ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Vjosa Osmani pas takimit me Von der Leyen: Kosova mezi pret t’i zbatojë reformat e reja të KE-së

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për vizitën e saj në Kosovë, pas takimit që e patën.

Në një konferencë për media, Osmani i uroi asaj në emër të popoullit të rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të Komisionit Evropian.

“Pres me pa durim ta vazhdojmë bashkëpunimin që e kemi ndërtuar për gjatë viteve. Vizita e Von der Leyen vjen vetëm disa të miratimit të Komisionit Evropian të agjendës së reformave për Kosovën. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për vendin tonë, këta hapa konfirmojnë përkushtimin e BE-së për ta afruar rajonin gjithnjë e më shumë drejt integrimit në BE dhe poashtu shërben si një motiv shtesë për të punuar akoma më shumë për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen e BE-së”, ka thënë Osmani.

“Padyshim se rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë, por ia ka vlejtur, mezi presim që të zbatojmë reformat që janë pjesë e këtij plani, dhe të përfitojmë sa më shumë nga kjo mundësi në muajt dhe vitet në vijim”, ka thënë Osmani.

Von Der Leyen për Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane, zgjerimi do të mbetet prioritet i imi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është duke zhvilluar takimin e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Von Der Leyen në një postim të bërë para pak minutash në platformën “X”, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po bën punë të madhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Zgjerimi do të mbetet një top prioritet për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së”, ka shkruar Von Der Leyen.

Ndryshe, Von Der Leyen sot do të viziton Kosovën, ku është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për vizitën e saj në Kosovë, pas takimit që e patën.
    Në një konferencë për media, Osmani i uroi asaj në emër të popoullit të rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të Komisionit Evropian.

    Prsidentja e Kosovës i tha Presidentës së KE-së znj Ursula von der Leyen: “Pres me pa durim ta vazhdojmë bashkëpunimin që e kemi ndërtuar për gjatë viteve…”
    Ursula Von Der Leyen për Osmanin: “Po punon shumë për të ardhmen evropiane, zgjerimi do të mbetet prioritet i imi!”
    *
    Në koment po thëm se është kënaqësi e veçantë dhe që të bën me emocione kur sheh dy femra, dy presidente; njëra Presidente e KE, ndersa tjetra Presidente e Republikës së Kosovëspo;
    dhe po citoj vetëm këto dy mendime:
    1. “Një femër duhet të mendojë si një mbretëreshë. Një mbretëreshë nuk i trembet humbjes, pasi humbja për të është si një shtysë drejt madhështisë së mëvonshme”. (I.M.H)
    2. “Kurrë mos dyshoni nëse jeni të zonjat, të fuqishme, apo nëse vërtet meritoni çdo shans, apo mundësi në botë për të ndjekur e për të realizuar ëndrrat tuaja.” (Hillary Clinton)

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu