ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Vështirë gëlltiten gënjeshtrat e Petkoviqit

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti 

Serbët janë mësuar me gënjeshtra, ashtu siç e thonë ata vetë se përpiqen ta bëjnë të vërtetë. 

Kështu edhe Petkoviq në reagimin e tij ndaj ministrit Sveçla me rastin e zbulimit të veturës së Millorad Jevtiqit në pjesëmarrjen e sulmit terrorist mbi policinë e Kosovës më 24 shtator 2023. 

“Ekstremi i Kurtit, Sveçla, gënjeu dhe sulmoi presidentin Vuçiq, në mënyrë që, edhe pse pa sukses, ta lidhte Serbinë me ngjarjet në Banjskë! Sveçla dhe Kurti janë të fiksuar pas familjes Vuçiq, ndaj sulmojnë patologjikisht të gjithë Vuçiqt, duke mos i kursyer as fëmijët”, shkroi ai në platformën X. 

Sa interesante kjo që shkruan Petkoviq në “arsyetimin” e tij në “mbrojtje” të Vuçiqit. E, se, është me apo pa suksese, kjo mbetet të shihet. Por, sikur të mos dilnin faktet, nuk do ta thoshte Sveçla. Po të donte ta thoshte pa fakte, nuk do të kishte pritur dy javë për ta thënë, por nuk kishte fakte më përpara, prandaj është dashur të priten faktet deri sa të zbulohen, prandaj dhe e ka thënë, pse ashtu është, por që Petkoviq përpiqet të mos e pranojë se sulmi ka qenë i organizuar nga vetë shteti serb, në krye me Vuçiqin.  

Vërtet, patologjikisht janë vetë ndaj Kurtit e Sveçlës, si Vuçiqi, Petkoviqi e të gjithë në Beograd. 

“Vuçiq nuk ia ka sulmuar askujt familjen e as që do ta bënte kurrë! E Kurti që merret edhe me fëmijë, nuk njeh nder e moral”, ka shkruar Petkoviq!  

Po, kush i vrau, preu e ndoq shqiptarët në vitin 1999 nga Kosova? A mos, vallë, ata vetë, u vranë me vetëdëshirë? A me dëshirë ikën gjysma e banorëve të Kosovës u ndoqën nka Kosova dhe shkuan në Shqipëri, Maqedoni e deri edhe në Mal të Zi? A, me dëshirë, sikur doli maleve për vikend popullsia tjetër e mbetur në Kosovë, një numër prej 13 deri 15 mijë civilë u vranë me armë të ndryshme nga serbët, kur vetë Vuçiqi ishte ministër i informimit si bashkëpunëtori më i ngushtë i Millosheviqit? Po, sa i “ndershëm” e me “moral” është Vuçiqi me Petkoviqin e tjerët pushtetarë në Beograd, shihet edhe me trupat e shqiptarëve të pagjetur që nga lufta mes Kosovës e Serbisë më 1999! Vallë, përse mbahen këta trupa, përse nuk iu dorëzohen familjeve të tyre, por i lënë të jetojnë nën ankthin më të madh, pse nuk dinë asgjë për fatin e tyre, nuk kanë një varr ku të dërgohen lule të paktën e të dinë se ku prehen ata. 

Serbët të flasin për moral, kjo qenka gjëja më e vështirë të përballohet e të gëlltitet. Ku e merr të drejtën dhe moralin Petkoviq e të thotë se Vuçiqi me tjerët nuk kanë prekur në fëmijë, që janë të vrarë mbi 1600 dhe se nuk kanë prekur në familje, kur janë të paktën 13 mijë civilë të vrarë. Vallë, ata 13 mijë të vrarë nuk ishin të familjeve, nuk ju mungojnë familjeve të tyre? Nuk u prekën nga Vuçiqi si ministër? 

Janë me dhjetëra a qindra masakra të bëra nga serbët ku janë zhdukur edhe familje të tëra, siç është familja e shkrimtarit të njohur Ymer Elshani, që ia kanë ekzekutuar nënën, katër djemtë, gruan dhe vetë Ymerin! E mora vetëm sa për shembull, se sa të “ndershëm”, të “moralshëm” e të “mëshirshëm” janë serbët që po përpiqen edhe sot të shdukun shqiptarët nga faqja e dheut, si në dyqind vitet e fundit.   

Petkoviq, do duhej të të vinte turp për gënjeshtrat që i lanson, në përpjekje të mbrojtjes së shtetit ë Serbisë se gjoja nuk ka gisht në sulmin terrorist më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit në Kosovë. Mirëpo, ju jeni që s’kemni turp, prandaj nuk dini se ç’është ai dhe flisni e shkruani e merreni me gënjeshtra. Nuk e di deri kur do ju shiten në Europë e më larg, por me gjasë, u ka dalë sheshit gënjeshrtra dhe më nuk ju beson njeri. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu