Hiç nuk është e largët koha kur na bënim sikur e luanim shembullin e familjes me vlera e sakrifikuese dhe i përqeshnim, per shembull, gjermanët qysh janë të ftohtë e pa ndjenja sepse i dërgojnë prindërit e moshuar nëpër hajme.
E kishim lehtë me folë se e kishim shpinë plot anëtarë të familjes t’u u sjellë kot qasajde neper shpi, pak kush ishte në mardhënje te rregullt pune dhe mundësia me u kujdesë për të moshuarit, ishte shumë e madhe. Dikush pa qëllu n‘shpi s‘ka qenë qare.
Tash kur familjet janë zvogëlu, dinamika e jetës është ba si ajo e gjermanëve dhe plani i ditës është pothuajse me minuta i programuar, jemi ba ma gjermanë se gjermanët dhe i kemi lanë të vetëm shumë nga prindërit e moshuar. Në planprogramin fort të ngjeshun te ditës, nuk ka vend për ta. Bile me pasë edhe na hajme si gjermanët, lulë e dritë, por edhe ato janë shumë pak.
Të smutë, të thyer, të mërzitun e të heshtun, shumë nga ta janë mbetë të vetëm dhe pa përkujdesje as familjare e as institucionale.
Tepricë, të dalun afati që nuk i duhen kujt mo.
Po, pajtohem që përkujdesja, shpesh edhe intenzive, ndaj prindërve të moshuar dhe me sëmundje të moshës, nuk është aspak e lehtë, perkundrazi. Eshtë një detyrë që kërkon shumë durim, dashni, përkushtim, përgjegjësi, kuptim, njohuri rreth sëmundjeve të ndryshme dhe simptomeve te tyre, e para se gjithash, kërkon shumë kohë. Kohë, të cilën sot askush nuk e ka sa duhet as për vete se lé ma për dikë tjeter. Me një fjalë, kerkon sakrificë edhe të madhe bile. Sepse jeta private personale del në rend të dytë a të tretë.
Por në të njëjtën kohë është detyra ma fisnike dhe ma njerëzore e mundshme që mund të bëhet! Është detyrë dhe obligim moral të cilin sado që mundohesh ta kryesh me pergjegjësi, prap ke frikë që ndoshta nuk është mjaft.
Sepse ata nuk e kanë zgjedhur vet atë situatë.
Sepse veç atëherë kur secili prej nesh, që ka me pasë fatin apo fatkeqesinë të vijë në moshë dhe situatë të njëjtë, ka me kuptu rrugën, ndjenjat dhe dhimbjet e tyne. Dhe tek ateherë keni me u pendu pse i keni lanë të vetëm dhe nuk ishit aty për ta.
Fundja, prej çkafit përbehet jeta? Cili është kuptimi i saj dhe vlerat që e përmbushin atë?
Në kohën kur egoizmi dhe materializmi kanë nxanë kryevend në mendjet dhe zemrat e njerëzve, është një lloj heroizmi të jesh e kundërta e tyne tuj falë dashni e përkujdesje për ata që më së shumti kanë nevojë per to.
Falni vetëm pak dashni e sakrificë nga ajo që ata ua patën falë juve dikur!