Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA
Pse sipas Lavrov-it “Serbia është faktori më i rëndësishëm në paqen në rajon dhe mendimi i saj duhet të merret parasysh,” rrjedhimisht pse një zgjjidhje e arritur midis Serbisë dhe Kosovës na u dashka të miratohet nga OKB -ja?
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të dielën që lamë pas hodhi poshtë pretendimet e disa zyrtarëve të bashkësisë ndërkombëtare se Moska po përpiqej të ndërhynte në punët e brendshme të Ballkanit Perëndimor për të fituar ndikim në rajon. Këtë deklaratë ai e sforcoi duke pohuar se Moska kishte marrëdhënie me të gjithë bazuar në interesa të ndërsjella.
“Ne jemi mësuar me pretendimet se Rusia gjoja po përpiqet të ndërhyjë në jetën e Ballkanit Perëndimor. Ne kemi marrëdhënie me Serbinë dhe vendet e tjera në rajon, të cilat bazohen në përfitimin reciprok, domethënë balancën e interesave,” tha Lavrov në një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Lavrov erdhi në Beograd dhe përfaqësoi Rusinë si një vend vëzhgues në një tubim dy-ditor që shënoi 60 vjetorin e konferencës së parë të Lëvizjes së të Paangazhuarve, të organizuar nga Serbia. Por tashmë është e qartë se Lavrov, në kontekstin e ndikimit në rajon, nuk tumirë politikat e zgjerimit as të BE-së. Atë e shqetëson tej mase prezenca në rritje e BE-së dhe çfardo takimi shpresëdhënës që do t‘i hapte rrugë integrimit të Ballkanit Perendimor në BE.
Shih ër këtë, Ballkani i Hapur si ide për Moskën merrë konotacion më shumë në dobi të predisponimit të shtit dhe popujve të rajonit për hapje ndaj Rusisë se sa ndaj BE-së. Kjo është edhe arsyeja përse Moska zyrtare nuk fshehë mbështetjen për këtë ide.
“Ish -shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini tha se kur BE -ja merr pjesë diku, të tjerët nuk kanë çfarë të kërkojnë dhe BE -ja beson se mund të zbatojë politikën e saj, e cila është larg të qenunit konstruktive dhe në rajone larg Evropës,” tha Lavrov. “Na thuhet se, aty ku ata kanë interesa, ne nuk duhet të kemi kurrëfarë iniciative atje”, vuri në dukje shefi i diplomacisë ruse, duke vlerësuar se ky është “mendim neokolonial”.
Por në këtë linjë të qëndrimit të Rusisë për Ballkanin, ministri rus nuk la pa theksuar sërish pozicionin e Rusisë mbi ët ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe vet statusin e Kosoëvs.
Ministri i Jashtëm rus tutje konfirmoi se Kremlini ka mbrojtur vazhdimisht tezën që zgjidhja e problemit të Kosovës të bazohet në respektimin e Rezolutës 1244 të OKB -së dhe brenda dialogut të drejtpërdrejtë midis Beogradit dhe Prishtinës, e që do ët miratohej nga Këshilli i Sigurimit i OKB -së. Ai thekson se ky është “qëndrimi i fortë i Rusisë”, të cilin Presidenti Vladimir Putin e ka vënë në dukje vazhdimisht, duke thënë se Rusia do të pranojë “çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë dhe popullit serb”.
Ky pozicion i Rusisë sidomos për kosovën tashmë ka ardhur duke u sforcuar në çdo paraqitje të zyrtarëve rus, sidomos kur pozicioni i Aleksandër Vuçiqit pëson luhatje.
Pas kësaj mbështetjeje të fuqishme që i vie Aleksandër Vuçiqit nga vëllai i madhë rus, ai duke përshëndetur Lavrov-in dhe Rusinë për „mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës“, tha se Serbia ishte gjithashtu mirënjohëse për këmbënguljen se çështja e Kosovës mund të zgjidhet “vetëm duke gjetur një kompromis, jo duke imponuar diktaturë ndaj Serbisë”. Duket se dyshja Lavrov-Vuçiq jo rastësisht, në vigjilie të kësaj konference përkujtuese, ku ishin mbledhur 105 diplomatë-turistë nga shtete të ndryshme, jo vetëm nga ish bota e të paangazhuarve kur përplasja mes dy blloqeve ushtarake dhe Lufta e Ftohtë po shënonte ngjitje, potencojnë në kor dhe në frymën e „të paangazhuarve“ se mbështetja e të drejtës për vetëvendsje të Kosovës nga ana e BE-së, na qenka “turprim i Europës”.
Sipas Lavrov-it “Serbia është faktori më i rëndësishëm në paqen në rajon dhe mendimi i saj duhet të merret parasysh,” rrjedhimisht „një zgjjidhje e arritur midis Serbisë dhe Kosovës duhet të miratohet nga OKB -ja“, shkruan Al Jazeera.
I entuziazmuar nga takimi me vëllain e madh, Aleksanëdr Vuçiqi pohoi si me trupmetë se, „Serbia ka marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Rusinë dhe se ajo nuk e fsheh atë, ndryshe nga ata që kanë turp ose kanë frikë ta pranojnë atë”, duke theksuar kënaqësinë për marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetjen e Rusisë në të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.
Në këtë takim mes „vëllezërish“ duket se një vend të veçantë ka zënë edhe projekti mbi „Botën serbe“. Vuçiqi ia ka shprehur, shih për këtë, ministrit rus Lavrov, „frikën objektive të Serbisë“në lidhje me pozicionin e saj dhe të popullit serb në rajon, duke thënë se ai “ka marrë në konsideratë vizionin e Federatës Ruse” tok me “këshillat e rëndësishme” nga ministri i jashtëm rus. Mbetet që për këtë vizion dhe përputhjen e tij me atë të Ballkanit të Hapur, si projekte që edhe mund të shkrihen në një, Vuçiqi t‘na flasë në takimin e radhës me miqtë e tij Edi Ramën dhe Zoran Zajevin.
Ne qofte se Aleksandër Vuçiqi asht vëllai i madhë i Rusise, ju shqiptart e Kosoves kè keni vlla te madh?
Shume veta nga Kosova tue fillu nga kleri musliman dhe nga Bashkesia Islame e Kosoves me Naim Terrnaven ne kry, kan si vlla te madh Erdoganin. E paqi me shndete ia pafshi hejrin se vlla i mire mjè asht.
Sa per nè shqiptarve te Shqipnise me kryeministrin Edi Ramen, qe asht vlla me Erdoganin dhe nga ana tjeter kerkon “Ballkanin e Hapun” me Serbine dhe Maqedonine, del se na jena vllazen hem me rusin e hem me turkun.
Te poshtem boll jena per vedi e per vllaznit tone.
Ka pas thane At Gjergj Fishta në “LAHUTA E MALSISȄ” :
Per shqiptarë si jemi nà
Turk e Shkjà të dy janë njà;
Pse të dy, si Turk si Shkjà,
Né me sy s’duen me na pà,
Edhè janë per né të huej:
Gjind, qi as vedi as tjeterkujë,
Nuk jane t’zott nji t’mire m’jàu sjellë,
As per dije e mende t’kthellë,
As per punë as per tregtì,
As per t’marë në gjytetnì.