ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Veriu që nga paslufta ishte zonë e bandave kriminale! 

Shkrime relevante

Pse vetëm Kosova mundet me shpëtu Ukrainën ?

Shkruen e knon: Agim Morina, Prizren E kam prej burimesh që nuk...

KYIV: Kryeministri Jonas Gahr Støre dhe 12 krerë të tjerë shtetesh evropiane janë në Kiev

Lufta në Ukrainë Më e madhe deri në Kiev. Zelenskyy takohet me...

Foto-reportazh nga Italia: Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

Florim Zeqa Të shtunën e kaluar për nder të 17 Shkurtit, të...

Trevjetori i sulmit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës

Eshref Ymeri Sot u mbushën tre vjet që kur një shtet fqinj...

Shpërndaj

 

Zeqir Bekolli , shkrimtar, Prishtinë 

Veriu i Kosovës, që nga paslufta ka vazhduar të jetë zonë e bandave kriminale, ku kanë qarkulluar mallra, është bërë kontrabandë e të gjitha llojeve. Pjesë e këtyre kontrabandave ka qenë mafia shqiptaro-serbe gjithsesi e lidhur edhe me politikën. 

 Tash gjithë kjo zhurmë që po bëhet në raport me  përpjekjet për ta shtrirë pushtetin në atë zonë, si  nga pala serbe, si nga  “opozita” në Kosovë dhe BE-ja janë paksa simptomatike.  

Po dihet tashmë qartë se Serbia  në atë zonë po lufton për territor. Por, “opozita” e Kosovës çka po kërkon? Nuk ka dilema se po i prishen kanalet e kontrabandës dhe pikërisht për këtë edhe e ka humbur durimin. Se po t’ju interesonte vendi, luftimi i krimit dhe korrupsionit dhe vënia e ligjit, nuk do ta kishin përdorë atë fjalor.   

Për Borel dhe Lajçak tashmë po dihet. Ata janë vënë në shërbim të hapur të Serbisë,me synimin që Kosovën ta shndërrojnë në Bosnje, një shtet jo funksional. Dhe në prapaskenë kanë edhe mosdurimin fetar, këtë tashmë ka kohë, që po e dëshmojnë,  por nuk e thonë hapur.  

Pastaj  fjala “fashizëm”, që përbën skandal më vete, e çpikur nga “opozita”, pos që është e habitshme, ky veprim  veç sa i stimulon forcat ekstreme dhe shovinizmin serb. Kjo flet edhe për kulmin e zemërimit,  që kanë për shkak të ndërprerjes së kanaleve të kontrabandës. 

Bandat e Veriut janë bërë pengesë për funksionimin e institucioneve të shtetit, por edhe e kanë ngulfatur demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve të asaj ane, qoftë për mendim të lirë, qoftë për vota. 

Por ajo që bie në sy dhe është për të ardhur keq është gjuha e njëjtë, që po përdoret si në Beograd  si në Prishtinë?  

Kjo lidhshmëri nuk mund të kualifikohet ndryshe pos si interes i përbashkët i kontrabandës dhe rrezikim i interesave të nëntokës.  

Prandaj,stabilizimi i asaj zone, siç po shihet nuk i konvenon mafies shqiptaro-serbe, që siç po shihet i kanë gishtat aty. Ekzistimi i tre laboratorëve të drogës në Veri, i zbuluar nga vet serbët, është dëshmi se dikujt po i thahet kaçepi.  

Pastaj, zbulimet e arsenaleve të armëve janë dëshmi tjetër për ekzistonin  e grupeve terroriste për destabilizimin e vendit. Këto nuk po i sheh “opozita” në Kosovë e cila me fjalorin e vrazhdë po e sulmon edhe policinë, që po vazhdon ta kryejë misionin e vet në ato anë, në mënyrë tejet profesionale.  

Çudi, në këtë luftë për Veriun, heshtin studentët, ish- të burgosurit, shkrimtarë e intelektualë,  Akademia,…?! Edhe pse e dijnë mirë se është në pyetje sovraniteti i vendit. Po cili popull në botë kish me lejuar diçka të tillë. Kosova është e të gjithëve dhe kur është në pyetje vendi duhet të jemi të gjithë së bashku. Por fatkeqësisht kjo nuk po ndodhë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu