ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Vendimet politike të Lidhjes së Prizrenit të 18 qershorit 1878

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Vendimet politike të Lidhjes Prizrenit (Prizren Ittifak) nga perfaqësuesit musliman me 18 qershor 1878 në Xhaminë e Bajraklisë dhe në medresenë e Mehmet Pashës. 

Në këtë Lidhje (Ittifak) të delegatve musliman, të hoxhallarve, bejlerve dhe agallarve në Prizren nuk janë thirrë as shqiptart katolik dhe as shqiptart ortodoks, prandej kjo Lidhje me të drejtë quhet “Prizren Ittifak” dhe jo “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”. Në këtë Lidhje në thelb muslimant i kerkojshi Konferences së Berlinit mosshkuptjen nga pushtuesi pesë shekullor Kalifati Turk-osman dhe të vazhdohej zbatimi i ligjit islamik të sheriatit në trojet shqiptare.

Kjo pra tregon se kjo Lidhje ka pasë KARAKTER ISLAMIK. Prandej Europa i coptoi trojet shqiptare, me qellim që të mos lejohej formimi i nji “Turqi të Vogel arnaute” në Ballkan e lidhun me Bosnjen islamike.

Lidhja filloi takimet e saj në datën 10 qershor 1878 në Xhaminë e Bajraklisë dhe në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren. Në Lidhje (Ittifak) erdhën edhe delegatë musliman nga Selaniku, Jenipazari dhe Sjenica. Krijimi dhe organizimi i Lidhjes u njoh me emrin e saj turk-osman “Prizren Ittifaki” apo “Prizren Ittihadi”.

Pas disa ditë bisedimesh më në fund në 18 qershor 1878 Lidhja botoi vendimet e saj (Karar-Name). Këtu në vijim jepen permbajtja e vendimeve politike të sajë:

Siç shifet nga pikat e Karar Namesë, Lidhja e Prizrenit ishte një organizatë politike-ushtarake që synonte të mobilizojë muslimanët ballkanas për vetëmbrojtje, në të gjithë territorin e saj dhe shtrihej nga Bosnja deri në Jug të Shqipërisë. Edhe pse ishte konceptuar si një Lidhje kryesisht muslimane shqiptare, ajo shquhej nga toleranca për të krishterët ku Lidhja e Prizrenit zotohet që do të mbrojë edhe jomuslimanët, gjegjësisht të krishterët (Të cilët në fakt nuk janë ftuar në mbledhjen e Lidhjes).

Përveç kësaj Lidhja muslimane e Prizrenit miratoi edhe vendime të spektrit ushtarak dhe politik, me të cilët zotohet të mbrojë me force territoret e saja, të cilët ishin të kërcënuar se do të pushtohen pas nga sllavo-grekët pas vendimeve të Kongresit të Berlinit të vitit 1878.

Talimatet (urdhëresat) politike të Lidhjes muslimane të Prizrenit 

1-Asnjë krahinë nuk do të njohë ndonjë qeveri tjetër përveç asaj të Perandorisë Osmane.

2-Nëse Turqia nuk paraqitet dhe Kongresi i Berlinit nuk do të njohë të drejtat tona mbi vendet e pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi, atëherë ne do rrokim armët për ti ri-pushtuar.

3-Në qoftë se fuqitë tona do të mundin të çlirojnë vendet e pushtuara, atëherë do të zbatohen masat e duhura.

4-E gjithë fuqia jonë do të përbëhet prej pesë ushtrishë: atyre të Shkodrës, Shkupit, Kosovës, Jenipazarit dhe të Herzegovinës.

5-Ajo e Shkodrës do sulmojë Malin e Zi, oficerët dhe bajraktarët do të zgjidhen nga populli.

6-Në Guci përveç vendësve do të dërgohen edhe 2.000 forca nga Gjakova dhe Berana dhe 1.000 nga Peja.

7-Jenipazari përveç fuqisë që do të mbajë për mbrojtjen e vendit do të dërgojë edhe 1.000 forca në Kolashin.

8-Në Bjelopolje mjafton fuqia vendase.

9-Në Prepolje, Çajniça, Tashlixhë dhe Foçë përveç fuqive të tyre, do të dërgohen edhe 2.000 të tjerë.

10-Për të ruajtur vijën Gracko-Trebinjë, përveç fuqisë së Herzegovinës, do të ketë 10.000 burra nga Sarajeva dhe këta së bashku do të formojnë ushtrinë e Herzegovinës.

11-Fuqia e Shkupit, Kosovës dhe Jenipazarit do të sulmojë Serbinë sipas instruksioneve tona.

12-Në qoftë se armiku i kërcënohet njërës krahinë, komandanti i krahinës në rrezik do të lajmëroj komandantët e tjerë që të marrin dijeni të gjithë dhe sulmohet armiku.

13-Në rast se në luftën tonë kundër Malit të Zi, Serbia qëndron asnjanëse atëherë fuqitë që janë caktuar për atë, kalojnë kundër Malit të Zi.

14-Në qoftë se si Mali i Zi ashtu edhe Serbia do të luftojnë kundër nesh atëherë këto fuqi detyrohen të luftojnë burrërisht dhe me ngulm sipas besës që kemi dhënë.

Këto dy vendime, si politike ashtu edhe ushtarke u nënshkruan nga përfaqësuesit e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gucisë, Jenipazarit, Sjenicës, Tashlixhës, Mitrovicës, Vuçiternit, Prishtinës, Gjilanit, Shkupit, Tetovës, Kërçovës, Gostivarit, Dibrës së Madhe dhe Dibrës së Vogël.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu