Nga: Shefqet Dibrani
Haradin Gashi, “Dy dekada, Ansambli i këngëve dhe valleve “DRITA”, monografi, botues vetë Ansambli DRITA, Lena Graphic Design, Prishtinë 2022, faqe 272. ISBN: 978-9951-29-027-2.
Në kuadër të 20-Vjetorit, i cili u shënua më 11 shtator 2022, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “DRITA”, që vepron në Kreuzlingen të Zvicrës, nxori monografinë që i kushtohet veprimtarisë njëzetvjeçare të këtij Ansambli. Autor i monografisë është themeluesi i AVK-DRITA, dhe veprimtari i njohur Haradin Gashi. Monografia është libër artistik i punuar me shije dhe kulturë, me dizajn të zgjedhur, letër kualitative dhe e tërë është me ngjyra. Përveç shënimit “Hyrje”, të vet autorit në këtë monografi janë përfshirë shënime, kujtime e përshtypje të shumta për themeluesit dhe artistët e vegjel dhe të rritur si dhe shënimet përkatëse edhe për seksionin e këngëve dhe valleve. Gjithsesi kujdesshem dhe profesionalisht janë përfshirë shënime të ndryshme nga veprimtarë të shumtë. Këto deklerata janë të larmishme dhe kanë jehonë të bujshme për aktivitetin 20-Vjeçar të këtij Ansambli. Vërtetë këto shënime nga personalitete të njohura e publike, qofshin nga fusha e gazetarisë dhe e librit, si dhe personalitete të njohura nga fusha e biznesit dhe arritjeve të shumta, kanë bërë që me këto shënime ta kompletojnë edhe më mirë mendimin pozitiv për këtë ansambël i cili mjaftë sukseshëm ka zhvilluar veprimtarinë e vet kulturore e artistike në Zvicër dhe tej saj.
Vlenë për t’u theksuar se Monografia është e ndarë në disa kapituj: 1. Kontribuesit në AVK “DRITA”, në Kreuzlingen, ku përveç anëtareve dhe anëtarëve të ansamblit, ka shënime të mjaftueshme edhe nga intelektual, gazetar e shkrimtarë të cilët në njëfarë mënyre kanë qenë të ndërlidhur me veprimtarinë dhe sukseset e Ansamblit DRITA,2. Bashkëpunimi me shoqata simotra në Zvicër, është kapitull që plotësohet edhe me ilustime dhe me fotografi të shumta të veprimtarisë epjesëmarrjes nëpër Festivale e Aktivitete të përbashkëta me Shoqatat simotra që veprojnë kudo në Evropë, veçmas me ato që veprojnë në pjesën e Zvicrës Lindore,3. Sponsorët, përkatësisht miqtë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “DRITA”, janë ato e ata që si arteriet e gjakut kanë mundësuar financiarisht e teknikisht e fizikisht për të gjitha aktivitetet e ansamblit, 4. Shtypi dhe Mediat, janë pasqyra më e mirë e veprimtarisë së këtij Ansambli, por ajo që bie në sy, janë shënimet e gazetarit Rexhep Rifati, i cili si askush tjetër ka përcjellur shumicën e aktivitetve, koncerteve dhe përvjetorëve që ka zhvilluar, mbajtur e festuar ky Ansambël,5. Fotoalbumet nga aktivitetet e ndryshme janë dëshmi shtesë e këtij argumentimi artistik, prandaj mendoj se pa këtë kapitull faktografik, kjo monografi nuk do të dilte kaq e kompletuar dhe kaq artistike. Vlenë të thuhet se kolazhi i fotografive, (të gjitha me ngjyra), janë dëshmia më e mirë e gjithë veprimtarisë kulturore e artistike të Ansamblit,6. Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar (LAPSH), në Kantonin Thurgau, është pasqyrë tjetër dhe e mirë edukative e arsimore që është bërë në këtë Kanton, ku njëri nga veprimtarët më të dalluar është vet autori i Monografisë, z. Haradin Gashi, i cili bashkë me veprimtaritë tjera, dhe tashmë edhe me botimin e këtij libri sa Monografik po aq historik e artistik, ka tërhequr vëmendjen e shoqërisë dhe komunitetit të këtushëm, prandaj gëzon respekt të gjithanshëm dhe nga të gjitha anët.
Monografia është botim i Ansamblit DRITA, kurse është realizuar nga Shtëpia Botuese, “Lena Graphic Design”, Prishtinë 2022. St. Gallen, 25 shtator 2022. Shefqet DIBRANI
Ju pershendesim
Respekt per ju dhe Redaksin Drini
Ju urojm edhe shum suksese te reja
Ne te ardhmen
Ansambli Drita Kreuzlingen