ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Vrap , në teposhtëze!

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Në foto shihen Ish-kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, (tashmë president turk) me Hashim Thaçin dhe Naim Tërnavën duke u lutur… Ku dhe per çka?
Afrim Musliu, Suedi
Në njërën anë dalin “arnautët” me propaganda islamiste se “çdo javë me mijëra europianë katolikë e protestantë konvertojnë në fenë islame”, e ndër ta na qenkan edhe shumë nga shqiptarët katolikë. Pra, duke mos i përmendur fare as shqiptarët e as popujt tjerë ortodoks. Se ne shqiptarët jemi 95 përqind “myslimanë” etj, etj. Ndërsa në anën tjetër, dalin disa me propagandat se shumë shqiptarë po i kthehen besimit të stërgjyshërve tanë katolikë.
E tërë kjo bëhet për joshje të shqiptarëve që doemos t’i takojnë ndonje religjioni, ngase religjionet funksionojnë njejtë sikurse edhe partitë politike. Disa nga taborri islamist shkojnë edhe më larg dhe thonë se stërgjyshërit tanë ishin shumica ortodoks, me qëllim që të na mbajnë sa më të ndarë nga shqiptarët katolikë, njejtë siç na mbanin vezirët turq e imamët qerkezë gjatë pushtimit pesëshekullor osman, e gjatë një shekulli pushtimi serbosllavë, të cilët na thonin se “feja islame më të afërt e ka sllavin se latinin” dhe “kur kalon latini, myslimani për me ruajtë fenë duhet të fshihet pas trupit të sllavit për mos me u përpjekë me latinin”. (* llatin i quanin shqiptarët katolikë)
Unë si Afrim, as nuk jam mysliman, as katolik, e as ortodoks! As babë e as babëgjysh nuk i kam pasë fetarë. Kam lindur si shqiptarë në frymëzim kombëtarë të trashëguar nga babë, babëgjysh e stërgjysh. Assesi në frymëzim fetar. Ekstremizmin e çfarëdo forme çdoherë e kam kundërshtuar. Jo vetëm ekstremizmin fetarë, por besa edhe atë nacionslist. Unë jam për atdhedashuri, e jo për nacionalizëm, të cilin e konsideroj si tejet të dëmshëm.
Shumë më janë hidhëruar pse nuk jam rënditur pas turmave. Disa, madje, shkuan aq larg saqë më etiketuan me fjalë të ndryshme të cilat jam mëse i bindur se ata vetë nuk ua dijnë kuptimin, por vetëm e kanë ndëgjuar apo lexuar diku nëpër portalet indoktrinuese islamiste. Çdoherë i kam injoruar ato etiketime sepse nuk është me rëndësi Ç’KA të thotë dikush, por me rëndësi është se KUSH ta thotë.
Unë, si qytetarë i lirë i kësaj bote, çdoherë e kam shfrytëzuar të drejtën time të jam ai që jam dhe asnjëherë nuk kam ndjekur as turmat e as imponimet. Sepse, turmat i ndjekin insektet, ndërsa imponimet fëmijët e vegjël e ende mentalisht të pazhvilluar. Unë çdoherë e kam ndjekë intuitën, dëshirën dhe vullnetin tim personal dhe atë çka unë e shihja dhe vlerësoja si të drejtë e të vlefshme. Këtë e bëjë edhe sot e në vazhdim e deri në frymën e fundit.
Pra, me babë, babëgjysh, stërgjysh e më larg jam shqiptar dhe vetëm shqiptar dhe dëshira më e madhe e jetës sime është që në këtë vend të huaj edhe gjeneratat pas meje të mbesin shqiptarë! As katolikë, as myslimanë, as protestantë… por vetëm SHQIPTARË! Kjo ishte një paraqitje se si funkcionoj unë si individ.
Tani të kalojmë tek problematika shoqërore për këtë çështje e që e ka marrë teposhtëzen me një vrap e shpejtësi tmerrësisht të madhe! Para ca ditëve e lexova një shkrim të bukur nga i nderuari z. Gani Mehmetaj, i cili e përshkruante aq bukur se si Presidenti Rugova ishte kryqëzuar nga Papa Gjon Pali II dhe është pagëzuar me emrin Pjetër. Theksi i shkrimit të z. Mehmetaj nuk ishte konvertimi i Presidentit Rugova në besimin katolik, por ishte si vërejtje për klasën e sotme politike të cilët flirtojnë për vota me BIK-un dhe komunitetin e ri mysliman të krijuar në Kosovë tash e dhjetë vite. Pyetja me vend e z. Mehmetaj ishte se si Presidenti Rugova i cili asnjëherë nuk flirtonte me BIK-un dhe komunitetin mysliman e i cili ia mbylli dyert Turqisë dhe vendeve arabe, e i cili përqafoi besimin katolik dhe ishte i afërm me Papatin dhe Vatikanin dhe botën perëndimore, prap se prap në çdo zgjedhje merrte shumicën e votave të shqiptarëve të Kosovës dhe ishte i pranuar e i respektuar edhe nga të gjitha trojet tjera shqiptare, përfshirë këtu edhe shqiptarët në Maqedoni dhe Luginë, të cilët sot janë të islamizuar e osmanizuar tmerrësisht.
Poshtu z. Mehmetaj pyeste, përse klasa e sotme politike aq shumë rëndësi i japin flirtimit me komunitetin mysliman dhe aq shumë e faktorizojnë atë, kur në epokën jo fort moti të Rugovës kjo fare nuk kishte rëndësi?!
Presidenti Rugova thoshte: “Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë.” Andaj, në epokën e Tij religjioni kurrë nuk zuri vend në politikë. Këtë e çmonin edhe vendet perëndimore, të cilët falë politikës së mençur së Rugovës edhe na çliruan nga robëria shekullore e na krijuan shtet të pavarur e sovran me Kushtetutën me demokracinë dhe lirinë më të përsosur në botë. Pra, si shtet sekular!
Naim Tërnava në varrimin e nënës së Erdoganit …?! 
Kjo që po ndodhë sot në Kosovë me këtë çoroditje fetare, fajin kryesorë e bartin klasa politike e Kosovës të cilët në peshkimin e votave, fenë islame e shndërruan në një faktor shumë të rëndësishëm politik në Kosovë. I’a hapën dyert Turqisë dhe vendeve arabe. Madje edhe Iranit e Pakistanit. I’a hapën dyert islamit politik.
Aspak i kujdesshëm … Demagogu Lutfi Haziri duke u falur në një xhami të Gjilanit.
Nuk mungojnë as postimet e politikanëve me klerin fetar të BIK-ut dhe me ata imamët ekstremë e të “pavarur”, vizitat e tyre nëpër objekte fetare të “shumicës myslimane”, e deri në pjesëmarrje nëpër lutje të premteve (xhumasë), të cilët na servojnë si diçka të rëndësishme për kandidimin e tyre. Absurde dhe totalisht e parëndësishme për trurin e shëndoshë! Sot, ndikimi turk është aq i madh në Kosovë, saqë presidentja e vendit si dhe ministri i mbrojtjes së Kosovës kërkojnë anëtarësim në NATO nga ministri turk, e jo nga çlirimtarët, gardierët dhe krijuesit e Kosovës dhe ushtrisë së saj, SHBA-të.
Albin Kurti me Naim Tërnavën
Sot, aq i madh është ndikimi turk, arabo-aziatik, e me ata edhe i komunitetit të faktorizuar mysliman në Kosovë, saqë kryeministri i Kosovës del dhe e citon profetin arab, Mohammedin, dhe thotë se “shqiptarët ditën ta ruajnë islamin gjatë dekadave…”. Me këtë deklaratë, ai automatikisht i futë shqiptarët në të njejtin thes me ”mbrojtësit e islamit” si jihadistët, muxhahedinët, Hamasin, Hizbollahun, talibanët dhe IS-in, të cilët thirren në mbrojtje të islamit. Madje edhe duke vrarë qytetarë me bomba-jelekë dhe armë të ndryshme nëpër vende perëndimore ku kanë gjetur liri dhe demokraci të pakufizuar. Organizata të klasifikuara si ekstreme e terroriste edhe nga BE-ja e edhe nga SHBA-të.
Ibrahim Rugova me Papa Gjon Palin e II-të
Komisioneri i BE-së për zgjerim, hungarezi Olivér Várhelyi, para ca ditëve tha se, “myslimanët e Bosnjës, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore janë problem për zgjërimin e BE-së në Ballkanin Perëndimorë”. Në mbështetje të kësaj deklarate doli edhe kryeministri hungarez, Victor Orban. Ndërsa liderët tjerë të BE-së nuk reaguan fare, gjë që kuptohet se atë deklaratë e mbështesin në heshtje. Ai poashtu e potencoi edhe ndikimin e Turqisë dhe vendeve arabe në këto vende si problem të madh për Bashkimin Europian.
Ndërsa Serbia është vetëm një hap në prag të anëtarlsimit të saj në BE. Këto janë pasojat e shndërrimit të religjionit së “shumicës” në një faktor të rëndësishëm politik – nga vetë klasa politike e Kosovës.
Këto janë pasojat e ndërtimit të pakontrolluar e të panevojshme në dekadën e fundit të mijëra xhamive nëpër trojet tona. Këto janë pasojat e ndikimit turk e arabo-aziatik në trojet shqiptare. Këto janë pasojat e flirtimit të klasës politike me komunitetin e formuar mysliman dhe faktorizimin e religjionit në politikën shtetërore. Këto janë pasojat e islamit politik në trojet shqiptare.
Kur vrapon në teposhtëze vështirë është të ndalesh. Kur mundohesh me frenu, atëherë rokullisesh në teposhtëze me pasoja e lëndime të mëdha trupore. Njejtë gjindet edhe kombi ynë në një vrap të shpejtë në teposhtëze e drejtë humnerës dhe theçafjes kolektive.
E tëra kjo për shkak të flirtimit të klasës politike me një religjion të cilin shqiptarët nuk e kanë me të leme, por me të bleme. Për shkak të indoktrinimit të fesë islame në trojet tona. Për shkak të islamit politik në trojet shqiptare.
Mjaft më!
Kthjelluni!
Më mirë vonë se kurrë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu