ARKIVI:
26 Janar 2025

“Veterani i luftës së ëndërrave”

Shkrime relevante

Jordania hedh poshtë deklaratën e Trump për pranimin e palestinezëve nga Gaza

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, takohet me homologun e...

Atdheut, poezi nga Bekim Blaku

Bekim Blaku Poezi ATDHEUT Për Ty, i shtrenjti Atdhe Unë jam i vogël, Edhe po desha Skenderbe...

Nazmi Peci-Boletini, një personalitet i rallë në degën e LDK-së në Zvicër

 Nga: Gjokë M. Gjoka (Gjokë M. Gjoka, për vite me radhë ishte...

Edhe Shqiptarët përmes votimit të referendumeve mund të marrin vendime historike, ashtu si shumë vende të BE-së

Nga: Safet Sadiku Pa dyshim se edhe shqiptarët për arritjen e qëllimeve...

Shpërndaj

Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti
(Lirim Gashi, Prizren)
___
Isha ulur në kafene duke dëgjuar një ,,veteran” që fliste me krenari për betejën e tij më të madhe – atë që e kishte luftuar në gjumë!
Po, po, pikërisht në gjumë .
Ai kishte ëndërruar se ishte Komandant i Trupave Speciale të UÇK-së, duke dhënë urdhra si: “Sulmoni djathtas! Jo, prisni, ishte majtas! Në fakt, thjesht vraponi dhe bërtisni hurra, se s’bëhet nami!”
Kur u zgjua nga kjo ëndërr epike, e dinte që e kishte një mision të madh.
E drejtimin, natyrisht, ia dha Baba Shejh – një burrë që duket sikur pi çaj me xhindët dhe shet këshilla me paketim filozofik.
Baba Shejhi, duke kruar mjekrën e tij të mbushur me sekretet e universit dhe me një grimcë djathi të byrekut, i tha:
“Djalë, kjo ëndërr nuk është rastësi. Ajo është një mesazh i koduar nga Sheiku Ali. Dhe ti… ti je reinkarnacioni i dhëndrit të tij të lavdishëm që ka bërë histori dhe… shumë fëmijë!”
Veterani, me sytë që i ndriçonin si reflektori i një Mercedes-i në mes të natës, tha:
“Pra, kjo do të thotë që duhet të jem patjetër veteran i luftës, apo jo ?”
“Jo vetëm veteran,” tha Baba Shejh duke ia shtrënguar fort dorën. “Ti je një legjendë e gjallë që meriton të shpërblehesh me lavdi dhe, natyrisht, me pension të majmë.”
Dhe ja ku filloi shfaqja.
Tipi shkoi në zyrën vendore të Veteranëve të Luftës, por e kuptoi shpejt se “patriotizmi” kërkonte edhe prova.
Pra, ai e shoqëroi dëshminë e tij heroike me një tufë kartëmonedhash që e mbulonin një fushë futbolli. Kjo, natyrisht, e bindi komisionin se ai jo vetëm që kishte luftuar, por ndoshta edhe e kishte shpikur luftën.
Tani, ky njeri ecën nëpër lagje me një qëndrim aq krenar, sa duket sikur po udhëheq një ushtri të padukshme.
Njerëzit e shikojnë dhe thonë:
“Ja një Qingis Khan shqiptar!”
Por mos u gënjeni! Ky nuk është thjesht një veteran lufte – është një luftëtar ëndrrash. Ai nuk ka nevojë për armë, sepse armët e tij janë imagjinata dhe aftësia për të futur pesë zero në një zarf modest.
Morali i historisë?
Nëse ëndërroni të bëheni heronj, sigurohuni të keni Baba Shejhun afër dhe disa mijëra euro për ta përforcuar ëndrrën!
Apo jo baci Halil ?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu