ARKIVI:
29 Dhjetor 2024

Vjosa Osmani: Ngjarjet e 3-4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, kujtesë e trishtë e përpjekjes për mbijetesë dhe mbrojtje të lirisë

Shkrime relevante

2025-ta, vit zgjedhor në Kosovë!

Florim Zeqa Edhe pse në rrethanat e krijuara zgjedhjet nuk do t’na...

Çka mund të mësojmë nga studentët e Beogradit?!

 Ali Sh. Mehmeti  A është rritur një gjeneratë e ra në Serbi,...

Ferhat Draga, personalitet i përkushtuar për çështjen kombëtare shqiptare, përkujtim me rastin e 80-vjetorit të vdekjës (1944-2024)

Ferhat Draga(1873-1944) Nail  Draga, Ulqin Sipas të dhënave të dëshmuara familja Draga...

Lidhja Shqiptare për rikthim në katolicizëm, me seli në Bruksel, një fener i dritës dhe dinjitetit kombëtar

Nga: Luan Dibrani, Gjermani  Bruksel, selia e shpresës së re shqiptare —...

Ti ishe fati ynë!

Emrin Tënd e kam skalitur në mendje, zemër e âsht. Atë do...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar ditët e tmerrit të 3-4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë, kur nga bandat kriminale serbe u vranë 10 civilë, 25 u plagosën, ndërkaq 1564 familje me 11364 anëtarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Në kujtim të dy netëve të tmerrit të 3-4 shkurtit të vitit 2000, në Mitrovicë, sot nderojmë jetët e humbura të 10 qytetarëve të pafajshëm, mes tyre pleq, gra dhe fëmijë, të cilët u vranë mizorisht nga bandat kriminale, të nxitura nga Serbia.

Respekt edhe për 25 të plagosur, të cilët mbijetuan dhe jetojnë ende me plagë fizike dhe emocionale nga nata e tmerrit.

1,564 familje me 11,364 anëtarë, të shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre janë dëshmi e tendencës për spastrim etnik të kësaj pjesë të Mitrovicës nga grupet kriminale.

Ngjarjet e atyre dy netëve të tmerrit, shërbejnë si një kujtesë e trishtë e përpjekjes për mbijetesë dhe për ta mbrojtur lirinë e arritur me gjak e sakrificë.

Vënia e autorëve të krimit para drejtësisë është domosdoshmëri në funksion të paqes afatgjate!

Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët më 3-4 shkurt 2000 në Mitrovicë!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Dhe keto ditë te tmerrit i udheheqi serbi Oliver Ivanoviq per te cilin kryeministri yne, Albin Kurti ne pesë vjetorin e vrasjes e perkujton me fjalet me te mira duke e quajtur te hapur, te sinqertë, te perkushtuar per te luftuar per interesat e komunitetit dhe qytetit te tij.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu