ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Unë jam me pedagogët! Protesta si e drejtë e njeriut

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga Frank Shkreli 

“Valët e revoltës do të vazhdojnë të shkundin themelet e kombit tonë deri në ditën që të vendoset drejtësia.” (Martin Luther King) 

Pedagogët e disa universiteteve publike në Shqipëri kanë dalë sërish në protestë të hënën, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, përfshir rritjen e pagës. Protesta e pedagovëve të universiteteve shqiptare ka filluar tre javë më parë, kur ka filluar edhe viti i ri akademik. Njoftohet gjithashtu se protesta e pedagogëve shqiptarë mund të përshkallëzohet deri në një protestë që përfshin grevën e urisë.  

Unë nuk e ndjejë veten të kualifikuar të flas për kërkesat e pedagogëve – kjo është një çeshtje midis Sindikatës së Pedagogëve dhe qeverisë Rama. Por dua të theksoj nevojën dhe rëndësinë e protestave të tilla për një shoqëri tranzicioni, siç është Shqipëria e 30-viteve të fundit, e cila, qartë “ka mbetur në klasë”, sa i përket zhvillimeve dhe reformave, drejtësisë dhe të drejtave të barbarta dhe zhvillimeve, vërtetë, demokratike në krahasim me pjesën tjetër të Evropës ish-komuniste, madje edhe në krahasim me vendet e rajonit ballkanik. 

Ashtu siç kam thekësua shpesh në të kaluarën, dëshiroj të nënvijoj të drejtën e protestës, si një përgjegjësi dhe e drejtë morale, për çdo individ dhe për çdo grup, cilatdo qofshin ankesat dhe kërkesat e tyre, përfshir kushtet e punës, që përfshijnë edhe rrogat. Kjo është një e drejtë themelore për të gjithë qytetarët pa dallim, në një shtet që e konsideron veten demokratik, ose “pjesërisht” demokratik, siç është cilësuar Shqipëria, vazhdimisht, gjatë këtyre 30-viteve tranzicion “post-komunist”, nga organizata ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe mbrojtëse të lirisë dhe demokracisë në botë. Kam konsideruar dhe konsideroj protestat dhe demonstratat paqësore, si një forcë morale për bërjen e ndryshimeve të nevojshme në një shoqëri si Shqipëria.  Frank Shkreli: Protestat si forcë morale për të bërë ndryshimet e nevojshme | Gazeta Telegraf – Si përfundim jam përpjekur duke bazuar në përvojat përendimore të të drejtave bazë të njeriut, që të pasqyroj dhe të mbështes këtë të drejtë themelore për të gjithë, përfshir edhe protestat e studentëve shqiptarë, vite më parë, të cilat fatkeqsisht, filluan për së mbari, por pastaj u sabotuan nga forca më të fuqishme se lëvizja e tyre. Frank Shkreli/ Edhe unë jam me studentët | Gazeta Telegraf 

Përfundimi sot është dhe shihet nga të gjithë, brenda dhe jashtë Shqipërisë – rinia shqiptare po largohet masivisht nga trojet shqiptare, si rrejdhim i politikave korruptive të një qeverisjeje të paaftë, që tani ka prekur — me përjashtim të ma të pasurve në vend — pothuaj të gjithë sektorët e shoqërisë shqiptare, përfshir pedagogët e universiteteve shqiptare, ajka intelektuale e cilësdo qoftë shoqëri në botë.   “Shpresa kryesore e një vendi është edukimi i mirë i rinisë së tij”, ka thenë Desederius Erasmus, fillozofi holandez i shekullit XV.  Për të rivendosur shpresën dhe përspektivat për një të ardhme më të mirë në Shqipëri, kultura dhe arsimimi – pedagogët dhe studentët — janë arma më e fuqishme për t’i thyer hovin këtyre politikave korruptivedhe shkatërruese anti-kombëtare, që po zbrazin Shqipërinë nga më të mirët e saj.  Atëherë pse mos të ketë protesta paqësore në Shqipëri, qoftë edhe nga pedagogët, qoftë edhe grevë urie?! E drejta e protestave paqësore sanksionohet nga një numër dokumentesh kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare.  Kjo është, ndër të tjera arsye, që edhe unë si individ dhe njeri i lirë, mbështes të drejtën e protestës paqësore edhe për pedagogët shqiptarë. 

Ndoshta përvoja amerikane gjatë historisë së Shteteve të Bashkuara mund të jetë si më e njohura në botë, sidomos, përvoja e shekullit të kaluar, e lëvizjes paqësore të Martin Luther Kingut, por edhe veprimtaria paqësore e Mahatma Gandit, si shembull i një lëvizjeje paqësore botërore. Lëvizja e Martin Luther King-ut në Amerikë ishte një lëvizje – protestash paqësore, anë e mbanë Shteteve të Bashkuara.  Ajo periudhë cilësohet si një periudhë shprese biblike e Martin Luther Kingut, shpresë që pothuaj askush nuk mund t’a parashikonte- ndoshta as vetë Martin Luther Kingu – se një ditë ajo shpresë do të bëhej realitet. I gjithë aktivizmi i Doktor Martin Luther Kingut në mbrojtje të drejtësisë, të lirisë dhe të drejtave të barabarta për të gjithë, vazhdon edhe sot të jetë një thirrje tepër aktuale këtu në Shtetet e Bashkuara dhe anë e mbanë botës – përfshir edhe Shqipërinë, dhe pse jo, përfshir edhe protestën e pedagogëve shqiptarë, pasi kërkesat e tyre, besoj se, ndonëse legjitime, shkojnë përtej rritjes së rrogave – është në interesin kombëtar që rinia shqiptare dhe më të mirët intelektualaë të kombit të qendrojnë në trojet shqiptare dhe të mos përhapen nepër Evropë për punë hamallëk.  Shqipëria ka nevojë për tolerancë dhe kulturë protestash dhe jo për kërcënime ndaj atyre që angazhohen në protesta legjitime për plotësimin e kërkesave të tyre si qytetarë.  

Ndonëse sot Amerika konsiderohet si ndër vendetemë demokratike në botë, as Shtetet e Bashkuara, si shoqëri dhe si shtet, nuk kanë qenë dhe nuk janë një shoqëri e përsosur, pa probleme ekonomike, politike, etnike, raciale e tjera.  Përkundrazi, edhe këtu vazhdojmë të përballemi me probleme. Por jemi të vetëdijshëm se, ajo që e dallon Amerikën nga shumica e vendeve të tjera, ashtu siç ka thënë në një fjalim edhe ish-Presidenti i parë afrikano-amerikan, Z. Barak Obama, “Është angazhimi dhe mbështetja e këtij vendi ndaj disa vlerave universale që na e bëjnë të mundur të korrektojmë të metat dhe mangësitë tona, duke u përmirësuar gjithnjë si shoqëri, rrjedhimisht, duke u bërë më të fortë si shoqëri dhe si shtet. Liria e fjalës dhe e drejta për të protestuar ka bërë të mundur që femrat dhe pakicat, të demonstrojnë në favor të drejtave të plota për ta dhe të barabarta për të gjithë, në një kohë kur atyre u janë mohuar këto të drejta.”  Presidenti Obama ka theksuar me atë rast se protestat paqësore për, “Zbatimin e ligjit dhe për administrimin e drejtësisë, kanë rrëzuar monopolet dhe forcat politike të korruptuara dhe i kanë dhënë fund abuzimit të pushtetit. Ndërkohë që media e lirë zbulon korrupsionin në të gjitha nivelet, përfshirë edhe entet qeveritare.” Eh, sikur media të luante rolin që i takon, po të ishte kështu edhe në Shqipëri, ndoshta nuk do të kishte nevojë për protesta, qoftë edhe paqësore, qoftë sidomos edhe nga pedagogët. 

Citimet dhe fjalimet e Martin Luther King-ut – si një trashëgimi e tij – megjithëse janë të një periudhe para më shumë se 50-vitesh, ato tingëllojnë edhe sot gjithnjë aktuale, profetike, për të mos thënë, biblike, jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror në Amerikë sot, por janë reflektuese dhe shembull edhe për situata dhe protesta paqësore të popujve kudo në botë, përfshir Shqipërinë sot, pasi ai fliste për vlera morale dhe ndjerëzore dhe për të drejta universale të përbashkëta për çdo individ dhe për të gjithë popujt kudo, pa marrë parasysh, racën, fenë ose origjinën etnike. Por koha, as demokracia nuk presin pafund për zgjidhjen e problemeve të cilësdo shoqërie, është shprehur Dr. Martin Luther Kingu në fjalimin e famshëm që ka mbajtur në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, në mars të vitit 1968. 

Ai ka folur për argumentet e disa personave të asaj kohe, të cilët ankoheshin se problemet nuk mund të zgjidheshin menjëherë, se duhej kohë, se koha në të vërtetë, do të shëronte të gjitha plagët, sipas tyre. “Koha”, ka thënë Martin Luther Kingu, “Është një mit, e ky mit është se koha është neutrale, se ajo mund të përdoret për qëllime konstruktive, por edhe për qëllime shkatërruese.” Justifikimin, se koha do i shërojë të gjitha problemet, forcat e errëta, ka theksuar ai, e kanë përdorur më efektivisht, se forcat e vullnetit të mirë. Koha do ta tregojë, ka thënë ai se, “Do të duhet që ky brez, eventualisht, të pendohet për të bëmat e forcave të errëta – dhe jo vetëm për fjalët dhe veprat e dhunës së tyre – por edhe për heshtjen e tmerrshme dhe për qëndrimet indiferente të njerëzve vullnet mirë, të cilët rrinë duarkryq”, përballë problemeve me të cilat ballafaqohet një shoqëri. “Pa një punë të rëndë dhe pa përpjekje të vazhdueshme nga njerëzit e vullnetit të mirë, koha në vetvete, bëhet aleate e ngushtë e forcave primitive të stagnimit shoqëror, politik dhe ekonomik, është shprehur Kingu. Duke shtuar se koha për të vepruar është tani. “Kështu që duhet të jemi bashkëpunëtorë të kohës duke qenë të vetëdijshëm se koha është, gjithmonë, e përshtatshme për të bërë mirë, për të bërë atë që duhet bërë”, për të mirën e përbashkët, është shprehur Martin Luther Kingu. 

 Kjo është koha e përshtatshme edhe për për Sbqipërinë dhe për shqiptarët. “Në qoftë se njeriu nuk ka punë as të ardhura, ai nga ana tjetër nuk ka as jetë, as liri, as perspektivë dhe as mundësinë për të qenë i kënaqur”. Duke njoftuar protesta paqësore kundër diskriminimit në atë kohë në Amerikë, “Kemi ardhur në Uashington” — është shprehur Martin Luther Kingu, në fjalimin e tij në Katedralen Kombëtare të kryeqytetit amerikan, në vitin 1968 – “Për t’u angazhuar në një veprim dramatik paqësor, për t’u kujtuar të gjithëve hendekun e madh që ekziston midis premtimeve të bëra dhe mosrealizimit të premtimeve të dhëna. Për ta bërë të padukshmen, të dukshme”, ka theksuar ai, duke paralajmëruar se, “Asgjë nuk do të realizohet drejt zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet shoqëria, në qoftë se njerëzit vullnet mirë, rrinë duarkryq, me shpresën se koha, eventualisht, do t’i zgjidhë problemet.”  

Citimet dhe fjalimet e tij, megjithëse i përkasin një periudhe tjetër historike, tingëllojnë edhe sot gjithnjë aktuale, profetike, për të mos thënë, biblike, jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror në Amerikë sot, por janë reflektuese edhe për situata protestuese të popujve kudo në botë, si në Shqipëri sot.  Disa nga thëniet e famshme të Dr. King-ut– sidomos në lidhje me protestat paqësore kundër padrejtësive, diskriminimeve dhe të drejtave bazë të njeriut – e që janë aktuale edhe sot: 

“Ne duhet të jemi të vet-dijshëm se, më në fund, ne kërkojmë krijimin e një shoqërie që është në paqë me vet-veten dhe e cila mund të jetojë me ndërgjegjën e saj.” 

“Në qoftë se do të protestoni guximshëm, pa u trembur por me dinjitet, kur të shkruhet historia për brezat e ardhshëm, historianët do të shënojnë në librat e historisë, se njëherë na jetonte një popull i madhërishëm, i cili futi një kuptim të ri të dinjitetit njerëzor, në rrjedhat e qytetërimit.” 

“Ju lutem të jeni paqësorë. Ne besojmë në ligjshmëri. Ne nuk promovojmë as nuk mbështesim dhunën.” 

Është përgjegjësi morale që të mos përfillen ligjet e padrejta”. 

“Terri nuk zhduk dot terrin; vetëm drita mund të bëjë një gjë të tillë. Urrejtja nuk zhduk dot urrejtjen; vetëm dashuria mund ta bëjë këtë.” 

 “Jeta jonë fillon të marrë fund, ditën që heshtim për gjërat e rëndësishme në jetë.” 

 “Padrejtësia kudo qoftë, është kërcënim për drejtësinë gjithkund tjetër.” 

Martin Luther King 

                    How Martin Luther King Put Rights Movement 'Where His Mouth Was' in 'Dream' Speech - ABC News

                                                  Dr. Martin Luther King      

            Albanian Daily News

Kreu i sindikatës së pedagogëve të Shqipërisë, Sandër Kovaçi — Shqipëria ka nevojë për tolerancë dhe kulturë protestash dhe jo për kërcënime ndaj atyre që angazhohen në protesta legjitime për plotësimin e kërkesave të tyre, si qytetarë me të drejta të barabarta të atij vendi. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu