Vota për numrin 85 në listën e AAK-së është votë për ndryshim substancial dhe pozitiv, është votë që sjellë freski dhe risi në parlamentin e Kosovës, është votë që sjellë frymë dhe kulturë të re të zhvillimit të debateve parimore dhe përmbajtësore në kuvendin e Republikës së Kosovës.
Prapa numrit 85 në listën e AAK-së është e ardhmja e ndritshme e fëmijëve tanë.
Të gjithë ata që votojnë numrin 85, jo vetëm që votojnë për ndryshimin, do të ndihmojnë të ardhmën e ndritshme të fëmijëve të tyre nesër.
Haxhi Ibishi do të jetë përfaqësues i denjë i qytetarëve të Klinës dhe mbarë Kosovës, zë i cili i ka munguar Kuvendit në këto 24 vjetët e fundit.
Qytetar të Kosovës, forca e ndryshimit është në dorën e juaj, ju jeni ata që më votën tuaj të lirë dhe demokratike do të përcaktoni më 9 shkurt kahet e zhvillimit politik dhe ekonomik të vendit jo vetëm për katër vitet e ardhshme, por edhe për dekada tëtëra.
Voto ndershëm listën e AAK-së, me numrin 137, voto guximshëm deputetin Haxhi Ibishi me numrin 85.
Kush është Dr. Haxhi Ibishi?
Haxhi Ibishi ka lindur më 09.08.1963 në Bokshiq të Klinës. Shkollimin fillor deri në klasën e VII-të i ka mbaruar në shkollen “Azem Bejta” në Grabanicë. Ndërsa klasën e VII-të dhe VIII-të në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Klinë. Shkollën e mesme, drejtimi:Teknik Laboratori i Biologjise, të cilin e ka përfunduar në QAMO-n “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Studimet universitare i ka kryer në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, dega: Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989. Ka specializuar në Infektologji, në Universitetin e Tiranës në vitin1994.
Pas përfundimit të studimeve, në të njëjtin vit është punësuar Doktor Infektolog në QKMF “Nënë Tereza” në Klinë.
Dr. Haxhi Ibishi është anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Infektologëve të Kosovës. Ka vazhduar me Trajnime dhe Seminare të suksesshme profesionale vendore dhe ndërkombëtare.
-Para lufte: Doktor në QKMF “Nëne Tereza” në Klinë. Në kuadër të insitucioneve paralele shëndetësore të organizuar nga shqiptarët, Dr. Haxhi Ibishi ka punuar në këto punkte:
– Shtëpia e Niman Smajlit në Poterq të Epërm
– Shtëpia e Zymer Gashit Gremnik
– Shtëpia e Hysen Gashit Bokshiq
– Shtëpia e Mehmet Kekës Bokshiq
Dr. Haxhi Ibishi ka punuar si Mësues në shkollën e mesme të mjekësisë, në kuadër të gjimnazit, në punktin e Perlinave, për 4 lëndë mësimore në degën e mjekësisë.
– Në kuadër të LDK-së, ishte nënkryetar i komisionit për shëndetësi.
– Nga 28 marsi i vitit 1999 e tutje, ka punuar si mjek në UÇK, brigada 135, sektori i shëndetësisë, ZOD.
Ishte drejtor i parë i QKMF “Nënë Tereza” në Klinë, pastaj edhe një herë anëtar i Bordit Drejtues të QKMF-së dhe së fundmi në kohën e pandemisë së “Covid 19”.
ishte Kryetar i Komisionit Profesional të QKMF-së për menaxhimin e pandemisë dhe pastaj edhe për një mandat drejtor i QKMF “Nënë Tereza” në Klinë, ku aktualisht punon si Infektoloog në të njëjtin institucion.
– Para lufte;
Krahas profesioni të mjekut, Haxhi Ibishi është marrë edhe me aktivitete të ndryshme sportive. Në vitet e 80-ta ishte një ndër themeluesit e KF “Boksiti” Klinë (futboll i madh) dhe KF “Ali Kelmendi” (futboll i vogël). Pas marrjes së autonomisë së sportit kosovar nga masat e dhunshme serbe, Haxhi Ibishi ishte njëri ndër themeluesit e trupave organizative në FFK dhe degën e futbollit në Klinë.
Ishte njëri ndër themeluesit e KF “Dukagjini” (për një periudhë edhe drejtor i këtij klubi) Ishte njëri ndër themeluesit e KF “2 korriku” dhe “7 shtatori” në futboll të vogël në Klinë.
-Pas lufte;
Ishte drejtues i KF “Dukagjini” Klinë, deri në vitin 2003. Për një periudhë, ishte anëtar i Këshillit Drejtues të FFK-së.
– Angazhimet Politike Haxhi Ibishi ishte i angazhuar në organizatat demokratike të kohës, si në LDK dhe PPK. Është njëri ndër themeluesit e Degës së AAK-së në Klinë. Anëtar i Kuvendit Komunal në Kline për 2 mandate. Kryesues i Kuvendit Komunal Klinë për 1 mandat.
Aktualisht është anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Dega në Klinë.
Pse duhet votuar Dr. Haxhi Ibishi?
Do të jetë nderë për të gjithë qytetarët e Klinës përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës nga një intelektual i kalibrit siq është Dr. Haxhi Ibishi, i cili e ka dijen dhe përvojën e mbi të gjitha dashurinë e pakufishme për t’iu shërbyer qytetarëve të Kosovës. Pas shumë viteve mungese në Kuvendin e Kosovës, Klina ka nevojë për një përfaqësim dinjitoz në legjslaturën e ardhshme të Parlamentit. Të gjithë ata që përcaktohen që më 9 Shkurt ta votojnë numrin 85 në listën e AAK-së, jo vetëm që votojnë për figurë të re dhe të pastër politike, do të ndihmojnë ndryshimin e mentalitetit qeverisës në vendin tonë.
Kuvendit të Kosovës i duhen njerëz dhe personalitete të përgatitura siq është Dr. Haxhi Ibishi dhe shumë të tjerë që janë të zotët të përballen me sfidat e kohës nëpër të cilën po kalojmë.
Vota për Haxhi Ibishin më 9 Shkurt 2025, do të jetë votë për ndryshim dhe dinjitet njerëzor, për ide të reja dhe inovative në Parlamentin e Kosovës.
Nominimi i Dr. Haxhi Ibishit si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës erdhi si produkt i kontributit shumvjeçar në shërbim të qytetarëve të Klinës dhe më gjerë. Profesioni human dhe përvoja e gjatë politike, dashuria ndaj vendit dhe qytetarëve, vendosmëria, guximi dhe respektimi i vlerave sublime të kombit tonë janë garancë e fuqishme për qytetarët e Kosovës që të votojnë kandidatin me numër 85 në listën zgjedhore të AAK-së.
Të nderuar qytetarë të Klinës dhe mbarë Kosovës, të mos harrojmë se Dr. Haxhi Ibishi është një mjek infektolog i shquar, intektual i spikatur dhe një atdhetar mjaft i përkushtuar.
Ai me votën e juaj të lirë dhe demokratike mund të bëhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili do të jetë zë i fuqishëm i mbrojtjes së të drejtave tuaja, zë i ndryshimeve pozitive në jetën shoqërore dhe politike të vendit tonë.
K.D