ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Visar Korenice kërkon që në Kuvendin e Kosovës të falet “namazi” dhe shprehet në një varg temash që bijnë ndesh me kushtetuten e vendit

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
___
Sot në emisionin Frontal të Arsim Lanit ishte në intervistë deputeti i VV-së Visar Korenica, me sa kam informata ky person e ka ba një doktoratë me gjasë në shkencat ekonomike.
Intervista ka pasur edhe momente të mira kur Korenica ka spjegu në nivel të kënaqëshëm disa probleme në qeverisje e në kuvend.
Aty nga fundi i intervistes moderatori i njohur e ka futur deputetin në një fushë të minuar, unë konsideroj se në disa tema edhe e ka vu në lajthitje duke e shtyrë edhe në shkelje të kushtetutes.
Një deputet i Kuvendit të Kosovës ka obligim parsor të punoj sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës. Ky deputet mendoj se e ka shkel kushtetuten në këto raste:
– Deputeti ka citu kuranin dhe elemente të sheriatit gjatë ligjërimeve apo përgjegjëjeve që ia ka dhënë gazetarit.
– Disa herë deputeti ka vlerësu se Ai, Eman Rrahmani dhe një deputet tjetër islamist Agusholli janë të dinjëtetshëm, ai donte të thoshte se janë me “dinë e iman”, kjo i bjen se ata nuk janë laik dhe sekularist.
– Ka pranuar se në Kuvendin e Kosovës shfrytëzohen zyrat e grupit parlamentar për të falur namazin.
– Publikisht ka pohuar se nuk do ta votoj Kodin Civil, kjo automatikisht nënkupton se ky deputet është shkelës i lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
– Ka kërkuar që në hapësirat e Kuvendit të Kosovës të ndahen kthina apo dhoma të veqanta ku këta trushpërlarë e që besa nuk janë pak, ti falin të gjitha vaktet që ata i zëjnë në orar të punës.
– Ka folur edhe për festivalin e rrushit “Hardh Fest”, ku si duket deputeti nuk ka marrë pjesë sepse aty konsumohet verë apo alkohol që sipas parimeve islame është i ndaluar.
Ka bërë edhe disa gafe të tjera të cilat janë në kundërshtim me parimet, normat ligjore dhe Kushtetuten e Republikës.
Kodi civil si dokumenti apo ligji kryesor pas kushtetutes, me gjasë të madhe nuk do të arrihet të votohet, së paku jo me këte legjislaturë e cila me shumë gjasë mbi 50% e deputetëve janë fetar të devotshëm dhe logjika e tyre vepron konform rregullave mesjetare të mbështetura në kuran e sheriat.
Vetëm brenda grupit parlamentar të VV-së, së paku 15 deputet janë të ndikuar ekstremisht nga islami politik dhe BIK-u, 15 të tjerë janë me një këmb në demokraci e me tjetrën në religjion, kurse pjesa tjetër e që janë mbi 20 deputet janë agnostik dhe ateist.
Gjendja e ngjajëshme është edhe me partitë opozitare me pak nuanca pozitive që AAK është një parti ma shumë kombëtare se sa fetare.
Kështu që duhet të jemi të përgatitur që kjo legjislaturë do të jetë më e dobëta dhe me më së paku ligje të aprovuara nga të gjitha legjislaturat që prej pas lufte e deri më sot.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu