ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Unioni Ballkanik për inat të BE-së

Shkrime relevante

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Kalendari historik-Presidenti Rugova, 23 Dhjetor 2005: Pavarësia e Kosovës, e padiskutueshme

Presidencë- Kosove - Ibrahim Rugova e Behlul Jashari me kalendarin e...

Shpërndaj

Nga: Lis Bukuroca

Për „Ballkanin e Hapur“ nuk ka raportuar asnjë gazetë gjermane. Për të shkruan vetëm portali i Radios „Deutsche Welle.“

Asnjë politikan i ndonjë vendi të BE-së nuk ka përshëndetur publikisht iniciativën e tre vendeve të Ballkanit. Arsyeja? Arsyen do ta lexoni më poshtë te deklarata e Zaevit.

Asnjë ambasador në Kosovë nuk e kritikoi Qeverinë e Kurtit për refuzim, e as nuk e përshëndeti veprimin e Qeverisë shqiptare për Unionin e Ri, të cilit emri duhet t’i ndërrohet edhe një herë, ndoshta në vitin 2023, sepse ai nuk është Ballkan i tërë, por Pakëz Ballkan. Dhe nuk mund të hapet për të gjithë, sepse disa gjenden në BE, por i hapur tani për tani është vetëm për tre vende.

E mundur se në vitin 2023 riemërohet në Union i Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë apo në Union Ekonomik Ballkanik: për inati të Europës!

Radios gjermane, Deutsche Welle, Zaev i thotë se ne nuk mund të presim gjersa BE t’i zgjidhë problemet e veta. Maqedoninë e paska penguar Bullgaria për shkak të gjuhës dhe historisë. Maqedonia Shqipërinë, sepse kanë dashur dyja vendet t’i pranojnë së bashku. Arsyen e kësaj martese, nuk e dimë!

Sot Vuçiqi ka shkruar te gazeta serbe „Politika“ një artikull me titull „Ballkani i hapur, hap historik për regjionin.“

Në fakt sa herë Serbia ka menduar për të mirën e ballkanasve, ua ka nxirë jetën dhe pa lufta, nuk kanë mundur të shkëputen! Për t’i besuar qëllimit altruist dhe humanist të Vuçiqit, na duhen disa vetëkritika të tij, disa pendime, disa pendesa edhe në kishë, disa gjunjëzime nëpër vendet e Ballkanit dhe shkëputjen e tij nga politika imperialiste, shoviniste dhe fashiste e atit të vet ideologjik, Millosheviqit, por jo gjersa shpërblen rrënuesit e shtetit të Kosovës!

Rama kërkon nga Kosova t’i mbyllë sytë para shumë aktiviteteve serbe ku merren me shkatërrimin e shtetit të Kosovës dhe vazhdimisht shpërblejnë njerëz, që merren me poshtërimin e Kosovës apo që bëjnë propagandë kundër shtetit të saj.

Domethënë mendimi i Baton Haxhiut se nuk mund të burgosen njerëz 20 vjet pas luftës, është program i Ramës dhe ai seriozisht kërkon të harrohen të gjitha të ligat: t’i shtrihet dora Serbisë dhe ndoshta t’i kërkojmë ndjesë pse për „shqiptarët me bisht“ u bombardua Serbia hyjnore! Pra krimet të harrohen, të mbeten pa autor dhe pa fajtor dhe Kosova të integrohet me Unionin Ballkanik pa njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe gjersa ajo e ka Kosovën në Kushtetutë si krahinë autonome dhe gjersa ajo e kontrollon Veriun!

Nga Kosova deri tani Unionin e Ri e përkrah vetëm Lista Serbe!

Ky Union Ballkanik është shprehje e inatit të përbashkët! Ballkanasit harrojnë armiqësitë në mes vete dhe bashkohen kundër Europës! Ata i kanë religjionet e ndryshme dhe gjuhët, por mendësinë e kanë të njëllojtë: inati ballkanik! Ata nuk e duan Europën për qytetërimin, prandaj nuk ndërtojnë shtete juridike!

Ne kishim pakëz shpresë se më parë do të hiqej kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndodhi ajo që nuk e kishim marrë kurrë me mend. Sidoqoftë, Shqipëria vendos vetë se me kë bashkohet, por është tendencioze dhe poshtëruese t’i kërkohet nënshtrim Kosovës duke shpërfillur qëllimet e liga të Serbisë ndaj shtetit dhe sovranitetit të Kosovës! Ardhmëria është Europa dhe Ballkani pa kufij, por jo në gjendje armiqësie si tani! Jo duke e shëlbuar dhe rehabilituar Serbinë e papenduar!

_____________________________________

Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t’i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **

Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu

Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht

* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu