ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Unë ushtari besnik i atdheut tim!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Florim Zeqa 

Jo pa të drejt, disa nga miqt dhe familjarët e mi, kanë filluar të shqetësohen për fatin tim, shkaku i kërcënimeve dhe shantazheve në vijimësi nga çarqe të caktuara, të cilat për qëllim e kanë ndalimin tim në mos kundërshtimin e veprimeve antikombëtare, antikushtetuese dhe antishtetërore të kastës politike në pushtet dhe opozitë. Megjithatë unë nuk tërhiqem nga e drejta për t’i dalë zot vendit dhe popullit tim të nëpërkëmbur nga kusarët politikë, të cilët nga hiqi janë shndërruar në multimilionerë karrshi një popullate të varfër e të pashpresë për jetë në vendin e vet.

Paanshmëria e vlerësimit analitik 

Ashtu siq më njohin lexuesit, unë në shkrimet e mia flas me gjuhën e zemrës, asnjëhere nuk udhëhiqem nga mënia dhe inatet personale, por nga dashuria që kam ndaj atdheut tim të shenjt-Kosovës dhe bashkombasve të mi.

Unë asnjëherë deri më sot, nuk e kam mbështetur keq-qeverisjen e vendit pavarësisht kush ka qënë në pushtet, sikurse që nuk i kam mbështetur pazaret e pista politike për interesa personale të kujtdo qofshin ato.

“Mazraku në thes nuk hyn”, e thotë një fjalë e urtë popullore.

Dëmet që i ka shkaktuar vendit kjo klasë politike janë të mëdha dhe të pariparueshme.

E kam thënë vite më parë, po e përsëris prapë, sikur të ishte i vetëm një politikan i keq, e keqja për vendin do të ishte më e vogël.

Kjo po dëshmohet edhe me qeverisjen e fundit, e cila për një kohë të shkurtër në qeverisje e dërgojë vendin në theqafje politike, në izolim dhe sanksione ndërkombëtare.

Dialogu i Brukselit e zhveshi Kosovën nga identiteti shetëror 

Nëse e vlerësojmë nga këndvështrimi analitik momentin e shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008-të sipas pakos së  “Ahtisarit”, prej të cilit erdhi edhe pavarësia, me kushtëzime dhe privilegje të jashtëzakonshme për pakicën serbe, e cila me më pak se 5 % të popullsisë gëzon më shumë të drejta sesa shumica dërrmuese e popullatës shqiptare në Kosovë, precedent ky i paparë dhe padëgjuar në botën demokratike”, në fazën finale të dialogut të Brukselit “banane republika e Kosovës po del e zhveshur komplet nga identiteti shtetërorë dhe ai kombëtar.

Bërja hisedare e Serbisë në të gjitha asetët e shtetit dhe gjitha institucionet e Kosovës në njërën anë dhe dominimi ekonomik dhe politik i Serbisë në vendin tonë në anën tjetër, e ka shndërruar Republikën e Kosovës në “banane republikë”!

Si rezultat i kësaj situate, qyetarët e vendit dita-ditës janë duke e braktisur vendin, jo shkaku i dhunës dhe represionit të pushtuesve serb, por për shkak të keq-qeverisjes së klasës politike shqiptare, e cila ua humbi të gjitha shpresat, duke ua bërë jetën ferr shqiptarëve në Republikën e Kosovës.

Unë biri yt Kosovë 

Të vërtetën duhet thënë ashtu siq është lakuriqe, të pakamufluar. Ngase një popull që falsifikon të sotmen, të ardhmen do ta ketë edhe më të hidhur.

Ashtu siq e ceka në fillim, unë nuk kam asgjë personale me liderët shtetëror dhe partiak, nuk kam asnjë preferencë të veqantë për ndonjë subjekt të caktuar politik, pra jam apartiak.

Sikurse i kam kritikuar veprimet e liderëve shtetëror, ashtu edhe i kam mbështetur në momente të caktuara.

I tillë do të mbetëm, përherë ushtarë besnik i atdheut dhe gardian i interesave të bashkombasve të mi dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Unë biri yt, që lutem e punojë ditë e natë për ty Kosovë, edhe përkundër kërcënimeve dhe shantazheve nuk do të ndalem për asnjë çast së punuari dhe vepruari për të mirën e vendit dhe qytetarëve të vendit tim për t’i dalë zot shtetit tim.

Me ndihmën e qytetarëve do ta gjejë mënyrën dhe rrugën e veprimit, do ta gjejë alternativën e veprimit politik për ta bërë ndryshimin epokal dhe kthimin e shpresës për jetë në vendin më të bukur në botë-Dardaninë tonë antike.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Zoti i bekoftë qytetarët e vendit tim!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu