ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Vazhdon suksesi i Ilir Ikonomit

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

  shkruan: Frank Shkreli

Ditët e fundit, miku dhe kolegu im Ilir Ikonomi pati mirësinë të më dërgonte librin e tij të posa botuar: FAN NOLI -Apostulli, (Vëllimi i Parë), libër të cilin, për arsye të disa angazhimeve me rastin e festave të fundit vitit – nuk kam mundësi ta lexoj, tani për tani, dhe as të marrë pjesë në promovimin që po organizojnë Federata “Vatra” dhe “Këshilli Shqiptaro-Amerikan”, në Nju Jork (me 23 Dhjetor, 2023 në ora 1 pas drake në Producers Club Theatres –358 West 44th Street, Nju Jork, Nju Jork, 10036) . Megjithkëtë, deshta që të pakën të përshëndes mikun tim dhe pjesëmarrësit në këtë promovim të merituar – të njërit prej penave më të mira të këtij komuniteti dhe më gjërë.

Prandaj, ndonëse, në pamundësi të leximit të librit, dua të them dy-tri fjalë përshëndetse dhe paraprakisht, për të shënuar këtë rast të rëndësishëm për komunitetin dhe për autorin. Dëshiroj të uroj Ilirin për veprën më të fundit, për veprat e tija të deritanishme dhe për ato që jam i bindur se ai ka në plan të vazhdojë të botojë, jo vetëm një vëllim të dytë për Nolin, siç ka njoftuar se ka në plan, por edhe vepra me subjekte të ndryshme, duke pasqyruar jetën dhe veprimtarinë — ashtu siç e ka zanat – të personaliteteve historike të tjera shqiptare dhe shqiptaro-amerikane, siç ishin Faik Konica dhe Fan Noli. Në vëllimin e parë — “Fan Noli – Apostulli” – autori Ilir Ikonomi i drejtohet lexuesit duke premtuar se, në faqet që pasojnë, ai ka ndjekur “rrugën e natyrshme”, duke i hedhur, “faktet në tryezë dhe ta lija personazhin tim të fliste vet, duke i paraqitur lexuesit Nolin e pafiltruar”, i bindur në vetvete se, “Sigurisht, që e verteta është e komplikuar dhe shpesh e dhimbshme.”

Kohët e fundit, Ilir Ikonomi ka marrë pjesë në takime dhe ka zhvilluar intervista në lidhje me botimin e librit më të fundit, kushtuar Fan Nolit: Fan Noli – Apostulli. Por jo vetëm për këtë vepër më të re – por edhe për veprat e tjera, të botuara dekadën e fundit, si: Faik Konica – Jeta në Washington (2011), Pavarësia (2012), Pushtimi (2014) dhe Esad Pashë Toptani – Njeriu, lufta, pushteti (2016).

Librat e Ilir Ikonomit janë të njohura mirë tanimë për lexuesit shqiptarë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, por dhe në diasporë, përfshir komunitetin shqiptaro-amerikan. Nga pritja që iu bë në Shqipëri javët e fundit librit: Fan Noli – Apostulli, vura re nga larg, se të interesuarit e shikonin veprën më të fundit të Ikonomit si një joshje që zgjon interesim të mëtejshëm tek lexuesit, jo vetëm, për vëllimin e parë të këtij libri por edhe vëllimin e dytë dhe për vepra të tjera të autorit. Megjithëse për mua, Ilir Ikonomi përsa e kam njohur si ish-gazetar në Zërin e Amerikës, dallohej ndër më të mirët. Prandaj, nuk është për tu çuditur për suksesin e Ilirit, si autor, si studiues dhe si historian. Ai tashti konsiderohet si mjeshtër në këtë fushë botimesh, ndërsa kritikët më të cilësuar të historisë së personaliteteve që trajton Iliri – përfshir librin: “Fan Noli -Apostulli” dhe libri “Faik Konica: Jeta në Washington” – kanë shkruar dhe flasin me admirim për punën e tij në këtë fushë. Fan Noli dhe Faik Konica, janë dy figura kryesore, ndër të tjera, të trajtuara nga Ilir Ikonomi. Iliri ka pasqyruar veprimtarinë e tyre në Amerikë dhe më gjërë. Ai ka vlerësuar si diçka tepër të rëndësishme punën e tyre, neprëmjet të cilës i kanë bërë të njohur — jo vetëm botës amerikane por edhe botës më të gjërë – cilësitë dhe vlerat e Kombit shqiptar.

“Thuamëni,thuamëni tani o miq, qysh do të mundim ndonjëherë t’ia paguajmë plotësisht Amerikës këtë borxh? Nuk do të mundim kurrë t’ia paguajmë plotësisht, kjo s’duhet të na shkojë kurrë nga mendja, por në qoftë se bejmë pjesën tonë për çështjen e njerëzimit dhe të qytetërisë, gjer atje ku na arrin forca, Amerika me shpirtmadhësinë e saj do ta quaj borxhin tonë të larë dhe kështu do të mundim të çlirohemi nga barra e paduruar e falimentit moral.” (Fan Noli, 1918), citim në librin: Fan Noli -Apostulli)

Në të njëjtën vijë të “larjes së borxhit” që Shqipëria dhe shqiptarët i kanë Amerikës, sipas Fan Nolit, Ilir Ikonomi — me veprën e tij më të fundit kushtuar Nolit, që promovohet në Nju Jork të shtunën që vjen — i lanë një borxh të madh vet Nolit, në emër të këtij komuniteti. Një borxh që shqiptaria dhe komuniteti ynë në Amerikë — ku Noli ka jetuar e vepruar për pjesën më të madhe të jetës së tij — i kanë Fan Nolit.

Edhe Ilir Ikonomi, në emër të shqiptarisë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, me këtë botim, po i paguan Fan Nolit, një borxh sado të vogël në dukje ndoshta, por i madh në përmbajtje dhe simbolikë falënderimi dhe mirënjohjeje.

Uroj që edhe promovimi i librit më të fundit të Ilir Ikonomit në Nju Jork (shiko njoftimin më poshtë), të shtojë edhe më shumë numrin e sukseseve të tija. Është me gëzim dhe kënaqësi që, me këtë rast, të përshëndes autorin Ilir Ikonomin dhe të gjithë ju që po merrni pjesë në promovimin e librit të tij më të fundit, “Fan Noli – Apostulli”. Duke çmuar mundin e tij, përgëzoj mikun e kolegun tim Ilir Ikonomin për kontributin që po i jep lexuesit shqiptar në zgjërimin e njohurive të tija në fushën e historiografisë shqiptare nepërmjet botimeve më të fundit mbi Fan Nolin, si njëri prej përfaqsuesve më të dalluar të këtij komuniteti dhe të historisë mbarë shqiptare, atëherë dhe sot.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Fan Noli ishte nji DALLKAUK:
    Fan Noli ishte nji pro Rusi Sovjetike, pro Lenin, pro Bolshevik aqe sa kur ishte kryeminister i Shqipnise, i propozoi parlamentit shqiptar te mbante 5 minuta zi per vdekjen e Leninit. Teshti ketu po na del se ishte edhe pro Amerike (Kapitaliste Imperialiste) .
    Fan Noli luftoi kundra Ahmet Zogut, i cili e rrezoi dhe nga ana tjeter mbante korrespondence me Ahmet Zogun dhe i kerkoi atij nji burse studimi ne universitetin amerikan, te paguem nga Mbretnia Shqiptare.
    Fan Noli mbante korrispondence me komunistin Enver Hoxha dhe i bante levdratat ma te mdhaja tue e quejte Komandant (e jo diktator) dhe tue i kerku qe Enveri ta emroje si perfaqesues te Shqiopnise Komuniste ne Organizaten e Kombeve te Bashkueme.

  2. Krejtsisht te verteta c’ka shkruani me siper per F. Nolin , z.Tedeschini .Jane fakte ku duke kaluar nje shekull nga ndodhite e ngjarjeve per jeten e Nolit sot lihen menjeane, ne harrese sepse duhet te mos permenden .Ka perfunduar biografia e F.Nolit duke e rreshtuar ne vendin e pare tek emigrantet shqiptare qe punuan sado pak per atdheun e shqiptaret .Vetem mendimi e mundimi i tij per fene Orthodokse qe liturgjia te kryhej ne gjuhen shqipe eshte ana pozitive ne jjeten e tij . Per te tjerat ai mbetet nje figure e erret dhe pa merita te veçanta si nje perkrahes i bolshevizmit rus apo kur i kerkonte ndihme e lemoshe Mbretit Zog ku dhe nuk i mungoi per shume vite . Lidhjet e tij me diktatorin Hoxha e krijonin punonjësit e Ambasades shqiptare qe i kërkonin me kembengulje te rikthehej ne Shqiperi .U tregua i mençur apo mosha e ndaloi te mirrte nje aventure tjeter ne jeten e tij qe nuk u kthye kurre me ne vendlindje ?

  3. Per Nolin eshte folur e eshte shkrua shume.
    Historia e letersise shqipe, Nolin, Migjenin dhe L. Poradecin i radhit ne maja, si tre me te miret ne mes te dy luftrave. Me vjen keq qe nuk e kam kompletin e Nolit dhe nuk jam i sigurte ne te dhena por, me duket se V. Bala ka nje liber me te dhena biografike qe nga lindja, ne Ibrik Tepe dhe veprimtarine ne shume fusha, si ne letersi, muzike, perkthime etj.
    Per librin ”Fan Noli” me autor Ilir Ikonomi, falendeeoi te ndershmin Frank Shkreli, por edhe ai nuk e paska lexua.
    E tash, dua te ndaj edhe une mendimin tim per Nolin. Dy komentuesit para meje, me te drejte e thone se Noli ishte pro partise Bolshevike, me Keninin. Pajtohem.
    Edhe gjyshi im nuk e ka pasur ne qejf Nolin, B. Currin por as te tjeret qe ishin ose e perkrahin partine komuniste.
    Ai me thonte: -Biro, ata i kanë thâne ”Hazreti Lenini”. Pra gjyshi im si besimtar i fese islame, nuk i donte komunistet shqiptare, serbet e ruset jo se jo.
    Ai me thonte ”ku ka shkel kâma e bolshevikeve”, as bari nuk bin.
    Megjithate, meritat e Nolit per Kishën Pan shqiptare, perkthimet e disa nga kryeveptat e letersise boterore, jane më të mirat deri me tash.
    Mbetet edhe diçka e panjohur: pasi Noli ishte afer me idete komuniste, pse nuk u kethye ne Shqiperi pas vitit 1945?
    Faleminderit!
    Sinani, Suedi
    sinankastrati09@hotmail.com

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu