ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Veprimi i habitshëm i gjakprishurit Prof. Muhamet Mufaku

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
Dyshimi i mëparshëm është kthyer përseri. Tablloja është aq e përbindëshme për fatin e shqiptarëvë, sa që themelet e këtij shteti të brishtë që u ndërtua mbi flijimet e qindra, e qindra dëshmorëve, e martirëve dhe mijëra ish të burgosurve politikë, është duke u shkatrrua nga dorat e egra dhe primitive nga mendjet djallëzuara dhe kriminale. Murmurimat vazhdonin ditë natë, përse ca të prishur shpirtërishtë? Por kjo s’i ndalonte të skërmitnin dhëmbët. Mendonin se kishin të drejtë për ta mbledhur atë helm, kundra njëra tjetrit dhe kundra vetë shtetit dhe popullit. Të gjalla ishin vetëm flakët dhe prushi. POPULLI pyet: Pse s‘na duan. Ç’u kemi bërë, vallë, që s’na duan? Nuk ka ku shkon më zi, se kaq. Por kjo qeveri e dhjetorit 2014 paralajmëron një tjetër hata e papërshkruar, e pambaruar, e pagjykur, e njohur vetëm në pjesët e saj sipërfaqësore.
Në të vërtetë, kjo s’kishte nevoj për forca te reja për ta nënshtruar përfundimisht shoqërinë dhe kulturën shqiptare.Ne, duhet përkrahur politikën e pajtimit e të mirëkuptimit kombëtar dhe ti dënojmë forcat desktruktive markiste-leniniste, arabo-afroaziatike të ndihmuar edhe nga ca gjak prishur shqiptarë që nxisin destabilizimin dhe krinjimin e organizuar, si edhe tendencat çintegruese që dobsojnë kohezionin shirtëror kombëtar të një krijese të re të dhuruar nga gjaku ynë. Duhet bërë dhe i çmoi shumë gjithashtu përpjekjet për krijimin e një filozofie të re në planin e politikës së jashtme, por konsideroi se kjo filozofi politike, duke e proklamuar politikën zyrtare nga ana e udhëheqjes kosovare dhe asaj shqiptare, të mbështet në konceptin e evropianizimin, megjithëse në parim e drejtë, nuk përkon ende me realitetin specifik ballkanik dhe nuk funksionon si duhet në praktikë.
Çdo intelektualë shqiptarë, akademik, piktor, skulptor, aktor, kompozitor, shkrimtar, jurist, punëtor, sportistë etj., në pajtim me përcaktimin e vet për të qenë kritik dhe objektiv ndaj zhvillimeve në skenën politike e shoqërore, të refuzoi me forc logjikën e linçeve dhe të fushatave të disa forcave politike shqiptare dhe sidomos të një pjese të shtypit në shqipëtar dhe asaj serbe në Kosovë, por nuk mund të heshtë përballë sjelljeve e veprimeve politike që zbehin rolin e Kosovës si shtet dhe dobësojnë pozitën shqiptare si komb, si dhe gjuhën e papërgjegjëshme e politikës kombëtare, pavarësisht se nga kushë vijnë ato. Për këtë arsye bëhet e dyshimtë fushata e tanishme e disa udhëheqjeve partiake dhe gazetarëve të tyre në Kosovë. Motivet e kësaj politike, në të vërtetë të këtij mjerimi politik dhe moral të atyre ministrave, deputetëve dhe të zëdhënsave të tyre në media dhe në përfaqësime jashtë vendit. Nuk mund të vlerësohen ndryshe përpos si demonstrim foklorik provincial, i dëmshëm për integrimet shpirtërore, kulturore e politike shqiptare, andaj edhe për mundësinë e zgjidhjes së drejtë të shqiptarëve në Mal të Zi, në Preshevë, Medvegje e Bujanoc, të shqiptarëve në Maqedoni dhe veçanarishtë zgjidhjes së drejtë të popullit çamë… Rrëshqitjet e tilla politike janë të dëmshme për interesat jetësore kombëtare, ndërsa gabimet historike janë gjithnjë me pasoja tragjike. Çështja shqiptare është ndëkombëtarizuar sot vetëm sa i përket rrezikut rajonal dhe jo si çështje e drejtë e vetëvendosjes kombëtare…
Do të përpiqem të jem i qartë, veç, ju lutëm, komentoni me kultur e pa nervozë. E merrni dot me mend ç’janë këta politikan tanë analfabet e frikacak…? Të mos kesh shpresë nga asnjë politikan që zgjuarsia e tyre nuk është më tepër se 40%. Turp përtej turpit. Për një popull, si ky yni, i vetmi a më i madhi përjashtim ndoshta në krejt rruzullin tokësor, popull i ndarë në katër pjesë në tri fe, në pesë shtete, me 8 miljonë banorë në to, po ama jo më pak se me njëqind e tridhjetë parti, paraparti e mbiparti, e nënparti e dreqin e të birin..
Me këta qeveritar përzihej diçka tjetër, më e shëmtuar, për habin tonë, e përzier me një kultur shkretire arabe. Që – nuk është model kulturor shqiptarë. Kjo bëhet nga shmangia e përgjegjësisë, ndoshta, për ate që është duke ndodhur me kulturën dhe historinë tonë. Do integruar të gjitha energjitë mendore, do mbledhur mendjet më të ngritura të kombit,, duke flakur mospajtimet e mosdurimet egocentrike, duke vënë interesin kombëtar mbi çakordimet partiake e sedrat e fryera dhe të sëmura, për të arritur një kombëtar, ku jo vetëm politika, por edhe kultura njerëzit e saj do të zinin vendin e merituar. Shqiptarët duhet të kenë programin e vet global kombëtar dhe interesin e vet aktual kombëtar, por jo me pak interes kombëtar është, madje-madje, siç e tha dikush shumë me vend, më i madhi interesi yni kombëtar është – sado paradoksale të tingëllojë – të jesh i ndershëm, të jesh i ndërgjegjshëm, të jesh i talentuar, i përkushtuar, punëtor i mirë, intelkutal i mirë, fshatar i mirë, qytetar i mirë, të jesh nikoqir i mirë, të jesh professor i mirë, të jesh klerik i mirë. Interesi kombëtar nuk bën te bjerë viktimë e atomizmit territorial të shqiptarëve. Kultura, si mjet për të mbrojtur dhe zhvilluar indentitetin dhe intergritetin kombëtar, është, hëpërhë, ndoshta vendimtare dhe me rëndësi të gjera, po të angazhohen sa duhet, për të shpëtuar nga shkombëtarizimi, ndarja e imponuar, si dhe nga të çarat që mund të lind dhe të thyejnë e copëzojnë zhvillimin tonë të përbashkët etnokulturor shqiptar, të vënë kufij jo vetëm politikë, po edhe shpirtërorë e kulturorë në hapësirën gjithëshqiptare.
Shumë i habitshëm ky veprim i gjak prishurve si Prof. MUFAKUT. Janë të shumta dhe të pashterura format e bashkëveprimet dhe lidhjes shpirtërore të shqiptarëve në anë mbarë hapsirës tonë etnike edhe në këto kushtë thuajse tragjike për ne.
Do lidhur shpirtërisht, sa të jetë e mundur më shumë, shqiptari i Kosovës me shqiptarin e Çamërtisë, Maqedonisë, me shqiptarin e Malit të Zi, me shqiptarin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, me shqiptarët e shtetit tonë amë, me shqiptarët e Shqipërisë dhe gjithësesi me çamët e Çamërisë.
Do bashkëpunuar e bashkëvepruar, do te lidhur sa më ngushtë sa më gjallërisht, shpirtërisht dhe aktivisht, gjuhëtarët, letrarët, artistët e filmit e të teatrit, piktorët dhe kompozitorët, historianët dhe filozofët, gjeografët dhe deri te sportistët.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Ju lutem mos bëni analiza për pa i lexuar veprat e prof dr Muhamet Mufakut (i cili është me origjinë nga Vrella e Istogut, Kosovë, por i lindur në Damask -Siri) i edukuar në frymën patriotike ai nuk harroi asnjë herë rrënjën shqiptare. Dy herë ka mbrojtur titullin dr në dy Universitete të Kosovës. Nuk ia vlen të hedhim urrejtje ndaj figurave të shquara siq është dr Mufaku

  2. I edukuar me frymën patriotike “arabe”, nga shqiptarët i kanë rrënjët!!! ky korbë i zi i thuash figurë i shquar! çkërkon në toka shqipëtare!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu