ARKIVI:
9 Tetor 2024

Vendimi për rritjen e pensioneve kundërmon erë të keqe parazgjedhore, thjeshtë tentim për blerje vote

Shkrime relevante

Fjalë shpirti dhe zemre për mësuesin tim, Sabri Raçi, nga Arif Ejupi

Arif Ejupi ___ Fjalë shpirti dhe zemre për mësuesin tim, Sabri Raçi nga...

Në Drenas po lind një parti e re demokratike

Drenas, tetor 2024 ___ KUMTESË ___ Bazuar në rrethanat politike në vend dhe në komunën...

Shpërndaj

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
___
Vendime të tilla të rritjes së pensioneve për të gjitha kategoritë e përfituesve, pagave në sektorin publik, pagave të veteranëve të luftës etj., do të duhej të aplikoheshin që nga viti 2021 kur kjo qeveri erdhi në pushtet. Shumë më mirë do të kishte qenë që qeveria të rriste pagën me nga 5% për këto katër vite, sesa të pres që të aplikoj rritjen e përnjëhershme me 20%.
Rritja e pagave në të kaluarën zakonisht ndodhte në prag të zgjedhjeve, praktikë kjo shumë e keqe dhe me të drejtë atëherë nga opozita quhej blerje e votës. Tani kur në pushtet për afro 5 vjet e kemi një qeveri mazhorance, po aplikon standarde të ngjajëshme si të qeverive të kaluara për të cilat opozita e atëhershme që është qeveria aktuale, akuzonte me ngulm se po blehet vota me rritje të pagave e pensioneve. Rrjedh pyetja logjike për qeverinë: Athua ishte e vërtetë se rritja e pagave atëherë ishte tendencë për blerje të votës? Nëse përgjegjëja do të ishte po! Atëherë kjo rritje e djeshme e pensioneve prej 20%, pastaj paralajmrimi edhe për rritje tjera në janar/2025 a është blerje vote apo thjeshtë është domosdoshmëri për shkakun e rritjes së kostos së jetesës dhe inflacionit serioz në Kosovë që ka rënduar tej mase jo vetëm këto kategori të shoqërisë por gjithë popullatën e vendit.
Mendimi im për këte vendim të qeverisë, ku vendoset të rriten pensionet në masën 20%, gjithësesi që është një përpjekje e hapur për të blerë votën në zgjedhjet e përgjithëshme të planifikuara të mbahen me 9 shkurtit 2025.
Rritja e pensioneve në kohën kur këto kategori po ballafaqohen me probleme të rënda shëndetësore, sociale e ekzistenciale ishte një domosdoshmëri dhe vendim shumë i vonuar.
Pensioni bazik i moshës i cili deri me 30 shtator 2024 kishte vlerën e 100.00€, vërtetë ishte tmerrësisht i ulët, tani me vendimin e rritjes ku pension do të jetë 120.00€, shtrohet pyetja logjike se si mund të përmbushen nevojat elementare të një pensionisti që fillon ta konsumoj një pension bazik mbi moshën 65 vjeqare. Shporta e konsumit sipas përllogaritjeve të fundit të ekspertëve është 159.00€, kuptohet këtu nuk llogariten barnat, por as nevojat tjera shëndetsore me të cilat ballafaqohen shumica e pensionistëve të kësaj kategorie.
Pensionistët që do ta përfitojnë rritjen prej 20.00€, janë rrumbullak gjysma e atyre që do të përfitojnë nga fillimi i aplikimit të këtij vendimi për rritje.
Vendimi i rritjes do ti prekë gjithësej 304,016 pensionist, nga ky numër 150,790 janë kategori e pensionistëve bazik të moshës, nga një kalkulim i thjesht i bjen që kjo kategori do të përfitoj vetëm 36% të buxhetit të paraparë për rritje të pensioneve, derisa gjysma tjetër e kategorive tjera që kanë pensione prej 182.00, 198.00, 214.00 dhe 265.00 do ta përfitojnë 64% të shumës së tërsishme të paraparë për rritje.
Këtu që në start kemi një padrejtësi ndaj kategorisë më të varfër të popullatës, ku renditën të moshuarit mbi 65 vjet të cilët marrin pensionin bazik të moshës.
Sipas ministrit të financave z.Hekuran Murati rritja e pensioneve vetëm për këto kategori të pensioneve do ti kushtoj buxhetit 100 milion euro.
Nëse bazohemi në situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi yn, inflacionin dhe rritjen enorme të çmimeve bazike të ushqimit e produkteve tjera të konsumit, rritjen e çmimit të energjisë etj., kemi ardhur në një gjendje të rënd sociale saqë edhe të rriten pensionet e pagat në shkallë 100% përseri për disa kategori do të jetë e pamundur të përballoj koston e lartë të jetës dhe të shpenzimeve që rezultojnë të larta e të papërballueshme për shumicën e popullatës që ka vendos të jetoj në Republikën e Kosovës.
Nga disa biseda që personalisht i bëra nëpërmjet telefonit, ku pyeta dhjetra miq të mi pensionist të kategorisë pension i moshës: Se a janë të kënaqur me këte paralajmrim të rritjes së pensionit në shkallën prej 20%? Përgjegjëja ishte uniforme se nuk janë fare të kënaqur dhe kjo lloj rritje është lojë me ndjenjat e moralin e nëpërkëmbur të kësaj kategorie të mjerë të qytetarëve të vendit.
Modeli i trashëguar i blerjes së votës me paranë publike të qytetarëve, jo që nuk është i drejt por klasifikohet si vepër penale dhe si abuzim e krim i rënd me të drejtat dhe liritë e njeriut.
Për mua kjo rritje e pensioneve në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 është thjeshtë tendencë për të manipulu e mashtru qytetarët.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu