ARKIVI:
20 Nëntor 2024

“Vila e ish- diktatorit, Enver Hoxha”, nuk do të klasifikohet më si “Sekret Shtetëror”

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Përgatiti për botim: Albert Z. ZHOLI, Tiranë

“Sekretet” pa sekrete të “Vilës nr. 31” të ish- diktatorit, Enver Hoxha.

 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, tashmë e ka deklasifikuar plotësisht informacionet e klasifikuara për “Vilën nr. 31” si “Konfidencial.

Sapo erdhi në pushtet, Enver Hoxha u vendos në hotel “Dajti” në Tiranë.

-Pak ditë më vonë i pëlqeu një shtëpi e ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda Lucia Costa.

-Në shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte pronarit Qemal Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe.

-Shtëpia ku u vendos diktatori ishte në ish truallin e ish deputetit Hamit Myftiu nga Berati.

Përgatiti për botim: Albert Z. ZHOLI

“Vila nr. 31”, ose siç njihet ndryshe “Vila e ish- diktatorit, Enver Hoxha”, nuk do të klasifikohet më si “Sekret Shtetëror”. Vendimi është publikuar pardje, dhe rtsh.al, sjell detaje lidhur me shkaqet dhe arsyet që e kanë shtyrë Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, që të mos e klasifikojë më tej informacionin rreth kësaj godine si të “Klasifikuar” dhe “Sekret Shetëror”. Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit të Informacionit të Klasifikuar “Sekret shtetëror (KDZH) në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, bëhet e ditur se tashmë e ka deklasifikuar plotësisht informacionet e klasifikuara për “Vilën nr. 31” si “Konfidencial”. Kjo vërtetohet tashmë edhe nga dokumenti me shkresën përcjellëse, “Projekt i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, me nivel klasifikimi “Konfidencial”, “Për informacionin e klasifikuar ‘Sekret shtetëror’”, “Për miratimin e rregullores për deklasikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar ‘Sekret shtetëror’”.

Arsyet 

Arsyet për deklasifikimin e dokumentit të sipërcituar, i referohen një shkrese të ardhur nga Ministria e Kulturës “Propozim për bashkëpunim në fushën e kulturës”, ku shprehet interesi që ky dokument të deklasifikohet, pasi diktohet nga interesa të tjerë të ndryshëm në krahasim me nevojën për të mbajtur dokumentin rreth “Vilës nr. 31”, si të klasifikuar. Në vijim të shkresës së sipërcituar të ardhur nga Ministria e Kulturës, grupet e punës mes ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, kanë zhvilluar disa takime të njëpasnjëshme, duke analizuar prioritet dhe objektivat afatgjatë në mbështetje të programeve kulturore, të cilat do t’i ofrohen një publiku më të gjerë dhe që duhet të zhvillohen në ambientet e Rezidencës Qeveritare, “Vila nr. 31”. Në këto takime është vlerësuar se ka interes për të ridimensionuar/rinovuar ambiente të Rezidencës Qeveritare, “Vila nr. 31”, në funksion të organizimeve dhe promovimeve të ndryshme artistike, kulturore etj., nga studiues vendës dhe të huaj, gjë që përbën përparësi, si dhe është në funksion të përmirësimit dhe të zhvillimit të politikave favorizuese në fushën e krijimtarisë artistike për vendin tonë.

Dokumenti

“Implementimi i zbatimit të projektit në ridimensionimin e ambienteve të Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31, ka për qëllim të ruajë karakterin e saj ceremonial, por njëkohësisht të jetë edhe i hapur për publikun. Duke qenë se, dokumenti “Projekti i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, i klasifikuar “Konfidencial”, përbën një element të rëndësishëm për zhvillimin e procedurës së hapur të prokurimit publik, me objekt: “Rikonstruksioni i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, ai duhet të deklasifikohet.”- thuhet në bibliografinë e informacionit të deklasifikuar në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare dhe që bëhet publik nga rtsh.al. Një kopje e publikimit të bibliografisë do t’i dërgohet zyrtarisht edhe DSIK-së.

Çfarë është “Vila nr. 31” dhe pse mori këtë emër?

Kur bëhet fjalë për ish- vilën e diktatorit Enver Hoxha, ende publiku në ditët tona i referohet këtij objekti si “Vila nr.31”. Pavarësisht se kuptimi i këtij numri, pas përmbysjes së sistemit komunist ka rënë, dhe nuk figuron gjëkundi, prap ky numër vijon të mbetet në fuqi. Rajoni i banimit të udhëheqësve të partisë e të shtetit administristrohej nga pikëpamja e sigurisë nga Drejtoria e Dytë e Sigurimit të Shtetit në MPB. Objektet kryesore kishin nga një numër. Në kohë lufte, nga të gjitha pikëpamjet, këto objektet administroheshin nga MPB-ja. Në fakt i ka mbetur “Vila nr. 31”, pasi me këtë numër ishte në listën e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, që do të ruhej në rast lufte.

Ndërtesa e ish- vilës së Hoxhës

Vila ku ka jetuar ish- diktatori komunist, Enver Hoxha, është një ndërtim i periudhës së komunizmit me një arkitekturë e cila imiton, në një pjesë të saj, deri diku arkitekturën e viteve 30-të. Kurse pjesa tjetër është një ndërtim i rëndë betoni e veshur me pllaka të bardha guri. Kjo shtëpi, e ndodhur në zonën e ish- Bllokut, ka qenë një objekt i paprekshëm, tabu, dhe i veshur me shumë mister në kohën e diktaturës komuniste.

Historia

Sapo erdhi në pushtet, Enver Hoxha u vendos në hotel “Dajti” në Tiranë. Pak ditë më vonë i pëlqeu një shtëpi e ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda Lucia Costa. Në shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte pronarit Qemal Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe. Shtëpia ku u vendos diktatori ishte në ish truallin e ish deputetit Hamit Myftiu nga Berati. Këtë truall, më 9.1.1940, Myftiu ia dha me qira për 99 vjet sipërmarrësit italian Vittorio Ercole Belloti. Gjatë kohës së qirasë, për 2 vjet, zonja italiane ndërtoi shtëpinë. Nisur nga kjo, ajo kërkoi ta blejë gjithë truallin duke revokuar marrëveshjen e datës 9.1.1940. Më 2.6.1942 u përpilua “akt revokimi kontratë qiradhënie, fshirje inskriptimi hipotekar, shitje-blerje trualli dhe deklarim zotërimi shtëpie”. Zonja Velleda Lucia Costa nga Gjenova bleu gjithë truallin e shtëpisë dhe parcelës. Megjithatë në këtë shtëpi deri në vitin 1944 banuan Belloti dhe tregtari Petraq Katro nga KorçaQemal Biçakçiu (1921-1988) u dënua dhe vuajti burgimin në vitet 1946-1960. Pas daljes nga burgu bëri një jetë të vështirë e pa gëzime. Deri në vdekje ndiqej nga Sigurimi i Shtetit. Hamit Myftiu u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 2 mars 1948. Pasi Koçi Xoxe u largua nga shtëpia e Qemal Biçakçiut, Enver Hoxha e mori edhe atë shtëpi. Të dyja i lidhi me një korridor të përbashkët. Në vitin 1973 ngjitur me këtë shtëpi ndërtoi shtesën e re që njihet sot si vila nr. 31.

Arkitektura

Vila e parë që ngjan të jetë një shtëpi me arkitekturë të viteve 30 ku gjithçka ka një hije njerëzore. Pjesa tjetër është një ndërtim socialist me cepa, strukturë të rëndë dhe beton të veshur me pllaka guri të bardha. Ka të dhëna gojore se cepi i fundëm i ndërtuar me arkitekturë të re, por…Diktatorët ikin  popujt studiojnë historinë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu