ARKIVI:
5 Shkurt 2025

Vashës, poezi nga Argjira Ukimeri

Shkrime relevante

Lis Bukuroca: Sikur të votoja, do ta votoja Kurtin, me shpresën se do ta gjejë një rrugë për të ndrequr raportet me SHBA-të

Lis Bukuroca, Gjermani Sikur të votoja unë: Do ta kisha votuar Lumir Abdixhikun,...

Pavdekësia e dëshmorit Afrim Bunjaku te poezia “Në mbrëmjen e fundit”

Nga: Isuf Bytyçi ___ Pavdekësia e atyre që bien për atdhe shfaqet qartë...

Maskarada parazgjedhore – abuzim i vrazhdë

Idriz Zeqiraj, Gjermani ____ Për tre muaj radhazi vazhdon fushata parazgjedhore, ndërkohë që...

Shpërndaj

Argjira Ukimeri, Prizren

Poezi

VASHËS

__

Moj gonxhe e stolisur

Me plotë hijeshi

Kush ta fali shtatin

Të bukur si Selvi

*

Kush ta ka qëndisur

Ylberin mbi vetull

Flokêt si flori

Sytë e magjepsur

*

Kush ta fali belin

Si unazë prej Ari

Dhëmbët plotë shkëlqim

Si Margaritari

*

Kush ta fali gojën

Buzët si qershi

Faqet kuq si molla

Me ti pas lakmi

*

Kush ta ka skalitur

Gjoksin mbi gjymtyrë

Qafën si gaztare

Ballin tënd të mirë

*

Zemra po më digjet

Ndjenjat nuk kanë pushim

Monalizë e bukur

Hyjneshë e shpirtit tim!

___

ARGJIRUSS. U

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu