ARKIVI:
12 Shkurt 2025

Votuesi shqiptar në mërgatë

Shkrime relevante

Ukrainë: – Shefi i inteligjencës ka punuar për Rusinë

NTB / Aftenposten Një udhëheqës i lartë në shërbimin anti-terrorist ukrainas bashkëpunoi...

Votuesi shqiptar në mërgatë

Murat Koci, Suedi Votuesi standard e tradicional i LDK-së në mërgatë është një: Mosha:...

A është Kosova në udhëkryq…?

Engjëll Gishti, Tiranë Dikur bera nje shkrim me rreth 20 pyetje te...

Posta vë në qarkullim pulla postare për 80-vjetorin e gazetës “Rilindja”

B. H. | RTKlive Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, në...

Edhe një herë rreth fjalës hajvan

Agim Morina, Prizren Mbasi u shpërdor e po shpërdoret në mënyrë dashakeqe...

Shpërndaj

Murat Koci, Suedi

Votuesi standard e tradicional
i LDK-së në mërgatë është një:
Mosha: 60 e përpjetë.
Arsimimi: Fillor, i mesëm, superior.
Profesioni: murator, shofer, mësues, mjek, i papunë, pensionist, pensionist i parakohshëm.
Koha e lirë: Shkruan poezi, boton deri në tri vëllime me poezi brenda një viti, provon me shkrua edhe ndonjë tregim, ata të çarturit edhe ndonjë roman, zakonisht më shumë ka botuar libra se sa ka lexuar, i pëlqen çaji i rusit, kafja por nuk i ikë as verës e rakisë.
Veshja: Zakonisht kostum me xhamadan e kravatë, orë dore, çantë dore.
Gjuha: Shqipen, serbishten, gjuhën e vendit ku jeton e qallamitë.
Religjioni: Besimtar tradicional, ndonjë i është kthyer xhamisë edhe agjërimit, ndonjë ka mbetur ateist.
Shëndeti: Problem me prostatë, për këtë arsye në restorante ulet zakonisht afër tualetit, deri në tualet pordha pordhën s’ia pret, sheqeri, tullac.
Idoli: Ibrahim Rugova, Fadil Vokrri, Xhevdet Peci, Nexhmije Pagarusha, Luan Hajra.
E filloin ditën me: Efenmëmiri i zotit!
E përfundon ditën: N’rrotë s… me ka krejt, nimo zot!

i PDK- së në mërgatë është një:
Mosha: 40 e përpjetë.
Arsimimi: Fillor, i mesëm, superior.
Profesioni: Mjek, shofer autobusi, murator, infermier, mësues, i papunë, pensionist i parakohshëm.
Koha e lirë: Çifteli, krahina, lojëra me letra, birrë, raki, serialet turke, filmat e realizmit socialist.
Veshja: Të përshtatshme për kohën dhe vendin, zinxhir me shqiponjë.
Gjuha: Shqipen, serbishten e qallamitë, gjuhën e vendit ku jeton.
Religjioni: Agnostik, ateist, besimtar tradicional.
Shëndeti: Tensioni i lartë i gjakut, pagjumësi, vrragë në trup të marra në luftë ose në ndonjë konflikt.
Idoli: Hashim Thaci, Enver Hoxha, Xherdan Shaqiri, Djemtë e Sefës, Mleqani.
E fillon ditën me: Roftë Zvicra, Gjermania, Anglia, rroftë Hashim Thaci!
E përfundon ditën: Nanën e nanës Anglisë, Gjermanisë, Zvicrës e Hashim Thaçit…Dita e re, nafaka e re!

i AAK- së në mërgatë është një:
Mosha: 45 e përpjetë
Arsimimi: Fillor, i mesëm.
Profesioni: Kujdestar nëpër disko, shofer autobusi, ndërmarrës, i papunë, pensionist i parakohshëm.
Koha e lirë: Fitnes, bixhoz, pi me kënaqësi uiski, verë, raki, ushqim të bollshëm e të mire, muzikë të llojllojshme.
Veshja: Të ngushta me u dallu muskujt, zinxhir të trashë në qafë, rrathë dore.
Gjuha: Shqipe, serbishten dhe gjuhën e vendit ku jeton i qallamitë.
Religjioni: Ateist ose besimtar tradicional.
Shëndeti: Ishiasi, hemorroidet, kapsllëku.
Idoli: Ramush Haradinaj, Rambo, Augustin Uka, Fatime Sokoli, Luan Krasniqi, Cak Norrisi
E fillon ditën me: U bëfsha si Ramushi me muskuj e pare!
E përfundon ditën: Ma çfarë Ramushi a çfarë bakraçi, rroftë Amerika!

i LVV- së në mërgatë është një:
Mosha: 20 e përpjetë.
Arsimimi: i mesëm, superior.
Profesioni: Student, mësues, mjek, inxhinier, artist, infermier, punëtor.
Koha e lirë: Fitnes, ushtrime të ndryshme, disko, teatër kinema, restorant, muze.
Veshja: Zakonisht përcillet trendi, tatuazh me fytyrën e Adem Jasharit, Gjergj Kastriotit a flamurin kombëtar.
Gjuha: Shqipen, gjuhën e vendit ku jeton plus dy gjuhë tjera.
Religjioni: Besimtar tradicional, besimtar i/e thekur, ateist.
Shëndeti: Shumica janë të rinj, andaj nuk kanë problem me shëndet.
Idoli: Albin Kurti, Rita Ora, Dua Lipa, Granit Xhaka, Muhamedi.
E fillon ditën me: Bismilah, Rroftë Albin Baba!
E përfundon ditën: Elhamdulilah, Rroftë Albin Baba, Nihma e Allahut!

Ngjasimi i mundshëm me ndonjë personazh real është krejtësisht i rastësishëm dhe i paqëllimshëm.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Murat i nderuar, derisa nuk e njoh organizimin e mërgimtarëve tanë në Suedi edhe nuk mund të flasë . Sa u përket mërgimtarëve tanë në Zvicër me plotë bindje duke ofruar edhe dhjetëra prova mund të them se i kanë kryer në mënyrën më të mirë të mundshme detyrimet ndaj Atdheut .
    Që në fillim të viteve 90- të , është themeluar Fondi i Republikës së Kosovës. Nëpërmjet kontributeve të këtij Fondi janë financuar Arsimi dhe institucionet tjera paralele të Republikës së Kosovës .
    Po ashtu gjatë periudhës së Luftës Frontale me Serbinë janë organizuar dy Aksione të jashtëzakonshme ku janë tubuar miliona, enkas për Luftën në Kosovë . Bartës të këtij Aktiviteti kanë qenë veprimtarët e LDK- së.
    Veç kësaj mërgimtarët në Zvicër e kanë ndihmuar edhe Luftën në Kosovë , nëpërmjet Shoqatave rajonale në komunat prej nga kanë janë me origjinë.
    Madje, shumë veta mezi i kanë shlyer kredit e marrura me qëllimin e vetëm me ndihmuar Atdheun .
    Mërgimtarët duhet ndarë në grupin e atyre që nuk kanë kursyer asgjë për çlirimin e vendit dhe që u përkasin viteve 70-të e 90 – të . Të shpërngulurit nga Kosova në kohë Lufte 1998 – 1999 hallin e vetëm e kanë pasur si të integrohen në vendet ku kanë ardhur .
    Shumë nga të mërguarit e viteve 80 – të e 90 – të përveç kontributeve me të holla kanë shkuar edhe në Luftë.
    Nuk është momenti të lakalojmë emra. Krejt çështje tjetër është se si janë menaxhuar këto mjete . Të vënit në shpoti të mërgimtarëve që nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës, është degradim vlerash dhe ligështi.

  2. I nderuari Sinan, kujtoj që e kuptoj çfarë është humori e satira . Janë dy zhanre letrare që godasin veset e këqija .
    Duke pasur parasysh përbërjen hetrogjene të mërgatës sonë duhet të tregohemi të kujdesshëm. Sidomos ndaj atyre që gjendja e rëndë i detyroi të migrojnë pa e përfunduar as Arsimin e detyrueshëm. Ata harruan veten dhe familjet vetëm e vetëm me ndihmue Atdheun . Prandaj pamenduar dhe u futur në analizë të kësaj humoreske apo satire mund të ndihen të ofenduar.

    Miqësisht, nga Zvicra për Ju dhe z. Koci!
    Arif Ejupi – Zvicër

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu