ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Udhëtimet e dyshimta dhe lista e zezë

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Gani Qarri, analist, Zvicër

Nuk besoj të ketë më, qoftë edhe një qytetar të vetëm, as nga vet partia e tij, që ende mund ti besojë Memli Krasniqit, edhe pas gënjeshtrave të lanësuara bashkë me Lutfi Hazirin, se sa herë flet, ai e thotë edhe të vërtetën.

Janë po këta “burra të mëdhenj” që menjëherë pasi dolën edhe nga takimi me Mirosllav Lajçaku-n, pa fije turp gënjyen mbarë opinionin publik, se si, përderisa Ramush Haradinaj e kishte parë e lexuar draft-dokumentin e prezantuar nga Lajçaku, vetëm ata dy, as nuk e kishin parë draft-statusin e asociacionit serb, të cilin e kanë nënshkruar vet kryetarët e të dy këtyre partive me 2013 Hashim Thaçi dhe me 2015 edhe Isa Mustafa, duke bashkuar votat edhe me “listën srpska” për ta miratuar, po këtë “asociacion” kundërkushtetues një etnik serb, edhe në Kuvend.

Ndaj habit shumë fakti, se si ende pa u ftohur rrena e pak-mëparshme, pikërisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, serish duket se paska “gënjyer”, kinse kryeministri, Albin Kurti e ka të ndaluar të shkojë në SHBA, pa cekur faktin, se edhe nëse kjo ka të bëjë fare me të vërtetën, gjë për të cilën të gjithë dyshojmë, të jetë e vërtetë, përderisa z.Krasniqi nuk ka ofruar argumente dhe asnjë provë faktike, problemi mund të qëndroj, jo te Kurti personalisht, por te asociacioni, të cilin, ai deri më tani, nuk ka pranuar ta formojë me kompetencat ekzekutive.

Në anën tjetër, siç dihet tanimë publikisht nga të gjithë, “zajednica” me kompetenca ekzekutive është miratuar edhe në Kuvend, nga PDK, “Lista serbe” e Aleksandër Vuçiqit, LDK e Isa Mustafës, etj, e cila që nga katapultimi i Mustafës, në krye të saj, siç thuhet, me parat e 3%, nuk ka funksionuar më si parti më vete, por vetëm si filial e PDK-së, gjë që u dëshmua edhe nga vet Lutfi Haziri, pas takimit me Lajçakun, i cili u detyrua të shprehej njëjtë, pikë për pikë, si Memli Krasniqi dhe nuk guxoi ta ndryshojë as një germë, nga deklaratat e PDK-së.

Përndryshe shkuarjet në SHBA, veçanërisht ato të udhëheqësve të PDK-së, edhe Memli vet, e di më mirë se kushdo tjetër, se nuk kanë qenë çdo herë në favor të Kosovës, e për aq më tepër kryetari i grupit, “Ritmet e Rrugës” e ka më të qartë, se gjithë të tjerët, se të paktën njëherë, ka ndodhur që ish kryetari i partisë së tij, Hashim Thaçi edhe të kthehet në mes të rrugës dhe të zbritet, si nëpër filma, nga Aeroplani, me të cilin, ishte nisur të shkonte në Amerikë, siç përflitej publikisht, për nënshkrimin e marrëveshjes për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë hegjemoniste.

Ishte ish shefi i Memlit, ai që deshi ti falte Serbisë, tokat më jetike të shtetit të Kosovës ku bën pjesë edhe Ujmani dhe minierat e Trepçës, pa të cilat vendi ynë nuk mund të mbijetojë si shtet më vete, por që megjithatë, kuislingu Thaçi nuk e kishte për turp, madje as problem fare, që veriun ta quante publikisht edhe tokë të “Rankoviqit” shprehje të pa dëgjuara kurrë, në formë kaq brutale, kundër pjesës më jetike të vendit tonë, nga të cilat, as sot Memli dhe të tjerët, nga PDK, nuk kanë guxim të distancohen.

E sikur mos të mjaftonin aventurat e kuislingut Hashim Thaçi dhe ish kryeministrit të PAN-it, Ramush Haradinaj, që siç dihet, ishin edhe strumbullarët kryesorë të të gjitha akteve më tronditëse të pazareve dhe tjetërsimit të tokave tona, ata aventurat e tyre i filluan me faljen e 2500 hektarëve tokë të Kosovës FYROM-it dhe 8300 hektarëve tjerë, shtetit xhuxh të Malit të Zi, për të vazhduar me veprimet më meskine, duke paguar, përmes ministres për “integrime evropiane” nga radhët e PDK-së, në Qeverinë e PAN-it, Dhurata Hoxha edhe firma të huaja për ndarjen e Kosovës!

Populli i Kosovës e ka të freskët se avazi kobzi i udhëheqësve të PDK-së, për ndarjen e Kosovës, nuk ka pushuar pothuajse asnjëherë edhe pas burgosjes së Thaçit nga Gjykata Speciale, veçanërisht nga bashkë-kryesuesit e partisë, Ramë Buja, Vlora Çitaku e ndonjë “udhëheqës” tjetër me nam i PDK-së, i cili nga Vjena e Austrisë, dikur deklaronte se po fitoj UÇK në Kosovë, ai do të kërkonte azil në Beograd, si Enver Hoxhaj, me kërkesat renegate për formimin e asociacionit një etnik serb dhe ndarjen e Kosovës, deri këtë vit, kur nga SHBA u tha prerë, se nuk pranojnë ndryshimin e kufijve aktual të shteteve në rajon.

Prandaj deklarata e Krasniqit si udhëheqës i një partie e cila i ka vënë edhe fusnotën statusit të Kosovës duke e kthyer nga vend i pavarur, në vend me status të pazgjidhur politik, parti e inkriminuar në të gjitha llojet e paligjësive, që edhe kundër ish këshilltares së Thaçit, Dhurata Hoxha, Prokuroria Speciale e Kosovës në vitin 2021, ka ngritur aktakuzë publike për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, duke paguar me mbi 168 mijë euro firmën franceze Majorelle PR & Events, që me parat e taksapaguesve të Kosovës, të lobojë edhe në kryeqytetet e Fuqive të Mëdha, për ndarjen e Kosovës, gjë që nuk ka ndodhur askund në glob, nuk duhet të merren seriozisht.

Ngase, nga dëshpërimi i madh, për dështimet e vazhdueshme dhe në mungesë të ideve progresive për veten, partinë që drejton, e vendin të cilin duket se e shohin vetëm si mjet për përfitim, i përhumbur nga humnera ku kanë rënë, ai dhe kjo parti e dyshimtë, deklarimi i tij, vije edhe si një tentim pervers më tepër, nga zhgënjimi i thellë, për ta sulmuar, në mënyrë paushallë dhe pa ofruar argumente, Kryeministrin Kurti, kur dihet mirëfilli se jo Kurti, por pikërisht disa nga njerëzit e PDK-se, janë në listën e zezë të SHBA-ve, nëse jo për kooketimet e tyre me Millan Radojçiqin dhe kriminelët tjerë serb, sigurisht edhe Memli është i detyruar ta pranojë, se bashkë-partiakët e tij, në listën e zezë të SHBA-ve, nuk janë vendosur për punët e “mira” që mund të kenë bërë, e mos të flasim tani se, a mund të udhëtojnë ata edhe në SHBA!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu