ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Vizita në burgun tashmë muze të Prishtinës 

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Takime me shokë e miq dhe vzitë në Burgun e Prishtinës, Bibliotekën Kombëtare të Kosovës 

Vazhdon nga numri i kaluar ”Duhët të shkruhët ”Shtetas i Kosovës” e jo ”Kosovar”, Drini.us, 30 Gusht 2022 në rubrikat ”Dossier, Histori, Mendime” 

Nga Ditari im me kujtime gjatë pushimeve verore në Shqipëri, Greqi dhe në Kosovë (12), korrik, gusht 2022 

Të dielën, më 14 gusht 2022 isha në vizitë në Burgun e Prishtinës, pas 41 vjetëve, tash muze. 

Pasi kisha pushua nga puna e lodhshme administrative, disa ditëshe nëpër shallteret e komunës së Prishtinës dhe të Vushtrrisë, mora frymë lirshëm dhe vendosa ta vizitoj ish Burgun 1*) e Prishtinës, tash muze 2*) 

Prishtinë, 1903: Burgu i Prishtinës, në foto shihen të burgosurit shqiptarë në burgun e Pishtinës gjatë sundimit Osman. Ky burg famëkeq për shqiptarët menjëherë u mbush me shqiptarë edhe pas pushtimit të Serbisë në vitin 1912.

Kisha dëgjuar nga shumë të burgosur për Burgun famëkeq të Prishtinës. Disa nga ish të burgosurit i njoha. Në burgun e Prishtinës, u tortuaruan shumë atdhetarë që nga fundi i viteve 1940-ta, kur burgu I Prishtinës priti “mysafirët” 3*) e parë e deri më 1999. Disa nga ish të burgosurit politik, vdiqën e ata që paten fatin e dualën nga burgu, përveç kujtimeve të hidhura, me vete morën deri në vdekje dhe i ndoqqën e shoqëruan sëmundje të pashërueshme fizike e mendore 

Lista e emrave shqiptarë që janë burgosur dhe e kanë mbajtur burgun (hetues) në Prishtinë, është e gjatë dhe jo vetëm që nuk i njoh por edhe po ti njihja nuk do të kishte vend asnjë gazetë e revistë të shkruheshin emrat e atdhetarëve që “banuan” e burguen në burgun e Prishtinës. 

Sipas të dhënave nga Arkivi i Prishtinës, ndërtesa e Burgut të Prishtinës, është ndërtuar në fund të viteve 1940-50, në kohën kur është ndërtuar edhe ndërtesa e Komunës së Prishtinës dhe ndërtesa e ish-Komitetit në Sheshin Nënë Tereza. Disa shënime të tjera tregojnë se në këtë zonë para ndërtimit të burgut ka ekzistuar një shkollë e vjetër e muzikës, e cila më pas është transformuar në administratë policore. 

“Deri në çlirimin e vendit në vitin 1999 ky burg njihej si “Burgu i Pendesës”, për shkak se ata që u burgosnin aty nga regjimi serb synohej të lirohen të penduar nga ideja për të kërkuar republikë, vetëvendosje dhe kushtetutë për Kosovën”. Burgu ishte shkolla më e madhe për shqiptarët në ish Jugosllavi. 

Dhe burgu u këthye në muze. 

“Të martën e 12 qershorit do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Muzeut të Burgut të Prishtinës”. 

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, sot ka organizuar hapjen e Burgut të Prishtinës”. 

“Muzeu u hap me një ekspozitë të përkohshme që shfaqte vizatime të bëra nga të burgosurit, derisa vuanin dënimin në mes të katër mureve”. 

Foto nga dhomat e burgut, koridori i burgut, dyert, oborri … Prishtinë, 14 gusht 2022

Ky burg shpalos një histori të dhimbshme, historinë e popullit tonë, përmes të cilit kaluan shumë personalitete që u torturuan për kohë të gjatë në dhomat e atij burgu. 

Burgu i Prishtinës, i cili ishte ndërtuar në fund të viteve të 40-ta pas Luftës së Dytë Botërore, është shndërruar në muze me qëllim që të përcillen përvojat e shqiptarëve të dënuar politik nga hapja e tij deri në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, raporton Anadolu Agency (AA). 

“Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku me rastin e shëndrrimit të burgut në muze:  

“Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se po e shndërrojnë qendrën e paraburgimit në një aset kulturor dhe në qendër përkujtimi”. 

Foto nga dhomat e burgut, koridori i burgut, dyert, oborri … Prishtinë, 14 gusht 2022

Çeku tha se burgu, nga i cili të burgosurit nuk e dinin nëse do të dilnin jashtë të gjallë, po i hapë dyert për të mos i mbyllur më. 

“Ky institucion muzeal do të rrëfejë historinë e ish-të burgosurve politikë të cilët përjetuan tortura të pa-imagjinueshme nga regjimet shtypëse e gjenocidale të ish-Jugosllavisë e Serbisë vetëm pse ishin shqiptarë dhe u angazhuan politikisht për përmbushjen e të drejtave politike të popullit të tyre, të popullit shqiptar”, theksoi Çeku. 

Foto nga dhomat e burgut, koridori i burgut, dyert, oborri … Prishtinë, 14 gusht 2022

Ai tha se këtë histori duhet rrëfyer edhe gjithë botës për të dokumentuar krimet e ish-Jugosllavisë e Serbisë karshi shqiptarëve me kërkesën e tyre për liri. 

Një ish i burgosur “Të burgosurit e kanë provuar këtë burg “duke lënë të gjitha ëndrrat jashtë” (H. H.) 

Ishin disa tituj e nëtituj për hapjen e burgut, më 12 qershor, me rastin e përvjetorit të ditës së çlirimit të Kosovës /12 qershor 1999)  

Foto nga dhomat e burgut, koridori i burgut, dyert, oborri … Prishtinë, 14 gusht 2022

Qysh e gjeta unë Burgun e Prishtinës ? 

Pasdreken e të enjtes më 26 mars 1981 pasi më arrstuan tre agjentë të policisë së msheftë (ish SHSSH, Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) dhe më mbajtën deri pas orës 24:00 në dhomat e katit të tretë të ndërtesës së ish SPB-së që edhe tash është policia e Kosovës, e pastaj thirrën një gardian të burgut. Ai më mori e më qoi nëpër disa dyer që veç ata i dinin dhe më futën në dhomën e fundit të katit të parë. Në dhomë, edhe pse natë, u zgjuan dy të burgosur, …. Rexhep Dabërdoli dhe Tahiri. Të dytë qëndronin në burg hetues dhe pritnin vendimin e formës së prerë. Më vonë, nga disa të burgosur të tjerë kam dëgjua se të dytë janë dënua me vdekje dhe janë pushkatua. 

Po at ditë, të enjten më 26 maars 1981, në Prishtinë vinte stafeta e rinisë 4*). 

Dhoma e burgut ku mua më burgosën, kishte 4 krevetë, dy nga dy. Në mes të dy krevetëve kishte një dritare të vogël që shikonte në oborrin e burgut dhe ish ndërtesën e SPB-së (Sekretariti i Punëve të Brendshme) dhe Gjykatës Komunale. 

Nga dritarja, nuk mund të shihnim asgjë por nga oborri shihej se ndërtesa e burgut ishte e rrumbullakët në tri drejtimet kurse në Veri-Lindje ishin ndërtesat e SPB-së dhe Gjykatës Komunale. 

Kushtet brenda burgut dhe ”rregullorja” e burgut 

Kushte brenda dhomës së burgut ishin shumë të këqia. Dhomat e burgut nuk kishin WC e as ujë për pije e higjiee. Nevojat i kryenim brenda dhomës, në disa kanta e dikush nga ish të burgosurit na mbulonte me qebe. Vinte erë e keqe gjithë natën deri në ditën tjetër, ora 10:00-10:15, kur shkonim në WC dhe një sheti të vogël në oborrin e burgut.  

Dy here nga 10 min. (?) brenda 24 orëve gardianët na qitnin me shetit në oborrin e burgut. Atje duhej ecur me krye teposhtë e me duar të lidhura mbrapa shpine dhe nuk guxonim më shikua anash e lartë, me folur me shokët-të burgosurit e dhomës e as me pi cigare. Njëherë në javë laheshim në banjot e burgut, disa të burgosur, bashkërisht. 

Me Emin Sallahun dhe Ahmet Bllacën, 2 ish te burgosur politik. Prishtinë, 14 gusht 2022

Shtypin nuk kishim të drejtë ta lexonim e as televizor e radio nuk kishim në dhomë. Vizitat e familjarëve, që sipas rregullores, kishim të drejtë, nuk na lejoheshin. Familjarët, 2 herë brenda muajit mund të na binin teshat e lara dhe ushqim ….  Kjo rregullore vlente, sëpakut siq më thanë shokët e dhomës së burgut, pas Demonstatavet ë Marsit 1981 dhe veëm për të burgosurit politikë.  

Emin Sallahu, ish i bugosur, tash ciceron burgu, Prishtinë, 14 gusht 2022

Gardianët e burgut, nuk silleshin keq e as nuk na rrihnin. Maltretimet e rrahjet deri në alivanosje i bënin ish agjenteët, spiunët e SHSSH. Disa nga ta i mbaj mend: 

Lutfi Ajazi i katundit Sankofc afër Komaranit, të Goleshi, kom. e Gllogofcit (tash Drenas),  

Muharrem Dana, nga Gjakova. 

Faik Nura nga Drenica, 

Ramqe nga Prizreni (tërbesh ?) 

Xhevat Berisha nga Llapi (kurrë nuk më ka rreh) 

Një serb, nuk më kujtohët emri i serbit 

Një shofer i Muharrem Danës. Emri nuk më kujtohet por në një fejton të gjatë për demostratat e vitit 1981, ”A ishin demostratat e organizuara dhe kush ishin organizatorë” (11 dhe 26 mars 1981) i kam përshkrua në detaje. Aty i kam përmend ish shokët studentë që unë isha me ata e ata me mua, disa nga të burgosurit,  

Pjesë të shkëputura për demonstatat e vitit 1981, ato të cilat i gjeta nëpër portale (nga dhjetëra të tjerë): 

“Nata e parë në burgun e Prishtinës”, Revista Drini, 7 Shtator 2020 

https://drini.us/arkiv/nata-e-pare-ne-burgun-e-prishtines/ 

Shënimet e mia, në librin e kujtimeve të burgut. Isha i dyti apo i treti që shkruajta. Burgu i Prishtinës, 14 gusht 2022

“Nga burgu i Prishtinës, në burgun e Ferizajit”, Revista Drini, 10 Shtator 2020 

https://drini.us/arkiv/nga-burgu-i-prishtines-ne-burgun-e-ferizajit/ 

“A ishin demostratat e 11 e 26 Marsit të organizuara dhe kush ishin organizatorët?”, Revista Drini,10 Mars 2021 

https://drini.us/arkiv/a-ishin-demostratat-e-11-e-26-marsit-te-organizuara-dhe-kush-ishin-organizatoret/ 

Posa hymë në dyert kryesore të burgut, dyer të hekurta, brenda na priti një burrë shumë i zoti, Emin Sallah nga Banja e Sarinjës, tash me banim në Shkabaj (Orlloviq). Ai shërbente si ciceron dhe vetë ai kishte qenë i burgosur. 

Ai pa pritesë na përcjelli nëpër dhomat, koridoret, në dy katet e burgut, në oborrin e burgut e kudo tjetër, brenda burgut. 

Burgu, tha Emini kishte 26 dhoma, tash ka 17 dhoma, me disa ndryshime e renovime, pas vitit 1995. WC-e pas vitit 1995 kishte çdo dhomë, sipas rekomandimeve të të huajve, shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve (?) 

Në burg takova edhe Ahmet Bllacën, ish i burgosur politik i vitit 1981 i cili e kishte njohur nga burgu ish cimerin tim të burgut, Rexhep Dabërdolin i cili e ka mbytur me thikë një ish supovc nga Obria e Drenicës me mbiemrin Smakiqi.  

Literatura: 

”Kosovë, Burgu i Prishtinës shndërrohet në muze” 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se po e shndërrojnë qendrën e paraburgimit në një aset kulturor dhe një qendër përkujtimi 

Agim Sulaj, 12.07.2022 

“Kosovë, Burgu i Prishtinës shndërrohet në muze”, Foto: Erkin Keçi/AA 

“Burgu i Prishtinës kthehet në Muze” 

Meriman Braha, ish i burgosur në Burgun e Prishtinës. 

Nga Altina Marmullaku, 12 Korrik 2022 / 10:35 

”Hapet Burgu i Prishtinës, i shndërruar në muze” 

nga REVISTA KOSOVARJA  2 vjet më parë në Aktuale 

“Muzeu i Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit” 

@muzeuiburgut Muze historik 

1*) BURG m. 

  1. Ndërtesë e posaçme dhe e ruajtur, ku mbahen ata që janë dënuar nga gjyqi me heqje të lirisë, vend ku mbahen të burgosurit. Roje burgu. Qelitë e burgut. Regjim burgu. E futën në burg. Ra (përfundoi) në burg. U lirua (doli) nga burgu.

Iku (u arratis) nga burgu. 

  1. krahin. Qilar ku ruhen ushqime e pije; haur bagëtish. Burgu i verës (i vajit). Burgu i kuajve (i dhive, i gjësë së gjallë).
  2. shih BURGIM,~I 2. Burg i rëndë (i lehtë). I dënuar me burg. Një vit burg. Bëri burg. Shpëtoi nga burgu.
  3. fig. Vend ku jeta është e rëndë dhe e padurueshme për shkak të shtypjes e të terrorit, të mjerimit e të ndjekjeve. Burg fashist. Burg popujsh.
  4. Errësirë e madhe, terr i madh. U bë (është) burg.
  5. Kodër e vogël shkëmbore e veçuar nga mali; majë shkëmbore e një mali, shkëmb i thepisur.

* Iu bë jeta burg iu bë jeta e rëndë dhe e padurueshme, iu nxi jeta. Ia bëri udhën (rrugën) burg 

  1. a) ia zuri dritën e s’e lë të shohë udhën;
  2. b) ia errësoi punën e s’e lë të kuptojë se si duhet të veprojë, nga t’ia mbajë.

BURGËTOHEM vetv. 

  1. Mbyllem brenda në shtëpi për një kohë të gjatë.
  2. fig. Më bëhet jeta burg, më bëhet jeta e padurueshme.

BURGËTOJ kal. 

Ia bëj jetën burg, ia bëj jetën të padurueshme. 

BURGIM m. 

  1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve BURGOJ, BURGOHEM.
  2. Heqje e lirisë, si dënim që i jepet dikujt nga gjyqi për fajet që ka kryer. I dënuar me burgim.

BURGOHEM pës. 

Burgosem. 

BURGOJ kal. 

Burgos. 

BURGOS kal. 

Fut në burg. Fashistët e arrestuan dhe e burgosën. 

BURGOSEM pës. 

e BURGOS. 

BURGOSUR mb. 

është futur dhe mbahet në burg. 

BURGOSUR m. 

Ai që është futur dhe mbahet në burg. I burgosur politik. 

2*) MUZE m. 

Institucion që mbledh, ruan e paraqit në ekspozita vepra e krijime të ndryshme të artit e të teknikës, sende, objekte e materiale me vlerë historike e shkencore etj. për qëllime mësimi e studimi; ndërtesa e këtij institucioni, ku paraqiten këto vepra, sende, objekte, materiale etj. Muzeu historik (arkeologjik, etnografik, botanik, zoologjik, gjeologjik). Muzeu i qytetit (i fshatit). Muzeu i Luftës Nacionalçlirimtare. Muzeu i armëve. Vizituan muzeun. E bënë muze dhomën (shtëpinë, qytetin). 

MUZEOR mb. 

Që lidhet me muzeun, që i përket muzeut, i muzeut; që ruhet për vlerën historike e shkencore, që shërben si muze. Dokumente (materiale, sende, objekte) muzeore. Kënd muzeor. Institucion muzeor. Pika muzeore. 

(MUZË f. 

  1. mit. Secila nga të nëntë hyjneshat, bijat e Zeusit, që përkrahnin degë të ndryshme të artit e të shkencës (sipas mitologjisë greke). Muza e tragjedisë (e komedisë, e historisë, e muzikës…).
  2. poet. Burimi i frymëzimit poetik; frymëzimi për të krijuar; krijimtaria poetike e dikujt me veçoritë e veta dalluese. Muza e Naim Frashrit. I erdhi muza.)

3*) MYSAFIR m. 

Mik që vjen në shtëpi dhe rri për drekë, për darkë a për të fjetur; mik. Mysafir i nderuar (i shquar, i lartë). Mysafir i vonuar (i paftuar). Mysafirët e huaj. Mysafir nderi. Dhoma (oda) e mysafirëve. Erdhën mysafirët. Kemi mysafirë. Janë mysafirët tanë. Rri si mysafir nuk punon; rri sikur është mik i ftuar, nuk merr pjesë në një punë. 

MYSAFIRE f. 

Fem. e MYSAFIR,~I. 

4*) STAFETË f. 

  1. sport. Garë vrapimi ose noti ndërmjet disa skuadrave, në të cilën pjesëmarrësit e ndarë në grupe përshkojnë një pjesë të caktuar të rrugës dhe ia kalojnë dorë më dorë njëri-tjetrit një flamur ose një shkop të shkurtër. Stafetë e përzier 4 × 100 m. Pjesëmarrësit e stafetës. Fitoi stafetën. Zhvillohet stafeta.
  2. Shkopi ose flamuri që ia kalojnë njëri-tjetrit pjesëmarrësit në këtë lloj gare. Mori (i dha) stafetën.
  3. fig. Përvojë, traditë ose arritje e çmuar e me vlerë, që ruhet duke e kaluar nga njëri brez tek tjetri. Stafeta e kuqe e ushtrisë sonë. Bartësit e stafetës së revolucionit. Do të marrin stafetën.

* Ia dorëzoj (ia lë) stafetën dikujt shih te DORËZOJ. 

Stafeta e Rinisë ka qenë ritual i mbajtur në Jugosllavi që nga viti 1945 e deri në vitin 1988. Ngjarja zakonisht e festonte Titon si figurë markante të Jugosllavisë, udhëtonte nëpër qytetet kryesore, niste nga vendlindja e Titos në Kumrovec të Kroacisë dhe përfundonte në Beograd, me 25 maj, në ditëlindjen e Titos.  

Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi        

Malmö, 31 gusht 2022        

sinan.kastrati@hotmail.com  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu