ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Veriu i vendit, është pjesë integrale e Republikës së Kosovës 

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Shkruan: Ramiz Tafilaj 

Houston, Texas  

6 Qershor 2023

 Gramos Shala, Askush nuk mund e as që duhet të mendojë ndryshe 

U deshën një shekull, që më 1999, përsëri të bëhej Amerika shpëtimtari i shqiptarëve të Kosovës  

Gjeopolitika e fuqive të mëdha, në historinë tonë si komb, zakonisht ka qenë e pamëshirshëm ndaj nesh. Qoftë në Kongresin e Berlinit (1878) apo Konferencën e Londrës (1912-13), si dy nga ngjarjet me peshën më të madhe historike e politike të historisë moderne, shqiptarët u dëmtuan jo vetëm territorialisht, por edhe si komb. Arsyeja e vetme, ani pse jo e arsyeshme, ishte akomodimi i interesave të fuqive të mëdha të kohës duke ledhatuar sa s’duhet vendet si Serbia.  Vetëm më 1919, në Konferencën e Paqes në Paris, një nga këto fuqitë e mëdha të kohës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën udhëheqjen e Presidentit Woodrow Wilson, kishte ndërruar qasje: “Shqipëria duhet të jetë e pavarur,” kishte theksuar ky burrështetas amerikan duke përdorur veton që kishin SHBA-të, kundrejt krejt planeve për të copëtuar Shqipërinë në tërësi, duke zhbërë kështu të vetmin shtet shqiptar në Evropë dhe duke lënë shqiptarët komplet nën mëshirën dhe sundimin e shteteve fqinje si Greqia, Mali i Zi, e Serbia. Këtë fat nuk e patën Kurdët të cilët më, nuk janë as shtet e as komb. 

Besoj se nuk do shumë koment se si do ishim, apo më mirë thënë, si s’do ishim fare sot ndoshta as si shqiptarë e leje më si shtete që tani në kemi dy – Shqipërinë dhe Kosovën – pa këtë ndryshim drastik të politikës së SHBA-ve karshi shqiptarëve në Evropë të filluar nga Presidenti Wilson! Besoj se nuk duhet shumë analizë për të kuptuar se vet ekzistenca jonë sot si shtet e komb është duke iu falënderuar SHBA-ve.  

U deshën gati edhe një shekull, që më 1999, përsëri të bëhej Amerika shpëtimtari i shqiptarëve të Kosovës, dhe realisht pagëzuesi i shtetit më të ri në Kosovë, Republikës së Kosovës, kur në linjë me Wilson më 1919, ishte George W. Bush më 2007 që kishte deklaruar midis Tirane se “mjaft është mjaft, Kosova do jetë e pavarur!”   

Sot, mbi një shekull pas shpëtimit të ekzistencës që na e bëri Amerika si shtet e komb, dhe mbi dy dekada pas shpëtimit të Kosovës, që përsëri u bë falë SHBA-ve (kuptohet, edhe aleatëve tjerë, gjithsesi), është shumë paradoksale të shihet një përkeqësim i marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovë e SHBA-ve. Kur kreu i diplomacisë së SHBA-ve e dënon publikisht Qeverinë e Kosovës dhe vet kreun e saj, dhe kur i fundit sillet si pasha ndaj aleatit më të pazëvendësueshëm e besnik të shqiptarëve e veçanërisht Kosovës, duket se busulla e orientimit gjeopolitik të Kosovës është totalisht e hutuar, për të mos thënë thellësisht e gabuar.  

Bota dhe interesat politike ndërkombëtare as nuk varen e as nuk determinohen aspak nga Kosova. E kundërta është e vërtetë: veprimet e Kosovës – deshtëm apo s’deshtëm ne – orientohen, drejtohen, dhe përcaktohen nga këto interesa. Krejt çka ne duhet të bëjmë është ta ruajmë kursin e veprimeve tona në linjë me SHBA-të. Pjesa tjetër është teknike.  

Çfarëdo devijimi ynë nga kursi i një linje me SHBA-të është braktisje e një super anije për të ruajtur pozitën e një kapiteni të një barke as pa motor, në ujërat tmerrësisht të trazuara të një oqeani gjeopolitik ndërkombëtar. Stuhia që ka trazuar këtë oqean quhet Ukrainë. Andaj, siç e ka thënë edhe miku im i çmuar dhe ambasadori ynë pa portofol në SHBA, Dr. Faton Bislimi, “ky është momenti kur ne duhet të shohim përtej gardhit!” Ky është momenti kur ne duhet të jemi vizionarë e të mos luajmë me formalitetet kundrejt realiteteve. Teoria është e bukur në shpjegimin e fenomeneve, por është praktika ajo që i shkakton fenomenet. Sovraniteti si koncept teorik është impresiv, sidomos për një vend si Kosova, por realizimi i tij praktik është shumë i komplikuar sesa shihet nga kuptimi i shkronjave në ligj a kushtetutë. Fundja, edhe vet kushtetuta flet, jo vetëm për kuptimin bukfal të shkronjës, por edhe të shpirtit të saj – pra, domethënies së qëllimit për të cilën ajo është aty.  

Pjesa veriore e vendit, është pjesë integrale e Republikës. Askush nuk mund e as që duhet të mendojë ndryshe. As Amerikanët. Por, krijimi i një situate që ndoshta qëllimin e ka pasë shumë të mirë, por rezultatin kogja të keq, nuk i shërben Republikës së re të Kosovës. Nëse çarja me SHBA-të bëhet normë, Kosova humb. Ne fitojmë, siç na mëson historia, vetëm atëherë kur jemi në linjë me SHBA-të. Fitore tjetër as nuk kemi pasë, e frikoj as që do kemi. Po e lëshuam superanijen SHBA, dallgët e oqeanit të trazuar politik mund shpejtë ta gëlltisin barkën tonë të vogël pa motor. Kapiteni e krejt ekuipazhi i tij s’do marrin lavdinë për fundosjen e atyre pasagjerëve. Pos mallkim!  

  1. s.

Ramiz Tafilaj është aktivist shqiptaro-amerikan që jeton e vepron në Houston, TX. Për kontributin e tij për kauzën kombëtare, ai është nderuar edhe nga Presidenti i SHBA-ve me Medaljen e Arritjes Jetësore. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, dhe mban  Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu