ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Vizita e veprimtarëve të mërgatës në konsulatën e Kosovës në Milano

Shkrime relevante

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Thirrje për reflektim: A duhet të gjithë ne Shqiptarët të jemi të Krishterë ?

Nga: Agim Bajrami, Prishtinë ___ Përgjigjëja është PO , dhe kështu duhet të...

Shpërndaj

Gëzim  Muçolli

Lidhjet e mërgatës me vendlindjen nuk janë  shkëputur e as dobësuar asnjëherë. As në kushtet e reja të jetës në Itali të diktuara nga situata e jashtëzakonshme e cila ka vazhduar të jetë në fuqi që nga dekreti kryeministror i 8 marsit të vitit të kaluar.

Në pesëmbdhjetë muajt e fundit kur lëvizja ishte e penguar dhe kontaktet ishin të vështirësuara, shoqatat kulturore, ku veprimtarët e dalluar kontribuojnë vullnetarisht për të shpalosur vlerat më pozitive të identitetit kombëtar dhe kulturor, ishin të detyruara të ndalin veprimtaritë e tyre me publikun si dhe u ndërprenë gati të aktivitetet e mësimit të gjuhës në Shkollat e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe.

Mirëpo kjo nuk ndaloi që të vazhdojnë kontaktet e shumta midis shoqatave dhe veprimtarëve të dëshmuar të cilët gjetën mundësi bashkëpunimi dhe bashkëveprimi duke mbajtur edhe ndonjë aktivitet të rrallë në ndonjë hapësirë kohe midis dekreteve të qeverisë italiane duke respektuar masat e sigurisë si dhe numrin e pjesëmarrësve sipas  rregullave në fuqi.

Në shumicën e veprimtarive promovuese të mërgatës sonë sidomos në veri të Italisë, për vite me radhë,  gjithëmonë ishte i pranishëm edhe i mirëseardhur edhe z. Adrian Andreja, konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Milano. Ai me pjesëmarrjen e tij ishte përherë afër mërgatës duke i njohur problemet po edhe sukseset e saj, duke e bashkëndierë pulsin e gjallimit të asaj pjese të çmuar të Kosovës dhe të Shqipërisë që fati e deshi të shkëputen nga vendlindja e tyre.

Z.Andreja është i njohur edhe për shtytjen e madhe dhe përkrahjen e vazhdueshme proceseve integruese si dhe konsolidimit të mërgatës brenda hapësirës administrative dhe ambientit të hapur për realizim të ruajtjes së integritetit kulturor të çdo shqiptari të vendosur në shtetin e Italisë. Dihet fakti se me ftesë të komunitetit shqiptar nga komuna Arzignano e Viçencës, konzulli Andreja shkoi në takim me ta duke u njohur për së afërmi me vullnetin dhe potencialin e madh të tyre dhe i dha një përkrahje të madhe krijimit të shoqatës kulturore “Ardhmëria” e cila  ishte në fazat e para të organizimit duke iu ofruar mbështetje edhe institucionale.

Konsulli kosovar ishte mysafir i rregullt nëpër ngjarje kulturore të mërgatës sidomos në festat me nxënës të shkollave me mësim plotësues të gjuhës shqipe si dhe në veprimtari pune e afirmimi të shoqatave kulturore shqiptare. Vizita të rregullta dhe bashkëpunim të frytshëm ka pasur sidomos në provincën e Trevizos ku jeta, puna, shkolla, kultura dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i shoqatave me institucionet lokale e regjionale kanë bërë që emri i Kosovës të përmendet për të mirë.

1.

Këtu dallon mbi të gjitha komuniteti shqiptar i Quinto di Treviso i cili i bashkuar në veprimtari arsimore rreth shkollës shqipe si dhe në kuadër të Shoqatës Kulturore – Humanitare “Shën Nëna Terezë” , ka arritur që të jetë bosht kryesor i shumë veprimtarive të bashkërenditura edhe me veprimtarë, shkolla dhe shoqata të tjera nga provinca e Trevizos dhe nga Regjioni Veneto. Sidomos dallohet për kontakte direkte me autoritetet italiane duke pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm edhe me Këshillin Regjional të Venetos ku për kontributin e dhënë të mërgatës sonë në luftën kundër efekteve të pandemisë së Covid-19, vetë governatori i Venetos, z.Luca Zaia ka organizuar pritje solemne për ti ka falenderuar për përkrahjen e tyre vullnetare financiare mijëra eurëshe, afaristët kosovarë të prirë nga veprimtari i dalluar Bajram Desku, kryetar i shoqatës në Quinto.

Të shtunën me 29 maj 2021 disa nga veprimtarët e dalluar të mërgatës kosovare shkuan në vizitë në via San Martino nr.10 në Konsullatën e Kosovës në Milano. Aty zhvilluan një takim mbresëlënës me konsullin e përgjithshëm z. Adrian Andreja. Ai u shpreh shumë i kënaqur dhe i falenderoi një nga një mysafirët e nderuar duke shprehur fjalë mirënjohjeje për veprimtarinë e tyre si dhe për bashkëpunimin e dendur me konsullatën e Milanos.

Në këtë delegacion miqësor ishin të pranishëm Bajram Desku, kryetar i shoqatës kulturore-humanitare “Shën Nëna Terezë” dhe afaristi Hetem Zogaj, kryetar i Këshillit të prindërve të Shkollës shqipe në Quinto di Treviso;  Bedri Suka afarist i mirënjohur dhe pronar i “Market-Kosova” që furnizon qendrat e mëdha komerciale dhe dyqanet italiane me prodhime origjinale nga Republika e Kosovës dhe vendet e Ballkanit, i cili është njëri ndër kontribuesit kryesorë në të gjitha aktivitetet kulturore dhe institucionale të mërgatës në Itali.

Nga Arzignano (Vicenza) kishin ardhur Miradie Zymberi-Avdullahu kryetare e Shoqatës “Ardhmëria” dhe Ferat Avdullahu, drejtues i aktiviteteve mësimore të Shkollës Shqipe në Arzignano, kurse nga Shoqata kulturore italo-shqiptare “Besa” nga  Padova, Gëzim Muçolli dhe Valdete Llumnica-Muçolli, veprimtarë e kontribues në aktivitetet kulturore dhe promovuese të mërgatës shqiptare. Në këtë grup ishte edhe Admir Zogaj,i cili sapo kishte diplomuar në Menaxhmentin Digjital në Universitetin Ca’ Foscari në Venezia duke qenë shembull i brezit të ri që sot po arrin nivele të larta në studime në universitetet italiane.

Konsulli Andreja i informoi mysafirët e nderuar me kushtet e punës në konsullatë, me vështirësitë operative nga respektimi i detyrueshëm i masave anti-Covid të diktuara nga regjioni i Lombardisë, i cili ishte më i godituri nga pasojat e pandemisë gjatë vitit të kaluar. Të gjitha vonesat në pajisjen me dokumenta si pasaporta dhe leje udhëtimi janë për shkak të kufizimit të rreptë të numrit të personave që mund të pranohen brenda një dite në konsullatë, e kësaj i shtohet edhe fakti që një pjesë e mërgimtarëve vijnë edhe nga Zvicrra fqinje.

2.

Pjesë e kësaj bisede ishte gatishmëria e përfaqësuesve të shoqatave shqiptare për vazhdimin e projekteve të ndryshme kulturore që tashmë janë pjesë e rregullt e veprimtarisë së shoqatave që janë dëshmuar qe një kohë të gjatë duke ngritur nivelin e bashkëpunimit me Konsullatën në Milano dhe me Ambasadën në Romë duke qenë edhe nismëtarë, organizatorë dhe realizues të shumë programeve që i bëjnë nder dhe i japin formë asaj që zakonisht njihet si Diplomaci Kulturore. Natyrisht se prania e rrjetit të fuqishëm dhe të mirë organizuar territorialisht të veprimtarëve dhe të shoqatave duhet të jetë në funksion të jetësimit të kësaj mundësie të madhe të prezentimit të Kosovës jo vetëm si komunitet mërgimtarësh të vyer por edhe si shtet i vlerave të konsoliduara midis historisë dhe realitetit aktual.

Bajram Desku  theksoi përvojën e arritur deri tani në Quinto di Treviso ku pika më e lartë e integrimit është vulosur me vendosjen e shtatorës monumentale të shenjtores shqiptare Nënë Terezës si dhe me takimet e rregullta siq ishte ai i tetorit të vitit të kaluar kur autoritetet komunale organizuan pritje solemne për drejtuesit e shoqatës dhe për tre konzujt shqiptarë të tri shteteve të ndryshme: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e veriut, që ishte rasti i parë i një aktiviteti të përbashkët institucional ndërshtetror me karakter diplomatik-kulturor dhe socio-integrues. Bajrami  foli edhe për projektin e inicuar nga ai me përkrahjen e Gëzim Muçollit për vendosjen e një busti ose shtatores të heroit legjendar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Venezia, si një shenjë e pasurimit të trashëgimisë historike dhe artistike të shqiptarëve në këtë qytet të njohur në gjithë botën.

Konzulli Andreja duke folur edhe për aktivitetet e para një jave në Venezia me rastin e hapjes së Pavijonit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Arkitekturës, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja e nderuar, znj. Lendita Haxhitasim, tha se patën një takim me studjuesen e mirënjohur të albanologjisë, profesoreshën Lucia Nadin e cila i shoqëroi në ecjen në rrugët ku kanë banuar dhe vepruar shqiptarët pas largimit të tyre nga Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut duke vizituar edhe vendin ku ishte shkolla e parë shqipe në Republikën e Venedikut. Interesimit të saj që të bëhet një ripërtrirje e memorjes historike dhe kulturore me organizimin festiv në sheshin e shqiptarëve siq ishte zakon atëhere gjatë karnevalit të Venezias, i ishin përgjigjur pozitivisht edhe ambasadorja Haxhitasim , edhe ministri i kulturës Hajrulla Çeku dhe ministri i mjedisit dhe infrastrukturës Liburn Aliu që ishin mysafirë të ftuar.

Një ngjarje e ngjajshme kulturore ishte bërë, siq njohtoi z.Desku, edhe dy vite më parë gjatë Karnevalit të fëmijëve kur nëpër kallet dhe urat e Venezias ishte parakaluar me veshje kombëtare me flamurin kombëtar shqiptar dhe atë shtetëror të Republikës së Kosovës duke shpalosur valle nga folklori ynë i pasur duke filluar nga Piazza San Marco deri te stacioni hekurudhor e cila pat zgjuar interesimin e mijëra pjesëmarrësve nga gjithë bota që kishin ardhur të gëzonin festën e Karnevalit.

Për aktivitetet e mirëfillta në qytetin e Padovës ku shoqata kulturore italo-shqiptare “Besa” ka mbajtur konferenca me karakter të lartë shkencor me rastin e shënimit të festave kombëtare si përvjetori i pavarsisë së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Kosovës, konsullin e njohtoi Gëzim Muçolli anëtar i kryesisë së kësaj shoqate e cila njihet me nivelin e lartë të organizimit të bashkëpunimit ndër-institucional, kulturor dhe promovues. Tash pas hapjes së paraparë të lirisë së qarkullimit dhe heqjes së masave shtërnguese të fushatës anti-Covid, kjo shoqatë në plan të riorganizimit ka mbajtjen e disa simpoziumeve të rëndësishme si ai mbi jetën dhe veprën e Pjetër Bogdanit i cili e botoi librin e tij “Çeta e Profetëve” pikërisht në Padova në vitin 1685, si dhe projekteve tjera që me kapacitetin e vet organizativ dhe intelektual synon të jep një nxitje të re bashkëpunimit në nivele të ndryshme dhe prezentimit të pikave që lidhin trashëgiminë e përbashkët dhe mundësitë e promovimit pozitiv të Kosovës dhe Shqipërisë  në territorin e pasur të Italisë veriore.

Mes tjerash u bisedua edhe për mundësinë e riaktivizimit të kërkesës së mërgatës kosovare të shprehur me Peticionin nga viti 2014 drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme ku është kërkuar hapja e një konsullate në pjesën më të banuar me qytetarë nga Republika e Kosovës duke lënë si opcion të hapur si seli qytetet  Treviso, Padova dhe Venezia. Konsulli Andreja njohtoi se i ka pajisur organet vendim-marrëse të MPJ edhe njëherë me gjithë dokumentacionin e peticionit dhe në kuadër të riorganizimit të ardhshëm të shërbimit diplomatik-konsullor të vendit tonë nëpër botë, ekziston edhe mundësia e vlerësimit dhe e hapjes së mundshme të konsullatave aty ku vërtetë është e nevojshme dhe arsyeshme. Poashtu edhe për kërkesën e drejtë  për emërimin e një arbëreshi të shkëlqyer, Prof. Francesco Arnau, veprimtar i madh e i mirënjohur i çështjes  kosovare i cili gëzon përkrahjen dhe respektin e të gjitha shoqatave që ti jepet titulli i Konsullit të nderit në Padova, meqenëse deri tani në Itali nuk kemi asnjë konsull nderi, z.Andreja i njohtoi mysafirët se edhe kjo çështje do të rregullohet në mënyrë ligjore me rregulloren e re mbi caktimin edhe veprimtarinë e konsujve të nderit, duke pasur mundësi që ta kemi edhe këtë nivel përfaqësimi e bashkëpunimi.

Duke e falenderuar për bashkëpunimin e deritanishëm në katër vitet e fundit në Milano, për  punën e tij të frytshme në promovimin e Republikës së Kosovës si dhe për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme për integrimin dhe ruajtjes së identitetit kombëtar të mërgatën kosovare, Bajram Desku në emër të gjithë mërgimtarëve i dhuroi një Mirënjohje nderimi  Konsullit Andreja. Poashtu edhe Valdete dhe Gëzim Muçolli i dhuruan një libër mbi qytetin e Padovës në shenjë respekti për bashkëpunimin e mirëfilltë me konsullin Andreja dhe me përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Itali.

Pa fshehur emocionin dhe mirënjohjen e tij për veprimtarinë e zhvilluar deri tani me mërgatën , konsulli Andrian Andrea u falenderua për të gjithë nderimin dhe përkrahjen që ka gjetur kudo në mesin e mërgimtarëve duke shprehur se ishte gjithëmonë i vendosur që tu gjendet pranë nevojave dhe kërkesave të tyre si në rastet kur ata kanë shkuar në Milano për të rregulluar ndonjë dokument personal si dhe në raste të  bashkëpunimit interaktiv me nivelet e organizimit lokal kulturor dhe institucional të mërgatës aty ku projekte vullnetare përçuan idenë e nderimit dhe vlerësimit të realitetit kosovar si shtet i ri.

4.

Ai i falenderoi ata edhe për propozimin e vazhdimit të angazhimit të tij në mision diplomatik si dhe vlerësoi kërkesat dhe propozimet e mysafirëve për përmirësimin e kushteve të pritjes së mërgimtarëve në numër më të madh si dhe propozimin e afaristit të dalluar Bedri Suka që të zgjatet orari i pranimit të telefonatave dhe koha e punës me mërgimtarë duke e ditur se koha e pritjes për termin për nxjerrjen e pasaportës është dy muaj, e tash në prag të pushimeve të korrik-gushtit ti mundësohet mërgimtarëve një pranim dhe shërbim sa më i shpejtë.

Konzulli Andreja i shoqëroi mysafirët edhe në ambientet e punës së Konsullatës së Republikës së Shqipërisë e cila ndodhet në të njëjtin objekt me atë të Kosovës.duke përmbyllur kështu këtë vizitë të veprimtarëve kosovarë në qytetin e Milanos, ku ata  kujtuan edhe vitet e lavdisë 1998-99, kur shkonin në protesta paqësore në sheshin kryesor Piazza Duomo për të kërkuar përkrahjen e Italisë për  çlirimin nga okupimi serb dhe lirinë e pakusht të Kosovës, e ku  tashmë kemi edhe përfaqësimin më të lartë diplomatik të shtetit të Kosovës në kryeqytetin e dytë të Italisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu