ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Vazhdojnë komplotet…!

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Në faqe të Shoqërisë Lëvizja dhe nga kryetari i saj, Xhevat Gjini, po shpërndahet një grafikë që paraqet 30 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe ky spekulim ngjason me spekulimin për datë të themelimit të Lëvizjes?
Vërtetë, nuk po vlen FAKTI që UÇK-ja është themeluar nga Mbledhja e Katërt e përgjithshme, e mbajtur më 26-27 korrik 1993 në Prishtinë, por ca matrapazë profiterë duan që gjithsesi të na imponohet falsifikimi se UÇK-ja është themeluar nga mbledhja (ndoshta jo-statutore) e ca anëtarëve të Kryesisë së KP të LPK-së Dega jashtë vendi, e mbajtur më 17 nëntor 1994 (në Lucern), ku u vendos emërtimi, njëheri edhe u miratua kapja e UÇK-së nga marionetat komplotiste Xhavit Haliti dhe Azem Syla?!
Për ata që nuk kanë informim, FAKT është se UÇK-ja u formua nga Mbledhja e Katërt e përgjithshme, e mbajtur më 26-27 korrik 1993 në Prishtinë (në shtëpinë e Prindërve të Fatmir Brajshorit). Për shkak se pjesëmarrësit në atë Mbledhje duhet të jetë dekonspiruar, menjëherë policia serbe ka filluar arrestimin dhe përndjekjen e pjesëmarrës. Kështu humbi funksionalitetin LPK-ja në Kosovë, prandaj LPK, Dega në Emigracion, mori përsipër rrolin për ta ruajt kontinuitetin. Prandaj në mbledhjen e dhjetorit 1993 Këshilli i Përgjithshëm (KP) u vendos të formimi i Fondi “Vendlindja thërret” dhe i Sektorit të Rëndësisë së Veçant (SRV). KP e ngarkoi me detyrë të caktonte tre veta në SRV. Kryesia i cakton Ali Ahmetin, Azem Sylën dhe Xhavit Halitin. Xhaviti dhe Azemi kooptojnë Nait Hasanin Gjerladin Gashin, Rexhep Selimin dhe Sokol Bashotën. Ato marioneta u quajten Shtab Qendror, me “koordinator” Naitin.
Në atë “mbledhjen” e 17 nëntorit 1994 Kryesia miratoi edhe atë Shtab Qendror, i cili kishte rrolin kryesor ta sabotonte e komplotonte rriten dhe konsolidimin e UÇK-së.
Në momentin kur “koordinatori” Nait rrëmbehet/arrestohet, ai SHQ nuk duhet të ketë mas më shumë se 15 ushtarë nën komandë. Ndërsa nga 27 janar 1997 edhe ai farë SHQ u zhbë.
Në atë UÇK “zyrtare” nuk ishin as pjesëtarë Adem Jashari, Zahir Paraziti, Adrian Krasniqi dhe bashkëguerilët e tyre…
Xhaviti dhe Azemi i mashtronin shokët e tyre të Kryesisë se SHQ ekzistonte. Kur ndodhi Epopeja në Prekaz, të cilën Epope PISAT që e kishin kap UÇK-në as që e përmendin në komunikatat nr. 45 dhe 46, që mbajnë datat përkatëse 9 dhe 16 mars 1998, të lëshuara “në emër” të Shtabit Qendror, faktikisht inkezistent.
Kryesia duke pa mutsihanen që kishte bë, me përkrahje të marionetave komplotiste Xhavit Haliti dhe Azem Syla, nga viti 1994 deri në mars 1998, i shkarkojnë tre anëtarët e SRV, duke e marrë vetë rrolin e Shtabit Qendror…
Të tjera që i pësuan anëtarët e Kryesisë nga Xhaviti dhe Azemi do të duhej t’i rrëfenin konformistët frikacakë.
PYETJE: kush është vendimmarrës për 17 nëntorin 1994 si datë e themlimit të UÇK-së?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu