Nga: Luan Dibrani
Në mbledhjen në OKB, të thirrur nga Serbia, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrojti vendimin e BQK-së, që parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa – duke ndaluar përdorimin e dinarit. Ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti ai që e përfaqësoi Kosovën dhe u përball me presidentin serb Aleksandar Vuciq në këtë mbledhje.
Kryeministri i ynë e mbrojti Kosovën më së miri nga të gjitha kohërat. Albini e la botën pa fjale. Pati paraqitje thjeshtë brilante, me argumente bindëse,mbresëlënëse dhe të mrekullueshme.
OKB-ja tryeza e Kombeve të Bashkuara mblodhi miqtë dhe armiqtë e shqiptareve mbrëmë në selinë e vet dhe u munduan qe ta epin opinionin e vet për situatën politike dhe po edhe lidhur me heqjen e valutës serbe. Diskutimi i zotit Albin Kurti shkëlqeu dhe i rrezoj tezat sharllotane të Serbisë me propagandën e saj shekullore.
Në Kosovë pati zëra qe e kundërshtuan zotin Kurti e ma te zëshmit ishin dy protagonist politik njëra, deputete i PDK-se zonja Vlora Çitaku dhe tjetri deputeti i LDK-së Driton Selmanaj , bile ky i fundit e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, më rastin e vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb. Me tutje ai thekson duke kritikuar qasjen e kryeministrit duke shtuar aithekson:
“ Kurti në raport me parterët ndërkombëtar, duke thënë se ata kanë humbur besimin ndaj Kosovës!. Selmanaj ka thënë se qasje të tillë ndaj këtyre vendeve kanë vetëm shtetet jodemokratike. „Logjika që po tenton të instalohet në Kosovë është anti-demokratike. Diskurs të tillë kundër ShBA-ve kanë Bjellorusia, Venezuela, Kuba”, tha Selmanaj nder te tjera”.
Po edhe zonja Vlora Çitaku e kritikoj Kurtin citojmë vetëm një fraze të sajë „Sa më pak që të flitet në KSOKB për ne, aq më mirë”. Deklarata shumë skandaloze nga te dy këta politikaj me një qëndrim shumë primitiv dhe te pa kurrfarë logjike ,por mund të quhen edhe deklarata skandaloze.
Si është e mundur qe këta politikaj t’i dalin në krah Serbisë në këto çaste dramatike për Kosovën?!. Si te Krahasohet zoti Kurti me shtet armike qe u prononcuan mbrëmë kundër Kosovës, apo si të na bind zonja Vlora Çitakut me sllogani „Sa më pak që të flitet në KSOKB për ne, aq më mirë“. .Kjo domethënieje e Vlorës ka kuptimin krejt te ndryshëm dhe e them se “Sa më shumë që flitet për Kosovën në OKB, aq më shumë shohin ndërkombëtarët realitetin ne Kosovë”. A nuk u ngopen politikajt e Kosovës qe kurrë një fjale s’ka pas kush me na mbrojt asnjëherë deri sa doli Albin Kurti me njëmijë e një qind argumente e deklasoj propagandën serbo-sllave mbrëmë para botes. Le tu vij turp ju opozitar qe mendoni si Vlora Çitaku dhe Driton Selmanaj!
Per mendimin tim ngritja e ceshtjes se Kosoves ne Keshillin e Sigurimit te OKB eshte shume i demshem per Kosoven. Dhe tjetra, perse z. Dibrani nuk e thot qe prej clirimit te Kosoves e kendej eshte hera e pare qe ne OKB nuk e kishim perkrahjen e aleateve tane. A thua kjo nuk ka rendesi per z. Dibrani ?
Të gjithë ata ( si Kurti e të tjerët )që nuk dinë të bashkëpunojnë me aleatët tanë do të përfundojnë në shportën e mbeturinave.