ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Vizita e Vuçiçit në Kralevë, për të vizituar xhandarmërinë serbe pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës ndaj krimit të organizuar, provokimi i radhës

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Kolonel Dritan Demiraj
Te nderuar miq!
Vizita e presidentit te Serbisë, Aleksandër Vuçiç (ministrit të kryekriminelit Milosheviç) në Kralevë për të vizituar xhandarmërinë serbe, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar është padyshim provokimi i radhës i tij ndaj botës së civilizuar.
Vetë kënaqësia e tij, zgêrdhimjet dhe mbështetja që i bënte trupave të xhandarmërisë, të cilët njëlloj sikur ishin nên efektet e kokainës e si ujqërit përpara gjakut këndonin si të çmendur këngën famëkeqe me motive urrejtje ndaj shqiptarëve: “Të nisemi drejt për në Kosovë”.
Këto sjellje të papërgjegjshme në prani të presidentit të “moderuar” dhe “perëndimor” Vuçiç duhet te jene nje kembane alarmi per SHBA-te dhe BE-ne.
Serbia edhe pse ka shkaktuar tri lufta civile ne Ballkan, duke shkaktuar genocid, vrasje, masakra dhe perdhunime te mijera grave dhe femijeve te pafajshem ne Kosove, Bosnje dhe Kroaci, perseri shfaqet e etur per tu kthyer ne Kosove.
Ka ardhur koha qe SHBA-te dhe BE-ja te shpallin pergjegjës presidentin Vuçiç, ministrin e mbrojtjes Stefanoviç dhe ministrin e brendshem Vulin si persona pergjegjes qe nxisin urretje dhe po destabilizojne rajonin.
Te gjithe qytetaret Shqiptare mbeshtesim plotesisht vendimet e qeverise se Kosoves per te kontrolluar plotesisht territorin, zbatuar ligjin, siguruar rendin publik dhe luften pa kompromis kunder krimit te organizuar ne Republikën e Kosovës.
Perpara milicise Vuçiç deklaroi se: “Paqen dhe stabilitetin do ta ruajmë me çfarëdo çmimi. Nëse na sulmojnë, nëse vrasin njerëzit tanë, atëherë do të na duhet t’i mbrojmë ata.
Sa per vrasje, e gjithe bota e civilizuar Serbine e njeh vetem per krimet kunder njerezimit.
Jeni ju qe nxisnit ne ate kohe luftera se bashku me forcat tuaja te armatosura, xhandarmarine, milicine dhe mercenaret tuaj duke vrare, shkaterruar, masakruar dhe perdhunuar me mijera gra dhe femije te pafajshem.
Shqiptaret asnjehere nuk kane vrare dhe sulmuar fqinjet e tyre, por gjithmone kane qene viktimat e tyre.
Te nderuar miq!
Mos mendoni se bota e ka harruar Ministrin e Propagandes ne kohen e kasapit te Ballkanit Milosheviç, i cili me automatik ne dore deklaronte se per nje serb do vriste njemije muslimane.
Ps: Aleksander!
Edhe ti vete e di mire qe ne Kosove sta mban te futesh per shume arsye qe une nuk dua ti permend ketu ne FB. Pse i genjen dhe i nxit milicet dhe xhandaret e tu? A mos valle ata i kane harruar fotot e shume kolegeve te tyre qe kane rene ne Kosove?
D.D. Michigan.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu