Florim Zeqa
Të rrallë janë njerëzit me ndërgjegje të pastër, e aq më të pakët janë politikanët me moral të pastër dhe etikë të shëndoshë njerëzore siq është Xhemail Jashanica, që sakrifikojnë veten për interesin e përbashkët shoqërorë. (F.Z)
Shqiptari nga Bardhi i Madh (Fushë Kosovë), Xhemail Jashanica, pjesë e listës zgjedhore të partisë Kokoomus, për herën e dytë do t’i drejtohet elektoratit për të kërkuar besimin për të hyrë në Asamblenë komunale në Vantaa (Halsinki).
Për dallim hera e parë, kësaj radhe Xhemail Jashanica është më i përgatitur dhe më i fuqishëm me përvojën politike në arritjen e cakut elektoral. Respekti që gëzon Xhemaili nga autoritetet finlandeze dhe mbështetja e madhe nga qytetarët, i garantojnë suksesin në zgjedhjet e 13 qershorit 2021.
Kontributi disa vjeçar në politikë dhe administratë është një kapital i çmueshem dhe një vlerë që duhet mbeshtetur pa rezervë nga të gjithë shqiptarët në Vantaa të Helsinkit.
Kush është Xhemail Jashanica!?
Xhemail (Jakup) Jashanica i lindur më 18.02.1965 në Bardh të Madh, komuna e Fushë Kosovës. Rrjedhë prej një familje të madhe atdhetare nga prindërit Jakup dhe Feride Jashanica.
Shkollimin fillorë e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë.
Xhema është i martuar dhe e ka krijuar një familje të mrekullueshme me bashkëshorten Fatimen dhe 4 fëmijët;. Albani, Fjolla, Florenti dhe Fatjoni.
Vlenë për të theksuar se Xhema është vëlla i atdhetarit të madhë dhe veprimtarit të dëshmuar të çështjes kombëtare, Ali Jashanica, i cili u nda nga jeta një vit më parë, duke lënë zbrazëti të madhe dhe të pakompensueshme në familjen Jashanica dhe mbarë komunitetin shqiptar në Diasporë.
Me largimin masiv të puntorëve nga vendet e tyre të punës nga regjimi serb pas suprimimit të suprimimit të Autonomisë së Kosoves, Xhemail Jashanica largohet me dhunë nga KEK-u, ku kishte punuar për afro 5 vite.
Si pasojë e gjëndjes së vështirë ekonomike dhe ndjekjes nga regjimi serb, Xhemaili në moshen 25 vjeqare emigron për herë të parë në Zvicër. Pas qëndrimit disa mujorë në shtetin helvetik, jetën prej emigranti e vazhdon në shtetet skandinave, përkatësisht në Finlandë, ku jeton prej 30 vitesh në atë vend të qytetëruar.
Në pamundësi studimi në Kosovë për shkaqe politike, Xhema studimet universitare i vazhdon në Universitetin e Kouvola. Në vitin 1993 diplomon në Universitetin Kouvola, për të vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Tampere, ku në vitin 1995 diplomon me sukses të shkëlqyeshëm.
Pas diplomimit, në të njëjtin vit e fillon punën si zyrtarë dhe përkthyes profesionist nga gjuha finlandeze në shqip dhe anasjelltas, punë të cilën e bën me zellë e përkushtim të madh prej 27 vitesh.
Përveq gjuhes finlandeze, Xhema i zotëron për mrekulli edhe gjuhët serbo-kroate, angleze, gjermane dhe franceze.
Sikurse për të gjithë shqiptarët në Diasporë, edhe për Xhemail Jashanicën periudha e luftës çlirimtare ishte e vështirë dhe e mundimshme, por përplotë krenari, edhe pse të rrethuar nga flakët e luftës, i mbante shpresa për çlirim nga pushtuesit serb.
Xhemail Jashanica aktivitetin politik në vendlindje e kishte filluar në fund të vitit 1989, me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me anëtarësimin në këtë parti në prezencën e themeluesit, Dr. Ibrahim Rugovës në një aktivitet politik në Prishtinë.
Aktivitetin politik Xhema e vazhdon edhe në shtetin finlandez, me angazhimin e drejtëpërdrejtë si deputet në Asamblenë komunale në Vantaa të Helsinkit, ku është anëtarë i kryesisë dhe i bordit drejtues.
Së fundmi është kandidat për mandatin e dytë në Asamblenë komnale për katër vitet e ardhshme. Por kjo nuk është e tëra, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023 pritet të jetë kandidat për kuvendin finlandez nga partia Kokoomus, anëtarë i së cilës është prej vitesh Xhemail Jashanica.
Përvoja politike, garancë për sukses
Me pervojën e gjatë në skenën politike dhe bagazhin e pasur intelektual, Xhamail Jashanica do të garoj për të dytën herë më radhë për Asamblenë komunale Vantaa të Helsinkit.
Por, për arritjen e qëllimit politik, kërkohet edhe mbështetja e bashkatdhetarëve me të drejt vote në shtetin finlandez, ndihmë të cilën e meriton intelektuali dhe humanisti Xhemail Jashanica, një nga njerëzit e rrallë me ndërgjegje të pastër dhe i përgjegjshëm që sakrifikon veten për interesin e përbashkët.
Me zgjedhjen e tij në këtë post, intelektuali nga Kosova dhe politikani i karrierës synon mbrojtjen e interesave të të gjithë qytetarëve, në veçanti të shqiptarëve, për integrimin e përgjithshëm, për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe integrimin e plotë në jetën shoqërore në këtë pjesë të shtetit finlandez.
Përvoja e gjatë e Xhemail Jashanicës në politikë, është një kapital i çmueshem, një vlerë që duhet mbeshtetur pa rezervë nga të gjithë shqiptarët në komunën Vantaa të Helsinkit.
Një politikan më përvojë, një veprimtar i dëshmuar dhe një atdhetar i përkushtuar për avancimin e të drejtave të bashkatdhetarëve të vet, ka nevojë për një mbështetje me të zgjeruar nga të gjithë shqiptarët me të drejt vote në Vantaa, në mënyrë që më 13 Qershor 2021 ta fitojë mandatin e dytë për Asamblenë komunale.
Prandaj, bashkatdhetarë të dashur me të drejt vote, mos harroni, data e zgjedhjeve është me 13 qershor, kurse votimet paraprake do të fillojnë nga data 26.05 deri më 08.06.2021.
Vota për partinë Kokoomus, gjegjësiht për kandidatin e kësaj partie, zotin Xhemail Jashanica është votë për mirëqenjen dhe prosperitetin e të gjithë bashkatdhetarëve dhe familjeve të tyre.
Vota për Kokoomus dhe kandidatin numër 151 Xhemail Jashanica do të jetë votë për të ardhmen prosperuese në qytetin ku jetoni dhe jeni pjesë integruese në shoqërinë finlandeze.
Le të shërbejë ky shkrim modest për sensibilizimin e opinionit shqipfolës në Helsinki, që me 13 Qershor 2021 të votojnë kandidatin më të mirë për Asamblenë e Vantaa të Helsinkit, modelin e politikanit modern Xhemail Jashanica.
Xhemail Jashanica