ARKIVI:
19 Tetor 2024

Vazhdon hutia për zhvillimet zanafillore të UÇK-së

Shkrime relevante

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
_____
Leonardit (Kerquki) dhe Avniut (Ajeti), sapo ua përcjella bashkëbisedimin e parmbërmshëm (16 maj 2023), të zhvilluar në studio të tv T7, emisioni “pressing”. Më erdhi keq që bashkëbisedonin pa e pas informacionin për zhvillimin që ka ndodh. Fatkeqësisht edhe ky bashkëbisedim po ma rrit pakënaqësinë ndaj rrëfimeve që i kam bërë për ato zhvillime, sepse po më ngjanë se nuk kam ditë me i rrëfye për të qenë të kuptueshme edhe për Leonardin dhe Avniun, nëse i kanë lexuar.
Për hir të respektit, por edhe për hir të UÇK-së që të prezantohet në mënyrë sa më korrekte, po përpiqem edhe njëherë të ofroj sqarime telegrafike për ato zhvillime.
1.
Vendimi i Lëvizjes për të formuar forcë të armatosur çlirimtare ka qenë proces. Në vitin 1991 organizimi pluralist, i quajtur legal, kishte marrë përmasa sa të mos të ketë më nevojë për organizim klandestin (“ilegal”) vetëm për nevoja propagandiste, ndërgjegjësuese, meqë partitë e formuara në kuadër të pluralizmit liberal i thoshin të gjitha; pushteti i Millosheviqit e toleroi shprehjen e mendimit të lirë. Bile, toleroi edhe simulimin e një lloj shteti paralel, virtual. Ende nuk po jemi në gjendje të konstatojmë, nëse ai tolerim nga pushteti i Millosheviqit ishte rezultat i përcaktimit të Millosheviqit për demokraci liberale, apo ishte taktizim për ta mbajt Kosvën të pushtuar pa pas nevojë me ushtrua dhunë fizike. Në Mbledhjen e Tretë të përgjithshme, e mbajtur më 4 tetor 1991 në Ujmir të Klinës, Lëvizja u përcaktua që anëtarët më vital në aspektin fizik, të fillonin me sulme guerile për të bërë përvojë përkatës që do kurorëzohej me formim të forcës se armatosur çlirimtare, meqë, siç thuhet në zhargon folklorik, tashmë “llafeve u kishte dal boja”. Fatkeqësisht vendimet e asaj Mbledhjeje nuk u jetësuan, meqë shpejt udhëheqja, në krye me kryetarin Gani Syla, i zgjedhur nga ajo Mbledhje, dezertoi, bashkë me Mehmet Hajrizin, Hidajet Hysenin dhe të tjerë anëtarë të kryesisë, pasi udhëheqja e LDK-së u ofroj sistemim në pozita udhëheqëse të LDK-së.
Për t’i tejkaluar pasojat organizohet Konferenca konsultative, në Kollare të Kërçovës, më 23/24 prill 1993. Pjesëmarrës 32 veta nga udhëheqja e Lëvizje, brendë dhe jashtë vendi. Edhe në atë konferencë u lëvduan sulmet guerile të militantëve të Lëvizjes, duke dhanë orientime që ato të intensifikoheshin e të ishin sa më goditëse. Konfernca zgjodhi edhe grupin e organizimit, që do të koordinonte Mbledhje e Katërt të përgjithshme. Grupi kishte përbërje: Ramadan Avdiu, kryetar; Adnan Asllani, anëtar; Bilall Sherifi anëtar; Hashim Thaqi, anëtar; Hulusi Beqiri, anëtar.
Mbledhja e Katërt u mbajt me 26-27 korrik 1993 në Prishtinë (në shtëpi të prindërve të Fatmir Brajshorit). Ajo Mbledhje vendosi formimin e forcës se armatosur çlirimtare, njëherit emërtimin e Lëvizjes e përshtati, nga LPRK në LPK.
2.
Pas Mbledhjes se Katërt ndodhen arrestime e përndjekje të mëdha nga policia e Serbisë, prandaj zbatimi i vendimit për formim të forcës së armatosur çlirimtare u vështirësua. Në dhjetor 1993 Këshilli i Përgjithshëm (KP) i Lëvizjes (Dega në Emigracion) mori vendim për zbatim të atij vendimi, prandaj vendosi formimin e Fondit “Vendlindja thërret” (FVTh) dhe Sektorin e rëndësisë se veçant (SRV). Në Fond duhej të grumbulloheshin ndihma financiare, ndërsa SRV duhet të ndihmonte organizativisht formimin e guerilës çlirimtare. Për hir të konspiracionit KP ngarkoi kryesinë e tij t’i caktonte tre veta në SRV. Kryesia ka caktuar Ali Ahmetin, Azem Sylën dhe Xhavit Halitin. Me 27 nëntor 1994 Kryesia e KP ka vendos emërtimin e guerilës: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), vendos lëshimin e komunikatave duke filluar me numër 11, dhe miraton Shtabin Qendror, në përbërje: Nait Hasani (“koordinator”), Xheladin Gashi, Rexhep Selimi, Sokol Bashota, dhe anëtarët e SRV Ali Ahmeti, Azem Syla dhe Xhavit Haliti.
3.
Gjatë vere 1996 guerilët e Llap/Gollakut, Drenicës dhe Dukagjinit, duke i përdor lidhjet shoqërore, bënë kërkesa të Kryesia e LPK-së, Nëndega në Gjermani, për ndihma financiare për nevoja elementare, duke u ankuar se deri atëherë nuk kishin marrë ndihma nga FVTh. Krysia ua dërgoj ca ndihma modeste, sepse mjetet financiare grumbulloheshin në Kryesi të Degës. Kjo pat shkaktuar përplasjen e parë, meqë Kryesia na akuzoi që kishim shkel “centralizmin demokratik”. Edhe pse unë nuk kisha qenë vendimmarrësi i vetëm për të dërguar ndihma financiare guerileve të UÇK-së, Kryesia më thirri vetëm mua në mbledhje të radhës për të dhanë llogari. Atu shpërthyen grindje, meqë Xhaviti bëri sqarime se ato “grupe komitesh” nuk ishin pjesë e UÇK-së, nga se nuk pranonin t’i subordinohen komandës se Shtabit Qendror. Fatkeqësisht banda e dogamtëve Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani e Ali Ahmeti u pozicionuan pro Xhavitit dhe ma trusi një dënim “vërejtje me shkrim”, sepse kisha anashkaluar “centralizmin demokratik”. Por unë nuk heshta. Atë lloj komploti të Xhavit Halitit dhe Azem Sylës e paraqita në Këshill të Përgjithshëm. Prandaj, qysh nga viti 1996 KP e kishte tematikë në secilën mbledhje atë lloj komploti kundër UÇK-së që Xhaviti e Azemi i bënin përmes marionetave të tyre, Nait Hasani, Rexhep Selimi, Sokol Bashota. Që do të thotë, për Xhavitin e Azemin, të cilët e kishin kap Shtabin Qendror (por që nuk kishte ushtarë), Zahiri, Adem Jashari, Adrian Krasniqi dhe pothuajse gjithë guerilët tjerë, nuk ishin pjesëtarë të UÇK-së. Këtë të vërtetë të hidhur nuk po dinë as tani si ta kamuflojnë e kapërdinë profiterët dhe marionatat komplotiste të UÇK-së, por po bëhen qesharak me gënjeshtrën se Adem Jashari ishte “komandant legjendar” i UÇK-së. Veprojnë kështu vetëm për t’i kamufluar sabotimet dhe komplotet që ia kanë bërë deri ditën e martirizimin, me 5-7 mars 1998…
4.
Në fillim të janarit 1997 Zahir Pajaziti dhe Azem Syla janë takuar në Tiranë (me ndërmjetësimin e Qerim Kelmendit). Azemi në mënyrë autoritare, duke simuluar rrolin e komandantit të përgjithshëm, duhet t’i ketë kërkuar Zahirit t’i subordinohej komandës se tij, nëse do me u angazhua në Shtab Qendror. Zahiri duhet t’ia ketë pre shkurt e shqip: “Nuk pranojmë të komandohemi nga emigracioni! Eja në Kosovë e merremi vesh.” Ky reagim i Zahirit duhet të ketë shkaktuar vendimmarrjen për vrasje të Zahirit, e cila ekzekutohet me 31 janar 1997, dy-tre ditë pasi ishte “arrestuar” Nait Hasani…
5.
Arrestimet në janar 1997, të Nait Hasanit dhe ca bashkëveprimtarëve të tij, e zhbëjnë Shtabin Qendror. Por këtë nuk e pranonte Kryesia. Bile, u shpërfytyrua deri në atë përmasë, sa të mashtronte Këshillin e Përgjithshëm në dhjetor 1997, se po i dërgonin letër-lutje Shtabit Qendror për takim me kryesi. Pra, Kryesia që e kishte formuar atë Shtab, tani po i lutej për takim. Në fakt, vetëm donin të zvarrisnin llogaridhënien, pse e kishin katandis UÇK-në në atë gjendje, sa të mos kishte asfarë shtabi për të komanduar në situatë që përditë po eskalonte. Hallin më të madh Kryesia e kishte llogaridhënien, ku kanë përfundua ndihmat financiare të Fondit V.Th., meqë pothuajse e gjithë Guerilja e UÇK-së nga viti 1993 deri në dhjetor 1997, nuk ishte ndihmuar aspak me financa që i grumbullonim për te. Kryesia të gjitha ndihmat ia dorëzonte Xhavit Halitit, për t’ia përcjell UÇK-së, por ato i përpinte “vrima e zeza”.
6.
Në fund të shkurtit 1997 jam njohur me Ilir Konushevcin. Për shkak që ishte Vëllau Qerim në mes, ai pat besim të më pyeste, nëse ekziston Shtabi Qendror. Sqaroi se qysh në shkurt 1997 Xhaviti dhe Azemi i kishin thënë se ai kooptohet në vend të Zahirit në Shtab Qendror, por asnjëherë nuk ishte thirr për të marrë pjesë në ndonjë mbledhje. Fatkeqësisht e mashtrova: “nuk kam informacion konkret”. Nuk doja ta dëshpëroja, duke ia rrëfye ato që i dija.
Kur ndodhi Epopeja në Prekaz, tashmë Kryesia u ballafaqua me situatë në terren – pa Shtab Qendror, prandaj zuri të ushtronte rrolin e Shtabit Qendror, duke e shfuqizuar SRV, meqë të tre anëtarët e SRV, Aliu, Azemi, Xhaviti, ishin njëherit anëtarë të kryesisë. Ajo kryesi, që kishte për kryetar mumien politike Fazli Veliu, u tolerua nga Xhaviti vetëm deri në mes të prillit 1998. Xhaviti i kërcënoi edhe bashkëveprimtarët e tij dogmatik, Gafurrin, Emrushin, Aliun, sepse Kryesia kishte marrë vendim që mjetet e Fondit V.Th. të mos i dorëzoheshin më Xhavitit, por të dorëzoheshin në Kryesi. Fatkeqësisht kërcënimi që ua bëri Xhaviti i trembi anëtarët e Kryesisë, prandaj e pushuan atë angazhim.
Xhaviti, Azemi, të përforcuar edhe nga Hashim Thaçi, po bënin gjithëçka që ta sabotonin shpërthimin e kryengritjes çlirimtare në Kosovë. Fatmirësisht nuk ia dolën! Nuk po sjell argumentime tjera, por, në kaudër të sabotimit ishte komploti ndaj Logjistikës se UÇK-së në Shqipëri, të cilën e kishin ngrit Ilir e Adrian Krasniqi, Qerim Klemendi, Ilir Konushevci, me bashkëluftëtarë. Meqë nuk ia dolën, duhet të jetë marrë vendimi për ta vra Ilirin. Për këtë qëllim duhet ta kenë paguar shoferin e shefit të policisë se BajramCurrit, Bislim Demirin.
Të tjera detaje do të zbardheshin, sikur Xhavit Haliti të mos kishte kërkuar nga kryeministri kuisling Fatos Nano që të urdhëronte kryeprokurorin t’i ndalte hetimin për vrasje të Ilirit dhe Hazir Malës në Qafë të Malit, nga banda e Bislim Demirit, më 9 maj 1998.
Avniu nuk i dinte këto prapaskena, prandaj ishte në hall si t’i përgjigjej Leonardit.
7.
Rastisi të jem në BaajramCurr në fund të marsit 1998, seps ishte krijuar gjendje alarmante; ishin ardh rreth 1400 luftetarë brenda një nate, pas Betejes në Gllogjan. Ata donin të furnizoheshin me armë e municion dhe të kthehen. Nuk kishim të holla as për bukë e djath, sepse ndihmat e UÇK-së i kishte grabit Xhaviti. Shtoja kësaj se Fatos Nanon dhe Sokol Bare, drejtor i Policisë se Shqipërisë, kishin urdhëruar policinë në BajraCurr t’i mbante luftëtarët në rrethim, të dënuar me uri që të regjistrohen refugjatë dhe të shpërndaheshin në kampe anë e kënd Shqipërisë. Pra, ishte vendim për të penguar shpërthimin e kryengritjes se armatosur në Kosovë…
Ato ditë Familja Hoxhaj, e cila ishte në armiqësi me Familjen Haklaj, kishte ceremoni mortore për vdekjen e një gruaje. Shkova për ngushëllim me synim që të bëja lutje të bënin të paktën armëpushim në Tropojë deri sa të përfundonte Lufta në Kosovë. Kisha një ekip personalitetesh që po përpiqeshim për pajtim. Familja Haklaj, e cila ishte deklaruar publikisht se veprimtarëve të UÇK-së u kishte dhanë besë, propozoi një kusht simbolik: Haklajt dhe Hoxhajt të dërgojnë nga një mashkull në UÇK në Kosovë. Fatkeqësisht nuk mundem të realizojmë pajtim as armëpushim dhe vrasjet zingjirore vazhduan – rreth 220 mashkuj tropojanë u vranë brenda 3-4 vite, sepse ashtu donin Sali Berisha dhe Fatos Nano…
8.
Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën atë natën e kobshme i kanë shoqëruar të paktën 3-4 oficerë të SHISH-it dhe Gardës. Ata duhet t’i ketë përzgjedh Xhaviti. Asnjëri prej tyre nuk janë paraqit në hetuesi për të dhënë deklarata për krimin, si dëshmitarë, dhe pse i kanë lënë vetëm Ilirin e plagosur me Hazir Malën, që t’i ekzutojnë pas disa orëve Bislimi me shokë, kur kthehen nga spitali i BajramCurrit, sepse atje konstatohet vdekja e Agim Demirit, vëllait të Bislimit, i cili ishte plagos në betejën e ndodhur në pritë…
Xhavit Haliti dhe Raif Gashi nuk janë paraqit fare në hetuesi, për të informuar cilët oficerë të SHISH-it dhe Gardës i kishin shoqëruar Ilirin dhe Hazir Malën.
Xhaviti e di se unë dija më se miri isha i informuar për komplotet e tij, prandaj është përpjek të bind të tjerë, sikur ne kishim armiqësi politike, së gjoja ishin përqarje fraksioniste. Prandaj Leonardi i kishte gëlltit mashtrimet e Xhavitit, pa u interesua asnjëherë të më pyet edhe mua, pse ishim armiqësuar.
9.
Fatkeqësisht, ishin kryesisht Xhaviti dhe Azemi, me përkrahje të Emrushit, Gafurrit, Aliut, Rexhep Selimit, Nait Hasanit, Hashim Thaçit, që e e katandisen UÇK-në në atë gjendje mjerane, sa më 5 mars 1998 të mos ketë më gueril të qesin në plumb për t’i ardh në ndihmë Familjes Jashari, e cila ishte rrethuar me polici e ushtri të Serbisë!
10.
Fatmirësisht Vegjëlia çlirimtare e Kosovës dhe e Emigarcionit ia doli të organizohet, me ndihmë profesioniste të ushtarakëve patriotë, nën akronimin e mitizuar UÇK dhe t’i sfidojnë, pos Serbisë, edhe armiqtë e brendshëm të sojit Xhavit Haliti, Azem Syla, Bujar Bukoshi…
(ibrahim Kelmendi)
Këtu mund të përcjellet bashkëbisedimi i Leonard Kerqukit me Avni Ajetin:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu