ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Veprimtaria Kulturore e SHBK “Sali Çekaj” në Zvicër; u bë përurimi i librit jetëshkrimor: Salih Çekaj – veprimtaria politike dhe ushtarake

Shkrime relevante

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

Shpërndaj

Nga Abas Fejzullahi

Në Klubin “Dardania” në Zofingen të Zvicres, me 6 Korrtor (Korrik) 2024, sipas Ftesës së bërë publike u bë përurimi i librit jetëshkrimor:SALIH ÇEKAJ – VEPRIMTAIA POLITIKE DHE USHTARAKE përgatitur nga autori Frashër Demaj, botues:Instituri i Historisë „Ali Hadri“ Prishtinë.

1.Pamje nga një pjesë e pjesëmarrësve në përurimin e librit

Në pranin e mbi 60 pjesëmarrësve që ju kanë përgjegjur Ftesës së shpërndar dhe sipas programit të përgatitur nga Këshilli Organizativ në krye me vet kryetarin e SHBK“SALIH ÇEKAJ“ në Zvicët z. Saim Tahiraj, në ora 19.07 filloi praqitjai e programit kulturor të përgatitur, lidhur me përurimin e librit dhe vështrimet e përgatituara për librin në fjalë.

Këtë organizim kulturor e madhështuan bashkëatdhetarët pjesëmarrës e në veçanti përfaqsuesja e Ambasades së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës Znj. e nderuar Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Heroit Agim Ramadani, Dr. Don Anton Uka, udhëheqës i Misionit Katolik Shqiptar në Luzern dhe Nue Zalli, kryetar i SHB „Nëna Terezë“ në Luzern të Zvicrës.

Pas leximit të vështrimeve përgatitur nga veprimtarët e SHBK“ SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër, z.Hamzë Morina, Bardhec Berisha dhe Abas Fejzullahi lidhur me librin e për librin që do të prërurohej para pjesëmarrësve të pranishëm e që bëhej fjalë për Jetëshkrimin e Heroit Salih Çrkaj në të gjitha drejtimet e veprimtarisë së tij profesionale dhe ushtarake.

U lexuan edhe dy poezi nga ana e autorëve: z. Haki Latifi dhe Bardhec Berisha. Këngëtari i mirënjohur z.Valon Islamaj këndoi këngën kushtuar Heroit Salih Çekaj dhe UÇK, nënë përcjelljen e vet autorit me tingujt e kitarës, që u mirëprit me duartrokitje në shenjë pëlqimi e falënderimi.

Pasi të pranishmit me shumë vemendje përcillen vështrimet rreth librit dhe këngët e kënduara nga këngëtari, organizatori ua dha fjalën për t’ju drejtuar të pranishmëve dhe organizatorëve me mendimet dhe vlerësimet e tyre  lidhur me përurimin e librit dhe organizimin kulturor në përgjithësi.

Znj.Shukrie Ramadani, bashkëshortja e Heroit Agim Ramadanit, përfaqësuesja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, në falën e saj falënderuese për Ftesën, përshëndeti pjesëmarrësit dhe organizatorët  ndërsa rrëfimi i saj për Heroin Salih Çekaj në banesen e saj në Zvicër ku bashk me Heroin Agim Ramadanin bënin përpjekjet mbinjerëzore në kushte dhe rrethana të vështira, e të jashtëzakonshme për organizimin dhe mobilizimin e vullnetarëve për luftë ku gjithni thonin mes tjerash:..ne sPo ju themi shkoni në luftë por ejani bashkë me ne të shkojm në luftë për liri e pavarësi të Kosovës…

Ishte shumë prekse rrëfimi i saj i bisedes me Salihun  në kohën kur bashkëshorti i saj Heroi Agim Ramadani ishte vra në kufirin Shqiptaro -shqiptarë  për lirinë dhe pavarësin e Kosovës dhe bashkëbisedimi me  Heroin  Salih Çekaj i cili ishte në në vijen e luftës  në Koshare përball forcave pushtuese serbe.

Në fjalën e tij përshëndetëse z,Dr.Anton Uka falënderoi organizatorët për Ftesën dhe organizimin kulturor lidhur me përurimin e librit, njëherit falënderoi të pranishmit që nderojnë jetën dhe veprën e Heroit Salih Çekaj dhe mes tjerash tha se me kënaqësi do merr pjesë në këto organizime kulturore e në veçanti ku bëhet përurimi i librave  kushtuar heronjëve të cilët kanë dhënë jetën për liri e pavarësi të atdheut.

Gjatë bashkëbisedimeve që u zhvilluan me pjesëmarrësit patë rrëfime dhe kujtime nga koha e përgatitjeve për luftë dhe gjatë luftës e bashkëluftëtarëve të heroit Salih Çekaj. Bashkëluftëtari  Muhamet Imeraj dhe Ekrem Sheholli me rrëfimet e tyre ishin prekëse dhe të përcjellura me emocione, për përjetimet dhe vështërsit nga më të ndryshmet si dhe kujtimet për komandantin Salih Çekaj që në kushte dhe rrethana të vështira me sjelljet dhe veprimet e tija njerëzore por edhe profesionale e ushtarake ka ndikuar në ngritjen e moralit tek ushtaraët.

2. Pamje nga një pjesë e pjesëmarrësve në përurimin e librit

Në vijim rrjedha e programit me vështrimet për librin:

 

 

Këngëtari Valon Islamaj këndon këngët kushtuar Herit Salih Çekaj dhe UÇK-së.  
 

Nr.

 

 

Fillon

 

Përfundon

 

PËRMBAJTJA E PROGRAMIT

 

Folës/e –Lexon-Këndon

         
1. 19,00 19.05 Fjala përshëndetëse për pjesëmarrësit e pranishëm në përurimin Saim Tahiraj, kryetar i SHBK.”Salih Çekaj”

në  Zvicër

2. 19.05 19.10 Kënga kushtuar heroit Salih Çekaj Valon Islamaj
3. 19.11 19.17 Vështrimi për librin nga  Bardhec Berisha Bardhec Berisha
4. 19.18 19.24 Vështrimi  për librin nga Hamzë Morina Hamzë Morina
5. 19.25 19.30  

 

Vështrimi  për librin nga Abas  Fejzullahi

Abas Fejzullahi
6. 19.31 19.36 Freski muzikore këngë përcjellur me kitar… Valon Islamaj
7 19.36 19.40 Rrëfim kujtimi nga bashkëluftëtari i heroit

Salih Çekaj

Muhamet Imeraj
 

8.

 

19.40

 

20.28

Bashkëbisedim rreth librit me pjesëmarrësit e pranishëm dhe me bashkëluftëtarët e heroit Salih Çekaj. Pyetja:30 sekonda

Pergjegja:1- 3 minuta

9. 20.29 20.30 Njoftimi për  librin në shitje dhe përfundimin e përurimit sipas programit. Abas  Fejzullahi
 

10.

 

20.30

 

00.00

 

Biseda të lira sipas përzgjedhjes së vet pjesëmarrësve  kush me kënd dëshiron.  

 

 

Të gjithë pjesëmarrësit

   

 

Saim Tahiraj, kryetar i SHBK“Salih Çekaj“ në Zvicër- Fjala përshëndetëse për të pranishmit.

         TË NDERUAR TË PRANISHËM,

          Në emër të kryesisë së SHBK” SALIH ÇEKAJ”  në Zvicër, Ju përshëndes dhe falënderoj për pjesëmarrje në këtë përurim të kësaj Monografie kushtuar njërit ndër figurat më të rëndësishme të Historisë sonë të re, Heroit  SALIH  ÇEKAJ.

  1. Përshëndesim përfaqsuesen e Ambasades së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës Znj. e nderuar Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Heroit Agim Ramadani, e cili na ka nderuar me pjesëmarrjen e saj dhe falënderojm për bashkëpunimin e ndërsjelltë në të gjitha drejtimet.
  1. Përshëndesim Don. Anton Ukën, drejtues i Misionit Katolik Shqiptr në Lucern, i cili me punën dhe veprimtarinë e tij po i jep një hapësirë të gjerë (dimension), ruajtjes, ngritjes dhe përparimit të kulturës dhe traditës sonë kombëtare. E përgëzojmë dhe falënderojmë për këtë  veprimtari n’ shërbim të Kombit.

 Përshëndesim Nue Zalli kryetarin e SHB”NËNA TEREZË” në Zvicër e cila dha një ndihmë të veçantë në të gjitha periudhatë e luftës sonë për Liri dhe Pavarësi, për Shtetëformim dhe Shtet ndërtim dhe po vazhdon pa ndalur në këtë drejtim.

VEPRIMTARIA E HEROIT SALIH ÇEKAJ ISHET SHUMËDREJTIMSHE (SHMËDIMENSIONALE)

  1. Në rrafshin politikë si ish drejtues i komitetit Komunal  të Deçanit, ishte në luftë të ashpër politike me KQRS dhe KKK. Ishte në përkrahje të hapur të kërkesave  të Minatorëve, protestave, dhe marshimeve gjithë popullore drejtë Prishtinës.  Ishte njëri ndër themeluesit e pluralizmit në Deçan dhe u zgjodh Kryetar i Këshillit Koordinues të  partive  Pas arratisjes në Gjermani veprimtarinë politike e zhvillo në Degën e LDK në Gjermani ku pati disa funksione drejtuese në këtë degë.
  1. Në rrafshin juridik, kryetar i Shoqatës së Juristëve të Deçanit e cila bëri harmonizimin e statutit komunal me Kushtetutën e Kaçanikut dhe ishte e vetmja.
  1. Në rrafshin ushtarak , pjesëmarrës në ushtrime ushtarake në Shqipëri në grupin e parë, drejtues i skuadrës prej 32 vetave nga grupi i dytë, të armatosur që thyen kufirin Shqiptaro-Shqiptarë më,02.12.1991.  Komandant i Njësitit Gueril të Deçanit, që kreu me sukses shumë aksione guerile mbi policin serbe dhe objektet tjera të rëndësisë së veçantë. Koordinator në mes institucioneve shtetërore (konkretisht me prof.. Fehmi Agani) dhe njësive  guerile në Kosovë. Pjesë përbërëse dhe e rëndësishme e MMRK e drejtuar nga MMRK  Ahmet Krasniqi. Kishte disa funksione komanduese. Komandant në betejën e Koshares ku ra heroikisht për të mos vdekur kurrë. Salih Çeku ishte personifikimi më i mirë i Filozofisë Politike të Presidentit  Rugova, kombinimi i Lëvizjes Paqësore si një diplomaci shumë efektive  dhe frytë dhënëse, me rezistencën e armatosur e cila i dha mbështetje të fuqishme Diplomacisë sonë në tryezën e bisedimeve. Trinomi Rugovë-Agan- Çekaj ishte kombinimi më i mirë dhe më i suksesshëm që drejtoj dhe zbatoj luftën  tonë për Liri dhe Pavarësi. Lavdi të përjetshëm.

 2024-07-06

1.Bardhec Berisha -Vështrim

Përshëndetje të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotëri,

sot jemi këtu, që në mënyrë simbolike ta përurojmë Monografinë e heroit të kombit Salih Çekajt. Them simbolike sepse monografia, jeta, vepra dhe heroizmi i tij kombëtar janë skalitur më kohë, më shkronja të arta në mendjen dhe shpirtin e popullit shqiptar.

Flaka e Përjetsisë

Në malet e larta, ku rrinë nderi, dhe shqiponjat,           

një trim qëndroi për lirinë e vendit, i palëkundur,

Salih Çekaj, emër që s`do vdesë kurrë …                                                                     

do të mbetët në zemrat tona përgjithmonë …

 

Me gjak e shpirt mbrojti tokën e tij, tokën e Arbrit,

 një hero i vërtetë, në çdo betejë i fortë, e i pamposhtur,           

flamuri i lirisë valon në përjetësi, flamur i paepur,      

falë Tij dhe atyre, që për LIRI s`u ndalën asnjëherë!

 

“Nëse unë nuk jam gjallë, le ta gëzojnë të tjerët!”   (Salih Çekaj, Stuttgart, 30.11.1997)

Do të mundohem në pika sa ma të shkurta të lundrojë në historikun kombëtar të heroit dhe legjendës së gjallë të kauzës tonë kombëtare, Salih Çekajt, sepse për ta treguar jetën dhe veprën e Tij kemi këtu para nesh monografinë e ti. 

Ai është një ndër kolosët dhe figurat më markante dhe me të rëndësishme në luftën për çlirimin e Kosovës dhe një nga komandantet kryesor të UÇK. Ishte një lider i përkushtuar dhe strateg i shquar, i cili luajti rol kyçës në çlirimin definitiv te Kosovës. Ai tregoi trimëri dhe aftësi të jashtëzakonshme udhëheqëse, duke kontribuar në suksesin e operacioneve të UÇK-së. Veprimtaria e tij shënoi një periudhë të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës dhe ai ishte dhe mbeti për të gjithë shqiptarët simbol i qëndresës dhe guximit.

Shkollimi i Salih Çekajt

Lindi më 22 qershor 1956 në fshatin Broliq të komunës se Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Prapaqan dhe në Kryshec. Kurse gjimnazin e kreu në Deçan.

Në vitin 1981 diplomoi në fakultetin Juridik. Gjatë kohës se studimeve ai kishte vështirësi të mëdha, duke u nisur nga ato elementarët pra financiaret e deri të mungesa  e sigurisë fizike të individit. Periudha 1968 – 1981 ishte faza e përndjekjeve dhe diskriminimit politikë, arrestimeve, burgosjeve dhe dënimeve të rinisë shqiptare, të cilët kërkonin të drejtat e veta qytetare dhe kombëtare.  

 Veprimtaria politike

Angazhimi në Lëvizjen Kombëtare:

Salih Çekaj ishte një figurë e shquar jo vetëm në luftën e armatosur për pavarësinë e Kosovës, por edhe në sferën politike, ku ai kontribuoi ndjeshëm për pavarësinë.

Qysh se në rininë e vet si gjimnazist e më vonë si student Salih Çekaj u përfshi në lëvizjen për çlirimin e Kosovës. Ai ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), lëvizje kryesore që promovonte kauzën e pavarësisë së Kosovës në krye me presidentin historik Ibrahim Rugovën.

Veprimtaria ushtarake

Një jetë të tërë për lirinë e Kosovës

Ndërsa situata në Kosovë përkeqësohej dhe dhuna ndaj shqiptarëve shtohej, shumë aktivistë politikë vendosën të ndjekin një qasje më të ashpër. Ai është një nga themeluesit e UÇK-së. Çekaj luajti një rol kyç në organizimin dhe strukturimin e UÇK-së, duke përdorur përvojën e tij për të forcuar radhët e saj. Ai ishte aktiv gjithë kohën në rekrutimin dhe stërvitjen e luftëtarëve të rinj si dhe në sigurimin e armatimit.

Salih Çekaj, simbol i guximit dhe patriotizmit

Lufta në Rrafsh të Dukagjinit: 

Salih Çekaj ishte një nga komandantet e Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit. Ai udhëhoqi disa operacione ushtarake të suksesshme kundër forcave serbe dhe ishte i njohur për strategjitë e tij të avancuara luftarake.

Konteksti historik dhe rëndësia e betejës së Kosharës

Salih Çekaj ishte një nga figurat kryesore të luftës së Kosharës. Ai së bashku me komandantë tjerë të njohur si Agim Ramadani, bëri koordinimin e sulmeve dhe motivimin e ushtarëve. Ai luajti një rol të rëndësishëm në thyerjen e vijës kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në ketë kontekst, beteja e Kosharës kishte një rëndësi të veçantë për disa arsye:

            Thyerja e vijës kufitare: Thyerja e vijës kufitare midis Kosovës dhe Shqipërisë, e lehtësoi furnizimin me armë dhe trupa nga Shqipëria.

            Morali i lartë i UÇK-së: Fitorja në Koshare ngriti moralin e luftëtarëve të UÇK-së dhe të popullit shqiptar të Kosovës, duke treguar se forcat serbe nuk ishin të pamposhtura.

            Ndikimi në ndërhyrjen ndërkombëtare: Suksesi i UÇK-së në Koshare ndihmoi në tërheqjen e vëmendjes  ndërkombëtare dhe në përshpejtimin e ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe, çka çoi përfundimisht në fundin e luftës në Kosovë dhe në shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Salih Çekaj, një hero kombëtar i përjetshëm

Rënia e tij heroike për të mos vdekur kurrë:

Salih Çekaj ra dëshmor për të mos vdekur kurrë në prill të vitit 1999. Kontributi i tij në luftën për liri dhe pavarësi, vazhdon të kujtohet dhe nderohet. Është figura më markante e patriotizmit dhe sakrificës së pakushtëzuar për lirinë e Kosovës, me një shpirt të pashuar luftarak dhe një vizion të qartë për një të ardhme të lirë dhe të pavarur për popullin tonë.

Ai dha gjithçka, madje edhe jetën e tij, për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin shqiptarë. Trashëgimia e tij jeton përmes veprave dhe kujtimeve të atyre që e njohën dhe u frymëzuan nga trimëria dhe mençuria e tij. Ndërsa kujtojmë Salih Çekajn, Ne nderojmë jo vetëm një hero të madh, por edhe një burim të përhershëm frymëzimi për brezat e ardhshëm që kërkojnë të ndërtojnë një Kosovë të lirë, të drejtë dhe paqësore.

Ju faleminderit për vëmendjen   

2024-07-06

Vështrimi i përgatitur për librin nga  Prof.Hamzë Morina

Veprimtaria institucionaliste dhe ushtarake e Sali Cekajt

 

Frashër Demaj    

Sali Cekaj “Veprimtaria politike dhe ushtarake”–Instituti i Historisë

 

  • Veprimtaria institucionaliste

 

Përsonaliteti i Sali Cekajt nuk është produkt i atyre heronjëve  hibrid të Kosovës që u përpoqën të kapin zenitin me pak veprime politike apo ushtarake të kohës.

Veprimtaria heroike e Sali Cekajt ka një kontinuitet të pashkëputshëm në veprimtarinë e tij. Për këtë, sa më shumë që kalon koha, vlera e veprimtarisë së tij vazhdon të jetë më madhore dhe më bindëse, derisa heronjtë hibrid ngadalë shuhen dhe harrohen, apo edhe degradohen  për shkak të veprimeve të tyre të dyshimta politike apo ushtarake, pasi shumica prej abuzuar me në  kohën e lirisë.

Sali Cekaj si nxënës i Gjimnazit “Vëllezërit frashëri” në Deçan, shkëlqeu mes shokësh me sjellje e dije në kuadër të një konkurence të fortë. Si student i konstitucionalistit Ylli Zajmi, bashkëpuntor i ngushtë i Bardhyl Qaushit në Shoqatën e Juristëve të Kosovës e më vonë edhe  bashkëpunëtor besnik i Fehmi Aganit, Sali Cekaj me “Shoqatën e  juristëve të Kosovës”, në degën e Deçanit u dallua me njohjet solide në këtë fushë dhe me shpirtin e sakrificës bëri luftë të pakompromis  në mbrojtjen e kushtetutshmërisë së Kosovës për çështjen  autonomisë. Ndër veprimet më të rëndësishme të tij në Komunën e Deçanit, si pjesë e Qeverisë në  sistemin paralel qe përjetësimi i ligjshmërisë së dalë nga “Kushtetuta e Kaçanikut” me veprime konkrete.  Si:

  • Hartimi i Statutit të Komunës së Deçanit, konform Kushtetutës së Kaçanikut
  • Vendimi i Kuvendit komunal, ku shpallen të paligjshme të gjitha vendimet e organeve të dhunshme të marra pas 27.03.1989 dhe veprime tjera të cilat si ka marrë asnjë komunë tjetër në Kosovë e as vet Qeveria e Kosovës në ekzil.

            Për këtë model komunal të jetësimit kushtetues, kuptohet se nisma ishte e konstitucionalistit Sali Cekaj i cili me Rrustem Bruqin dhe 45 juristët tjerë nga Deçani, në Mbledhjen e Isniqit marrin këtë vendim për hartimin e  Statutit të Komunës së Deçanit. Aktorët në fjalë Serbia i ndoqi, i burgosi dhe i denoi sepse rrezikuan sistemin konstitucional të saj, derisa Sali Cekaj  me kujdes të veçantë iu shmang arrestimit për të vazhduar pandalë veprimtarinë e tij nga Shtuttgarti i Gjermanisë.

            Këtë veprimtari të Salihut, historiani Frashër Demaj e paraqet me vërtetësi të plotë, me argumnente e dokumente të pa kontestueshme. Në libër që ka një strukturë të ngjeshur, Salih  Cekaaj paraqitet si njëri ndër konstitucionalistët më të devotshëm për kohën në të cilen s ishte e  të veprohej.

            Pos veprimeve tjera, Statuti i Komunës së Deçanit dhe Ky Vendim  mbesin akte të mirëfillta historike (Shiqo: Aktgjykimi i Gjykatës së Pejës 13. Mars 1991).

– Veprimtaria Ushtarake e Sali Cekajt

Sali Cekaj fillimisht kishte punuar si Gjykatës i komunës së Deçanit, por ishte edhe oficer rezervë. Profesionet e juristit dhe ate të ushtarakut i njifte shumë mirë dhe i kishte ushtruar në praktikë. Andaj, në  kohën e duhur aktivizohet edhe në veprimtarinë ushtarake, pasi kishte njohuri solide në këtë fushë. Ata që atëbotë patëm kryer shërbimin ushtark në APJ në Bileqe dhe patën mundësi të kryejnë këtë shkollë ushtarake fituan pregaditje të një niveli të akademisë ushtarake. Prandaj Salihu këtë  mjeshtri të fituar në një shtet armik për shqiptarët dijti ta përdorë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës me shumë sukses.

Ai në fillim si aktivist i degës së LDK në Stuttgart të Gjermanisë mori nismën për ushtrime ushtarake të grupeve të para të djemëve të Kosovës në truallin e Shqipërisë.  Ai koordinoi aktivitetin e dy grupeve të para në ushtrimet ushtarake të cilat u kryen në poligonet ushtarake të Shqipërisë sipas Marrveshtjes gjentelmene mes Rugovës dhe Ramiz Alisë më 1991. Grupin e Deçanit e udhëhoqi Sali Cekaj, të Drenicës Adem Jashari e të Llapit Zahir Pajaziti. Grupe të cilat u dekonspiruan, por një pjesë e njerëzve që u kthy,en në Kosovë organizuan aksionet e para diversante  brenda Kosovës.

Me formimin e Ministrisë së mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës me nismën e tij  organizohet Marrveshja e Stuttgartit mes Agani, Bukoshit dhe Sali Cekajt, pas së cilës kryhen aksionet diversante në Baballoq e Junik 1995 e në stacionin e policisë në Isniq më 1996.

Veprimtaria e organizimit ushtarak të Sali Cekajt shtrihet në Kosovë, Shqipëri e Mërgatë. Në Takimin e Postojnës dhe të Lubjanës, Sali Cekaj me Ismet Ibishin, Rrustem Berishën, Agim Celajn e Afrim Bekën vendosin kontaktet me Oficerët të cilët kishin dezertuar nga APJ dhe fillojnë organizimin e aktivitetit ushtarak të kësaj kategorie pas Maskrës së Prekazit.

Për të mos u zgjatur aktiviteti ushtarak nën koordinimin e Sali Cekajt vazhdon deri në vrasjen e tij në Koshare:

  • Fillet e organizimit ushtarak për Luftën çlirimtare,

Takimi Konfidencial në Zvicër mes Ahmet krasniqit e major Hilmi Nebiut në njërën anë e SaliCekajt, Zenun Idrizit e Saim Tahirajt në anën tjetër, në Prill  të vitit 1998,

  • Përpjekjet për bashkimin mes Forcave të armatosura të Repulikës së Kosovës dhe UCK -së,
  • Hartimi i Elaboratit për Luftën e armatosur me të gjitha komponetet e duhura,
  • Përsonalitet i rëndësishëm në Koordinim për Marrveshtjen e Osllos, Demaçi – Haliti me Ministrin e mbrojtjes Ahmet Krasniqi e Zv. e tij Agim Mehmeti,
  • Pjesmarrës aktiv në Luftën e Kosharës dhe kërkesa te Ministri i mbrojtjes Bicaj për unifikimin e njësive operative, bashkë me Rrustem Berishën e Anton Cunin,
  • Formimi i brigadave 131, 133,134,
  • Përpjekjet për luftë në Dukagjin – Lufta e Logjës,
  • Lufta e Kosharës ( sfidon përçarjet politike dhe ushtarake),
  • Sali Ceku dhe Agim Ramadani, heroizmi dhe vdekja në front – Thyerja e kufirit,
  • Aktiviteti i forcave komando “Delta” dhe ” Kobra”, dhe
  • Urdhëri i Heroit nga Presidenti Fatmir Sejdiu, pas luftës.

Të gjitha këto veprime në librin e Frashër Demajt përshkruhen në detaje në bazë të argumentave të plota të materialeve arkivore, bisedave me pjesmarrës të gjallë të këtyre veprimeve ushtarake dhe dokumentave tjerë të ruajtur në arhiva shtetërorë, privat e përsonalë.

            Struktura e librit është e paraqitur komplet si tërësi shkencore me referenca e burime të besueshme. Edhepse autorit ju deshtë punë e gjatë që i mori shumë kohë, përseri ja vlen pasi kemi  në dorë një produkt shkencor që do tu ndel në ndihmë gjeneratave për ndriqim real të historisë më të re të lavdishme të Kosovës.

 Duhet të thuhet se ky libër është produkt në rend të parë i nismës së Shoqatës ” Sali Cekaj” në Zvicër e cila dha tërë dokumentacionin e rëndësishëm, do vlersuar sidomos puna e Saim Tahirajt për dokumentacionin arkivorë të tij që i la në dorë autorit për Institutin e Historisë. Saimi ishte në kontakt të vazhdueshëm me Sali Cekajn dhe e njihte mirë veprimtarinë e tij.

 Një falenderim të veçantë i shkon shoqatës si donatore kryesore për këtë botim.

 Vërejtje:

Disa pasaktësi në shkrimin e emrave

Mungesa e disa dokumentave si Vendimi i Gjykatës së Qarkut të Prizrenit ( Pa fajin e autorit).

2024-07-06

Abas Fejzullahi

Vështrim i shkurtër rreth librit të autorit Frashër Demaj:

SALIJ ÇEKAJ VEPRIMTARIA  POLITIKE DHE UDHTARAKE

Botues: Instituti  i Historis[ “Ali Hadri”- Prishtinë 2024

SALIH ÇEKAJ & JETËSHKRIMI I TIJ

* Jetëshkrimi i heroit SALIÇ ÇEKAJ është dhe do mbetet një burim i përhershëm për të gjithë të interesuarit për të hulumtuar në mënyrë të hollësishme sipas parimeve dhe mënyrave studiues dhe hulumtuese shkencore për jetën dhe veprimtarin e heroit në të gjitha drejtimet brez pas brezi, sepse ka bazë të jetë burim frymëzimi edhe për krijuesit letrar dhe artistik në të gjitha drejtimet.

Autori i librit Frashër Demaj ,historian është bazuar në parimet shkencore në kohë dhe hapësirë për të hulumtuar të dhëna e dëshmi që lidhen me jetën dhe veprën e heroit të kombit Salih Çekaj.

 Siç e shpjegon edhe vet autori se gjatë studimit dhe hulumtimit për mbledhjen e të dhënave me dëshmi është mbështetur në metodologjinë bashkëkohore kërkimore-shkencore, dhe ka përdorur metoda të ndryshme: si empirike, historike, analitike, arkivore, krahasuese, statistikore dhe deri te analiza dhe sinteza.

 Librin e shkruar e ka bazuar në mbledhjen e dëshmive nga bashkëbisedimi me rrethin familjar, bashkëpunëtor, bashkë kohanik e bashkëveprimtarë të përgatitjeve të ndryshme profesionale dhe në këtë bazë për lexuesit e interesuar ka përgatitur librin që e ka botuar Instituti i Historisë” Ali Hadri  në Prishtinë.

 Libri ka 488 faqe dhe përbëhet prej 10 Krye titujve. Secili kryetitull fillon me trajtimin e temave me ngjarje që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë e heroit Salih Çekaj. Ka shfrytëzuar  21 Burime Arkivore, 12 nga interneti, 59 bashkëbisedime(intervista),  39  Burime nga TV, gazeta dhe revista dhe nga Literatura  103 burime, me të dhëna të plota se ku dhe nga kush janë marrë burimet me të dhëna   e dëshmi dhe në fund Treguesi i emrave sipas alfabetit.

 Qëllimi kryesor i këtij vështrimi të shkurtër është: që të pranishmit e nderuar në këtë përurim, t’i falënderojmë përzemërsisht për pjesë marrje dhe interesimin e treguar për përurimin e librit dhe nderimin e heroit e jo për t’ua shpjeguar përmbajtjen e librit, sepse, secili e ka rastin dhe mundësin që librin ta ketë në bibliotekën e vet apo familjare për ta lexuar vet dhe të tjerët në familje.

Jeta dhe veprimtaria kombëtar e heroit Salih Çekaj është një gurrë e për hershme që mund të hulumtohet, studiohet e të plotësohet me të dhëna e dëshmi të reja në vazhdimësi, sepse, siç e cek edhe vet autori që s’ka pasur qasje dhe mundësi për ti pa dhe hulumtuar disa burime për arsyet që i cek në librin e tij.

Kryesisht jeta dhe veprimtaria e Salih Çekajt është përfshi në tersi, bazuar në të gjitha burimet me të dhëna e dëshmi që Ju kanë ofruar autorit për t’i përpunuar, hulumtuar e vërtetuar,  nga burime të ndryshme e në veçanti materiale me dëshmi të ofruara nga Saim Tahiraj, anëtar dhe tani kryetar i SHBK” Salih Çekaj” në Zvicër dhe bashkëluftëtar i heroit Salih Çekaj.

 Hulumtimet dhe burimet tjera që autori i ka cekur në librin e tij, lidhur me rrjedhën e ngjarjeve që lidhen me jetën dhe veprimtarinë e heroit Salih Çekaj, dëshmon përkushtimin dhe punën profesionale të autorit si historian. Lexuesit pasi ta lexojn librin mund të japin vlerësime dhe kritika të bazuara vetem në dëshmi.

 Autorit i prift e mbara e shëndeti në punën dhe krijimtarin e tij profesionale, ndërsa pjesëmarrësve në këtë përurim ju dëshirojm lexim të këndshëm të librit dhe i falënderoim përzemërsisht për pjesëmarrje që nderuan jetën dhe veprimtarin e heroit të Kosovës Salih Çekaj në këtë përurim

Ju faleminderit për  pjesëmarrje dhe mirë u takofshim në përurimet e rradhës.

2024-07-06

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Veprimtaritë për njerëz të mëdhenj si Sali Çekaj dhe Agim Ramadani e heronjë të tjerë të Kosovës, martire duhet të organizohen gjatë muajve prill dhe maj . Në qershor e korrik njerëzit fillojnë të shkojë në pushime në vendlindje . Zvicra me 200-mijë shqiptarë e vetëm 60 – pjesëmarrës vërtetë është brengosëse.
    Bacën Abas Fejzullahu e përgëzojmë për përkushtimin e tij të pagrimë interesi ndaj ATDHEUT. Ai edhe pse në moshë të thyer është i pranishëm në çdo ngjarje që ka të bëjë me shqiptarët .
    Shoqata Sali Çekaj ka bërë punë të mëdha si në fushën e humanitetit ashtu edhe në financim dhe promovim librash dhe organizim përvjetorësh.
    Këshill ime miqësore dhe dashamirëse për Shoqatën ngjarjet madhore si kjo të organizohen në periudhën prill – maj , në mënyrë që pjesëmarrja të jetë sa më masovovike dhe mundësia për evokim kujtimesh edhe me më shumë bashkëveprimtarë të heroit Sali Çekaj.

  2. I nderuar Arif, faleminderit për vërejtje dhe këshilla lidhur me kohën e përurimit të librit. Arsyeja është se liri është marrur në qershor nga shtypshkronja de deri sa është sjellur në Zvicër.
    Shpresojmi se do të organizohet edhe përurime tjera në Zvicër në hapësia më të përshtatshme dhe në fillim vjeshte që do të ket mundësi jesëmarrje për të interesuarit.
    Miku i mirë të jep vërejtje me qëllime të mira për lëshime të çfarë do natyre qofshin ato.Shëndet e gjitha të mirat Arif i nderuar.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu