ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Veriu i Kosovës – Interes jetik i Kombit

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë

Përpjekja për ta kthyer Serbinë kah Perendimi, duke e shkëputur atë nga ndikimi rus, është ilizion politik. Ky iluzion tashmë e ka përmbysur pozicionin amerikan kundruall Kosovës, por ai asesi nuk do të duhej ta mbërthente Tiranën zyrtare.

Ky ishte reagimi i kryeminsitrit të Shqipërisë politike, Edi Rama, pas ngjarjeve të së premtes në veriun e Kosovës:
“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!
Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.”
Ta krahasojmë këtë deklaratë me atë të deputetes konservatore për Rutland dhe Melton dhe Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, në një postim në Twitter: “qëndrimi që po mbahet ndaj Kosovës është joproporcional. Mungesën e bllokimit ndaj Beogradit tregon mungesë ekuilibri dhe moskoherencë strategjike.”
E pakrahasueshme!

Kosova të premtën përmbushi detyrimet e saj ligjore dhe kushtetuese. Kryemisnistri Rama ra në lajthitje të inercionit tipik të apologjetëve të Vuçiqit që ka kohë veprojnë brenda korpusit politik shqiptar. Në këët amoralitet politik duket se e tërhoqi edhe inercioni tipik I shtetarëve shqiptarë të këtyre dekadave që ata më shumë janë vasal se sa shtetar.
Diplomacia perendimore për interesa të pastra geopolitike ka kohë që ka paralajmruar rishikimin e qëndrimit ndaj Serbisë, me kushtin që ajo të shkëputet nga ndikimi rus. Ky qëndrim politik tepër gjenerues u reflektua qartë edhe gjatë procesit sa u arrit marrëveshja e Brukselit (27 shkurt 2023) dhe ajo e Ohrit (18 mars 2023). Nuk ka se si shpjegohet ndryshe tolerimi i Aleksandër Vuçiqit, madje edhe atëherë kur ai fyente rënd diplomacinë perendimore.
Arsyen reale të kësaj sjellje duket se e shpjegon më së mirë analistja amerikane, Ivana Stradner. Në një prononcim të saj së fundmi, ajo potencon qartë se, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e homologut të tij rus, Vladimir Putin, në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor. Vuçiqi ia ka dalë ta bind diplomacinë perendimore se është ai i vetmi politikan në Serbi, që kontrollon gjendjen pavarësisht ndeshtrashave të mëdha që I sjell prezenca ruse, prandaj ai paskërka nevojë të mbështetet!
Shteti po bën përpjekje krejtësisht normale, kushtetuese, që të zbatojë të drejtat e tij në tërësinë e tij.

Liqeni i Ujmanit (Gazimestanit)

Në prag të zhvillimeve politike me interes të theksuar për të ardhmen e Republikës, interesi nacional kërkon qëndrim unik të koordinuar mes Tiranës e Prishtinës.
Do të ishte krejtësisht në përputhje me logjikën dhe thirrjen e momentit historik që kryeministri i Shqiprësië politike, Edi Rama, pas urdhërit të Vuçiqit për marshim të ushtrisë drejt kufijve të Kosovës, të ishte zëri i Kombit.
Ai do të duhej pa humbur kohë të ftonte ambasadorin serb në audiencë dhe t’i dorëzonte një notë proteste.
Fill pas saj ai do të duhej të paralajmronte hapat tjerë për të paralajmruar partnerët tanë se reagimi ndaj kërcnimeve të Beogradit do të jetë i tërë Kombit.
Veriu i Kosovës duhet të trajtohet ashtu si është: INTERES JETIK I KOMBIT, rrjedhimisht i pacenueshëm.
Është koha që kryeministri i Shqipërisë politike të marrë iniciativën për krijimin e Komandës së Përbashkët të dy ushtrive tona dhe të paralajmroj referendumin për krijimin e Federatës Shqiptare.
SHBA-të kanë keqëvlerësuar ndërkohë situatën në Kosovë dhe raportet e saj me serbët dhe Serbinë. Kërkesa për tërheqjen e Policisë, respektivisht Njësive Speciale të saj nga veriu, tok me largimin e kryetarëve nga institucioni i Komunës, në përputhje të plotë me ultimatumin serb, e bën të pashmangshme autonomin territoriale të serbëve në veri. Aneksimi i plotë i veriut të Republikës, pas këtij kamuflimi të përkohshëm nën statusin e autonomisë, do të ishte hapi pasues pas një periudhe që do ta gjykonte Beogradi si “të arsyeshme“.

Administrata amerikane ndërkohë, respektivisht segmente të saj që drejtoojnë DASH, tashmë janë pozicionuar pro Serbisë. Këtë shqeto e pohoi në intervisëtn e gjatë dhënë RTK-së këtë të martë që lamë pas, profesori amerikan Daniell Server. Në themel të këtij pozicionimi janë interesat gjeopolitike të bazuara në iluzionin për gjoja pozicionimin e pritshëm të Serbisë pro Perendimit dhe kështu shkëputjen e saj përgjithmonë nga ndikimi rus.
Këto segmente të DASH-it tashmë po mbështesin tërësisht projektin e Botën Serbe. Nuk është e qartë ende se a qëndrojnë në këtë linjë edhe agjencitë e inteligjencës?
Terroristët e dirigjuar nga Aleksandër Vuçiqi në veri të Kosovës kërcënojnë paqen, ndërkaq qeveria dhe kryeministri i Kosovës akuzohen! Në kor hidhet edhe kuaziopozita kosovare parlamentare, që është nusprodukt i krimit dhe koketimit për njëzetë vjet me bandat në veri dhe vet instrumentin politik të Beogradit të instaluar në Kosovë – Listën Serbe, duke ngatrruar luftën për shtet me atë për pushtet!
Në këtë situatë javët dhe muajt në vijim do të jemi dëshmitarë të rishikimit të hartës politike të Ballkanit Perendimor në dobi të Serbisë. Rezistenca megjithë mbështetjen ameriakne për këtë proces, do të jeët e madhe. Bota Serbe është vështirë të pranohet pa një luftë të re, që duket se mund të filojë në veriun e Kosovës, por që flakët e saj do ta përfshijnë gjithësesi edhe Malin e Zi, Bosnjën, por me gjasë edhe Maqedonin e Veriut.
Por, nëse lufta do të shpërthej sërish në këtë hapësirë të Europës pas 25 viteve, ajo do të ishte e paparashikueshme që të mbahet e lokalizuar, siç ndodhi gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë.

Në kohën kur Kombi ka nevojë për unitet veprimi dhe trajtim të veriut të Kosovës si interes jetik të tij, po ndodhë e kundërta. Twitri i kryeministrit Rama dhe veprimet e disa figurave publike në Kosovë, po dëshmon , pikërisht atë që paralajmronte Fishta ynë “Shqiptarët janë bash njashtu si i do hasmi”! Maskat po bien.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu