ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Vëllezërit Batatina, Podujevën e diskriminuar dhe të margjinalizuar nga regjimi komunist, e shndërrojnë në arenë ndërkombëtare të futbollit

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi

Podujeva, e konsideruar epiqendër e kryengritjeve të njëpasnjëshme për Liri dhe Pavarësi të Kosovës, çdoherë ka qenë e diskriminuar dhe margjinilizuar nga regjimi komunist i ish-Jugosllavisë.

Në rajonin e Llapit, kanë ekzistuar dy–tri fabrika. Ato edhe pse çdoherë kanë pasur bilanc pozitiv, në shenjë hakmarrjeje ndaj nëpunësve dhe punëtorëve shqiptarë që kundërshtonin regjimin sllavo–komunist, të shumtën e kohës mbaheshin të mbyllura.

Llapjanët duke njohur qysh herët egërsinë dhe shpirtngushtësinë e armiqve, gjithçka orientuan kah bujqësia dhe blegtoria.

Familja e madhe Blakçori, që konsiderohet edhe si themeluese e qytezës së Podujevës e furnizonte një pjesë bukur të madhe të popullatës së kësaj ane me produkte ushqimore, sidomos me perime, të një cilësie të lartë të kultivuara në tokat e veta pjellore.

Kurse gjatë viteve 70- të, kur u krijuan hapësira për një frymëmarrje paksa më të lehtë disa të rinj llapjanë, nisën të merren me biznes.

Ata në këtë degë të ekonomisë u treguan mjaft produktiv.Nga puna e tyre e suksesshme filloi edhe ringjallja e qytezës së Podujevës.

Ndërkaq, nxënës dhe studentë të ambientuar prej kohësh me kushtet e vështira të jetesës, për asnjë çast nuk hoqën dorë nga aktivitetet sportive.

Ata vite me radhë kanë qenë në qendër të vëmendjes me klubin e Atletikës “Partizani” të Podujevës. Ky klub edhe pse me mungesë kushtesh elementare arrin majat e suksesit në Krahinë, e ish-Jugosllavi.

Në këtë komunë edhe pse nuk ekzistonte kurrfarë Palestre Sportive, llapjanët nuk dorëzoheshin.

Ata ushtrimet i mbanin në dy salla, të ndërtuara krejt vonë në shkollat e qytezës “Naim Frashëri” dhe “Isa Boletini”. Edhe pse në kushte tepër të rënda me sukses vepruan Klubet e Hendbollit “Llapi” me kategoritë meshkuj e femra dhe ai i Basketbollit “Besa” si dhe ai i karatesë “Kosova-trans” i formuar nga të rinj entuziastë, të komunës së Podujevës, kah mesi i viteve 70-të.

Shembulli më tipik që serbo-sllavët kanë ushtruar dhunë dhe diskriminim të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve mbetet Klubi i Basketbollit “Besa” e Podujevës.

Z.Xhafer Ilaz Ejupi, sot 85 vjeç, ish-sportist aktiv dhe Arbitër, i basketbollit, në Ligën e parë të Kosovës, shpeshherë rrëfen tërbimin e serbo-sllave.

Ata përveç emrit të klubit halë në sy i kishin edhe anëtarët e tij, Hasan Shala dhe Xhafer Ejupi, të cilët ishin të dënuar si pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1968.

Zaten kjo merret si shkas dhe me një dekretligj të posaçëm kryesia e skuadrës urdhërohet që ta bëjë ndryshimin e emrit nga KB “Besa” në KB “Llapi” Madje me deformim emri KB. “Llab” Në të kundërtën kjo skuadër përjashtohej nga garat.

Futbolli si sporti më i pëlqyer në botë, të gjithë të rinjtë e talentuar të kësaj treve i tuboi në Klubin Futbollistik “Llapi” të Podujevës, i themeluar qysh në vitin 1932.

Llapi, jo në mungesë talenti e cilësie por i penalizuar dhe i pa përkrahur nga regjimi komunist, nivelin e lojës së tij të lartë dhe cilësore s’mundi ta demonstrojë asnjëherë jashtë Kosovës.

Ai, vetëm gjatë fazave përgatitore pati rastin të zhvilloj ndonjë ndeshje miqësore me skuadrat e republikave të Federatës jugosllave, të cilave u pati dhënë leksione. Llapi, sikur në të kaluarën ashtu edhe sot, është gurrë e pashtershme e talenteve.

Shkëputja dhe Pavarësimi i Kosovës nga Serbia, hapi shtigje të reja. Megjithatë kërkohej vullnet, punë, angazhim dhe investim i madh, për t’i vënë gjërat në binar. Serbia që e kishte mbajtur nënokupim Kosovën gati një shekull kishte plaçkitur dhe rrënuar çdogjë.

Prandaj, gjithçka duhej të fillohej nga e para. Klubin Futbollistik “Llapi” të Podujevës, pasluftës gati lakuriq dhe të përmbytur në baltë e morën vëllezërit, Tahir, Bejtush, Amrush dhe Beqir Batatina.

Ata përvolën mëngët dhe me seriozitet të madh nisën reformat rrënjësore brenda skuadrës së Llapit.

Stadiumit të qytetit që nuk i plotësonte asnjë nga kushtet e kërkuara, i dhanë pamje impozante.

Pa e vënë në diskutim çmimin sollën në Llap, futbollistët dhe trajnerët më të mirë të vendit dhe të rajonit.

Të pa komplekse dhe të pa paragjykime hulumtuan të rinj të talentuar dhe perspektivë, deri në Afrikën e largët, me dëshirën që ta fuqizojnë sa më shumë Llapin.

Meqenëse Kosova ishte në fazën e tranzicionit dhe me arkën bosh llapjanët me vetëfinancim e shpëtuan nga shpërbërja skuadrën e legjendarëve Fadil Vokrri, Esat Mehmeti, Bedri Muçolli, Selatin Vokrri, Shukri Shabani, Shukri Paçarada, Avni Stublla etj.

Llapi edhe pse me traditë fare lehtë ka mundur të pësojë ashtu siç pësuan në mungesë fondesh skuadrat lokale KF. “Hysi” dhe KF. “Besiana”

Në këtë 20-vjetësh shtylla qendrore të KF. “Llapi” janë vëllezërit Tahir, Bejtush, Amrush dhe Beqir Batatina. Ata jo vetëm që e bënë Llapin ekip solide, por e bënë edhe kryepersonazh të Super Ligës së Republikës së Kosovës.

Sidomos me kontributin e tij të jashtëzakonshëm bie në sy mërgimtari i hershëm dhe afaristi i shquar Bejtush Batatina. Ai i njohur për korrektësi dhe cilësi në punë gëzon respekt të veçantë në mbarë Zvicrën.

Sikur stadiumi i Llapit të kishte sipërfaqe të mjaftueshme përreth tij, pa pikë dyshimi vëllezërit Batatina, do ta bënin identik ma atë “Parc Saint Jacques” të Bazelit të Zvicrës.

Udhëheqësit e komunës së Podujevës e kanë për detyrë që ta gjejnë lokacionin e duhur për ndërtimin e një stadiumi me kapacitete shumëfish më të mëdha s’e sa ky i sotmi. Llapi në rritje e sipër nesër mund të jetë edhe mikpritës i ekipeve me name si Barcelona, Reali, Bajern, Juventus etj.

Si do që të jetë falë punës së palodhshme të këtyre djemve punëtorë e mbi të gjitha Atdhedashës, evropianët që dikur nuk e kishin as idenë se ku gjendet Podujeva, tani kanë rast që ta vizitojnë atë, dhe ta shijojnë mikpritjen dhe bujarinë e llapjanëve.

Nëse UEFA, nuk bën ndonjë ndryshim të orarit të ndeshjeve më 11 korrik 2024, në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, përballë njëra-tjetrës do të jenë skuadrat KF. “Llapi” dhe KF. “Wista Krakov SA” e Krakovës, së Polonisë.

Në faqen Zyrtare të këtij Klubi, si kryelajm figuron takimi i radhës në Podujevë.

Kjo ndeshje e vlefshme për kualifikime në Ligën e Kampionëve të Evropës, s’ka rëndësi se nga kush do të fitohet. Parësor është fakti që Podujeva, dikur e anatemuar dhe e lënë në mëshirën e Zotit, sot është kthyer në Arenë Ndërkombëtare të Futbollit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu