Hashim Thaçi i kthyer në Prishtinë më 12 qershor 1999
Sinan Kastrati, Suedi
Situata e rëndë në pjesën veriore të Kosovës nuk është që ne të shkruajmë e të flasim sikur të ishim në festa, edhe pse festat janë pjesë e jetës dhe duhët festuar.
Kjo situatë e keqe, e rëndë politike, ekonomike dhe e rëndë për shqiptarët, u keqësua edhe më shumë atëherë kur më së shumti kishim shpresua se ajo ajo do të përmirësohet dhe shqiptarët, dhe serbët do të ktheheshin në shtepitë dhe banesat e tyre, në qershorin e vitit 1999.
Gjeta disa video e shkrime se si Hashim Thaçi mashtroi mitrovicasit që do të këthehen në vendet e punës (në Spitale që janë në veri të vendit) dhe në shtëpitë, banesat dhe pronat e tyre
Prandaj, për të satën herë i shikova disa video dhe i dëgjova me vëmendje fjalët e Hashim Thaçit para masës së tubuar që këndonin ”Besa-besë”, i brohorisnin Hashimit dhe UÇK-së:
“Hashim Thaçi kur ndau Mitrovicen 1999 – Protestat & premtimi i Hashes”
“Hashim Thaçi e Vlora Çitaku (perkthyese) pranojne ndamjen e Mitrovices (1999)”
Kur Hashim Thaçi nenshkroj Zajednicen me Serbi – Marreveshja 15 pika (Lajmet RTK/KTV Prill 2013)
(Kosova Arkiv)
https://www.youtube.com/watch?v=v8cl47Qq7Qs
Top News – Luftëtari që u bë president/ Hashim Thaçi në gjykatën e hagës, deri kur…
(Top Channel Albania)
https://www.youtube.com/watch?v=Odf7mv-MOwI
… dhe shumë premtime të tjera tjera: për jetë më të mire, punësime, liberalism vizash etj. Nuk doli asgjë pos fjalë boshe për ardhjen në pushtet e më vonë ruajtjën e karrigës dhe pasurimim marramendës.
“Në Kosovë shtresa intelektuale nuk ishte keq as në kohën e Titos dhe të Milosheviqit”
November 25, 2022
Po Paskal Milo ?
Ajo që më së shumti më preku këtë përvjetor të nëntorëve ishte se miku im, ish kolegu Murat Koci e kishte ftua Paskal Milon që të flas për 28 Nëntorn (të shtunën më 3 dhjetor 2022 në Qendrën Kulturore të Kosovës (QKK) në Malmö. Me Muratin kemi (bashkë) punua 3 vjet të plota.
Unë nuk mora pjesë në një tubim ku flet një “njeri” si pas-kali sepse dua ta nderoj 28 Nëntorin, por jo me pas-kalat.
Por për më tepër, qe çka shkruan Paskal Milo në librin “Ditari i një ministri të Jashtëm – konflikti i Kosovës 1997-2001″
“Me mllef të paarsyeshëm ndaj Rugovës, Paskal Milo fyen rëndë edhe intelektualët, mësuesit dhe pedagogët e Universitetit të Prishtinës. Në librin e tij- pamflet “Ditari i një ministri të Jashtëm – konflikti i Kosovës 1997-2001”, nuk e bën këtë goditje nga mungesa e informacionit, por nga ligësia. Shpifjet e denigrimet e ish-ministrit të Jashtëm të Tiranës janë edhe më të ulëta sesa propaganda e Milosheviçit.
Kështu duke “analizuar” humbjen e PDK-ja në zgjedhjet lokale të vitit 2000, Milo shkruan: “Një pjesë e mirë e tyre veçanërisht shtresa intelektuale dhe ajo e arsimuar nuk ishte ndier keq as në kohën e Titos, as edhe në kohën e Milosheviqit”, (faqe 320).
Po ky, pas-Kali i Milos, e quan ”konflikt” e jo ”luftë” “luftën e hashimave” e ku ishte edhe Adem Demaçi e Hashim Thaçi e asnjëri nuk reaguan ndërsa, po të guxonte dikush nga “krahu tjetër”, ta quaj “konflikt”, “luftën” e ademave, hashimave e jakupave, ata do ta qitnin para grykës së topit.
Për Paskal Milon, unë kam shkruajtur para disa vjetëve në Bota Sot dhe disa portale I kanë marrë ato opinione, me titull:
“A kishte organizim ushtarak, “Shtab” të UÇK-së dhe “luftë çlirimtare në Drenofc të Zatriqit e rrethinë?”
NGA: SINAN KASTRATI MË: 1 MARS 2019 NË ORA: 10:14
-A ka qenë kjo ”luftë”, përleshje, konflikt, luftë guerile apo luftë?
Me kujtohet se pikërisht në kohën kur Paskal Milo promovoi librin ”Ditari i një ministri të Jashtëm-konflikti i Kosovës 1997-2001”, në hotelin “Baci” në Prishtinë, e ku veç tjerësh, ishin të pranishëm edhe Adem Demaçi dhe disa nga “komandantët” e UÇK-së, në krye me Hashim Thaçin, asnjërit nuk i shkoi mendja të kontestonte termin ”konflikt” që ishte edhe në përbërjen e titullit të librit. Po e them këtë sepse pikërisht në atë kohë disa militantë të PDK-së donin ti venin në grykë të topit disa autorë të teksteve shkollore të historisë, të cilët e kishin përdorur termin konflikt. Pra Paskal Milos i lejohej kjo “lajthitje”, edhe pse është profesor fakulteti dhe ish ministër i Jashtëm, kurse të tjerëve jo. Kjo është si mizoria e Pigmejëve të Afrikës së Jugut, të cilët duke mos pasur mundësi të matën me njerëzit normalë, sillën si kanibalë të vërtetë ndaj fëmijëve të tyre apo edhe ndonjë individi të pafuqishëm” (pjesë nga një fejton me 7 vazhdime e 7 reagime, përgigje ”3 hasjanëve” për 1 thes tërrshanë.
Ditët e Kulturës Shqiptare në Skåne të Suedisë me praninë e ish pjesëmarrësit në bisedimet në Rambuje, Paskal Milo-n, më 3 dhjetor 2022
Por sot dua të këthehem tek arkiva ime, të burimi, dua ti publikoj në disa vazhdime, disa nga ato opinione, në Drini, ato që i gjeta por që janë edhe sot e gjithë ditën aktuale e me një titull ”Behanja e qervishit, një lugë tlyn”.
Kur mësuesi veteran flet për luftëtarin veteran, djalin dëshmor!
NGA SINAN KASTRATI, Bota Sot, 14 TETOR 2016 NË ORA: 21:01
FOTO GALERI
Ilir Mërturi
Letër nga Suedia ish kolegut tm të punës, mësuesit Rexhep Mërturit.
Rreth shkrimit: ”Rrëfimi ekskluziv i babait të dëshmorit Ilir Mërturi – Ëndrrën e të birit që tani po e realizon nipi”, Bota Sot, e premte, 14 tetor 2016
I nderuari Rexhep Merturi!
Kanë kaluar më shumë se 36 vjet kur më 1979, 1980 punonim si mësues në fshatin Panorc. Nuk e kishim të lehtë asnjëri, as unë e as ti por ti e kishe më të vështirë se unë dhe të gjithë ne të tjerët që punonim si mësues në Panorc, më vështirë se edhe Halim Kadria sepse ti udhtoje për çdo ditë prej fshatit tënd deri në Klinë pastaj prej Kline deri në Sferrkë të Gashit, me autobus dhe përsëri prej Sferrkës ecje këmbë, disa orë orë, dy drejtimet, më shumë se 10 orë në ditë, vetëm rrugë për me e mbajtur gjallë familjë, e me e rrit, me e shkollua dhe edukua ILIRIN se si duhet e mbrohet Atdheu-Kosova.
Rexhep Mërturi
FOTO GALERI
Prandaj të quajta veteran edhe pse, i nderuari Rexhep kjo fjalë është keqpërdor shumë dhe e kam të vështirë ta përdor aty ku e ka vendin “VETERANI”, me ”këngëtarë veteranë” … e tash edhe me ”veteranët e luftës”. Po ti Rexhep je vërtet VETERAN I ARSIMIT sepse gjatë punës tënde si mësuese, gjatë gjithë ditës më shumë ke qenë pa bukë e i lodhur gjatë udhtimit, më shumë se gjysmën e natës dhe ditës ke EC, siq thonë plakat e pleqt ”Err e terr” udhtoje këmbë, pa i parë fëmijët e tu.
Këtu, nuk dua të harroj por dua ti falenderoj familjet e Haxhi Muratit, Maxhun Hajrullahit, Rexhep Sylës… nga Rudi, lagje e Panorcit pastaj Man Halilin, Hisen Dergutin, Islam Brahimin, Latif Reshitin e shumë e shumë familje të tjera nga Panorci, Rudi e Garaqeva të cilët na thirrnin në darka e na binin dreka…(bukë e djath) në shkollë.
Rexhep, kur dëgjova se është vrarë Iliri, më erdhi shumë keq e mu dhimte ti. Iliri, mendoja unë është djali i vetëm i yti por ti kishe edhe djem të tjerë, Zotit shyqyr.
Rexhep, kur ishim te ti më 1979, në katundin Gjurgjevik, komuna e Klinës, pasi e shikuam Festivalin Folklorik në Shtëpinë e Kulturës ”Jehona e Dukagjinit”, në Klinë, erdhëm natën te ti, në fshat. Atje na priti Plaku, Mixha Sinan dhe… djali Iliri ”I Vogël”. Ne ishim shumë mësues mysafirë që ti kishe dëshirë ta bëjmë një natë te ti, të bëjmë pak llafe e ta ham një darkë: Erdhëm Unë, Dalipi, Bilalli, Istrefi, Halili, Hilmiu …
Ishte natë që nuk e harroj kurrë.
Po mundohëm edhe tash me ”e gjet” Ilirin në odën tënde por nuk mundem me e mbajt mend, ku ishte ulur ILIRI I VOGËL apo kishte fjetur.
Iliri u vra në prit për mos me vdek KURRË, për LIRINË e Kosovës
Rexhep, një pyetje të vogës:
-Qysh është e mundur që Ilirit me i pri ”Magjupi”, si ”komandant” ?
Kështu më tha djali i juaj, vëllai i Ilirit, më vogël se Iliri që kishte qenë në dyqan kur isha unë, Bilall Rudi e Avni Heli me të pa ty për Ilirin.
As ty nuk të pash, sepse ti kishe qenë në Shqipëri e … djali juaj vazhdoj të më tregoj për ”trimërinë” e ”heroizmat” e ”Magjupit”, ”udhëheqësin” e Ilirit.
Rexhep, unë e ndërpreva, nuk munda me e durua ….
Si është e mundur Rexhep që Ilirit e Ilirëve me iu pri magjupt, gabelt e qergasht?
Sinan Kastrati, Suedi
Kush janë Kolaboracionistë shqiptarë, Mithat Frashëri e Kolonel Ahmet Krasniqi apo Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e … Bujar Bukoshi e Isa Mustafa?
NGA: SINAN KASTRATI, Bota Sot, 19 KORRIK 2017 NË ORA: 11:40
Sinan Kastrati
Kush janë Kolaboracionistë shqiptarë?
“Nacional Çlirimtarët” ose Kolaboracionistët e Enverit, Mithat Frashërin e quanin Kolaboracionist kurse lpk-istët me rrobat e uç k-së, më 1998 e 1999 i quanin Kolaboracionistë edhe fashatarët e puntorët e ndershëm shqiptarë, pasi i kishin kidnapuar, burgosur, torturuar e vrarë më 1998, 99 e më vonë deri në ditet e sotshme i njollosnin edhe familjët e tyre.
Në kujtim të Marrëveshja dhe të Kolaboracionistëve të tipit të Jakup Krasniqave e të Hashim Thaqave
A do të përgjigjen Kolaboracionistët e vërtetë për ata që i quajtën Kolaboracionistë dhe dëshmuan rrejshëm në Gjykatën Ndërkombetare të Hagës?
Çka ëshë fjala Kolaboracionist, -i, Kolaboracioniz/ëm-mi?
E kisha të vështirë dhe ende nuk mundëm ta shqiptoj si duhët fjalën Kolaboracionist dhe shpesh e shkruaja gabimisht, pasi që nuk ishte fjalë shqipe dhe nuk e kisha mësuar këtë fjalë.
Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, Tiranë 1980, botuar nga Akademia e Shkencave të RPSH, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, fq. 847 të fjalorit, fjala “Kolaboracionist-i” shpjegohët kështu: Ai që bashkëpunuar me pushtuesit fashistë e nazistë dhe ka tradhtuar Atdheun gjatë luftës Nacionaçlirimtare…. dhe vazhdon me fjalën Kolaboracionist-e, Kolaboracioniz-ëm.
Kjo fjalë, mjerisht iu dha hapsirë dhe zuri vendin kryesor edhe gjatë viteve 1998, 1999 pikërisht në televizionin shqiptyar të Tiranës që e kishin zaptua lpk-istët e Kosovës. Kjo fjalë e ky term fatkeqësisht u ngjiz në gojën e Kolaboracionistëve si, Azem Zyla, Hashim Thaqi, Jakup Krasniqi e të atyre që e ndihmuan këtë “luftë” Adem Demaqi, Rexhep Qosja etj.
Shkas i kësaj teme ishte se më 17 korrik 2017 në një televizion shqiptar pash një emision dokumentar që bënte fjalë për Mbledhjën e Mukjes, për Mithat Frashërin dhe pjesmarësit e tjerë të asaj “Marrëveshje”.
Jemi në mes të korrikut të vitit 2017 e po sillemi sikur jemi në fillim të Luftës së Dytë Botërore me qiftat e Hashim Thaqit (kryetar “shteti”, me Kadri Veselin e Jakup Krasniqin (ish kryetarë të kuvendi të Kosovës, Fatmir Limën, ish “komandant”, Ramushin, i “i nomunuar” për “kryeministër” e soj sorollopat e xhavit halitave, rexhep selimave e të tjerë.
Duke lexuar shtypin e duke shikuar emisonet qesharake në disa televizione kosovare për aktualitetin e sotëm politikë, pas zgjedhjeve të 11 Qershorit 2017, më shkoi mendja largë e më largë, para më shumë se 70 vjet, te Faik Konica e Fan Noli, te Mithat Frashëri, Myslim Peza e … Mustafa Gjinishi, të gjithë kundërshtarë politikë e ideologjikë dhe (gati) të gjithë të vdekur. Mithati u gjet i vdekur në banesën e vetë, vdekje shumë e dyshimtë dhe as eshtrat nuk i ka pranë prindërve dhe xhaxhallarëve, Vëllezërve Frashëri në Shqipëri të cilët dhanë shumë për Shqipërinë sepse nuk lejuan Parti e Punës dhe Enveri. Ngjashëm është po veprohët edhe me Kolonel Ahmet Krasniqin.
Një “Ciceron” në Shqipëri më patë thënë “Eshtrat e Samiut Turqia nuk ni ka dhënë pasi që Samiu ka bërë kontribut më të madhë për shkencën dhe gjuhësinë turke … “
Kjo për faktin e pamohueshëm se atëherë e sot kishim Kolaboracionistë të tipit të “Doktor” Jakupit, Hashimit dhe veglave të tyre që e penguan bashkimin e forcave politike e ushtarake në luftë të përbashkët kundër pushtuesit serbë e sllavë.
Faik Konica iku. Nuk u kthye as kur u çlirua Shqipëria, sepse kishte qenë Ministër i Ahmet Zogut ndërsa Ahmet u vra dhe eshtrat nuk këthehen sepse ishte Ministër i Luftës në “Qeverinë Bukoshi” (do të kishte qenë më mire po mos ta kishim “Qeverinë e Bujarit”, shën. Imi I mëvonshëm).
Po kjo është më tepër se TURP kur dihët se Bukoshi u bë “Zv. Kryemistër i Hashim Thaqit e Isa Mustafa, atherë Ministër i Financave, tash Kryeministër.
Pra Faiku. Iku edhe Mithat Frashëri që të mos ketë më shumë vllavrasje e gjakderdhje në mes të shqiptarëve.
E njëjta gjë do të na përseritët edhe më 1998 e 1999 kur Kolaboracionistët si Hashim Thaqi e … Jakup Krasniqi do ti quajnë Presidentin Rugova, Kolonelin Ahmet Krasniqi e … Tahir Zemajn me të njëjtat fjalë fyese, madje Tahir Zemajn e quajtën e dhe dezertor dhe do të përgjigjën para organeve që ata i “bënë” M … e i mstitën me Sh … .
Jakup Krasnqiqi, si dëshmitar në gjyqin e Hagës, kur Fatmir Lima gjykohej e një prej akuzave kundër tij ishte edhe vrasja e shumë shqiptarëve (Ramiz Haxha, Selman Binishi e disa të tjerë që do ti publikoj më vonë, në shkrimet e mëvonshme), do të deklaronte pa fije turpi se Jakup Kastrati, Cen Desku, Agim Krasniqi, Ramiz Hoxhë … që i kishin kidnapuar, burgosur e vrarë vetë, i quanin Kolaboracionistë ndërsa tash flet ndryshe. “Historiani” me titullin “doktor shkence”:
“Krasniqi zbulon se dhuna politike, vrasjet, arrestimet dhe izolimet u urdhëruan nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”.
“Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës më në fund ka vendosur të hap sirtarin e fshehtësive të urdhërdhënies dhe vendimmarrjes në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, përfshirë vendimet për vrasjet politike, pengimin e bashkimit të faktorit politik dhe atij ushtarak.
“Ju atëherë (gjatë luftës) e përdorët forcën për të përjashtuar një pjesë të madhe të kombit?!”. dëshmon Krasniqi për krimin e udhëhequr nga këto dy figura me prirje satrape.
O Jakup, po pse atëherë i lexoje ato “komunikata” të “Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, pjesë e së cilës ishe edhe ti?
Ngjashëm sikur në Mbledhjen e Mukjes, pas “Marrëveshjës së Mukjes”, shumë atdhetarë u detyruan të ikin nga Shqipëria që të mos ketë gjakderdhje.
Ngajshëm e edhe më keq ndodhi në Shqipëri e në Kosovë, më 1997, 1998 dhe 1999. Shumë atdhetarë u detyruan ta mbyllin gojën e shumë ushtarakë të ikin nga “lufta”. Ata që nuk ikën, u vranë (Ahmet Krasniqi … Enver Maloku, Xh. Mustafa …. Ndërsa Tahir Zemajn, vetë Dem-açi e “doktor” Jakupi, shkruajtëne e shanë kundër tij edhe si të vdekur që nuk është në traditën shqiptarfe. Tahirin e quajtën dezertor dhe iu erdhi mirë që iu shym Oxhaku, sepse “Mandelës” së Kosovës, edhe djali I Tahirit ishte bir shkine.
Në të vërtetë Mithat Frashëri, djali i udhëheqësit të LSHP. A. Frashërit, I Rugova, Kol. Ahmet Krasniqi e … Tahir Zema, Jakup Kastrati e …. Ramiz Hoxha i Bellanicës, nuk ishin Kolaboracionistë e dezertorë por Kolaboracionistë… e dezerterë, komplotistë e përqarësa ishin Adem Demaçi, hashim Thaçi, Jakup Krasnqi e …. Xhavit Haliti.
Kolaboracionistë janë Jakup Krasniqi bashkë me Hashim Thaqin, “njerëzit e PRONTOS”, shoqatat e dala nga “lufta” dhe udhëheqësit e partive, të “krahut të luftës”!
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 2017-07-19
Pak sqarime:
Mbledhja e Mukjes apo siq quhët Marrëveshja e Mukjes u nënshkrua më 2 gusht 1943 në fshatin shqiptar të Mukjes midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Marrëveshja e Mukjes u nënshkrua më 2 gusht 1943 në fshatin shqiptar të Mukjes midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike.
Mbledhja e Mukjes
Marrëveshja themeloi një Komitet të Shpëtimit Kombëtar i cili duhet të merrte drejtimin e lëvizjes së rezistencës shqiptare. Nga ana e komunistëve shqiptarë, marrëveshja u nënshkrua nga Ymer Dishnica, një anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Një mosmarrëveshje u ngrit në lidhje me statusin e Kosovës. Ndërsa Balli Kombëtar propozoi për të luftuar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përfaqësuesit komunistë kundërshtuan ashpër. Më në fund u arrit një kompromis, ku çështja e Kosovës të vendosej në një referendum të popullit të saj në fund të luftës.
Marrëveshja u konsiderua kundërrevolucionare nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, i deleguari i të cilëve pranë Partisë Komuniste të Shqipërisë Svetozar Vukmanoviç-Tempo ushtronte ndikim të konsiderueshëm mbi komunistët shqiptare e veçanërisht mbi drejtuesin e tyre, Enver Hoxha. Si pasojë, kjo marrëveshje u dënua zyrtarisht nga Enver Hoxha në një takim të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Delegacionet:
B.K. 1. Hasan Dosti, 2. Mit’hat Frashëri, 3. Thoma Orollogaj, 4. Skënder Muço, 5. Hysni Lepenica, 6. Isuf Luzaj, 7. Kadri Cakrani, 8. major Raif Fratari, 9. Nexhat Peshkëpija, 10. Halil Mëniku, 11. Ismail Petrela, 12. Vasil Andoni
K.P.N.Çlirimtar, 1. N.Kolonel Jahja Çaçi, 2. Myslim Peza, 3. Abaz Kupi, 4. Ymer Dishnica, 5. Mustafa Gjinishi, 6. Omer Nishani, 7. Sulo Bogdo, 8. Shefqet Beja, 9. Medar Shtylla, 10. Stefan, 11. Haki Stërmilli 12.G. Nushi.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 11 dhjetor 2022