndër të kësaj ndërmarrjeje fisnike, zëmra e tij pushon, është varrosur pikërisht këtu, në hapësirat e Olimpit. Kaq.
Sa i takon jetës dhe rrjedhës saj në Anije, sikurse nuk ka aq shumë për t’u shtuar, pos që sot, u shënuar dy-tri ditëlindje të udhëtarëve që një gjë të tillë e kishin qitur pas mëndësh, por anëtarët e elegantë, të ekuipazhit të anijes, duke shfletuar pasaportat e udhëtarëve kishte gjetur atje, si të fshehura, ditëlindjet. Si duket kjo ishte një traditë e moçme e udhëtimeve të gjata me anije, kur pasagjerëve harrestarë, u përgatitën surpriza të tilla! Edhe kur vetë e keni qitur pas mendjes se sot e keni ditëlindjen, këtë nuk e harron komisari i ndihmuar nga autoritet e tjera të anijes. Aq shpesh ndodhë kur papritmas tryezës suaj, gjersa drekoni apo darkoni, me lule dhe shiheshe shampanjë t’i afrohet komisari i anijes i shoqëruar nga muzikantë, anëtarë të bendit të anijes. Aty është edhe fotografi profesional i anijes. Sonte befasia e ditëlindjes ishte e një udhëtari gjerman, kur ishte i shoqëruar nga një filipinase e bukuroshe.
Atyre, me fat u qofte festa, uruam e në anën tjetër anija qanë lundrimin nëpër det deri nëpër natë, deri në ishullin e Kretës, respektivisht deri në qytetin Heraklion.
Deri sa të mbërrijmë aty…
Dita e katërt: Heraklion, e martë, 23 shtator ‘86
Deti i madh. Rruga e gjatë. Loja e madhe.
Dje gjithë pasditen dhe mbrëmë tërë natën sikur fluturonim kërcenim prej valës në valë të Detit Mesdhe. Anija jonë sado që ishte e madhe dhe impozante, ngjasonte në një shpend krahëlehtë. Njeriu përnjëherë i entuziazmohet por, në të njëjtën kohë edhe i frikësohet fuqisë, fuqisë së pamatur të asaj bote të pamatur, sikurse thonë të moçmit. Pothuaj se, asaj nate të valëzuar, askush nuk shtiri gjumë në sy, madje as ata që vallëzuan deri vonë, deri në orët e hershme të mëngjesit.
Në pik’ nate, në zëmër të Mesdheut (detit), një si fragment i shkëputur gjumi, midis dy lëkundjesh krah gjëra të anijes, seç me erdhi e mu shfaq beftë një ëndërr endacake budallaqe. Tek denjoja (synoja) të kaloja një lum, një lumth fare të vogël, si udhëtar rruge deti që isha tashti, s’ia kisha besën varkës me të cilën duhej të dilja në anën tjetër të bregut të lumit-lumth. Nejse.
Në orët e para të ditës së re, në ato çaste të heshtura kur megjithatë nuk kishin qenë të zotët të më sjellim gjumë në sy, pulëbardhat, albatrosët as edhe shpendaria tjetër krahëlehtë e detit, se ç’brohoriti njerëzia: Heraklion, Heraklion!
Kaherë kishim kapërcyer një pjesë të mirë të shtatit të thyer të ishullit të Kretës, dyqind e pesëdhjetë kilometra e gjatë e pesëdhjetë e shtatë kilometra e gjerë. Brendapërbrenda kësaj hapësire jetonin (atëbotë) katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind banorë.
Heraklioni na pret paksa i ngrysur. Pikat e shiut, që këtu bien rrallë, sikur na dëshiruan mirëseardhje. Mirëseardhje sikur na dëshiruan edhe shumë anije e trajekte jashtëzakonisht të mëdhenj. Këtu isha tejet afër bindjes se, vërtetë për nga detaria dhe anijet që nën flamurin grek sillën nëpër botën e ujit, nëpër dete e oqeane, ”ndryshe Greqia e vogël, zë një ndër vendet e para në botë.
Tash duhet të ecim pakëz nëpër këtë qytet të civilizimit të lashtë. Unë këtu nuk njoh askënd pos, piktorit me famë botërore, El Greko, shkrimtarit Nikos Kazanzakisit, kur me motivet nga romani i tij i njohur “Greku Zorbë”, atëbotë (1964) u realizuar filmi i gjatë dhe njohur artistik greko-amerikan me titull homonim dhe më aktorin në origjinë greke, Ethony Quin, në interpretimin brilant të rolit kryesor, përjetësimit të Zorbës, si dhe me pjesèemarrjen e aktorës se njohur greke me orgjinë shqiptare që, në këtë film të regjisorit Mihalis Kakogiannis, interpreton rolin e të vesë. Nxitova e shkova pranë shtatores të këtij shkrimtari të madh, bir i Kretës, nga Heraklioni, ekzakt. Nëse emrin e Kzanzakisit e keni harruar, nëse romanin tij e keni lexuar moti, nxitoni e (ri)shikoni filmin “Greku Zorba” që,le të dihet edhe kjo, është kurorëzuar me çmimin e lartë Oskar, për regji. Bir i këtij qyteti, siç thashë më lartë është edhe El Greko (Domenikos Teotopulos, 1541-1614, piktor dhe skulptor i njohur e me nam botëror.
“Ekziston një vend që quhet Kretë, në midis të deti ngjyrë vëre, vend i bukur, i pasur…, mes vendbanimesh e lokalitetesh të tjera gjendet edhe qyteti i fuqishëm Knososi me të cilin udhëheq Minosi që është shoqëruar me Zeusin e madh…”. Ndjekim porosinë e këtyre vargjeve të Homerit dhe, ja sot, më njëzet e tre shtator të vitit 1986, në orët e pasdites gjendemi në pallatin (jo fortesën) e mbretit Minos. Ja edhe njëherë tek i kemi shtrirë dorën historisë së lashtë, madje tepër të lashtë, shumë shekuj para epokës sonë.
Arkeologut (përndryshe amator) anglez seer Artur Ivansit, që atë ditë kokën ia lagte shiu i muajit shtator, i jam mirënjohës për këtë zbulim arkeologjik, jo aq shumë pse zbulon këtë gjurmë të një lashtësie të thellë të civilizimit njerëzor, por, pse me sytë e mi, pash (!) fjalën L a b i r i n th! Si bën “pash fjalën!?!”. Lehtë fare. Ejani këtu shiheni vetë e binduni. Në bodrumet e thella të gërmadhave të pallatit të mbretit Minos, paskan ekzistuar vende të caktuara për ruajtjen e arit dhe të gjësendeve të tjera të çmueshme. Ato ishte e mundur edhe të vidhen, pse jo, por kjo nuk mjaftonte, kur ishte e pamundur, ishte fare e pamundur të dilet jashtë “kthetrave” të Labirintit. Si atë ditë kur është ndërtuar ruhet edhe sot Labirinti në kompleksin e Pallatit të Mbretit Minos, në lokalitetin Knosos që, shekuj para erës sonë kishte tetëdhjetë mijë banorë dhe, për atë kohë, ishte qendër e njohur civilizimit në Evropë.
Në Anije asnjë e re. Pos që sonte, para se të shkojmë në gjumë, përsëri orën duhet ta kthejmë për gjashtëdhjetë sekonda prapa! Kjo është hra e dytë në këtë udhë, që “luajmë” me orë para e mbrapa! Herën e parë, diku në Detin Jon, më gjashtëdhjetë minuta përpara i jemi përshtatur njehsimit të “kohës greke” dhe, sonte, më gjashtëdhjetë minuta prapa i përshtatemi matjes se kohës egjiptiane. Kjo do të thotë vetvetiu se edhe për ndonjë orë hesapi, gjendemi në Egjipt. Qyteti i parë i këtij vendi të madh të Mesdheut, me të cilin do të takohemi, është Aleksandria. Aleksandria, thonë është e njohur , pos tjerash, edhe për Bibliotekën, për Pharosin e tjera. Ja, veç sa e mora një libër në bibliotekën e pasur të Anijes, dhe ndonjë minutë para gjumit, nisa të shfletoj. Deri me këtu, nuk hasa në atë që pritja me padurim. Emrin e mbretit Faruk, me prejardhje shqiptare, kur është aq i njohur si njeri i qejfeve, luksit dhe salltaneteve.
Nesër, gjendemi atje, në Pallatin e Mbretit, Faruk, pikërisht në orën katërmbëdhjetë. Kështu dikton itinerari i udhëtimit, respektivisht, i lundrimit me Anije, nëpër Mesdheun Lindor. Tani, me të vërtetë, gjendemi (për)midis Mesdheut!
Dita e pestë: Aleksandri, e mërkurë, 24 shtator ‘86
Pa shkëputjes nga Porti në Heraklion (Greqi) tërë pasditen dhe gjithë natën e lume mbrëmë, kemi udhëtuar. Udhëtimi nuk ishte i rehatshëm. Anija rebelohej duke këputur valët e mprehta dhe si të shqetësuara e të trazuara të Detit Mesdhe. Një maistral i fuqishëm përplasej me anije, për të dy anët e saj dhe e hidhte atë sa andej sa këndej sipëri valëve të harlisura. Kjo copë rrugë, s’di pse, dendur ma kujtoj Titanikun famëmadh për fatkeqësinë e tij tragjike. Kësaj nate kujtova, solla ndërmend, të gjitha anijet që janë përleshur me valët ne mbarë botën detare dhe oqeanike të Planetit tonë e që i kam parë ndërkohë në ekranin e madh të filmit, e së voni, në monitorin e televizorit. Por, nata mbi dallgët e Detit Mesdhe, megjithatë sikur më e shkurtra e të gjitha netëve të tjera. Bashkë me shumë udhëtarë të tjerë agun e ditës se re, e prita sipër kuvertës së anijes, me sy të shqyer, gjithnjë në drejtim të ecjes saj. Dikush e dha kumtin se diku këndej zhvilloheshin manovrat e ndonjë flote ushtarake (nuk them se e përmendi Flotën e Gjashtë, emrin se cilës të gjithë e dinë përmendesh!). Duke e shikuar një mizëri anijesh ngjyre gri, kryesisht, që nxinin detin në hyrje të Aleksandrisë, të cilës i shkoja në përqafim të zjarrtë, një udhëtar murmuriti, si në vete, duke shprehur dyshimin në mos kush, këndej pari ka “mbjellë” në port diçka të rrezikshme, mina a diçka edhe me morbide se ato!!!
Megjithatë, zbarkimi në Aleksandri, në “margaritarin e Mesdheut”, sikurse e quajnë edhe ndryshe, ishte më interesant, më solemn dhe më madhështor, se në çdo film të parë, se në çdo kallëzim të dëgjuar, se në çfarëdo libri të lexuar… Më mbresëlënëse ishte e vërteta se, sot, ditë e mërkurë, 24 shtator 1986, për herë do të shkelja në kontinentin e Afrikës, e se jemi në këtë kontinent, kjo më se miri u pa me hapjen e dyerve të “vaporit” tonë, kur në Anijen “Dalmacija” bashkë me mesditë, u vërsul edhe klima e nxehtë afrikane sa do e që ishte e Afrikës Veriore.
Do nënvizuar se përgjatë atyre njëzet e katër kilometrash, që limanin e Aleksandrisë, për nga madhësia, e vë në vendin e dytë, fill pas atij të Nju Jorkut, nuk na pritën më asgjë tjetër, pos me një numër të madh, “turli-turli” anijesh, mbi krahët e të cilave valonin flamurët e shumë e shumë vendeve më të skajshme të botës. Në këtë (atë) tollovi të paparë anijesh e kushtëzonin, na bëjnë me dije, pritja edhe nga disa muaj, për t’u zbarkuar (zbrazë) e për t’u ngarkuar.
Në Anijen tonë, tashmë, pos klimës afrikane kishin hyrë edhe doganierët dhe përfaqësuesit e tjerë të autoritete kufitare egjiptiane të Aleksandrisë, kur me precizitet, durim dhe elegancë, duke respektuar çdo rregull, qoftë edhe më imta, morë në “dorëzim” Anijen tonë. Ajo tani është nën pushtetin (“juridiksionin”) e tyre të përkohshëm. “Loja” aq e bukur, aq mirë e në relief të dendur, dëshmonte traditën e lashtë që ky qytet ka kur janë në pyetje rrugët e detit dhe detyrimet që sjellin me vete ato!
Kur komisari, me një dozë gëzimi e hareje që i shkëlqente në fytyrë, nga se çdo gjë mbaroi pa të keq e dyshime, kontrabande etj. etj., kumtoi se dalja nga anija është e lirë, si delet kur nxitojnë të dalin prej torishtës, edhe ne nxituam dhe, menjëherë, aty afër, ngjitur me port, iu veshëm një lagjeje të moçme të qytetit, që dikur paska qenë lagje e njohur peshkatarie, kuart peshkatarësh. Kësaj pjese të qytetit shtegu shpinte atje ku gjendeshin disa katakombe, që gjëja paskan rëndësi (të madhe) historike nga se i takuakan sundimit monark këtu. Në rrugë e sipër për të vizituar ato farë katakombesh të lashta pamë mjerim e papastërti e mizërie të skajshmërisë se sotme. Çfarë nuk pamë aty. Mjerim pamë aty, në kuptimin më të thellë e më të mirëfilltë të fjalës. Autobusët tanë iu afrua një “lukuni” fëmijësh bark e bythë cullakë, lypsarë të rryer e të devotshëm, “profesionistë” të ri tek kërkonin diçka. Lëmoshë, me siguri. Njëri prej tyre, si më i kursyeri dhe esnafi ndër të gjithë, insistoi të ma shes një krehër të keq që, edhe po mos të kisha krehër fare, nuk me hynte në punë! Disa të tjerë, në gjuhën e tyre arabe, thanë diçka, me siguri “gjuajtën” fjalë, të tjerët qeshën zëshëm. Ma merr mendja se na e “rrafshuan” sa të prapë e nopranë kishim qëlluar ku në duart e shtrira të tyre, nuk lëshuam asnjë aspre, por as me ble, nuk blemë asgjë prej “mallrave” që na i ofronin. Sikur na shikua me inat. Udhëtarë të udhëve të largëta të botës, që në qytetin e tyre kishin ardhur nga një kontinent i “bardhë”, për tu mrekulluar me bukurinë e kënduar të qytetit të tyre!
Pas kësaj pamjeje dhe imazhi të degëzuar nëntëmijë e një tablo, ishte e kotë ishte xhiroja, përndryshe, më autobusë tejet luksozë të markës “Zetra” me ajër të kondicionuar brenda, anë e manë Aleksandrisë. Të kota ishin edhe fjalët, ndryshe, të ëmbla dhe plot informacione të çiçeronës sonë, egjiptianes se re, syzezë e vetullhollë, mbi të cilat (vetulla) mirë i rrinte dhe i kishte hije, shamia e bardhë si bora! Ajo tregoi për këtë apo atë tjetrin monument, për këtë apo atë tjetrin institucion, por asgjë nuk ndihmonte, asgjë nuk ndihmonte për të shlyer, qoftë edhe për një çast, të shkoqemi nga përshtypja e parë që na ishte ngjitë për mendje e trupi! Pak, ose fare pak, ndihmoi në përmirësimin e përshtypjes së parë, vizita që i bëmë Pallatit të Bardhë (sarajeve të bardha!) të Mretit Faruk, sikurse thashë diku më lartë, me origjinë shqiptare që me Egjiptin sundoi disa vjet, punë historie. Gjersa në kopshtin e Pallatit të tij të bardhë, si dikur, aty në cepin e një thepi të zhytur në valët e trazuara të Mesdheut, ëmbëlsoheshim pre fruta të freskët fiqsh të këputur nga dega, seç me piku në kujtesë se, ndër dyqind e pesëdhjetë e kusur gjellëbërësve që, ia mbushin tryezën “jemeçe” sa më të shijshme për këtë Mbret nazeli, ishin edhe dy kuzhinier shqiptarë, njëri nga Gjakove tjetri nga Sharri. Para vetës “shpalosa” kushtimin e thashë: sa të kthehem nga Aleksandria, do ta gjej një reportazh që, para disa (shumë) vjetësh e kam botuar në faqet e ish javores së popullarizuar të ilustruar “Plavi vjesnik” të Zagrebit, mjaft e popullarizuar dhe e dashur për lexuesin shqiptar, të gjeneratës së re, sidomos. Reportazhi titullin në fjalë titullin e ka “Pilav za kralja”, (Pilaf për mbretin).
Aleksandria vërtetë ishte, po e konstatoj këtë me kompetencë, në këtë ditar, qytet i mijëra kontrasteve. Para hotelit “Sheraton” po e zëmë, sipër një “bregoreje!” mbeturinash, mballonin një tufë dhish të cuklëjka. Më për beter se dhitë e Marecit tonë.
Përgjatë plazhit të madh (dhe të bukur, pse jo!) , gratë, femrat përgjithësisht, hynin në ujë me veshmbathje të rëndë që kishin në trup. E sa i takon tregtisë, gjithçka, gjithçka, veç me tregtarët e Aleksandrisë mos paç punë, se hairin për shtatëqind vjet s’ke për t’ua parë!
Me çfarë përshtypje ikën vizitori i shpejt, që kë qyte e viziton për ngut, me çfarë mbresash pra ik unë nga Aleksandria, nu di ta them. Me përshtypje të përziera, gjithsesi.
Nesër udhëtohet për në Kajro. Atje, pos tjerash na pret Mehmet Ali Pasha i historisë, me prejardhje shqiptare edhe ky, por shumë më i famshëm se mbreti Faruk, pra.
Për të mirë!
Dita e gjashtë: Kajro, e ënjtë, 25 shtator ‘86
Natën e bëmë në Portin e Aleksandrisë. Në Anije të ankoruar, qetë, jo në lëvizje. Drita a agut herak na zbardhë në këtë qytet të cilin e ka themeluar Aleksandri i Madh, po kush tjetër, të cit, për çudi, as varri nuk po i dihej në këtë qytet e le më diçka tjetër, diçka me shumë. Ja, si përfundon, në mënyrë qesharake, në të shumtën e rasteve, jeta e njerëzve të mëdhenj edhe kur janë legjendarë, madje!
Po të ecim se, koha nuk premton!
Kemi përpara rrugë të gjatë. Pesëqind kilometra, madje, e cila, pas pesë ditësh udhe nëpër det e nëpër kreshta valësh, vjen e mirëseardhur, si pushim. Caku i parë i kësaj rruge të gjatë, vetvetiu dihet: Kajro!
Në dispozicion janë dy shtigje, dy mundësi: të udhëtohet nëpër Saharë, që i bie një çik më shkurt, për të mbërritur më shpjet në cak dhe – rrugën tjetër, më të gjatë e me komunikacion më të dendur, që kalon gjithandej deltës se lumit Nil. Natyrisht se përcaktohemi për autostradën e Agrumit, sikurse ndryshe e quajnë këtë arterie që lidhë, pra, Aleksandrinë më Kajron. Çfarë nuk të sheh syri përgjatë këtij relacioni dyqind e njëzet kilometërshe. Fusha të gjëra e të bereqetshme, të mbjella me gjithfarë kulturash bujqësore, duke filluar nga limoni e deri të plantacionet e pambukut dhe moçalet e orizit. Por, e keqja më madhe është se, këtë relacion, vizitori sheh përsëafërmi fshatin egjiptian dhe jetën (jetesën) e banorëve në te. Me gjasë fshatarët qojnë jetë të nivelit të ulët, dhe, vështirë është të thuhet se në cilën “gradë” do të ndalej në barometrin e njësimit sipas kritereve evropiane. Kur këtu, në Deltën e Nilit (e gjatë deri në njëmijë e, e gjerë deri në gjashtëqind kilometra), jetohet aq keq e në kushte aq primitive, shtrohet pyetja si jetohet në fshatrat e tjera të Egjiptit, jashtë shejtanisë së Nilit, atje nëpër shkretëtira apo gjysmëshkretëtira?!
Rrëfimi mbi jetën e fshatarëve për dy anët e brigjeve të lumit të shenjt Nil, duhet ndërprerë për dy arsye, e para: pse kemi dëgjuar aq shumë herë shqiptimin e emrit të këtij lumi të gjatë e të madh deri në legjendë dhe, e dyta, autobusi ynë “Zetra”, gjithnjë ajër të kondensuar brenda tij, me frigorifer dhe tualet te nevojshëm për pasagjerët, tek thyen shtatin nëpër periferinë e Kajros, nëpër pjesën industriale dhe të tymosur, si gjithkund në botë, periferive të qytete të mëdha.
Tashti kemi kaluar nëpër disa ura komplet të Nilit (përpara kishim kaluar vetëm disa degëza të tij!). Ndërkohë kishim “shkelur” (kaluar) edhe nëpër Urën e Aiffel-it, madje. Nëse Parisi ka Kullën e Aiffel-it, Kajro ka Urën e Aiffel-it(!). Fjala, pra, është për dy objekte në zë vepra të të njëjtit arkitekt të njohur francez, Gustav Aiffel (1832-1923).
Bëjmë edhe ca “lëvizje” nëpër këtë qytet nëntë milionësh (dikush tha se, s’i besuam se Kajro për çdo vit shtohet për një milion banorë!) dhe ja tek gjendemi Hilton Nil. (Këtu ka edhe Hilton Ramzes, hotel “Sheraton”, po se po. Hoteli Holidey in”, thanë e kanë kapluar flakët dhe, me themel, është bërë shkrumb, gjatë rebelimit paradokohshëm të një organizate, s’morëm vesh çfarë!). Ty, përballë është Muzeu kombëtar i Egjiptit. Si çdo kund, edhe këtu, ky institucion kulturor, është hambar, është libër i madh, është kujtesë , është dëshmitar, udhërrëfyes e çfarë të duash tjetër, i historisë , i kulturës dhe përgjithësisht jetës ndër shekujt, i popujve Egjiptian.
Që andej, derisa shëtisim nga kati në kat, nga pavijoni në pavijon tjetër të tij, (nga shekulli në shekull), pleqërojmë e hetojmë se thes të vogël ditar kemi për të vendosur edhe të njëmijtën pjesë të “portretit” të këtij qyteti të madh. Heqim dorë nga të gjithat dhe sakaq gjendemi në Citadelë. Në Citadelë, në zemrën e saj, dy minare si dy duar të ngritura e të mbjella në sfondin qiellor blu! Janë këto minaret xhamisë së Mehmet Ali Pashës, mbretit egjiptian me orgjinë shqiptare, që në vitin 960 themeloi Kajron, këtë qytet modern për atë kohë! Varri i Mehmet Alisë është nën kupolat e xhamisë të cilën e vizitojnë mijëra e mijëra turistë nga mbarë bota. Fundi xhamisë është “Qyteti i vdekur” – lypset shumë punë të shpjegohet historia e tij, në anën tjetër, janë varrezat. Për këto të dytat nuk ka çfarë të shpjegohet.
Nga xhamia e Mehmet Alisë, rruga shpie drejt e në Menfis, që nuk do të thotë tjetër, pos “Mure të bardha”. E, në vend të këtij qyteti të lasht”me famë e mure të bardha, tashti shihen gërmadha, shtatorja e e Sfinksit dhe përmendorja monumentale në pozitë horizontale e faraonit më të njohur ndër faraonë – Ramzesit të dytë. E shikojmë Ramzesin të gdhendur në granit, më të dy këmbët e shkurtuara, nga tërmete a fatkeqësi të tjera elementare natyrore, e, në anën tjetër, na sillet ndërmend se ky burrë i historisë kishte përtej dyqind gra, me pesëdhjetë prej të cilave kishte pasur gjashtëqind fëmijë, mesatarisht, dymbëdhjetë me secilën. Gjersa Ramzesin e lemë të vazhdojë gjumin shekullor dhe krenar njëkohësisht, ngarendim të shohim disa prej shtatëmbëdhjetë piramidave në Saharë, të ngritura madje, dymijë e nëntëqind vjet para erës sonë. Njëherësh ky edhe ishte takimi ynë i parë me Saharën. Aty, sikur ndalej, tretej e humbiste jeta. Gjelbërimin dhe palmat plot hurma, një vijë, si e përmotshme, i ndante me shkretëtirën. Çfarë të thuhet më shumë e më gjatë mbi shkretëtirën kur miliarda është folur e shkruar njëmijë herë më mirë e më fuqishëm se to ta thosha e shkruaja unë sot. Ecim e shkojmë tek të tri piramidat e tjera, më të njohura dhe më të famshme. Tërë kohën e shpenzojmë tek ajo e Keopsit. Shënojmë se në “shtatin” e kësaj piramide janë radhitur tre milion rrasa gurësh të mëdhenj, madje shumë më të mëdhenj se një metër kub. Merre lapsin, lexues i nderuar e bën llogari! Me parë do të arrish deri të kjo piramidë se sa t’ia dalësh me sukses në krye këtij hesapi. Këtu edhe kemi hipur mbi deve këmbëgjata e shtatlarta, me e pa gungaçë…, këtu jemi fotografuar me kamina dhe pronarët e tyre, këtu kemi zbritur deri te Sfinksi më i madh në botë…, këtu i kemi bërë të gjitha marritë që i bën çdo turist nga e mbar bota”që rruga e shpie këtu, deri të këto piramida, deri nën hijen e tyre, deri të kjo gjurmë sa e lashtë, sa krenare aq edhe e tmerrshme dhe rrëqethëse e historisë. Muhabetin më të gjatë e më të përzemërt, megjithatë, këtu e kam zhvilluara me vogëlushin Ali nga i cili atë (suvenir, kujtim) që më së pakut mu është dashur. Aliu, pos tjerash, m’i ka shfaqur edhe këmbët e përgjakura e të çelura varrë, të djegura e të përcëlluara mbi rerën e Saharës. E, në anën tjetër, ishte moshatar me djalin tim të madh, Uranin! Pasi vizitojmë uzinën e papirusit origjinal, pasi kemi blerë kartushët dhe broshët (bronz, argjend, ari) me mbishkrime, pasi në”fytyrë vendi” kemi mësuar legjendën mbi bakshishin dhe “rrahjen” (shtyrjen) karaktristike në Pazar, për çfarëdo që të blesh, detyrimisht me duhet, këtu është vendi e koha, t’ia ngrit një piramidë, korrektësisë shembullore dhe, askund të paparë e të përjetuar një “change-i”, ndërruesi ambulant të hollave konvertibile me ato vendase, pra egjiptiane. Kur me xhiruesin e vyer, kur të lodhur dhe të paprintueshëm, gjithmonë me kamere në dorë, si në gjendje gatishmërie, kishim thyer të njëjtën, saktësisht të njëjtën shumë të markave gjermane, Syla kishe marrë sasi dyfish më të madhe se unë. Pas dy-tri orësh jemi kthyer në “vendin e ngjarjes” dhe, beson, çdo gjë, ama çdo ka qenë në rregull, natyrisht në saje të korrektësisë se pashoqe të ndërruesit ambulant të valutës në Kajro. Për këtë mirëkuptim dhe gjest burrëror të egjiptianit të ri kemi pirë bashkë nga një kafe të ëmbël miqësie!
Me pastaj, përskaj një kanali, rreth të cilit ishin të ngritura “shtëpitë” me primitive që i kam parë deri me sot, pa dritare, pa pullaz, vetëm me nga një birucë që duhej të ishte derë, gjithë periferisë së Kajros, jemi ftilluar për në Port Said,. Akoma pa dalë nga qyteti (Kajro), vozitësi Ahmed frenon autobusin vetëm sa të “vjedhim” me sy vendin me emër El Sadat. Mubarakun, kryetarin e tashëm, na tha Ahmedi, e duam. Naserin sikur s’e kemi dashur kurrë, tha Ahmedi, ndërroi marshin, shkeli gazin… Duhej nxituar. Deri në Port Said kemi përpara edhe dyqind e dhjetë kilometra rrugë.
Nata bie mbi ne. As djathtas, as majtas, s’e shihnim a shkretëtirën, as qytetin Ismailia, as kanalin e Suezit. Edhe Port Said-in nata e kishte mbështjellë me shami terri të dendur.
Edhe pakëz, pas gjithë kësaj udhe “detare” nëpër tokë, Anija jonë, serishmi, merr detin, për të na quar n¨w qytetin me emrin Haifë, e kjo do të thotë se, me ag të ditës se re, mirë mëngjesin dot?ia dëshirojmë “tokës (dheut) së premtuar” – Izraelit!
Dita e shtatë: Haifa, e premte, 26 shtator ‘86
Me zëmër pak si të thyer, pse nuk me ra rasti sadopak të shijojë dhe përjetoj hijeshinë, se pakut për namin që ka, Port Said-in, për të cilin besoj se nuk dimë aq sa duhet për të, aq sa ai meriton, pos emrin e mirë dhe solemn që ka, marrim rrugë për në Haifa, që është aty, krejt afër, një “vrap pele” hesapi. Po që se emrit të këtij qyteti, për shumëkënd të largët dhe të panjohur, ia shtojmë edhe emrin r shtetit kontrovers, Izrael, atëherë kjo është diçka tjetër. Të rrahurat e shpejtuara të zemrës së shqetësuar, janë dëshmia më emirë, për ketë.
Pra, nga Port Saidi, udhëtojmë, me Anijen tonë lundrojmë, në drejtim të Izraelit! Nuk di të shpjegoj shqetësimin e madh tundues që ndjej gjatë këtij udhëtimi të shkurtër nate. E di, ndërkaq se natën që u nisëm në “takimin e parë” më këtë shtet të vogël, kur nuk ka as pesë milion banorë e, ne anën tjetër, është aq zëmadh në Mesdhe (Det) ishte aq e qetë sa që fitohej përshtypja se Anija rrëshqite sipërfaqes se lëmuar e të akullt mbi ndonjë pishinë të madhe. Kjo qetësi e rehati udhëtimi sikur, vetvetiu premton qëndrim të mirë e të ëmbël në Izrael!
Takimi i pare me te, del i tillë. Haifa, limani më i madh izraelit, qëllon i veshur me diell e ngrohtësi. Pritja, përkundër formaliteteve të gjata e formale të ”pranimit” të Anijes në Port, është korrekt dhe i ngrohtë, mund të thuhet edhe kështu.
Zotëri Salomun është çiçeroni që do të na shoqëroi gjatë qëndrimit dyditor në këtë vend. Me elegancë, afarizëm dhe zhdërvjelltësi të denje prej një hebreu, ai nuk lë mundësi për derdhje kohe në punë të parëndësishme. I shkon për pe programit, e programi i ditës se sotme, është mjaft i pasur. Shpejt lëshojmë Portin e Haifës e sakaq gjendemi në qytetin e famshëm Nazaret. Qytet tejet fotozhenik. Interesant. I lashtë. Me gjurma dymijë vjeçare para epokës sonë. I kompozuar (ngritur) në një ambient të gurtë. I pastër. Pastërtia sikur është gajle e përbashkët e të gjithë tridhjetë e pesë mijë banorëve të tij.
Ky qytet ka një lidhje të ngushtë me Jezu Krishtin dhe lindjen e tij, për çka më se miri dëshmon kisha e re, ndërtuar midis vjetëve njëmijë e nëntë qind e gjashtëdhjetë dhe një mijë nëntë qind e gjashtëdhjetë e tetë, mbi gërmadhat e kishës se lashtë, që këtu e kishte ngritur dhe ndërtuar Kostaini, në shekullin e katërt. Ja, pra, më në fund,një tempull religjioz në këtë qytet të lashtë, që nuk është më i moçëm se njëzet vjeç.
Gjatë ditës se sotme përsëri do të “takojmë” Jezu Krishtin. Shkëlqesia e tij “na pret” diku në rrugë, në rrugë për në liqenin e Galileut apo Tiberias. Së pari do të ndalemi te një vendbanim interesant, specifik e karakteristik në botën mbarë, që Kibuc i thonë. Mbase është e vërtetë se, pos atributeve që ka, duhet shtuar edhe ca që, vështirë të besohet se lexuesi im, do mësoj ndonjë gjë të re. Prandaj, asnjë fjalë mbi Kibucët, (spikut këtu e kësaj radhe, ndoshta më vonë, po!).
K i b u c i!
Pasi kapërcejmë një grusht konditash të zhveshura e të thata, që, aty-këtu, si kapela të vogla, kokën ua mbulojnë plantacione miniaturale, ullishtash, në bebëz të shkrep Liqeni më dy emra: i Galileut apo Tiberias? Pakëz gjeografi: Liqeni Tiberias (ose Depresiv), është i gjatë njëzet e një kilometër, i gjerë njëmbëdhjetë kilometra e i thellë dyzet e dy deri në pesëdhjetë metra. Ky liqe është i njohur në krejt botën për faktin së shtrihet dyqind e dymbëdhjetë metra nën nivelin e detit (është në kriptodepresion) dhe se, diku nga ana e tij nis rrugën (buron) e gjatë dyqind e pesëdhjetë kilometra, sa i duhen për t’u shkarkuar në Detin e Vdekur, lumit Jordan. Duhet shtuar se përgjatë këtij liqen rrëshqet rrafsh-larta e Golanit. Ja, tani seria e “takimeve” me Jezu Krishtin. Aty, menjëherë tek buron lumi Jordan, qenka kreshmuar (pagëzuar) Jezui. Aty, atë ditë sot, në shishe të vogla plasmasti merrej ujë (i shenjtë, i bekuar), për t’u shpërndarë gjithandej nëpër botë. N”fshatin piktoresk Kana Galilejska, Jezu Krishti, si burrë i ri tridhjetë vjeç, paskësh bërë mrekullinë e parë. Ujin e paska shndërruar në vërë. Prodhuesit e vërës, kudo në botë, sot e dinë një lojë tjetër, vërën ta shndërrojnë në ujë! Në Kapernaum u ndalem në Sinagogën në të cilën ka predikuar vete Jezu Krishti. Dendur u shoqëruam me madhërinë e tij dhe do të “takohemi” prapë më te gjate qëndrimit në vendlindjen e tij në Bethlehem, bie fjala.
Tash është koha të zhytemi në ujë të liqenit Tiberias, të lajmë e pastrojmë gjynahet! Është koha t’i japin shpinën Rrafsh-lartës se Golanit e të rrezitemi në temperaturë “të ulët” diku rreth tridhjetë pesë gradë celsius mbi zero, kuptohet.
Bukuria magjepsëse e Haifa-së, si gjithë turistët e tjerë, osh e ngacmon edhe kureshtjen tonë. Haifa, posaçërisht është e bukur natën, sidomos kur vështrohet nga lartësitë pesëqind e dyzet e pesë metra e kodrinës Karmel. Nga atje shihet, si në shuplakë të dorës, tërë limani madje edhe disa ndriçime të largëta të andej kufirit, kur janë thellë në territorin e Libanit. Para se të kthehemi në Anijen tonë të lundrimit dhe të gjumit, vizitojmë uzinën e madhe e, ndër më të njohurën në botë, që eksploator dhe përpunon sasi të mëdha diamanti. Në kuadrin e vizitës kësaj uzine te specializuar, ndjekim një film të shkurtër dokumentar që fliste mbi rrugën e gjatë prej eksploatimit, zejes së hollë të përpunimit delikat dhe të ndërlikuar të diamantit e deri të shkëlqimi në gishtat dhe qafat e gjatë të burrave dhe grave (femrave) të bukura.
A jeni për një shëtitje nëpër Bethlehem, Jeruzalem dhe Tel Aviv?
Urdhëroni!
Dita e tetë: Jerusalem, Bethlehem…, e shtunë, 27 shtator ‘86
Rruga prej Haifës deri në Jerusalem e kalojmë shpejtë. Autobusët janë të mirë, komod dhe me nga një krua brenda, në të cilin gjithmonë ka ujë të ftohet akull. Gjatë kësaj rruge (nja dyqind kilometra) pothuaj se nuk na del në rrugë ndonjë befasi e madhe, pos që në të dy kahet e saj zënë sipërfaqe plantacionet e pakufishme të portokallit, limonit dhe, më pak, të pambukut. Disa kilometra para se të hyhet në Jerusalem, i merr “rruga e trimërisë” për ndër të trupave ushtarake izraelite që këtu thyen ushtrinë e Jordanisë, në vitin njëmijë e nëntëqind e dyzet e nëntë. Sikur forcat e armatosura izraelite mos të shënon këtë fitore, na thonë këtu, ku të dihet ç’do të bëhej më Izraelin e sotëm. Nga kjo pjesë e rrugës shihen bjeshkët e Judës, që arrijnë deri në tetëqind metra lartësi.
Tashti pothuaj se me të dyja këmbët jemi në qytetin ndër më të lashtët në botë. Jemi në Jerusalem, që emrin e ka aq të mirë – “Qytet i paqes” që, në përkthim të lirë do të thotë fjala Jerusalem. Në anën tjetër, shih ironinë, ky qytet, sikur kurrë në jetë, ditë paqeje nuk ka përjetuar. Nejse, pavarësisht nga të gjitha, duhet thënë se qyteti Jerusalem shtrihet mbi shtatë kodrina (disi si qyteti i Romës) dhe se është shumë i hijshëm dhe fotogjenik, ndonëse asnjë fotoreporter, sa do i rryer, kurrë, deri me sot nuk ka rritë të zë portretin e këtij qyteti në tërësi. Bota e njeh Jerusalemin si qytet të shenjtë, mitik e para së gjithash, religjioz kur në të, njëra bri tjetrës gjallërojnë tri pjesëtarët e tri konfesioneve fetare: myslimane, ortodokse dhe hebraike. Si shumë vjet më parë, as sot e kësaj dite, banorët e Jerusalemit nuk i lenë të qetë eshtrat e Muhamedit, Krishtit dhe te Davidit. Derisa myslimanet pohojnë me këmbëngulje se nga këtu Muhamedi “iku” në drejtim të panjohur, të krishterët ortodoksë e konsiderojnë vend të tyrin të shenjtë, vend i vuajtjeve dhe viktimizimit të Jezuit, hebraikët, ndërkaq kategorish thonë se ky është qyteti i Davidit. Njeriu, i painformuari (siç është rasti im!), shumë lehtë humbë rrugën në këtë “xhungël” kishash, xhamish e sinagogash. Më se shumti e më se shpeshti në këtë qytet megjithatë “takon” Jezu Krishtin që, vetëm brenda dy orësh, do të shohin kishën ku është lindur, duhet të ndiqet “rruga kryqore” të arrihet në kishën ku ka përfunduar jeta fizike e Krishtit.
Kishave s’u lenë gjë mangut as xhamitë, kur ka boll, shyqyr zotit! Altoparlantët t’i qesin veshët! Drejtë nga “gojë e metaltë” e shoqëruesit Salamud të vijnë ne vesh emra të njohur e te panjohur shenjtërish, Abraham, Izak, Mojsie, Nabukodonosor, Aleksandri i Madh, Herodi i Madh e shumë të tjerë të mëdhenj. Është e vështirë të mbahen në mend të gjithë ata emra që ky qytet i “shëtiti” shkallëve të historisë. Secili pushtues që ka shtegtuar këtu, pasi që ka rrënuar me themel të gjitha ato që i ka gjetur “trashëguar” këtu, të rejave i ka dhënë emrin e vet. Për shembull, në kohën e romakëve Jerusalemi është quajtur Aelia Capitaloni e kështu me radhë. Ja, i tillë është Jerusalemi. Ai përjetohet si një ëndërr e përzishme për të mos thënë e keqe. E ngatërruar. Si një ankth. Përjetohet kështu nga pamjet që radhitën në varg. “Muri i vajtimit” (lamentacionit), më parë është trishtues se joshës. Tubohet aty masë e madhe njerëzish mjekërgjatë, secili për vete a në grup, këndojnë dua, si në vajtim (gjëmë), lexojnë faqet e librave të trashë e të zezë. Leximin e ndjekin me luhatje karakteristike e ritmike dhe – njëmend qajnë e vajtojnë, lamentojnë, pra. Nëpër birat e këtij muri të njohur, ndoshta të vetmin të këtillë në botë, fusin copëza letrash me porositë që (nga qielli) të zbret Mesia! Këputet këtu rrëfimi sipërfaqësor, si për ngut, mbi Jerusalemin, aq më parë kur dihet se mbi këtë qytet të mistershëm, në cdo kënd të vështrimit, janë shkruar qindra e mijëra libra të trashë, janë xhiruar shumë filma dokumentar, në trojet e këtij qyteti me rrethinë janë realizuar shumë e shumë filma të spikatur artistikë, nga ana e kinematografive më të fuqishme të botës. Fama e këtij qyteti që, në afërsi prej tridhjete e pesë kilometrash ka fenomenin natyrore të quajtur “Deti i Vdekur”, është aq e madhe sa që tërheq vëmendjen e turistëve endacakë e kureshtarë nga mbarë bota.
Në Bethlehem, ndalemi një çik vetëm sa të vizitojmë vendin e lindjes se Jezu Krishtit. Çudi sa i afër tingëllonte ky emër misterioz dhe mitologjik, njëherësh. Emër i afërt, i mistershëm,i frikshëm, (ruan zot mekati!) dhe i kobshëm, ne të njëjtën kohë. Një ndjesi e tillë përjetohet gjatë qëndrimit të shkurtër në Bethlehem. Fitohet përshtypja se ke lindur dhe je rritur në këtë qytet, “vëlla të vogël” të qytetit të Jerusalemit, që është aty, afër në distancë prej dhjetë-pesëmbëdhjetë kilometrash, hiç më shumë. Bethlehemi, lirisht mund të thuhet se gjendet në periferi paksa me të shkëputur të Jerusalemit.
Pas vizitës, përnjëmend të shkurtër por efektive të këtij qyteti të gurtë e të mistershëm, sikur përnjëherësh dalim në ajër të pastër kur pas pak çastesh, gjendemi në Tel Aviv, respektivisht, në Jaffa, pjesë e lashtë e këtij qyteti të ri e krejt modern. Jaffa bashkë me pjesë e re dhe bashkëkohore të Tel Avivit, përbëjnë kryeqytetin e Izraelit, shtet i vogël, më vetë pesë e diçka milion banorë, por, me sherr të madh, sidomos ndaj palestinezëve të ngratë, kur në trevat e tyre shekullore, heqin të zinjtë e ullirit dhe nuk gjënë paqe dhe rehati. Nga vizita e shkurtër, krejt e beftë, në këtë qytet të ri e modern, të vetmit të këtillë ndoshta në tërë Izraelin, emri i të cilit, në përkthim do të thotë “bregore pranverore”, ndahemi si me vajë në buzë dhe duke pëshpëritur bjë mallkim të urtë në adresë të agjencisë se udhëtimeve duke thënë halla mos i qoftë, që na mblodhi e me shpejtësi evakuimi, na largoi nga qytet i bukur akoma ende pa e shijuar si duhet bukurinë joshëse të tij.
Dita e nëntë: Limasol, Qipro, e diel, 28 shtator, ‘86
Mbrëmë në ora njëzet e një kemi lëshuar portin Haifa. Me atë çast edhe jemi përshëndetur (njëherë për njëherë!) me Izraelin, si shtet e, më shumë si fenomen. Dhe, as afër mendësisë nuk jemi të zbërthejmë atë përjetim të takimit të parë më këtë shtet të cilin, fale realitetit objektiv e “shkelëm” (e vizituam) të terin ose se paku gjithë atë që atje është më interesantja dhe më e çmueshmja.
Por, ja se tani Anija jonë, ndërkohë ka ngrenë disa milja në drejtim të Qipros. Mos(dija)marrëveshje e parë që lindi mes udhëtarëve ishte se ku bën pjesë ky ishull i njohur në botë, që sipas legjendës së bukurisë, hyjnesha e bukurisë Afërdita, lindi nga shkumë e bardhë (që s’është në legjendë) e detit dhe nga velët e detit doli pikërisht në ujdhesën e Qipros. Të paret thanë se Qipro i takon kontinentit të Azisë, të dytët thanë Evropës, ndërkaq të tretët heshtën dhe bënë mirë që heshtën.
“Qipro bën pjesë (i takon) Mesdheut dhe gjashtëdhjetë e pesë kilometra është larg Turqisë, treqind e njëzet e pesë kilometra larg Egjiptit dhe plotë katërqind kilometra ujdhesave të tjera të Greqisë” – shkruan, ndër të tjera, në faqen e parë të librit të parë të gjeografisë e, shkencëtari (autori) atje fare nuk precizon cilit nga kontinentet në dispozicion: Evropë, Azi, Afrikë, i takon kjo ujdhesë. E, me gjithë dilemat, megjithatë, të gjithë e dinë se kjo ujdhesë më nëntëmijë e dyqind e tetëdhjetë e dymijë kilometra sipërfaqe katror dhe shtatëqind mijë banorë , megjithatë, bën pjesë në kontinentin e vjetër, Evropë. Po kujt, de facto, i takon Qipro në planin gjeopolitik, Turqisë apo Greqisë, duhet ë pyesim dy liderët kryesor aktual, Cipriano-n dhe Dengtash-in
Sa herë që zihet në gojë Qipro, aq herë njeriut i bie ndër mend Nikozia, disi sikur të mos ishte emër qyteti por shteti, sa herë zihet në gojë emri i këtij qyteti, aq herë të kujtohet emri Makarios dhe mjekra dhe pelerinat e zeza, aq herë bie ndërmend “kriza çipriote” dhe trembëdhjetë shkurti i vitit njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë, kur turqit qipriotë shpallën autonominë e shtetit federal qipriot turk. N a sillën ndërmend edhe shumë e shumë imtësia të tjera mbi këtë ujdhesë trupin e së cilës nuk e lagë, nuk e përshkon asnjë lumë. Mirëpo, mbi asnjërën prej këtyre të dhënave nuk do të flinte më këtë rast, madje as mbi etimologjinë e vetë fjalës Qipro, që nuk do të thotë gjë tjetër, por Bakër, nga se edhe kjo dihet tashmë! Fletët e ditarit të ditës se sotme (e diel, njëzet e tetë shtator njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gashtë) me diell shumë e temperaturë tejet të lartë, mbi tridhjetë e pesë gradë, e përfundojmë vetëm me disa fjalë mbi qyteti bregdetar Limasol, në portin e të cilit që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, është ankoruar Anija jonë me të cilën lundrojmë nëpër Mesdheun Lindor.
Pas ditës së djeshme, qe përnjëherë kishin vizituar Jerusalemin, Bethlehem-in Tel Aviv-in me Jaffë, kur lypsej thes i madh ditari për të vendosur veç të njëmijtën pjesë të asaj që kishim parë e vizituar, Limasol-i duket si një limonadë e freskët që me një gllënjkë do e “kapërdinim” me gjithë tetëmbëdhjetë mijë banorët, sa i ka.
Përndryshe, kjo qytet i bukur, ruan nja dy-tri gjurmë lashtësie, sa për të qenë, (Kuriumin, bie fjala) të cilat i vizitojmë shpejt e shpejt, pa ia vë veshin gjithaq shoqërueses sonë simpatike dhe tejet mikpritëse (të cilës nuk i dhanë mylqet as të prezantohej si duhet, nga se aty-për aty, ia dhamë emrin Afërditë !), të bindur se për të kaluarën e kësaj qyteze nuk është duke kallëzuar “sende” aq të rëndësishme e interesante.
“Limasoli është lokalitet historik” –thotë ajo dhe shton –“ në gjirin e vet bregdetar ka përtej tetëdhjetë hotele, secili më i bukur se shoqi”.
Një qytet më njëqind e tetëdhjetë mijë banorë të këtë tetëdhjetë hotele, po kjo është një gjë shumë e mirë dhe kuriozitet në vete. Mësojmë, po ashtu, ka klimë shumë të mirë, kjo do të thotë se këtu behet rrushi mirë e, ku ka rrush të mirë e kualitativ, kultivohet edhe vëra e mirë dhe kualitative. Pra, është e njohur në botë vëra e këtushme Komandaria, që radhohet këtu dhe gjetkë në Qipro. Në ndarje, nikoqiri nuk pati “zemër” të na nderoi me vërën njohur, në vend teë saj mund të zgjidhnin midis vërës “Othelo” dhe “Olympus”. Shumica e udhëtareve të Anijes sonë preferuan këtë të dytën, “Olympusin”, mbase edhe për shkak të firmës ekzotike e, morëm rrugë. Mëzi prisnim që, atje diku, tej horizontit, të shohim (vizitojmë) një nga shtatë a tetë, sa janë gjithsej, Çuditë e Botës – Kolosin e Rodosit, (i lartë tridhjetë e katër metra). Për ne, pjesëmarrësit e këtij kryqëzimi të këndshëm nëpër Mesdheun Lindor, kjo ishte çudia e dytë e botës. E para ishte Piramida e Keopsit. Gjatë këtij shtegtimi na presin edhe shumë befasi të tjera. E, për të tjerat do të flasim në flete e reja të ditar. Këtu e me këtë rast vetëm mund të shtohet se, sa i pasur është “Baseni i Mesdheut” në përgjithësi, me monumente të lashtë e të rëndësishme, shumë prej të cilave, pra, janë të njohura në rang a shkallë botërore.
Në Anijen tonë, sonte, deri në orët e vona të natës, apo më drejt, deri në orët e hershme të mëngjesit, zgjatë ballo me maska, loja dhe vallëzimi i zhurmshëm, me maska.
Papritmas agu i ditës se re, na gdhin në Rodos. E Kolosi, ku është?
Kolosi është atje, në kodrinë, mbi Rodos!
Nesër: Dita e dhjetë: Rodos, e hënë, 29 shtator ’86.
Kolosi i Rodosit ishte një statujë e perëndisë greke diellit Helios, e ngritur në qytetin e Rodosit, në ishullin grek me të njëjtin emër. E hënë, 1986.
Fiks ne ora njëzet e një, Anija jonë, lëshon Portin e Rodosit, të ujdhesës, pra, me të njëjtin emër. Ky precizitet nuk shënohet rastësisht. Në vete psherëtij, eh medet, sikur në të gjitha punët tona të kishte përpikëri dhe respekt orari, sikurse është ai në Anije, më mirë do të ishim, në çdo pikëpamje!
Në Rodos, kaluam tërë ditën e lume. A ka 4’të thuhet më shumë të re mbi këtë “ishull lulesh”, sikurse e quajnë edhe ndryshe, Rodos-in. Kjo është çështje!
Është ky ishulli kryesor në arkipelagun Peloponez kur zë sipërfaqe të madhe, njëqind e dyzet e katër kilometra katror dhe ka nëntëdhjetë mijë banorë. Është ishull kodrinor, si shumë ujdhesa të tjera të këtij harku, pa asnjë rrjedhë lumi! Bjeshka, maja më e lartë e saj, njëmijë e dyqind e dyzet metra, është ajo me emrin Atairo dhe – ora e gjeografisë mbaroi!
Me të arritur në Rodos, zhuritemi që sa më shpejt t’i biem në gjurmë Kolosit të famshëm.
Ndonëse historia na mëson se këtë monument kushtuar Perëndisë se Diellit, Apollonit, që zë vend midis shtatë a tetë Çudirave të tjera të botës, në vitin e largët, njëzet e dy, para epokës sonë e kishte goditur një termet i fuqishëm dhe e kishte rrënuar, megjithatë, dy shtylla a kariatyda, mbijetuan fatkeqësinë dhe, ja, tek gjendën aty, edhe sot e kësaj dite, pozitë të një hapi gjigant, ka qëndruar Kolosi. Sot mbi ato kariatyda qëndrojnë një drenushë dhe një dren me brirë. Dikur, anijet kalonin nen këmbët e hapura të Kolosit, sot e dymijë e njëqind vjet kalojnë nën kupën blu të qiellit të paanë mesdhetar. Çiçeroni nga Rodosi me emrin Farunios, e kryen detyrën e vet me, pedanteri e rutinë të përkryer. Orë e çast e ndalon autobusin dhe me gisht tregues bën me gisht nga ndonjë gjurmë, për shembull, nga Tempulli i Apollonit, pakëz më poshtë, është Stadiumi autentik olimpik, andejpari është edhe tempulli i Afërditës, e kur vjen deri të tempulli i Athinës, na thotë se ai gjendet më larg, nja gjashtëdhjetë kilometra në lindje të Rodosit. Pa numërimit të gjithë këtyre monumenteve duke futur këtu edhe Liceun sotëm të Oratorisë, atje diku në kodrina. Kur hedhim shikimin andej shohim një dhi të kuqe duke kullotë për shatë pale qejfe, çiçeroni, Farunios, me shaka, thotë se ajo është zonja Maria Magdalena. Pos znj. Magdalena, aty afër vërejtëm edhe një deve Kamilë, binâ. Në anën e saj të majtë ishin varur shkallët. Greku dinak i kishte “ngjitur” aty për të hipë me kollaj mbi deve. Zbulim. Inovacion.
Itinerari i ditës se sotme çon në Lindos, atje ku mbi një kodrinë, nga larg do të shohim akropolin, tempull i Atenës, të bijës se Zeusit. Para se të mbërrijmë atje për pakëz ndalemi në plazhin e madh e modern “Ferilaki”, këtu ndalemi sa për të përkujtuar se mbi ketë hapësirë skenografike është xhiruar filmi spektakolar amerikan“Topat e Navaronës”, dhe për të zënë leksionin e parë pse Greqia e vogël, ka turizëm të madh, shumë të zhvilluar. Vetëm Rodosi, bie fjala, ka përmbi treqind e pesëdhjetë hotele të të gjitha kategorive, sidomos luksozë dhe të standardit të lartë, më mbi pesëdhjetë e pesë mije shtretër. Rodosi ka edhe aeroportin e vet me një frekuentim prej më shumë se një milion udhëtarësh, kryesisht turistë nga vende e vise të largëta të botës, sidomos nga shtetet skandinave. Në rrugë sipër ndalemi në një nga dyzet e katër fshatrat e ishullit Rodos, sa për t’iu mrekulluar duarve të vyeshme të mjeshtërve tek prodhojnë stoli nga glina.
Lindosi është i bukur nga se është i bardhë si floku i borës, si i tillë, ia merr mëndet çdo vizitori, prandaj ata për pak harrojnë Nekropolin dhe tempullin e Atenës sipëri tij. ( greq. Athêna, e bija mitologjike e Zeusit që, sipas legjendës ka dalë nga koka e tij, perëndeshë mbrojtëse e artit dhe dredhive, sidomos të femrave, mbrojtëse e trimave dhe qyteteve, sidomos e qytetit Atenë (Athinë), perëndeshë e luftës; (tek Romakët: Minerva). Më kureshtarët u koptisën shkallëve e mbërrijnë atje lartë. Gomarët në grumbull janë ata përherë të gatshëm që bythëtrashat e dynjasë së bardhë dhe mysafirët e tjerë dembelë e përtacë, t’i bartin deri atje lartë, ku është ngritur tempulli i Atenës. Nga atje lartë shikimi zbërthen e kërcen visoret e mrekullueshme, për t’u ndalur atje larg mbi syprinën e Detit të hapur Mesdhe. Hiq ata pak taksistë me gomarë, Lindosi karakteristik e tipik për ngjyrën e bardhë, të gëlqeres se bardhë më të cilin janë të cilin shtëpitë janë gëlqerosur, jashtë e brenda, mbase është i vetmi fshat në Greqi dhe në botë, që kultivon zejen e thurjes se ojmeve. E tërë rruga kryesore e fshatit që, prej sheshit, çon drejt e Tempull, është shtruar me basma e qëndisma çudibërëse, të bardha paftë.
Fjalë pas fjale, sikur jemi harruar krejt dhe, ja, tek iu kemi afruar krejt ngatë, qytetit turistik turk, të bregdetit mesdhetar, Kushadasi. Në anën tjetër, në Anijen tonë, ende vazhdon “koncerti ”humoristik “Mikrofoni është i juaji”, aq mirë i njohur për gjeneratat paksa më moçme.
Dita e njëmbëdhjetë: Kushadas, e martë, 30 shtator ‘86
Kaherë duhet të këtë ndodhur, diku nëpër natë e nëpër det, larg (vetë)dijës sonë, se kemi lëshuar dallgët (herë-herë) të trazuar të Detit Mesdhe dhe se tani, i jemi hedhur në “përqafim” dertit tjetër, vëllait më të vogël të Mesdheut, Detit Egje!
Deti (Egje) është parehatshëm!
Edhe Anijen tonë e bën si të ishte e dehur. Salla e ngrënies në Anije, pothuaj se është pa asnjë “abonentë. Vend darke , përndryshe shumë të pasur dhe solemne, na janë ndarë rriska peksimeti e, shumë më shumë, qese plasmani. Ndër pak udhëtarët e qëndrueshëm e të hareshëm ato çaste te vështira, është edhe autori i këtij ditari që, ja vazhdon punën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo ishte dëshmia më e mirë se kush sa e do detin dhe nuk i trembet atij dhe se kurdoherë është i gatshëm për rrugë sado të gjata deti.
Kushadasi, emri i të cilit nuk do të thotë tjetër pos “ishull zogjsh”, është për aq më i freskët se Rodosi i djeshëm. Njerëzit e këtushëm janë të ngrohtë dhe mikpritës.
Turku i ri me emrin bombastik, Barbaros, në një frëngjishte të rrjedhshme do të nis kallëzimin e shkurtër për Kushadas-in, ku teksa kemi zbritur e më shumë për qytetin antik Efes, të cilin do ta vizitojmë më vonë.
Kushahas-i, thotë ai, është turistik, s’do mëndë. Qytet tejet i ri. Tipik bregdetar. Me hotele plotë. Midis të cilëve është edhe hoteli “Ismet”, aq shpesh edhe presidenti i Republikës së Turqisë. Nga Kushadas-i i lashtë pothuaj se nuk ka ngel asgjë. Asgjë pos Karavansarajt, ndërtesës se moçme, ku dikur kanë pushuar karvanët e rrugëve të gjata. Në këtë godinë, sot thurën qilima të dimensioneve të ndryshme që emër të përbashkët kanë cilësinë e lartë.
Të prirë nga çiçeroni Barbaros, tashmë jemi në afërsitë qytezës Selxhuk, ku detyrimisht, duhet në shohim vetëm një gjurmë në formë shtylle të tempullit të dikurshëm të Perëndeshës së Pjellorisë, Artemida, që dikur, ky monument hynte në radhën e shtatë-tetë Çudirave të botës.
Tashti jemi në pragun e vendbanimit të lashtë antik, Efés. Gjurmët e këtij vendbanimi të lashtë, që kulmin e e zhvillimit e kishte arritur në periudhën e lulëzimit të kulturës helenistike, janë ndër më të ruajturat në botë. Çiçeroni ynë, Barbaros, me hapa të gjerë kalonte etapa të mëdha historike. Nuk e ka për të keq, aq më pak, për përtesë, por është e vërtetë se ndërkohë, madje edhe bregu i detit, që dikur, në epokën e famës dhe të lavdit, ia lagte thembrat, i ishte larguar madje për dhjetë kilometra. Delta e lumit Meader “detin” e Efes-it e kishte shndërruar në tokë të punueshme pjellore, ku pos plantacioneve të limonit, portokallit e mandarinës, shumë frytdhënëse , aty janë edhe “arat” mbjella me pambuk.
Si e paharruar e thellë në kujtesë ngel fjala përfundimtare (përmbyllëse) e nikoqirit tonë: “Tërë që nuk gjendet (shihet) sot në Efés dhe rreth tij, gjendet dhe lirisht mund të shihet nëpër muzetë e mëdha të Evropës” dhe, shton, “prandaj ju porosis unë juve, urdhëroni e shkoni në Efes, pesëqind kilometra në jugperëndim të Stambollit, ose, nëse doni, nëpër Muze të mëdha të kontinentit të Evropës. Ua preferoj përpara mundësisë së e dytë, të parën nga se, njëmend, në Efes ka çfarë të shihet dhe të vizitohet!”.
Deti Egje sonte, po sonte, pikërisht në orën njëzet e një e pesëdhjetë minuta, është quar peshë kur me detyron, desha s’desha, të vë pikën në shënimet e ditarit. Kjo është punë e imtë në krahasim me atë se, deri në fund, e prishin solemnitetin që sonte duhej të zhvillohej në kafenë e Anijes sonë, kur pritej të zgjidhej bukuroshja e lundrimit tonë, me Anijes tonë, nëpër Mesdheun Lindor.
Sa zemra e thyer femërore, ngeli sonte e ngujuar në ngushticën e kabinës se fjetjes në Anije, pa gëzimin e gëzimit të pjesëmarrjes në garën e bukurisë, kur secila pandehte se është më e bukur se shoqja.
Nesër takohemi në Athine. Juve ju dëshiroj natë të mirë e gjumë të ëmbël, ndërkaq mua,nuk di fare se ç’është duke me pritur!
Dita e dymbëdhjetë: Pirej, Athinë…, e mërkurë, 01 tetor, ‘86
Mbrëmë Deti (Egje) ishte aq i hallakatur sa që gjysmën e udhëtarëve të Anijes sonë i lidhi për shtrati. Ashtu tek tundeshim maje valësh, me rënë ndërmend lundrimet e gjatë të Odiseut, po këtij shtegu të Egjeut dhe Bekimi (Fehmiu) ynë dhe roli i tij i mrekullueshëm dhe antologjik në filmin dhe në serinë më televizive më të njëjtin titull, e që, famën e personazhit që e interpretoi e endi përtej deteve dhe oqeaneve. Në botën mbarë.
Të paçim, o, Bekimi ynë i madh thërras këtu në “dhomën” (kabinën) time që mbi derë mban shenjën U me numrin tridhjetë e nëntë. S’e kam të qatë, mos ndërkohë, kemi lanë detin Egje e , ndoshta, kemi dalë në Detit Jon, që etimologjikisht del se emrin e ka marrë prej fjalës shqipe i Joni, pra. I çuditshëm është, mendoj, lundrimi nëpër ujëra të paanë. Kalohet prej valës në valë, prej tallazit në tallaz, pa e marrë vesh se ku je dhe cilit “ujë” të madh ia shkel shkrepat!
Mëngjesi i ditës se sotme na zbardhë në Portin famëmadh Pirej që, ne mos ndryshe, e mbajmë mëndë nga filmi i shkëlqyer “Kurrë të dielën”, i regjisorit francez, Jules Dassin. Të përkujtojmë se në ketë film aktorja greke me origjine shqiptare dha një kreacion të lartë artistik kur më njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë, në festivalin e Cannes u nderuar me çmim për interpretim. Por lexuesit dhe përgjithësisht opinioni publik shqiptar zonjën Melina Merkuri e kujton nga interpretimi i mrekullueshëm i melodisë legjendare, së paku dikur na dukej se është e tillë, “Fëmijët e Pireut” , në të njëjtin film. Në këtë çast, gjersa po i avitemi Portit të Pireut, zonja Merkuri, është ministresh e kulturës në qeverinë aktuale grekë. Vasilisi, po vetë Vasilisi, i vrugët ashtu sikurse i ngrysur është edhe vetë agimi i mëngjesit të kësaj dite të re, ditës së parë të muajit tetor të vitit njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë, s’denjon të çelë gojën. Si guid me përvojë shumëvjeçare që është, supozon dhe nuk gabon se, mbi Pireun s’ka pse të na flas aq shumë. S’e është zhvilluar shumë, sa gati është ngjite (bashkuar) me Athinën, s’e ka lulëzuar ekonomikisht, sidomos në lëmin e turizmit, një gjë e tillë shihet me sy të lirë. “Ligjërata”, dy-tri fjalësh mbi Pireun, logjikisht se është shumë e shkurtër. Përtej dyqind mijë banorët e këtij qyteti, si në shumë anë të Greqisë, jetojnë, mirë jetojnë na turizmi dhe, kuptohet, nga detaria.
Krejt papritmas zotëri Vasilisi sinjalizon që ndalemi aty në Mirkroliman. Në liman të vogël, pëshpëriti ai me qesëndi, kënaqësia është e madhe!
Edhe tetë kilometra rrugë nga Pireu deri në Athinë do të kalonin shpejt dhe pa shumë fjalë, sikur mos të ishin aq të shpeshtë semaforët, prandaj edhe ndalimet e detyrueshme. Ato sikur e shtyn ciceronin tonë simpatik z. Vasilis, të japë informata të shkurtra telegrafike mbi qytetin e Athinës, tashme katër milionësh. Në Athinë, pothuaj se ka banorë aq sa ka në gjithë pjesën tjetër të Greqisë. Me gjithë ato ujdhesa e siujdhesa që i ka.
Tashti nga Vasilisi presim të dëgjojmë të dhëna plotësuese mbi Akropolin, (që rrallë ndodhë ta gjesh të qetë e të pastër, pa u zhvilluar në krahët e tij ndonjë arnim dhe intervenim ndërtimor), presim informacione eventuale mbi Panteonin, mbi Hretejonin, mbi Arqipelag , me kot presim të përmendën emrat e kumbueshëm dhe të njohur në terë botën: Solomon, Pizistrat, Klisterit, Periklos, Drakon, Hadrijan… Në vend të këtyre e informacioneve të tjera, z. Vasilis thotë se sot në “territorin” e Athinës punojnë pesëdhjetë e pesë teatro, shumica prej të cilave janë të njohura edhe jashtë Greqisë, se këtu ka mbi treqind salla të kinemasë, as sa ka edhe skena verore. Duhet përmendë edhe Muzeun Kombëtar të Arkeologjisë, shumë të pasur me eksponate të rralla dhe shumë të vlershme, pastaj shkolla politeknike, ajo e artëve të bukura, nga fillojnë e mbarojnë të gjitha rebelimet dhe grevat që këtu, nuk janë dukuri e rrallë. Një e tillë mund të pritet edhe sot, në vigjiljen e zgjedhjeve komunale! Ja, atu pranë e pranë janë edhe dy sheshet zëmëdha (në qendër të qendrës se qytetit), të Athinës: Sintagma dhe Omonia (bashkimi, fuqia, pajtimi…, ashtu disi).
Të vish në Athinë e tèe os e vizitosh Akropolisin, është gjynah sikur të vizitosh Parisin e mos të shish Kullën e Aiflel-it, Portën Triumfale apo Luvrin, muze…
Hipin në kodrinën e lartë njëqind e pesëdhjetë metra ed bashkë edhe me shumë turistë të tjerë, për kush e di të satën herë, dëgjojmë të njëjtin rrëfim mbi Akropolin dhe “oborrin tij, kariatydat, shtyllat pak të lakuara të Panteonit. I mahnitemi bukurisë se këtij monumenti të Athinës, e cila, dyer e dritare, i ka kthyera ne drejtimin të këtij monumenti prej të cilit korrë aq shumë përfitime, sidomos në sezonin turistike që nuk soset kurrë në Athinë. Nga këtu të zë syri mbarë Athinën në tërë shkëlqimin e saj të bardhë, kur ka një arkitekturë elegante dhe të pa trazuar, pothuaj se nga asnjë grataqiell ardhacakë. Ndahemi prej Athinës me pyetje të heshtur e plotë xhelozi në buze: A thua, si arritën athinasit (grekët në përgjithësi) të shlyejnë çdo gjurmë të kulturës dhe të historisë turke, për më tepër kur dihet se edhe këtu, si në tërë Ballkanin, Turqia e kishte shtrirë teshën e sundimit shumëvjeçar!
Koha nuk premton.
Duhet te nisem për në Korfuz.
Kalojmë nëpër Kanalin e ngushtë të Korinthit. Ai është i gjatë gjashtë kilometra e katërqind metra, dhe i gjerë njëzet e tri metra, aq sa ishte edhe në ditën e inaugurimit, është pak më i thellë se njëmbëdhjetë metra, aq sa ishte i thellë edhe ditën e inaugurimit, në vitin njëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tre.
Korfuzi!
Nesër: Dita e trembëdhjetë: Korfuz, enjte, 02 tetor, ’86.
Nuk janë raste të rralla, sikurse e dini, që edhe shteti edhe kryeqyteti të mbajnë të njëjtin emër. Për shembull, Algjer, (kryeqytet), Algjeria, Shtet), Meksiko siti, Meksiko e kështu me radhë. I ngjashëm është edhe rasti me Korfuzin që i shkojmë në “takim” ashtu siç ishte edhe rasti më Rodosin e para dy-tri ditësh. Janë këta emra dysh: edhe të vetë (si)ujdhesave dhe të qyteteve që gjenden në to.
Ja, tek mëngjesin e hershëm të ditës së dytë të muajt tetor njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë, jemi në Korfuz. I thonë edhe Korfu. Vendasit e quajnë Kerkyr, e ky duhet të jetë emrin më autentik i tij. Pa dilemë. Pikërisht në këtë “temë”, zëmë n’thu me shoqëruesin tonë Andre, një i moshuar tejet simpatik që vlon nga inteligjenca. Ai flet bukur gjermanisht, nga se në Gjermani ka studiuar, por për bukuri ia thotë edhe frëngjishtes, po sikurse të kishte lindur dhe të ishte rritur anës lumit Seine. Flet edhe italisht, pakëz më ngadalë se italianët…
Kerkyra, pra Korfuz, nxjerr etimologjinë nga fjala Selieria, drapër dhe shpjegon se, meqë përpiluesit e parë të hartave ë hartave gjeografike janë venedikasit, ata në letër kanë vu emrat e shumë vendeve sipas dëshirës. Pastaj, nikoqiri, telegrafikisht sqaron se, Korfuzi, ky “xhep klimatik”, është shumë i vizituar dhe se, në një fare dore, është mekë për turistë të shumtë. Si për dëshmi, në atë çast e sipër, fjalët ia merr zhurma e një aeroplani që furishëm fluturon mbi kokat tona e që pak dekika me parë është shkëputur nga aeroporti i afërm. Zhurma është e tillë sa që fitohet përshtypje se fshin me bisht tërë qytetin Korfuz.
Korfuzi është vend liridashës, të cilin kurrë nuk e shkeli asnjë këmbë (e keqe) e Perandorisë Osmane. Mësojmë se këtu, pikërisht në Korfuz lindi kënga si shprehje artistike. Duke shënuar këtë sipër, kemi arritur deri të Pallati i Ahilit (Akilit), duke besuar se nuk e keni harruar atë shprehjen aq shpesh të përsëritur, “thembra e Akilit”, (Akili, apo Ahili, mund të plagosej vetëm në një vend, në thembër: nga kjo: dobësia, ana e dobët e një njeriu), në vitin njëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e ngriti princesha Elizabeth, në shenjë të respektit dhe admirimit që kishte ndaj kulturës, artit dhe, përgjithësisht, ndaj popullit grek. Vërtetë princesha kishte pasur një talent të rrallë dhe shije të hollë, kur kishte blerë pikërisht këtë thep ujdhese dhe aty kishte ngritur Pallatin që sot e gjithë ditën i thonë Pallati i Akilit. Shumë përpara princeshës Elizabeth, gjatë rrugëtimit të tij aventurier, këtu kishte ardhur Odiseu pas së dashurës se tij, Nansikaja.
Shëtitjen e shkurtër (gjysmë ditore) në Korfuz e mbarojmë në Esplanadë. Jo, nuk është hotel! Esplanade në Korfuz i thonë sheshit të qytetit që është ndër më të mëdhenjtë dhe të hijshmit në Mediteran.
Në Anije tonë, sonte ka festë. Shpallet bukuroshja e udhëtimit, lundrimit tonë pesëmbëdhjetë ditësh, nëpër Mesdheun Lindor!
Nesër: Vera ime në Dhërmi
(Ndërlidhje…
Disa vjet pastaj (2008)
I
vera (ime) në Dhërmi
° (ku u lind P. Marko, me parakalim nëpër Himarë dhe nëpër fshatin Piqeras, të Vedat Kokonës).
“Dora jonë punëtore,/ Që lind çdo pasuri,/ Si një fole qiellore,/ Të bëri Dhërmi…”.
(P.Marko)
Në çastin kur, kohë më parë, qita në letër reportazhin modest, atë me titull, “Me Valbonën nis Shqipëria”, sikur përnjëherë para meje u krah-hapë panorama e shtatit të gjatë e perri të Shqipërisë lozonjare. (Që e duam aq shumë, edhe atëherë kur nuk rri rehat, kur na bën xhelozë, pse dikujt tjetër ia luan synë!, ose kur na vreros, pse në dorë i thyhet ndonjë e keqe, ndonjë ngjarje e shëmtuar a një tjetër e pa-prime. Ajo, prapë na rimerr, na shti në gji, dhe kështu vazhdojmë ta duam, nga se Ti, Shqipëri, moj, e di mirë, “Shqipëri moj,/ Pikë uji,/ Në shuplakë të t’eturit” – je për ne, moj, siç bukur e tha, në poezinë e vet, i biri i Çabratit, A. Podrimja).
Pasi dihet se më Valbonën nis Shqipëria, duhet të dihet edhe ku mbaron, ku soset Shqipëria. Dihet, por nuk duam ta themi. Konispoli, vetëm se është lokaliteti më jugor i Shqipërisë, por jo se aty soset Shqipëria, jo, jo!
Një por është e vërtetë, nuk bën, kurrsesi nuk bën që kapakët e këtij libri plot Shqipëri, të mbyllën pa e marrë rrugën e ëndrrave, nga Vlora në drejtim të Sarandës, gjithandej rrugës që gjarpëron dhe e thyen shtatin, bregut të Detit Jon. Dhe, e përsëdyt, mos të thotë kush se e ka parë Shqipërinë pa e bërë atë rrugë të mrekullueshme Deti.
Fole e parë, synim i parë, në këtë relacion, është Dhërmiu. Tek kur arrihet atje e (mbase i shtrirë mbi valët e detit të kulluar a mbi zallin kristalor të plazheve) ia sheh shtatin e gjatë (lartë) dhe të shpëlarë, Llogorasë, e matë m vështrim dhe përnjëherësh bindesh se çfarë bukurie kishte rruga që leqon gjithandej faqes saj. Gjersa me autobusin nder-urban, kalonim leqet (serpentinat) më të thyera, por më të bukurat që mund të shihen fytyrë-dheu, provonim t’i identifikonim ato (disa) leqe që i kishim parë, kush e di se kurë, në një film artistik, mjeshtërisht të realizuar të kinematografisë shqiptare, të atij me titull “Udha e shkronjave”, apo ndonjë tjetri, e parëndësishme fare, kjo!
Nuk e di pse, por kjo është më se e vërtetë, kësaj vere (2008), më parë së t’i mrekullohem rrugës bregdetare, Vlorë e tutje, me ishte pikur që të veroj, të kaloj disa ditë pushimi në Dhërmi. Më parë se plazhet e këtij fshati të madh të Himarës, kur ishin të virgjëra e përrallore, atje sikur më grishte dhe ngashërente, zëri i të madhit Petro Markos, kur është legjendë në përmasa shumë më të gjera se që është Dhërmiu, Himara, tërë Shqipëria, por edhe shumë më gjerë. “Zëri” tij pra, ishte ai që me ftonte atje. Ai ishte zë kushtrimi. Pasi ishte kështu, e kështu ishte vërtetë, akoma pa u vendosur mirë në krahun Jaliskar, të plazhit të Dhërmiut, ashtu i lodhur dhe i rraskapitur, i koptisëm rrugës së thepisur për të mbërri të shtëpia e lindjes, e fill pastaj, të varri, shtëpia e pushimit të mëtejshme, të Petro Markos. Veçse e ngre vështrimin për të parë cakun, me këputën këmbët. Fshati Dhërmi ishte atje lartë, shumë më lartë se mali i Llogorasë ose ai i Çikës, të cikun në det. Në atë çast para këmbëve me ndalet një makinë luksoze. Zotëria as që me jep afat të sqarohem shumë. Kur i them se jam nisur në drejtim të shtëpisë e lindjes dhe varrit të shkrimtarit të madh që, Dhërmiu ia fali letërsisë shqiptare, ai veçse nuk thotë se nuk lypsën më shumë shpjegime dhe se për këtë meritoj të me shpien më dhe dhjetë herë më larg. Me thotë se quhet Mustafa Martinaj, se është krushk (dhëndër) i Dhërmiut dhe se baskë me të shoqen dhe dy fëmijët jeton në Laç. Menjëherë tha se më shtatëmbëdhjetë shkurt 2008, bashkë më njëzet e një anëtar të familjes, ishte në Kosovë për të qenë prezent në gazmendin e festës së madhe me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me pak fjalë, si e do rëndi, prezantohem. Pasi, nga larg e shohin shtëpinë e lindjes se shkrimtarit të ndjerë dhërmiot, (ato ditë më të madhe kishin filluar punët në rregullimin e kësaj shtëpie që, tani e tutje, me urdhrin e kryeministrit aktual të Shqipërisë do të shpallet muze dhe se qendra kryesore e Dhërmiut do të mbajë emrin Petro Marko, (1913-1991), dhe se varri i tij të ndreqet e rregullohet mirë dhe në mënyrë të denjë, ashtu siç e meritojnë burrat e mëdhenj të kombit. Të varri i tij, shkrimtarit se ia shtrojmë të njëjtën pyetje që Petro Mako plak, kur e interviston Petro Markon e ri, e pyet: ç’mund të thuash për origjinën tënde dhe fëmijërinë?
Përgjigje: – Me sa kam dëgjuar, me sa di, unë rrjedh nga një familje që në fshatin Dhërmi quhet Bua. Shekuj më parë, erdhi për t’u strehuar Gjin Bue Shpata, nipi i luftëtarit Gjin Bue Shpata… “Ditën që linda unë,/ planeti ish në furtunë!,/ Ditën që rrojta unë,/ planeti ish në ne furtunë!,/ Ditën që vdiqa unë,/ planetin e lashë në furtunë! Kishim ndjenjën se këto fjalë, buronin nga thellësi e varrit tij modest. Nuk patëm fuqi, nga ambicioni tensionues, të dëgjojmë vazhdimin e përgjigjes se tij. (Tek pasi kthehem në Prishtinë, në qetësinë e natës verore, nxjerrim e përshkruajmë edhe këto fjali, nga libri i tij, “Intervistë me vetveten”, – Retë dhe gurët, faqe 538, kur, ndër të tjera thotë: “…Ëndrra ime për të vajtur qoftë edhe njëherë të vetme në Kosovë, ku me respektonin si shkrimtar dhe luftëtar dhe më quanin vëlla, nuk u realizua kurrë deri me sot. Mbeti një ëndërr. Këtë dëshirë e kam shfaqur me të gjithë kosovarët. Për çudi, për mua kufiri ishte i pakapërcyeshëm. Edhe kjo është një nga dhembjet e mia.
E dua Kosovën gjer në dhembje, se është Shqipëri”.
Tash kur e kishim vizituar shtëpinë e lindjes dhe varrin e tij, kur aty imagjinativisht kishin biseduar me te, ia kishim “dëgjuar” zërin dhe kishin marrë amanetin e tij për Kosovën, pushim (i shkurtër) në Dhërmi, në dy plazhet e tij të mëdhenj, në Jaliskar dhe Drimadh, të virgjëra e të “shtruara” me rërë si kristal, ishte edhe më i këndshëm. I paharruar, për mot e jetë.
Tani mund të shkojmë, për nga një kafe dhe deri në Himarë. Mbresën nga qëndrimi sado i shkurtër aty, ani në cikun e verës, e lëndojnë bisedat, polemikat rreth pronave dhe abuzimeve në lidhje me to. Për këtë arsye, mbahen dhe mitingje (të zjarrta) protestuese të palëve në mosmarrëveshje, për të mos thënë, në konflikt.
Kur merret rruga prej Dhërmiut për në Sarandë, qoftë edhe nëse pritet nga disa orë, në pik’ ditë e në ish’ dielli, nuk të pengo aspak, nga gëzimi që një ditë, jo shumë larg edhe në këtë relacion, makinat do të ngasin shpejtë, nëpër asfalt, të rrugës me dy skorti.
Pas (para)kalimit nëpër shumë fshatra dhe lokalitete të zëshme, për një çast, do e lusnim shoferin e fugonit taksi, të riun bujar nga Berati legjendar, të ndal makinën në qendër të fshatit të bukur Piqeras, atje maje mali, në mos për asgjë tjetër, sa të “dëgjojmë” zërin e Vedat Kokonës (1913-1998), shkrimtarit, poliglotit, përkthyesit dhe hartuesit më të mirë deri më sot, të Fjalorit frëngjisht-shqip (Dictionnaire français – albanais), nxjerrë nga faqja 138, e librit të tij me kujtime, “endur në tisin e Kohës”. Piqeras, 3 gusht 1996. “Ja ku u gdhi edhe 3 gushti i vit 1996! Sot është 55 vjetori i martesës sonë. Kam dalë në oborrin e vogël të shtëpisë, poshtë pjergulle së rrushit që s’na u bë sivjet, para tryezës me një saksi të vogël plot me borzilokë që me dehin me kundërmimin e tyre. Me duket sikur, asgjë s’ka ndryshuar, sepse qielli i kaltër që kam sipër kokës dhe që e shoh përmes gjetheve të hardhisë dhe deti përtej rozmarinave që zbukurojnë oborrin, janë po ata, që kanë qenë dhe që do të jenë, por e keqja është se, kur vij në vete, vërej se as unë, as Niri nuk jemi ata që kemi qenë pesëdhjetë e pesë vjet më parë…”, kështu kujton krijuesi, përkthyesi, erudit dhe intelektuali i madh shqiptar, Vedat Kokona, pesëdhjetë e kusur vjetorin e ngjarjes se madhe, kur nusja e tij u nda nga e ëma dhe mori udhën e shtëpisë ku do të “kallte këmbët dhe do t’i binin dhëmbët” – siç thotë populli.
Tashti, në rehatinë e paqes mund të vazhdojmë rrugën (festë) për në Sarandën tonë të bardhë, që përpos befasive të tjera, që presin atje, llogarisim ta takojmë, Adem Demaçin, që tani e disa vjet, këtë qytet te bukur bregdetar shqiptar, e ka zgjedhur për vendbanim.
Nësër: piknik ëndërr: Sarandë-Korfuz, nëpër Detin Jon
II
piknik ëndërr: sarandë-korfuz, nëpër detin jon
Pas pushimit, verimit në kuptimin të mirë të fjalës, dyjavor në Dhërmi (verë, 2008), vajtja deri në Sarandën e bardhë, thuaj se është vazhdim logjik i rrugës gjithkund pas “rrjedhës” se detit Jon. Por, përpara se për parë bukurinë magjepse të këtij qyteti jugor të bregdetit të Shqipërisë, atje shkojmë si për të larë një borxh të moçëm, për të shlyer një kushtrim, për të përmbushur një amanet, lënë vetvetes: mos të lejojë të me dali shpirti, të ndërrojë jetë, pa iu sul Qerqerës (Korfuzit) nga ana e Sarandës. Këtë kushtrim edhe më të plotfuqishëm, fare të pakapërcyeshëm, e bënë ditët e netët e qëndrimit në Dhërmi, kur ditë e natë, qarkullonin anije të mëdha, të bardha, solemne, në drejtim të Korfuzit dhe nga ky lima, detit Jon përpjetë e një zot e di ku e kishin cakun. Ketë endje, andej e këndej, e ndiqja pa ndërpre, nga edhe dhoma e zënë me qira për verim ishte (e pabesueshme, kjo) mbi valët e detit, si një xhemi të ishte. Me etje të pashuar i ndiqja anijet, plot dritë e salltanete që me “hap” të ngadaltë e solemn i afroheshin portit të Korfuzit. I shihja deri atje kur nuk zvogëloheshin e bëheshin pikë e zezë, e vogël fare, natyrisht shumë përpara se të arrinin në portin e skelës së Korfuzit. Sa herë kalonte anije e madhe me “krye” kthyer në drejtim të Korfuzit, vetën e mendoja në bordin e anijes se ngjashme, kur në muajin shtator të vitit 1986, pamëshirshëm me shpinte në Korfuz, pa me dhënë të drejtën ta shohë Sarandën time që nuk e kisha parë kurrë në jetësor që ëndërroja krejt të bardhë, si nuse. Veç në mos e dhentë “egjeli vade”, veç nëse jeta me lë në rrugë, se nuk e shkoj në atë dynja, përpara së të udhëtojë nga Saranda për në Qerqerë (siç i thonë grekët qytetit të tyre, të njohur në botë si Korfuz).
Dhe, ajo dit shumë e pritur, më në fund, erdhi.
Ishte pasdite me diell e ditës së hënë, tridhjetë korrik 2008.
Në orën gjashtëmbëdhjetë e tridhjetë minuta anija e vogël, si amfibi të ishte, shkëputët nga limani i Sarandës, dhe pa u mbushur tamam as një gjysmë ore, jemi në Korfuz.
Pas një pasdite, mbrëmjeje të paharrueshme të kaluar në qytetin e Korfuzit, kur nuse (recepsioniste) e hotelit “Evropa”, ku bëjmë konak, është zonja Sabrin, nga Tirana, kur pronar i restorantit, aty përskaj është zotëri Mondi (Rajmond Motra), sarandjot, nga Saranda, pra. Kur të nesërmen, herët në mëngjes nga Korfuzi, u nisëm dhe pas gjysmë ore lundrimi, mbërrijmë në Sarandë. Kishin përshtypjen se fare nuk ishim shkëputur, nuk ishin nda fare prej saj.
Borxhi u la. Amaneti shkoj në vend. Kushtrimi u përmbush! Pas kësaj, lirisht mund të vdes, në rehati paqe… Me plot zemrën Shqipëri).
Dita e katërmbëdhjetë: nëpër det, e premte, 03 tetor, ‘86
Portin e Korfuzit e lëshojmë fiks në ora nëntëmbëdhjetë të darkës. Shumë pasagjerë, për pak sa nuk humbën darkën. Ata qëndronin në kuvertën e Anijes dhe shihnin shkëlqimin e dritave elektrike për anët e Detit Jon që, i ndjekur ujdhesat bur shumë i ngushtohet ”rruga”. Parashikimet e anëtarëve të ekuipazhit dhe të disave nga pasagjerët që këndej kanë kaluar edhe më parë se në Detin Jon do të këtë dallgë të mëdha, nuk dolën të sakta. Aty ku është më i ngushti, në bel, ose në “dyert e Otrontit”, deti ishte i qetë.
Në Detin Adriatik, hiç pa u ndalur, lundrojmë gjithë ditën e lume. Është një ditë e “zbrazet” nëpër ditë e asgjë më shumë. Por, ja se nuk del ashtu.
Buletini i programit për ditën e sotme është i dendur, plot ndodhi që do të ngjajnë në Anije. Jashtë programit dhe çfarëdo parashikimi e plani, ishte lajmi i zi, që nëpër etër kishte gjet rrugën e kishte ardhur ashtu i zi, siç ishte: në një aksident tragjik komunikacioni, një kuzhinieri në Anijen tonë, e kishin humbur jetën motra me gjithë te shoqin. Ky lajm na pikëlloi të gjithëve dhe për një çast e lëndoi atmosferën e hareshme që mbretëronte në Anije. Anija, për një çast, ndaloi në Portin e Korçullës. Aty zbriti kuzhinieri fatkeq. Rruga vazhdon. I vdekuri me të vdekur, i gjalli me të gjallë, siç ia thonë fjalës. Në udhë e sipër, shohin plazhet e Hvarit, në plazhet e të cilit “pushuesit” e vonuar, në këtë ditë të bukur e me diell të muajit tetor, bënin banje dhe rreziteshin. Kjo pamje sikur u dha idenë disa bashkudhëtarëve të të kërcejnë në pishinën e madhe te Anijes sonë.
Sot do të vizitojmë “podrumin” atje poshtë të Anijes. Mbase pjesën më interesante dhe, gjithsesi, më të rëndësishme të saj. Zbresim shkallët e arrijmë atë ku është makineria qindra kalë fuqishme Anijes. Aty bën të nxehtë i madh. Inxhinieri që na udhëheq nëpër këtë “uzinë” të valë, thotë se, temperatura këtu, shumë shpesh i kalon pesëdhjetë gradët e Celziusit. Tek sot, ditën e pesëmbëdhjetë të udhëtimit tonë, e shohim me sytë tanë dhe mësojmë së, derisa në Anije, në ambientet e saj të mrekullueshme e solemne, çfarë heqin atje poshtë, makinistët dhe udhëheqësit dhe drejtuesit e këtij “objekti lundrua”, në luftë të përhershme me detin, kur me fuqinë e madhe që kanë, “grijnë” dallgët e detit dhe atëherë kur është i hallakatur dhe i rebeluar! Derisa, atje lartë, derisa udhëtarët bëjnë se séfa të zotit duke dëgjuar melodi “on live” të zgjedhura nga repertori i pasur, i interpretueses së njohur kroate, Zdenka Kovaçiçek e cila, bashkë me bendin e saj, na ka argëtuar çdo mbrëmje gjatë këtij udhëtimi, ajo për sot kishte sajuar një koncert të pasur dhe interesant, me më të mirat melodi të repertorit të saj. Në fund të koncert, si interpretuese dhe profesioniste me mëndur siç është, secilit prej nesh ia dhuron diskun e saj me të ri “Frka”, natyrisht me nënshkrim dhe pak fjalë për kujtim…
Pas tremijë e shtatëdhjetë miljesh detare të kaluara bashkë, kapiteni i Anijes sonë, sonte organizon koktej që pason më darkën tradicionale dhe shumë të pasur, kjo në të njëjtin kod dëshmonte se lundrimi është ka fundi dhe se ndarja po afron.
Pa relacionit ose kryqëzimit Venecie –Katakolon, Katakolon – Heraklion, Heraklion – Aleksandri, Aleksandri – Kajro, Kajro – Port Said, Port – Said Haifa, Haifa – Limasol, Limasol – Rodos, Rodos –Kushadasi, Kushadasi – Pirej, Pirej – Korfuz dhe Korfuz –Venecia, ja pra, tek i afrohemi Portit të Venecias, nga edhe jemi nisur në këtë aventurë, rrugë të gjatë e plot kthesa befasish. Udhëtim i gjatë, me kujtime plot. Por, akoma ende, portën e kësaj aventure nuk janë mbyllur tërësisht.
Zbarkojmë në Veneci, në Portin nga i cili jemi nis…
Nesër: Dita e pesëmbëdhjetë: Venecie, e shtunë, 04 tetor, ’86.
Dita e pesëmbëdhjetë: Venecie, e shtunë, 04 tetor, ’86.
Çdo rrugë në botë, e shkurtë e gjatë, prandaj edhe kjo jona, nëpër Mesdheun Lindor, ka fillimin dhe mbarimin e vet. Si edhe vetë jeta, më në fund.
Si dje të ishim nisur. Nga këtu. Nga Venecia. Asaj mesdite me diell e hijeshi shtatori njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë, Venecia shfaqej e bukur, ashtu siç është. Por, atë pasdite dilte edhe më bukur, për faktin se na përcillte në një udhë të gjatë, që do të “prek” edhe pjesën e sipërme (veriore) të Kontinentit të Zi – Afrikës, fitohej përshtypja se hapësirës së Venecia shkrepej një buzëqeshe kolosale lamtumirës dhe, sikur në “duart” e monumenteve te saj të shumtë, të kulturës dhe të historisë, valonin shamitë e bardha me dëshira për rrugë të mbarë e udhëtim të këndshëm. Disi ndryshe nga të gjitha herët e mëparshme, atë ditë Venecia përjetohej aq e afërt, aq e dashur dhe thua se kisha nostalgji sentimentale dhe përgjegjësi morale, pse ia kthej shpinën e nisëm drejtë një “bote” tjetër, të mistershme dhe të panjohur. Me ç’drithërimë shqetësimi, por edhe admirimi, laja me vështrim rrugët e këtij qyteti të lashtë, krejt të zhytur në ujë, ku, shekuj me radhë, “rrugët e ujit” në të, i përshkojnë gondola e gondolierë kur ia thekin këngës, që ndoshta është edhe vaji i tyre, për diçka të humbur, në ujin mbi të cilin lundrojnë… Si në ëndërr kujtova katërqind urat, sa janë të ngritura, mbi kanalet e shumtë të saj. Me së gjati u ndala në Urën e Psherëtimave”, mbi Kanalin e Madh, pastaj, në sheshe e rrugica, pashë shtëpitë me dritare të hapura e plot lule erëmira.
E sot, ditë e shtunë, katër shtator njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë, kur duhet të marr rrugë të gjatë nëpër det, sikur jam i qetë dhe pres që Venecia të jetë e shqetësuar, por, jo, kjo nuk do të ndodhë. Kjo nuk ndodhi as atë ditë që u nisëm andej, drejt Detit, kjo nuk do të ndodhe as sot, kur marr rrugë kontinentale (tokësore) në drejtim të Kosovës, të Prishtinës, të Vendlindje.
Jo, Venecia është mësuar të pres e të nis udhëtare në të gjitha rrugët. Të shkurta a të gjata.
Po a nuk u nis, pikërisht nga ky qytet, në rrugë të gjatë, aventurieri legjendar, vetë Marco Polo, (1254-1324, në Veneci).
S’ka më!
f u n d