ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Uk Lushi: E përgëzoj Ministren Artane Rizvanolli dhe i kritikoj mediat joprofesionale dhe të paditura që po sulmojnë Kosovën dhe interesat e saj

Shkrime relevante

Fatmir Limaj thyen akullin: Një hap i guximshëm që sfidon opozitën dhe i hap rrugë bashkëpunimit për Kosovën 

  Nga: Luan Dibrani   Në një periudhë të tensionuar dhe të pasigurt...

Gëzim Marku, Zemra Shqiptare: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli – Komunizmi në Shqipëri

E shtune, 22.02.2025, 01:00 PM INTERVISTË ME GAZETARIN DHE PUBLICISTIN SHQIPTARO-AMERIKAN FRANK...

Më e bukura hakmarrje është të ndërtosh jetën tënde pa ta, të tregosh se tradhtia e tyre nuk të ka thyer…!

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTIA: PLAGË QË S’SHËROHET KURRË ___ Kur të tradhëtojnë është sikur...

Afrim Caka për “fshatarizmat” dhe poshtërsitë anti-Kosovë të Lutfi Hazirit

Afrim Caka, Gjakovë “LYTFI HAZIRI E RESPEKTOVE KRRIҪIN E XHELATIT DHE KISHE...

Kështu përshkruhet Trump: – mediat ruse brohorasin

Vizatimi: Marvin Halleraker / Aftenposten Eksperti thekson se mediat ruse nuk kanë...

Shpërndaj

Nga: Uk Lushi, SHBA
E përshëndes qëndrimin e Ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli lidhur me investimet e gazit në Kosovë.
Ajo ka qenë e qartë që ministria që ajo udhëheq është duke bashkëpunuar me MCC dhe SHBA lidhur me projektin e madh të gazit dhe me përgjegjësi profesionale duhet të dihen detajet e nevojshme para se të jepet OK për diçka ambiguoze.
Mediat tona kryesisht janë pa përgjegjësi dhe nuk e kanë dijen e nevojshme as ekonomike dhe as biznesore të kuptojnë këto gjëra, e ka mundësi që kanë edhe agjenda politike dhe partizane pse sulmojnë ministren dhe qeverinë.
Para një viti unë, saktësisht më 3 shtator 2020, në suitën e tij kryeminsitrore në Washington DC, në një pritje nga KM Hoti, ekonomist, e pyeta Hotin dhe ekipin e tij pasi ai na informoi për pikat e Dorëzanisë së Washingtonit, se cila do të ishte marzha e fitimit gjegjësisht premiumi për një këmbë kubike të gazit që do të kalonte nëpër tubat e Kosovës. KM Hoti tha se nuk e dinte. Dhe kjo ishte shumë shqetësuese për mua. Por atëbotë projektet e LNG-së ishin ende në fazën e diskutimeve dhe SHBA bashkë me partnerët si Izraeli dhe Greqia ishin ende në fazën e projeksioneve. Qeveria Kurti ka tjetër përgjegjësi sot dhe nuk mund merr vendime kuturu pa ditur detajet si dhe përfitimet dhe kostot për Kosovën.
Unë jam investitor në LNG dhe nuk duhet ngutur në projekte gazi si kujtojnë disa.
Mediat tona duhet të ndalojnë lojën e turpshme duke paraqitur përgjegjësinë për shtetin dhe interesat e qytetareve, pra edhe të mediave, se gjoja qeveria qenka kundër Amerikës. Ky pozicion kaq banal është shumë i ulët. Qeveria nuk është as kundër Amerikës dhe as kundër projekteve të gazit. Qeveria po vepron si duhet duke kryer “due diligence” dhe duke mos dhënë PO pa kushte dhe pa ditur se për çka po thotë PO.
E përgëzoj edhe një herë Ministren Rizvanolli dhe i kritikoj mediat joprofesionale dhe të paditura që po sulmojnë Kosovën dhe interesat e saj duke bërë politikë të ulët partiake me gjoja antiamerikanizëm.
Nuk është antiamerikanizëm të dish, por të kërkosh veprime pa dije. Mediat që mbajnë këto pozicione sulmuese janë antiamerikane.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu