Engjëll Gishti, historian, Tiranë
___
PERPARIMI I FONDAMENTALIZMIT MUSLIMAN NE SHQIPERI
Dihet nga cdokush se shqiptaret luftuan me shume se kushdo popull tjeter ne Gadishullin tone kunder pushtimit turk. Perse? Pergjigjen na e jep Gjon Muzaka ne kroniken e tij. Ai u thote femijeve te tij ne testamentin memorie: “Ta dini o bijte e mi, se Sulltani mua me shkruajti shume here letra ku me premtonte te me kthente te gjithe token e te pareve tane, por une o bijte e mi, preferova te mbetem i varfer dhe i huaj ne nje vend qe sja dija as gjuhen (ai shkoi ne Itali per tu shpetuar turqeve), se sa te tradhetoja besimin tone te vertete dhe te merrja besimin e urryer te nje barbari!”
Pra kjo ishte pra gjendja psikologjike, ajo cka kishin ne koke te paret tane, vleresimi qe ata i benin besimit te ri qe po vinte nga Lindja me tehun e shpates! Ishte pikerisht ky ndryshim i madh kulturor midis kultures sone europiane te krishtere dhe asaj murtaje qe vinte nga Lindja, qe i beri shqiptaret shpesh te pranonin luften dhe vdekjen kunder nje pushtuesi dhe botes se tij te jetes e besimit aq te papranueshem per ata! Por perfundimi i kesaj lufte me fuqine me te madhe te botes dihet. Turqit e mposhten duke e rrafshuar Arberine. Me shume se gjysma e popullsise u shfarros. Celebiu, edhe pas 200 viteve na thote se Durresi (qe para pushtimit turk ishte qyteti me i madh shqiptar dhe qe kishte ndertuar edhe universitetin e Arberve si pak vendet me te zhvilluara te Europes), ishte shnderuar ne nje grumbull gjigand guresh: tashme Durresi varej nga Kavaja. Me dhjetra mijera arberor te zene rob, me shpaten pas qafe, pyeteshin nese donin te ishin akoma te krishtere apo donin te beheshin musliman! “Shpata e ndritur e Allahut u ngop me gjakun e te pafeve” – thote kronikani Tursun Beu. Eshte normale te mendojme se nje pjese e arberoreve mendoi ta shpetonte koken e vet duke pranuar besimin e ri! Qytetet dhe keshtjellat tona rane ne duart e turqeve. Edhe ata pak princa qe kishin mbetur u detyruan te deklarohen muslimane e te marrin edhe emra turq e arab. Gjon Muzaka permend edhe kusherinj te tij qe paten kete fat. Brenda cdo kalaje turqit ndertuan nje xhami sepse se pari ajo u sherbente ushtareve turq per tu falur. Por edhe jashte keshtjellave, ne lagjet kryesore u ndertuan xhami te hershme nga princat shqiptare te cilet ju nenshtruan sulltanit. Kushti i pare qe Sulltani u vinte atyre ne rastin e vasalitetit te plote, ishte pranimi i fese muslimane, dergimi i femijeve meshkuj ne shkollat e tij ku praktikisht ata ishin pengje qe edukoheshin ne boten dhe fene turke, dhe ndertimi i nje xhamie. Princat e nenshtruar ndaj sulltanit, nuk kishin rruge tjeter, sepse ai mund te vriste kur te donte femijte e tyre qe tashme edukoheshin si turq ne Adrianopoje. Kjo ishte praktika, ndaj edhe Barleti gabohet kur tregon femijerine e Skenderbeut.
Pra si kusht permbylles i ketij vasaliteti, Sulltani u kerkonte princave shqiptare edhe ngritjen e nje xhamie, zakonisht dedikuar sulltanit vete. Ndaj ne kemi disa xhami te hershme (te fazes se pushtimit) dedikuar pikerisht ketyre sulltaneve qe shfarrosen kombin tone, edhe pse ne vetvete duket kaq paradoksale. Keshtu kemi xhamine “Muradie” ne Vlore didikuar sulltan Muratit; kemi xhamine dedikuar Mehmet Fatiut ne Berat (ndertuar nga Skurajt e jo nga Muzakat); po keshtu ne Prizren, Prishtine, etj. Te gjitha keto xhami kane tekniken e ndertimit njesoj si dhe kishat tona te asaj kohe, sepse mjeshtrit ndertues ishin te njejtet qe kishin ndertuar kishat.
Sulltani mund te detyronte ish-princat tane te ndertonin nje xhami, por smund ta bente kete gje me cdo arber te thjeshte qe u detyrua te pranoje fene islame. Ne kete moment kaq te veshtire historik, del ne pah nje zgjuarsi dhe urtesi filozofike e jashtezakonshme e kombit tone: SHQIPTARET SHPIKEN FENE E TYRE ISLAME NE FORMEN BEKTASHI! Po cfare eshte bektashizmi? Pergjigja do ishte shume e gjate (do duhej nje liber i tere), por lexuesit i sjellim nder mend nje film nga koha e komunizmit qe trajton nje dasem shqiptare ne Jugun bektashi te Shqiperise. I zoti i shtepise (qe luhet nga gjeniu i aktrimit Kadri Roshi) ruan mbarevajtjen e dasmes ku burrat “muslimane” pine raki me ligjet e tyre, sic kishin bere ne mijera vite. Papritur, nje i ftuar qe ishte urdheruar nga dollibashi qe ta pinte me fund goten e rakise, na pergjigjet: “ne keto kohe te turbullta, une nuk do e pi me fund!” Ne oden e burrave ra gjema! Nuk ndihej as miza! I zoti i shtepise i thote mikut: “nuk ta kisha borxh te me beje kete hata ne dasem te djalit”! Por miku nuk tundet nga vendimi i tij! Kerkohet perseri urdher nga dollibashi. Po as dollibashi nuk tundet: “une nje here flas!”, thote ai. Keshtu miku shton: “Ne keto kohera, une nuk kam qejf te perfundoj ne dhomen e kashtes”, dhe ngrihet e iken nga dasma, duke e lene te deshperuar oden e burrave e sidomos te zotin e shtepise. Sqarojme per publikun me te ri, se kur “muslimanet shqiptare” benin dasem, rituali i pirjes se rakise ishte nje sprove aq e rende, sa bashke me oden e burrave ku pihej raki, pergatitej edhe dhoma e kashtes ku perfundonin disi te poshteruar ata qe i paloste rakia! Keta ishin “muslimanet shqiptare” qe habisnin europianet ne ate kohe.
Per kete arsye, keta europiane dhe sidomos arbereshe qe i luteshin Fuqive te medha ta pranonin krijimin e shtetit shqiptar, deklaronin se “shqiptaret nuk i ka prekur vecse ne siperfaqe muslimanizmi; sapo te heqin zgjedhen turke, ata do i kthehen fese se tyre!” Por keshtu nuk ndodhi! Ne fakt ne mund te themi se jemi nje popull pijanecesh qe veres e rakise i kemi thurrur me qindra kenge, dhe kete tradite nuk e shoi dot as shpata dhe muslimanizmi turk. Pra, popullsia e thjeshte shqiptare, edhe kur “u asimilua ne fene islame”, asnjehere nuk ngriti xhami, por ngriti Teqe kudo ne Shqiperi, deshmi e besimit tone tejet tolerant. Te gjithe ne e dime shume mire se Laberia, Mallakastra, Sulova, Myzeqea, Gora e Opari, Permeti, Janina, Kruja, Mati, Dibra, Tetova, Prizreni e Kukesi, etj kane qene (dhe jane) zona krejtesisht bektashie. Turqit e pranuan kete “leshim” per shqiptaret, por shume me vone ata u kujdesen qe.besimin bektashi ta kthenin ne besim sunit. Ky aksion i tyre ideologjik fillon me vrasjen ne mase te korpusit te jenicereve me 1826 (ku shqiptaret qe perbenin shumicen absolute u kishin imponuar kete besim edhe te tjereve si serbeve, bullgareve, grekeve, kurdeve, etj), pikerisht sepse bektashinjte shqiptare ne drejtimin e bektashinjve si Ismail Pashe Velabishti, Kurt Pashes se Beratit, Ali Pashes dhe familjes Bushati tronditen per here te pare krejt themelet e Perandorise Osmane.
Me kete rast, turqit nuk u mjaftuan me masakrimin e jenicereve; aksionin e tyre per eleminimin e bektashinjve ata e shtrine edhe ne hapsirat e tyre gjeografike, me nje vemendje te vecante mbi shqiptaret. Kjo duket qarte edhe ne ndryshimet e medha qe ndodhen ne gjithe vendin tone ne kete drejtim. 7 teqet e Dibres eshte veshtire ti identifikosh akoma sot, sepse ato u shnderruan ne xhami. Po keshtu edhe Tetova, Shkupi, Prizreni, Janina, etj, qe kane qene qendra te perhapjese se bektashizmit, njohen nje proces te forte te radikalizimit musliman. Keshtu edhe popullsia qe ne formimin e saj bektashi ndihej shume e ndryshme nga osmanet (fakt ky qe theksohet nga te gjithe udhetaret europiane qe kane shkruar), me fillimin e ketij radikalizimi, filloi te lidhej me shume shpirterisht me Turqine. Kjo eshte edhe nje nga arsyet se perse ne u cliruam me vone se te tjeret nga turqit. Keshtu, i gjithe ky proces dallohet shume qarte po te shkosh ne terren. Edhe ne zona sot krejtesisht sunite, do mund te shohesh se varrezat e vjetra prane xhamive jane varre bektashijsh: aty prane sheh edhe teqene e vogel tashme te renuar. Une kete realitet te dyzuar e kam pare edhe ne Novo Berdo, ne lindje te Prishtines, prane kufirit me Bujanovcin tashme nen Serbi ku nuk sot mund te flitet tjeter pervecse per muslimane sunit.
Keshtu Turqia filloi radikalizimin e shqiptareve “muslimane” pijanece, sipas interesave te saj. Kete aksion, Turqia nuk e ndali edhe pas formimit te shtetit te pavarur te shqiptareve me 1912. Ajo hodhi ne aksion agjentet e saj sic ishin Esat Pasha e Haxhi Qamili, te cilet, pervecse dignità cdo flamur kombetar e varnin ne litar rilindasit tane, dignità edhe cdo teqe qe u dilte perpara. Gazetat shqiptare te kohes jane te mbushura me informacione mbi teqete qe rrafshuan e dogjen haxhiqamilistat nga Kruja ne Tepelene. Vetem ne Martanesh, pas disa dite lufte, ata njk munden te hyjne e djegin teqete; u detyruan te kthehen mbrapsht, edhe pse vete Haxhi Qamili u betua se nuk do vdiste pa djegur edhe teqet e Martaneshit.
Eshte shume interesante te shohim e kuptojme se pas viteve 90, se ky proces u rimarrà aty ku e la Haxhi Qamili dhe u fut me intensitet te larte deri ne ditet tona. Drejtuesit e larte muslimane ne Turqi e Arabi duket se kane ruajtur mbi ne statistika e analiza shume me te detajuara se sa vete ne: duke shfrytezuar besen, miresine, besueshmerine, pse jo edhe naivitetin shqiptar, ata moren te rinite tane dhe i ansimante dhe formuan ne vendet e tyre njesoj sikurse benin Sulltanet ne kohen e Skenderbeut e pak me pas.
Keshtu ata na pergatiten me mijera Haxhi Qamila te cilet, bashke me mijera xhami te reja, na i mbollen ne te gjithe Shqiperine etnike me qellim te njejte me ate te sulltaneve dikur: te arabizojne kombin europian shqiptar. Akoma sot, drejtuesit muslimane po bejne te njejten gje: po konvertojne bektashinjte ne sunit muslimane fondamentalist. Dhe ne rrimë e fleme gjumë.
Shqiptaret nuk ishin shpikesit e fesë se tyre islame ne formen bektashi. Atyre ju duhej dhunshem qe te konvertoheshin ne islamizem. Dhe e zgjedhen bektashizmin sepse bektashizmi ishte shume me tolerant dhe shume me i perafert me krishterizmin se sa sekti syni.
Urdheri bektashi u themelua nga Haxhi Bektash Veliu ne shekullin e trembedhjete.