ARKIVI:
6 Maj 2025

Urgjentisht duhet të fillojë de-Islamizimi i vendit

Shkrime relevante

Shqiptarja që i dërgoi burrat në varr me orgazëm…!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren  Ia tregova mikes sime të...

Luftë e ashpër e analistëve të rrejshëm të Kosovës ndaj së vërtetës

Afrim Caka, Gjakovë LUFTA E ANALISTËVE PA KRISMA ARMËSH - MBETËT E...

A duhet Lumiri të përgjigjet në mënyrë (i)racionale ndaj letrës publike të Kurtit!?

Prof. Fadil Maloku, socioolog nga Prishtina Ja një përgjigje hipotetike e (Kryetarit...

Rrëfimi ekskluziv i Jusuf Buxhovit, krahut të djathtë të Ibrahim Rugovës

https://www.youtube.com/live/7kZrWyK9-Bo?feature=share&fbclid=IwY2xjawKGjL5leHRuA2FlbQIxMQBicmlkETFqUHpqUkRqZ2J6TWFIMjlYAR5lMX6rohji_SJ6Gvfi-BVVYaT48ir9itfshdgzpqAMohyBt6zSz77w5sDtXQ_aem_9lws7fdzz3FV3TmBbfLTYA

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë forcon urat kulturore me Arbëreshët e Kalabrisë dhe Sicilisë

Ing.Dip. Shqipe Bytyqi , Hora e Arbëreshëve, maj 2025 Pranvera Arbëreshe 2025”,...

Shpërndaj

Me gëzim mora lajmin e zbardhjes së rastit të aktit terrorist të vrasjes së policit Muhamet Lika. Ai krim i urryer minoj themelet e shtetit ligjor, sfidoj rendin publik dhe cenoj sigurinë e çdo qytetari tonë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta edhe njëher shkojnë për familjen e të ndjerit, miqtë dhe kolegët e Policisë së Kosovës, të cilët humbën një shërbëtor të përkushtuar.
Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj për profesionalizmin, vendosmërinë dhe shpejtësinë me të cilat zbardhën këtë vrasje të rëndë dhe siguruan kërkesën për paraburgim ndaj të dyshuarve. Ky sukses tregon se drejtësia jonë është në veprim dhe nuk toleron asnjë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare.
I drejtohem organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë që të mos ndalen deri në arrestimin dhe ndëshkimin e çdo hallke të këtij zinxhiri kriminal: autorëve të vrashes, organizatorëve, financuesve dhe indoktrinuesve ideologjikë. Dhe çdo person që ka kontribuar, direkt apo indirekt, në përgatitjen apo ekzekutimin e atijë sulmi duhet të përballet me pasojat ligjore.
Në këtë kontekst, kërkoj shpalljen e përgjegjëse edhe të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) — institucionit që po ushqen tek të rinjtë një interpretim të rrezikshëm të “Islamit politik”. BIK-u duhet të distancohet pa ekuivok nga çdo formë indoktrinimi që nxit ekstremizmin dhe dhunën, duke rikthyer fokusin te mësimet e paqes, bashkëjetesës ndërfetarë dhe respektit të lirisë së besimit.
Ftoj të gjithë shoqërinë kosovare — qytetarë, institucione publike, partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile — të nisim menjëherë një proces të mirëfilltë të “de-Islamizimit” në jetën publike dhe institucionet tona. Shteti laik duhet të respektohet dhe promovohet si parim themelor i bashkëjetesës sonë demokratike. Ky proces nuk do të synonte të pengojë praktikimin e fes shpirtërore të myslimanëve, por do të çrrënjoste çdo tentativë për instrumentalizimin e fesë në agjenda politike e terroriste.
____

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Sa i përket islamit politik dhe keqpërdorimit të tij nga një pjesë e mirë e klerikëve që dirigjohen nga jashtë për qëllime të caktura, për këtë gjendje përgjegjsi të madhe mban klasa e tanishme politike e që kanë koketuar me forca të caktuara radikale islamike para të cilave sheti ka filluar të lëshojë pe. Mbetët që shteti të veprojë në përputhje me kushtetutën, që të pengohet keqpërdorimi i lirisë fetare, si e drejtë elementare njerëzire, të cilën duhet ta gëzojë secili jashtë politizimit të saj.
    ***
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu