Në foto: Smail Ali Bicaj
Me 8 dhjetor 2021, u mbushën plot 69 vite nga dita qyshkur u burgos babai im Smail Ali Bicaj. Kur hordhitë çetnike të Rankoviqit, ma morën babain, unë isha vetëm 3 vjeç. E morën për të vetmin faj, se e ndiente veten shqiptar, mendonte dhe punonte shqip (vitet e para LDB, ishte i kyçur në LNDSH, ku së bashku me Selman Kadrinë dhe Brahim Kabashin, që të dy këngëtar të njohur të folklorit, bënin shpërndarjen e librit shqip, Abetares, në rajonin e Podgurit. Gjatë luftës, kishte kontakt me Emin Durakun, Xheladin Hanën, dhe shumë patriotë të tjerë, ku u bind të bëhej pjesë e LNÇ-së, si shans për bashkimin e trojeve shqiptare (pas përfundimit të luftës).
Baba, Smaili dhe axha Tahiri, dënimin e vuajtën në burgun famëkeq te Goli Otokut, ku kanë përjetuar torturat me ç’njerëzore. Ne ketë drejtim, do të ndaj dy kujtime, që lidhen me dhunën që u ushtrua ndaj babës Hil (axha Tahir), njëri, i thënë nga Prof. Sami Peja, dhe tjetri, nga baba Smail.
Si i burgosur i Goli Otokut, baca Sami, thoshte: ”Mixhën Tahir e kishim forcë morale, në perballimin e torturave çnjerëzore. Kur e dënonin mixhën Tahir që të thejë gurë me gur, në pikë të verës, djersët i rridhnin curril trupit, nga duart i rridhte gjaku, e mixha Tahir këndonte këngën e Mujës e Halilit, që të na e ngriste moralin”.
Baba im Smaili, më thoshte: ”Unë nuk e ndieja dhunën në trupin trupin tim, sa më dhimbte shpirti për bacin tim, kur e shihja dhunën ndaj tij, sepse baci ishte i burgosur i vjeter, kishte rreth 67 vjet”!
Mixha Mustafë, vuajti burgun në Sremska Mitrovicë.
Përkujtimin tim do ta përcjell, me faktet në vijim: