ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Vetëvendosje dhe une

Shkrime relevante

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë
___
Ndjehem sikur jam unë kopja e origjinalit të Levizjes vetevendosje. Përse e them këte?
E para, jam angazhue prej muajit të parë në levizjen vetëvendosje nga Peja direkt në Qendren e LVV-Prishtinë. Atëbotë për fat të keq, secili hezitonte të jap kontribut në Vetevendosje, ngase ngarenin aty apo në ato subjekte politike, qe të poziciononin, punësonin, privilegjonin apo të pasuronin.
Mëqe kishim shumë pak kuadro, vitin e parë apo të dytë patem organizuar një tribunë politike ,”Rruadhja e teritoreve shqiptare”, ku panelist ishte Muhamet Pirraku.
Unë në fund isha ulur, kur mu afrue Visar Ymeri e mu drejtue me këto fjalë,”Baca Bajram, dil në panel se nuk po kemi dike qe mund të jetë ma kompetent se ti” Të them të drejten, fare nuk isha i pregatitur për tu përgjigjur e as për të folur, ngase nuk me kishin lajmëruar me kohë, Tërë kohën vetem qendrova duke mos marr fjalën, por duke ndërhyrë blic me pak fjalë.
Deri më tani mbaj mbi supet e mija shumë kujtime,. Jo vetem gjatë protestave por edhe gjatë aktiviteteve tona gjithandej Kosovës. Sa herë kaloj kah komuna, ndërtesa në parkun përtej Lumbardhit në Pejë, me kujtohet Parulla, qe e patem vendosë me shabllon e qe akoma qendron, ‘’EULEKS made in Serbia’’. Këso parulla kishim shpërnda nëpër shumë ndërtesa të Pejës më dy aktivista tjerë.
Asnjëherë gjatë aktivitetit tim nuk kam ndaluar e as zhgenjyer në aktivitetet tona, madje as në aksionin tonë të “cmendur” kur patem gjuajtue kashtë e ujë të pistë të kanalizimit në ndërtesën e UNMIK-ut.
Gjithëmonë u ndjeva krenar me shokët e mij aktivistë, ku unë me vitet, qe kisha mund të isha dhe prindi i secilit.
Si sot si atëherë kam qendruar besnik më parimet e Levizjes Vetevendosje.
Tani jemi në pushtet dhe mirë qe jemi. Duhet të mburremi, qe kemi hequr nga skena pushtetore keqbërësit, shpërdoruesit dhe manipuluesit. Kemi punuar, jo vetem për popull po edhe për të ardhmen e femijëve e nipërve tanë.
Me Vetëvendosjen kam 99 pika qe me bashkojnë dhe afrojnë për ta vazhduar deri me realizimin e misionit tonë për ndryshim dhe ndëshkim të të gjithë atyre qe keqpërdoren pozitat e shtetit.
Koheve të fundit më shumë po degjojmë e shofim analistë e hoxhollarë, qe me qendrimet e tyre e synimet e rrezikshme bëjnë kërkesa, qe mund ta zbehin edhe shtetin edhe synimin e Kosovës drejt integrimeve europiane.
Gjatë viteve të kaluara kemi dhënë shembuj të këqinj në sytë e Europës, sidomos në përceptimin e tyre, se kur flitet për Kosovën, imagjinojnë një shtet me xhami, vend e pa vend, imagjinojnë një shtet ku zihen rrugët e sheshet me tavolina e karrige për darkën e iftarit, ku zihen sheshet me batanije e sexhade në mes të rrugëve, për falje namazësh nga qe veti nuk i thonë shqiptarë, po muslimanë, ata qe bëjnë këto veprime.
Si po duket Qeveria, Presidenca e Kuvendi po i mbyllin sytë e po i mshelin veshët, nga gjitha këto veprime nën udhëheqjen e BIK-ut, apo më konkretisht nga kryemiftiu, Trnava.Është koha të alarmohet, AKI-ja, Policia, FSK-ja Qeveria, Kuvendi e Presidenca, për qellimet e ndikimit të agjenturave të huaja, qe Kosovën ta shendrrojnë në një shtet islamist. Eventualisht, pas një emigrimi masiv të shqiptarëve në perendim, të sjellin azilantë nga përendimi në Kosovë, sidomos, sirianë, algjerianë e përgjithësisht arabë. Sepse me vite iu janë krijue kushte e infrastrukturë fetare. Do ta deshironte përendimi ta bënte këte për tu liruar nga element të rrezikshëm fundamentalist.
Me shqetsoj pa masë vlertësimi i Kryeministrit, qe ishte pro mbajtjes se shamisë për nxënësit e moshës mbi 16 vjecare.
Po, prap dua të shpresoj, qe e thëna e kryeministrit ishte politike për ti venitur kundër thënijet pro e kundër kësaj cështje.
Por nëse ka qendrim të prerë se shamija tu lejohet nxënësve mbi 16 vjece, mendoj se e ka gabim sa është i rëndë.
Unë si ish mësimdhënës i shkollave të mesme, ku kam punuar, uniforma ishte e domosdoshme: Bluzë, fund dhe në disa raste shami rreth qafe. Ishte kënaqësi ti shikoje kur rreshtoheshin me këmisha të bardha sikur pëllumbeshat. Poashtu dhe nxënësit me bluza të kaltërta ishin bukuria vet.
Para disa viteve Albin Kurti pati deklaruar: ‘’Jam pro respektimit të të drejtave të shamisë nëpër shkolla sipas standardeve europiane dhe konventave për të drejtat themelore të njeriut’’ Kjo thenije nuk ishte premtim elektoral e as qendrim i tij për shaminë. Prap duhet të këtë qendrim të njejtë. Po qe nevoja dhe me nje referendum formal, populli mund të jape verdiktin për këtë ceshtje të ndjeshme.
Duhet kryeministri ta kuptojë, e unë mendoj, qe e kupton dhe mirë, qe klerikët dhe të financuarit nga kanale të dyshimtë të jashtem akoma do të vazhdojnë me kërkesa tjera, sikur nisma për heqjen e shkronjës T e të tjera, deri sa ta gjunjëzojnë këtë popull, duke i humbur dhe identitetin.
Pushteti i Vetevendosjes ka dy rrugë: ti nënshtrohet presionit të elementeve islamistë, apo ta vazhdojë rrugën si shtet laik. E para do ti jap drejtim të keq dhe do të ketë përkrahjen e klerikëve dhe sherbëtorëve të tyre; ndërsa e dyta do të gjejë përkrahje të popullit të uritur për ndryshim.
Shpresoj, qe Kuvendi i Kosovës ka burra e gra të zonja qe nëse vjen per miratim nuk do të votojnë ligjin për të drejten e bartjes se shamisë në shkolla. Unë ftoj të gjithë deputetet, pozitë e opozitë, qe mos ta votojnë. Disa element fundamentalist, qe janë fshehur nën petkun e Vetevendosjes duhet të ikin sa më parë. Thrras intelektualët, profesoret e popullin ta kundërshtojnë mbajtjen e shamive nëpër shkolla. Dhe në fund do ta pysja Albin Kurtin, Po pati në një bankë dy shoqe, njera 15 e tjetra 16 vjece, njera do ta bartte. Po tjetra a do të gëzonte të drejtën ta bartë shaminë sikur shoqja e saj e bankës? Poashtu ftoj mesimdhënësit, qe ne vend të protestave për paga të protestojnë për këtë iniciativë qellim keqe në një shtet laik e me një arsim jo politik. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu