
E përgatiti: Msc Muhamet Shabani
VLERËSIM PËR NËNË TEREZA NGA IMAM ISA HOXHA,KRYETAR I QENDRËS ISLAMIKE SHQIPTARO-AMERIKANE NË NEW YORK !
“Është detyrë fetare dhe kombëtare për të gjithë bashkatdhetarët tonë,që si vëllezër të një gjaku që jemi të nderojmë Nënën Tereze,e cila në jetën dhe veprën e saj dha një shembull konkret çfarë duhet të jetë dashuria për Zotin dhe njeriun. Nëna Tereze si bijë e kombit shqiptar dhe nënë e mbarë njerëzimit shtoi krenarin tonë kombëtare,prandaj pjesmarrja sa më e madhe në MESHËN PËRKUJTIMORE,është jo vetëm nderë e krenari,por edhe OBLIGIM KOMBËTAR. Kështu ne do të dëshmojmë bashkimin dhe vëllazërimin tonë kombëtar,një veçori që e ka shquar kombin tonë ndër shekuj dhe e ka ruajtur qenien tonë kombëtare nëpër fortunat e historisë”
(Ilyria,29 tetor 1997).
