Mykhailo Podolyak shkroi në rrjetet sociale se një “armëpushim i përkohshëm” do të ishte i mundur vetëm kur Rusia të largohej nga territori që ka pushtuar në Ukrainë.
“Mbani për vete hipokrizinë tuaj”, shkroi këshilltari presidencial në llogarinë personale në Twitter.
I pari i shtetit rus, Putin ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes të ndal sulmet gjatë 36 orëve të ardhshme në mënyrë që të kalojnë në paqe Krishtlindjet Ortodokse.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme material.
Ndërkaq, Presidenti amerikan Joe Biden thotë se beson se presidenti Vladimir Putin po përpiqet “të gjejë pak oksigjen” me deklaratën e një armëpushimi rus në Krishtlindjet ortodokse.
Ukraina e ka hedhur poshtë deklaratën si propagandë hipokrite.
Ministrja e jashtme gjermane Analena Baerbock kritikoi gjithashtu masën e Putinit.
“Një armëpushim i ashtuquajtur nuk sjell as liri dhe as siguri për njerëzit që durojnë frikën e përditshme nën pushtimin rus,” shkroi Baerbock në Twitter.