ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Universiteti i Prishtinës feston 54 vjetorin

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Universiteti i Prishtinës -rektorati. Foto: Behlul Jashari

Nga Behlul Jashari, Prishtinë

-Në prag të shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur rektorin Qerim Qerimi

PRISHTINË, 8 Shkurt 2024/ Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në këtë muaj Shkurt 2024 shënon 54 vjetorin e themelimit të vlerësuar ngjarje historike për popullin e Kosovës, por edhe për gjithë kombin shqiptar.

Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 Nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore shqiptare-kosovare një vit më herët – në 1968. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 Shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë,  në 15 Shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës.

“Universiteti i Prishtinës do të japë dritë, shkencë e kulturë”, ishte, në 16 Shkurt 1970,  kryetitulli në gjithë ballinën e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, e cila ka nisë të dalë në 12 Shkurt 1945 në Prizren, në frymën e Konferencës së Bujanit, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana, më të cilat u shtyp edhe abetarja e parë në gjuhën shqipe në Kosovë në nëntor 1946.

 “Në Rilindja, që është edhe abetare e parë, i kanë rrënjët edhe Universiteti, edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, edhe shumë zhvillime e aspiratat tona”, kam shkruar në Monografinë e gazetës historike. 

Universiteti i Prishtinës i posathemeluar kishte Fakultetin Filozofik, Fakultetin Juridiko-Ekonomik, Fakultetin Teknik dhe Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa tani ka 17 fakultete.

Kosova shtet i pavarur nga 17 Shkurti historik 2008 ka hapur universitete publike edhe në disa qytete të tjera.

Forhåndsvisning av bilde

Në prag të shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  në 7 Shkurt 2024 ka pritur  në zyrën e tij rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, profesorin Qerim Qerimi, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Bisedë e diskutimit ishin arritjet dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion. Rektori Qerimi e njoftoi Kryeministrin Kurti se me draft statutin e ri për Universitetin, përveçse dokument i rëndësishëm për institucionin, ai synon të sjellë ndryshime të nevojshme në ngritjen e standardeve të institucionit në tërësi, jo vetëm në vend por edhe më gjerë. 

Ndryshimi i këtij statuti, i cili tani është për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vjen pas plot 11 vitesh. Rektori Qerimi e falënderoi Kryeministrin Kurti për ndihmën që Qeveria ka dhënë përmes skemës së bursave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, STEM, për vajza, e të cilat ai i cilësoi si investim i kthyeshëm për vendin. 

Kryeministri Kurti e falënderoi rektorin Qerimi për kontributin e tij drejt përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë, e kësisoj edhe zhvillimit të shoqërisë në shtetin tonë. Ai gjithashtu shprehu përkrahjen e plotë të Qeverisë drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës.

Forhåndsvisning av bildeGjatë takimit u potencua edhe nevoja për angazhim shtesë rreth çështjes së profileve deficitare. Universiteti i Prishtinës deri më tani ka marrëveshje bashkëpunimi me 500 institucione akademike ndërkombëtare. Për të shtuar shkëmbimin e përvojave me shtetet e tjera, Universiteti i Prishtinës është duke krijuar programe të tjera alternative edhe në gjuhë angleze për studentë nga jashtë, si dhe programe të përbashkëta studimi në nivel të doktoratës dhe masterit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu