ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Vdekja e shokut tim që la “amanet” të varrosej pa ceremoni fetare

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Shkruan: Murteza Osdautaj, Prishtinë

* Kur budallenjtë islamë i fusin hundët edhe në amanetet dhe varrosjen e të vdekurve
Kisha një shok fëmijërie. U rritem bashkë, shkuam në shkollë bashkë, shkuam në studime bashkë dhe banuam në një dhomë në konvikte apo në banesa private. I dinim hallet, dëshirat dhe ëndrrat e njëri tjetrit.
Dhe vjen një moment kur ai vdes. Dhe, siç e bëri jetën të thjeshtë e të ndershme, la tri amanete të thjeshta dhe tejet njerëzore.
-Dëshironte të varrosej ngjitur me varrin e të ëmës e cila e la tepër herët;
-Donte të varrosej pa ceremoni fetare, dhe
-Nuk donte të mbahej e pame për të.
Dhe, sipas traditës, familja duke iu përmbajtur amaneteve të tij, fillon ta hapë varrin afër varrit të nënës së shokut tim.
Por Zeka nuk ishte e thëne të varrosej në qetësinë që duhej ta kishte dita e fundit e një të vdekuri. Vdekja e tij dhe amanetet e tij, le që e trazuan Hoxhën, ‘Këshillin’ e Xhamisë dhe ‘Këshillin’ e fshatit, po u bënë shkak që të tria këto, t’i quaj, ‘insitituicione ‘ ta shfaqin haptas dhe pas asnjë skrupull tërë agresivitetin, johumanizmin dhe primitivizmin e tyre.
Këshilli i xhamisë ‘u çmend’ kur e kuptoj vendin e varrit. Këshilli i fshatit ‘doli mendsh’ kur e mori vesh se një person, një inxhinier, një profesor universiteti dhe një banor i fshatit të tyre kishte kërkuar të varrosej pa ceremoni fetare dhe kërcënonte se, nëse behej varrimi sipas dëshirës se te vdekurit, do të organizojnë mbledhje të fshatit dhe do ta kërkojnë zhvarrosjen e tij ngase, sipas tyre, familja nesër mund ta vendoste kryqin mbi atë varr. Dhe, derisa familja insistonte që t’i përmbahej amanetit të Zekës, këshilli i xhamisë, këshilli i fshatit dhe Hoxha kërcënonin që nuk do ta lejojnë varrosjen e tij pa ceremoni fetare, pra nuk lejonin që i vdekuri të varrosej si ‘jomysliman’.
Edhe këshilli i fshatit, edhe këshilli i Xhamisë, edhe Hoxha kërcënonin se, nëse familja e varrosë pa ceremoni, ata do ta ftojnë ‘xhematin’ (pra pjesëmarrësit në varrim) që të mos merrte pjese në varrim ngase i vdekuri po varrosej si jomysliman dhe ‘myslimanët’ nuk kishin nevoje të merrni pjesë në varrim (këtë kërcenim e kishte bërë hoxha) dhe do të organizojnë një takim të xhematit e të fshatit ku mund të merrej vendim që të zhvarrosej trupi i Zekës. Për të mos ndodhur kjo, ky grusht primitiv dhe analfabetë myslimanësh të udhëhequr nga Hoxha, kërkonin nga familja që i vdekuri të mos varrosej në fshatin e tij por të njëjtin ta varrosnin në varrezat e Pejës, të Prishtinës apo edhe në varrezat e ‘katolikëve’ ngase, sipas tyre, këto ishin varreza myslimane e jo varreza të fshatit ku mund të varroseshin të gjithë ata njerëz që kishin lindur, ishin rritur dhe kishin kontribuar për fshatin dhe përparimin e tij në luftë dhe në paqe.
E zënë ngushtën ngase donin që Zeka të kishte një varrim normal, në këtë ditë të rëndë, familja u detyrua të pajtohej që, në kundërshtim me dëshirën e fundit të Zekës, të pranojë që trupi i tij të varrosej me ceremoni fetare, por ngjarja, kërcënimet, dhe qëndrimet johumane dhe jonjerëzore të Hoxhës, të Këshillit të xhamisë dhe të Këshillit të fshatit lanë zhgënjim, shije të keqe, dhimbje të pafund dhe trauma që kjo familje nuk do t’i harrojë gjatë tërë jetës.
Tash po i kthehemi anës tjetër të medaljes dhe kjo ka të bëj me të drejtat e njeriut. Njeriu kur lindë, lind me disa të drejta të pamohueshme. E drejta e parë e njeriut është të jetojë e të vdes me dinjitet dhe, në këtë kuadër, askush, nga cilado pozitë, nuk ka të drejtë që ta shkelë dinjitetin njerëzor të askujt në cilëndo situatë dhe për cilëndo arsye.
E drejta tjetër që është shkelur në rastin e varrimit të shokut tim të fëmijërisë është e drejta e besimit. Njeriu ka të drejtë, të garantuar me të gjitha konventat për të drejtat e njeriut, që ta zgjedhë besimin e tij ose, thjeshtë, të mos besojë në asnjë fe. Në këtë kuadër, askush në botë, në asnjë situatë, edhe me rastin e vdekjes, nuk ka të drejtë që të shkelë mbi besimin e mosbesimin e dikujt dhe të njëjtin ta përdorë për të ushtruar pushtet, trysni apo për ta mohuar të drejtën e dikujt për t’u varrosur siç dëshiron vetë. Kjo e drejtë e garantuar me konventën e të drejtave të njeriut të OKB-së është shkelur në mënyrë të palejueshme nga Hoxha i fshatit, nga Këshilli i Xhamisë dhe nga Këshilli i fshatit. Nëse Kosova do të ishte anëtare e Këshillit të Evropës, këta tre faktorë që i përmenda do të dënoheshin tepër rëndë për shkeljen e të drejtave elementare të njeriut.
E drejta tjetër që Hoxha dhe dy këshillat që i përmenda e kanë shkelur është e drejta për t’u varrosur. Këta njerëz duhet ta kuptojnë se me secilin libër të fesë, me secilën konventë të të drejtave të njeriut, njeriu, që me rastin e lindjes, e ka të drejtën që të ketë hapësirë për një varr dhe të varroset në bazë të traditave kombëtare dhe dëshirës së tij personale.
E drejta tjetër që është shkelur nga hoxha dhe këshillat është e drejta e familjes. Detyrimi i një familjeje të veprojë në kundërshtim me dëshirat dhe me traditat e saj i shkelë dy konventa të OKB-së, atë për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat e familjes. Gjithashtu, po të ishim në Këshillin e Evropës, gjykata e Strasburgut do t’i dënonte rëndë këta njerëz që, në mënyrë aq të paskrupull, atë ditë të varrosjes së Zekës, i shkelën, me të dyja këmbët, të drejtat e tij si i gjallë e si i vdekur por edhe të drejtat e familjes së tij. Ata nuk e morën parasysh se ai ishte një Inxhinier i njohur, një profesor fakulteti i respektuar, ishte një luftëtar dhe veteran i UÇK-së dhe, si i tillë, do të duhej të respektohej dhe të nderohej, bile në ditën e varrimit të tij.
Ajo që është dëmtuar më së shumti në këtë mes është kultura, reputacioni dhe karakteri kombëtar dhe demokratik i fshatit. I njohur si një fshat me tradita të lashta patriotike shqiptare, i njohur për kullat shqiptare, filozofinë e odave shqiptare dhe burrërinë, i njohur si fshat me qëndrime përparimtare dhe demokratike për jetën, besimin dhe lirinë, i njohur si një fshat ku kombi është cilësia e parë e njeriut e pastaj vijnë të tjerat, me rastin e Zekës, të gjitha këto premisa historike dhge kulturore janë dëmtuar rëndë dhe janë sulmuar në mënyrë perfide, me vetëdije apo pavetëdije.
Hoxha, Këshilli i xhamisë dhe Këshilli i fshatit, e kanë sulmuar, nga baza e islamit politik, traditën, kulturën e lashtë, atdhedashurinë dhe shqiptarinë e secilit pjesëtarë të atij fshati që në shpirtin e tij ndjehet shqiptar dhe europian.
Ky shkrim është fillimi i shkrimeve të mia që do të flasë për rolin e gjithsecilit prej neve për ta ndërtuar një atdhe të jetueshëm dhe të lirë. Hoxha duhet ta kuptojë se nuk është banor i fshatit dhe aty është i angazhuar si klerik që duhet të ofrojë shërbime fetare për besimtarët (pra jo për fshatin dhe tërësinë e banorëve të tij). Kjo ngase ai dhe të tjerët duhet ta kuptojnë se mund të ketë banorë të fshatit që nuk besojnë në fenë të cilës i përket hoxha apo të tillë që thjeshtë, besimin e konsiderojnë çështje krejt personale dhe krejt shpirtërore të tyre dhe nuk lejojnë që, në cilëndo mënyrë, të ndërhyjë hoxha apo cilido klerik. Hoxha, si një person i jashtëm, duhet ta ruaj ekuilibrin e pozitës së tij si klerik, të mos e dëmtoj harmoninë vëllazërore në rastet kur banorët besojnë apo nuk besojnë dhe të ketë kujdes që, në ligjërata e veta, të mos shpërndajë propagandë antikombëtare të islamit politik.
Këshilli i Xhamisë duhet ta kuptojë se ai ka autoritet vetëm brenda komunitetit të besimtarëve (objektit të xhamisë dhe atyre që falen në xhami) dhe nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në jetën dhe vdekjen e të tjerëve. Ata duhet ta njohin kapacitetin e tyre dhe autorizimet e tyre. Ata duhet ta mbrojnë veten dhe të mos bëhen instrument i kujtdo qoftë i cili punon në dëm të të ardhmes, të traditave, të mirësisë e humanizmit dhe të shqiptarizmës.
Këshilli i fshatit duhet ta kuptojë se detyra e tyre primare është sigurimi i mirëqenies së fshatit dhe zgjidhja e problemeve akute të tij (në rastin konkret mungesa e hapësirës për varre) dhe jo problematikat e fesë dhe mënyrës se si besojnë njerëzit dhe se si dëshirojnë të varrosen ata. Këshilli i fshatit duhet të merret me kultivimin e kulturës së fshatit, me kultivimin e traditave të mira, humanizmit dhe zakoneve shqiptare të fshatit të cilat janë të njohura në tërë rrafshin shqiptar. Këshilli i fshatit duhet të bëj punë për përparimin e fshatit, për zhvillimin e tij, për shkollimin dhe përparimin e fëmijëve, për bibliotekën, ambulanten, rrugët, ujësjellësin, zhvillimet e ngjarjet kulturore etj. Çdo tejkalim i këtyre detyrave që i përmenda është shkelje dhe tejkalim që mund t’i dëmtojë ata dhe edhe banorët e fshatit. Këshilli i fshatit duhet ta ndërprej që të jetë propagandues apo mbrojtës i islamit politik dhe duhet të jenë në mbrojtje të kulturës së pasur shqiptare dhe kulturës tradicionale e dokeve e zakoneve që ka krijuar fshati me shekuj.
Unë, shkruesi i kësaj letre, kam dhimbje sepse shkak i këtij shkrimi është vdekja e shokut tim të fëmijërisë.
Të kisha mundësi politike dhe të ishte Kosova në Këshillin e Evropës do të bëja gjithçka që do të ishte e mundur që ky rast i shkeljes drastike të të drejtave njerëzore, të të drejtave kulturore dhe të familjes të shqyrtohej në atë gjykatë. Jam i bindur se shkelësit dhe shteti që i lejon veprimet e tilla të tyre do të dënoheshin rëndë dhe bile do të kishin pasoja për vendin në aspektin e proceseve integruese evropiane.
Pasi që nuk e kam këtë mundësi, vetëm dua ta shprehi indinjatën time të thellë dhe brengën time njerëzore dhe intelektuale për drejtimin e padëshirueshëm që po marrin ngjarjet dhe për dëmin që islami politik mund t’ia shkaktojë vendit tim.
Unë do të jem gjithmonë një mbrojtës i vendosur i identitetit sekular të shtetit dhe identitetit kulturo dhe historik të kombit tim.

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Fatkeqësisht, ne shqiptarët nuk kemi arritë një vetëdije, ndërgjegje unike kombëtare. Ka individ si profesori i nderuar M. Osdautaj por, nuk jemi gjithë kombëtar!

  2. Si mbas mendimit tim ingjinjer Zeka duhet ta kishte braktisë islamin me gjalli të tij. Kështu ai nuk do të kishte lanë probleme mbrapa.

  3. I përkas besimit Musliman .Në këtë shkrim të mësipërm them se Hoxha që tregohet më sipër vetëm Hoxhë nuk është ,por një injorant . Amaneti i cdo njeriu duhet të zbatohet e nuk ka përse të ndërhyjë Hoxha apo Prifti .

  4. Poshtërsi dhe krim! Krim dhe poshtërsi! Me këto parti – banda, së pari ne Shqipëri – këto të Kosovës pas 1999 në të njëjtën valë! Shqiptarizmi ka vdekur.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu