ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Vendim i duhur i Qeverisë

Shkrime relevante

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë
Qeveria e Kosovës paska nxjerrë një vendim, i cili do të pret aprovimin nga Kuvendi i Kosovës.  Fjala është për plotësimin e ligjit mbi deklarimin e pasurisë. Me këtë ligj, qe do të aprovohet nga kuvendi, në listën e deklarimit të pasurisë do të futën edhe profesorët e mjekët, qe punojnë në institucione publike.
Në Kosovë kemi shumë punëtorë, sidomos nga shëndetësia, të cilët punojnë, në nivelet shëndetësore primare, sekondare dhe terciare dhe qe mbajnë një punë.të dytë apo të tretë, në klinika të tyre private, apo të angazhuar nëpër ente tjera private shëndetësore. Para disa vitësh, ishte iniciativa, qe punëtorët shëndetësorë, nëpër institucione publike nuk mund të mbajnë njëkohësisht 2 vende pune, pra të kenë sherbime private dhe njëkohësisht të jenë të punësuar në ato publike.
Kjo iniciativë nuk u realizue, për shkak të ndikimit të madh, qe kishin kuadrat shëndetësore në politikë. Tani ka mundësi të realizohet një ide e tillë. Mendoj, qe vendimi i fundit i qeverisë, ka të bëjë me fitimet e mdha monetare nga profesorët e fakulteteve dhe specialistëve të fushave mjekësore, në mënyrë të jashtë ligjshme.
Profesorët, gjatë këtyre viteve, duke shpërfillur ligjet në fuqi, kanë kontrabandue nota, diploma e tituj universitarë në kembim të parave të majme, duke krijuar pasuri të luajtshme e të paluajtshme të pa verifikueshme ligjërisht. Poashtu mjekët, përveç se kanë keqpërdorur orarin e punës, materiale nga institucioni shëndetësor, ata në të shumten e rasteve nuk kanë paguar tatimin e vlerës se shtuar për sherbimet private. Një inqizim i organeve, në ambulantat private kushton mesatarisht 20 euro, plus kontrolla dhe ndërhyrje tjera ambullantore; pacienti mund të paguaj rreth 60 euro mesatarisht. Një ortoped privat, pasi kishte konfirmuar terminet kishte kontrolluar 60 pacientë në ditë. Njëri, qe ka shtepinë në lagjen time, shkon me termin për kontrollë të ky mjek, ortoped; kishte babanë e sëmurë me almaizher dhe nga sheqeri. I duhej ta bënte një ndërhyrje kirurgjike të ortopedi, për babain. Mjeku i kishte refuzuar kontrollin, edhe pse klienti do ti paguante dhe kishte caktuar terminin
 Vetëm ortopedi e di se sa ka fituar atë ditë.
Për sherbimet private duhet të ketë kuota pagese, sepse të sëmuarit, po paguajnë çmime të larta, ndërsa sherbimet nuk u bëhën në nivelin e duhur, sipas pagesës. Sot, qytetari e di, se shumë nga materialet e barnat esenciale i posedon mjekësia, po ato nuk bijnë në destinacion të pacientëve. Shumë nga kuadrat mjekësore, pas orës 12 nuk gjenden në vendin e punës.
Shperdorimi i detyrës, në Kosovë është trend i ngulitur, qysh nga fillimi i çlirimit; euforia, lakmia e morali i futi këto shprehi të këqia në qenien tonë të brishtë! Këto vese duhet ti heqim, nese jo, ligji duhet të veprojë. Një rrëfim i shokut tim me bindi, se ligji mbi prejardhjen e pasurisë duhet të jetë i përgjithshëm dhe  të vlejë për gjithë popullatën. Në një bisedë qe kishte pasë, ky me një mik të tij, miku i kishte tregue se djali i kishte blerë veturën, qe kishte kushtue 80000 euro. Kur, ky e kishte pyetur, se ku i punonte djali; miku i’u kishte përgjigjur:”askund”!
Këto, pra janë anomalitë tona, qe po na çmendin. Qytetari jonë, merr “social” , ndërsa vozitë veturë të shtrenjët; merr penzion veterani, ndërsa punon në kompaninë private, pa u lajmërua në entin e caktuar, duke u ikur obligimeve tatimore. Secila firmë, qe kam hulumtuar, ka punëtor, qe punojnë në shpërputhje me ligjin. Unë përshëndes veprimin e sotëm të qeverisë për vendimin e nxjerrur, për deklarimin e pasurisë se kuadrit mësimor e shëndetësor.Ky vendim meriton të aprovohet në kuvendin e Kosovës, po dhe njëkohësisht të aplikohet e mos të mbetët vetëm në letër.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Perse qeveria kete deklarim te pasurise nuk ja kerkon edhe estrades se Kosoves ? Kemi disa kengetare sic jane Sinan Vllasaliu, Sabri Fejzullahu, Shkelzen Jetishi e te tjere qe ne dasem marrin se pakut nga 5000 euro. Kemi edhe disa repera qe nga fukarenj brenda nate u bene me lamborghina, ferrari etj. etj.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu