ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Vlerat e Adem Demaçit, Ukshin Hotit, Adem Jasharit, Ibrahim Rugovës, Albin Kurtit, UÇK-së dhe më të madhit prej më të mëdhenjve, Gjergj Kastriotit!

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtinia
Çfarë vlere kanë për ne veprat e Adem Demaçi Mandeles së Evropës, veprat e Ukshin Hotit udhëheqësit më të zgjuar politik të rezistencës intelektuale kundër gjenocidit fizik e mendor serb, si dhe tribunit më të palëkundur të kombit dhe mishërimit më dinjitoz të vlerave njerëzore, kombëtare e universale, veprat e Adem Jasharit sinonimit dhe mishërimi më të padiskutueshëm të rezistencës më viktimizuese në historinë e njerëzimit, veprat e Ibrahim Rugovës promotorit më të mirë të trashëgimisë sonë historike pellazgo-ilire dhe të themelit e orientimit tonë natyror perëndimor, proevropian dhe proamerikan, veprat e Albin Kurti Liderit më të padiskutueshëm të Lëvizjes sonë Studentore dhe politikanit më të pakorruptuar në të gjitha trevat etnike, dhe natyrisht veprat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ombrellës më të çmuar mbi të gjitha vlerat më të shenjta të shqiptarëve të Kosovës ?
Veprat e personave të lartpërmendur dhe bashkëpunëtorëve të tyre më të ngushtë, e sidomos veprat luftëtarëve të vërtetë të luftës për çlirim, liri, pavarësi, shtetësi, demokraci dhe barazi nën ombrellën e UÇK-së së lavdishme, e kanë vlerën e gurthemelit me të shenjtë të shtetit me të ri në Evropë, si dhe të shtyllave dhe tullave më të arta të dy shteteve shqiptare në Ballkan.
Ndërsa kulmi i të gjitha vlerave tona më sublime mbarëkombëtare , është më i madhi ynë prej më të mëdhenjve Gjergj Kastrioti.
Mirëpo shlagu mbi torte janë marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, NATO-n dhe vendet që përbëjnë këtë aleancë të madhe, e që paraprakisht e kanë themeluar Bashkimin Evropian.
Sepse janë garancia më e fortë e lirisë, pavarësisë, shtetësisë dhe barazisë së kombit tonë me kombet fqinje.
Nëse bashkohemi dhe të bashkuar pajtohemi me njëri tjetrin, që këto vlera të shenjta janë po aq të pacenueshme sa dinjiteti i njeriut, atëherë nuk kemi nevojë të kemi frikë për të ardhmen tonë.
Pra siç po e shihni edhe vetë të dashur lexues, çdo fazë historike e ka kryeheroin e saj të papërkryer, por tepër të rëndësishëm dhe dobishëm për arkitekturën e kombit, atdheut dhe shtetit.
Ua them me sinqeritetin më të madh :
Asnjë komb ballkanik dhe evropian nuk mund të mburret me kaq shumë vlera të vërteta.
Fatkeqësisht asnjë komb ballkanik dhe evropian nuk e ka paguar kaq lartë çmimin e luftës për çlirim, liri, pavarësi, shtetësi, drejtësi dhe barazi brenda llojit dhe me kombet tjera, për shkak të ndarjeve dhe përçarjeve brenda llojit.
Sepse asnjë komb tjetër nuk e ka përjetuar tmerrin 600 vjeçar nën sundimin Osman dhe ferrin dyqind vjeçar nën sundimin barbar Serb.
Pse kemi qenë pikërisht ne shqiptarët autoktonë vazhdimisht dhe veçanërisht në shënjestër të armiqve të jashtëm dhe të brendshëm?
Sepse, sidomos vlerat e vërteta i aktivizojnë, mobilizojë dhe bashkojnë kundër tyre armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, përkatësisht anti vlerat brenda dhe jashtë llojit.
E meqenëse ne nuk kemi pasur kurrë mungesë vlerash të vërteta, si duket u kemi krijuar komplekse të patejkaluaeshme kombeve fqinje, të cilat nuk i kanë pasur kurrë .
Ndaj, për ta ndërtuar identitetin e munguar kombëtar, ato ose i kanë vjedhur prej nesh, ose kanë shpikur mitologji dhe i kanë kremtuar si të fituara luftërat e humbura.
Prandaj, jemi kombi i vetëm në Ballkan me status të papërmbyllur nacional dhe shtetëror.
Pra çka duhet të bëjmë për të qenë të suksesshëm dhe efikas në synimet tona.
1. Duhet të mësojmë nga gabimet dhe dështimet tona, për të mos i përsëritur më kurrë, edhe pse shumë më mirë do të kishte qenë për ne, sikur të kishim mësuar nga gabimet dhe dështimet e të tjerëve.
2. Duhet të mësojmë që analizën e problemeve ta fillojmë nga burimi, respektvisht nga gjeneza dhe jo nga pasojat anësore të cilat edhe ashtu po i ndiejmë në lëkurën tonë.
dhe
3. Devijimeve, anomalive dhe çorodive duhet t’ia bëjmë një diagnozë të saktë, sepse vetëm diagnoza e saktë e shëron pacientin, meqë e pasakta e mbyt.
Kaq e thjesht është kjo punë për ata që duan dhe që kanë sinqerisht vullnet.
_____
* Autori është Kryetar i FeD për Kosovën. Jeton në Prishtinë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu