ARKIVI:
4 Maj 2025

    “Viti i Ri” – Poezi nga Behlul  Jashari

    Shkrime relevante

    Deklaratë publike e Lirim Gashit mbi uzurpimin e përmendores së Gjergj Kastriotit nga Bashkësia Islame e Kosovës

    Lirim Gashi, redaktor i Drinit, Prizren __ Shkruar në shqip, gjermanisht dhe anglisht...

    E vërteta pas ikjes së Vuçiqit nga SHBA, jo vizita në Moskë, por frika nga FBI

    Shkruan : Nikola Sandulovic, Beograd Shoh që ka shumë "të mençur" që...

    Shpërndaj

    Behlul  Jashari, Prishtinë

    Viti i Ri

    Viti plak ka lëshue mustakë

    Viti i ri – vjen gëzim i ri

    Duke e pritur ç’më zgjaten veshtë

    si t’mi ngrehin për ditëlindje

    dymbëdhjetë muaj pres në rresht –

    vetëm për një vit rrite.

    Ruaji veshët më thotë dikush

    se mos bëhesh lepurush!

    Vjen me një balon peshqeshe

    Babadimri ynë i mirë

    Sikur të ishin ato pesëshe

    Sa shumë, sa shumë kam dëshirë!

    Mësuesja thotë – dëshirë e mirë,

    e plotëson vetëm kush mëson.

    S’pikë e mira vet nga qielli

    as Viti i Ri vet s’e sjell

    flet bab’dimri si bab’gjyshi

    gjithë e korrë atë që e mbjell

    Mos u bën përtac thotë prralla

    se i bie fyellit si gjinkalla

    Tek dëgjoi i curroi veshtë

    si në orë mësimi

    vjet për vjet vijnë klasët rresht

    më rritë shkolla e gëzimi.

    Rritu pa dro, thotë gjithkush –

    njeriu s’bëhet lepurush.

    (Shënim i 26 Dhjetorit 2022: Kjo është një vjershë e fëmijërisë sime, që e përshkruajta sot nga dorëshkrimi. Është një nga dorëshkrimet e mia letrare të pakëta që i shpëtuan zjarrit e zhdukjes gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Pas muajëve që i kalova si refugjat lufte, kur u ktheva në Kosovë shumë dorëshkrime të tjera, mes tyre dy libra poezishë, nuk i gjeta ku i kisha lënë a fshehur. Forcat serbe edhe kishin uzurpuar banesën time, ku nuk munda të shkoja kur duke raportuar si gazetar i akreditur te forca më e madhe ushtarake planetare nga kolona e tankeve të para të NATO-s  që hyri në Kosovë në Ditën e Lirisë –  12 Qershor 1999 mbërrita në Prishtinë…)

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu